Tom Cruise ka vendosur të shesë shtëpinë e tij luksoze në malet e Telluride, të Colorados.
Prona me një pamje marramendëse është futur në listën e Telluride Sotheby’s International Realty me një çmim shitjeje prej 59 milionë dollarësh.
Aktori Tom Cruise dhe ish gruaja e tij Kate Holmes kanë jetuar në këtë shtëpi në vitin 2006, në muajt e parë si familje e re, pas lindjes së vajzës së tyre Suri.
Po kohët e bukura kanë mbaruar dhe Cruise i cili e ka pasur në pronësi këtë shtëpi edhe pas divorcit me Holmes, tani ka vendosur ta shesë.
Arsyeja është se tani Cruise nuk ka as motiv, as kohë dhe as mundësi që të shkojë të rrijë në malet magjepsëse të Tellurides si më parë.
Shtëpia, e cila është ndërtuar në një stil autentik të shtëpizave prej druri, përmban katër dhoma gjumi, gjashtë banjo, si dhe oxhakët për muajt e dimrit./j.h
edhe une isha beere me e bukur mbreme per halloween sesa kjo
http://bit.do/vilen-luksoze
Njeres te kote,qe profesion kane te koten, vleresohen per te koten.
Kjo eshte koha e KOTESIVE.
Njeres negativ qe prishin shoqerine dhe vleresohen per ” Kontributin ” e tyre.
..59 ml dollare me duket nje shifer teper e larte.