Kujdes! Debatet e nxehta dhe sherret me partnerin ju bëjnë obezë

27 Tetor 2014, 14:55Lifestyle TEMA

Ky është studimi i fundit, i cili ka bërë një lidhje të peshës dhe stresit që shkaktohet nga sherret në çift. Sipas këtij studimi shtimi i peshës është i lidhur me sherret apo debatet e ashpra që një çift mund të ketë në lidhjen e tyre. Kërkuesit gjetën se burrat dhe gratë  me histori depresioni, që kanë debate të nxehta me bashkëshortët e tyre, digjnin më pak kalori pas një vakti, sesa çiftet që diskutojnë mbi argumenta me njëri-tjetrin ose me qetësi.

Studimi i Universitetit të Ohajos doli në  përfundimin se debatet e tensionuara në jetën bashkëshortore sjellin shtimin e peshës. Reduktimi i djegies së kalorive çonte në një shtim peshe prej 6 kg.  Këto çifte kishin edhe një nivel më të lartë insuline, që kontribuon në grumbullimin e yndyrave dhe triglicerideve.

Edhe njëherë ky studim tregon lidhjen e fortë mes stresit dhe obezitetit.  Në studim u vëzhguan 43 çifte nga mosha 24-61 vjeç, të cilët kanë qenë të martuar për të paktën 3 vite./j.h

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje