Konstandin Xhuvani, djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani, është arrestuar si një prej të dyshuarve për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotme në Tiranë.
Historia e tij me krimin nuk nis sot në fakt.
Në vitin 2011 ai vrau një djalë të ri, por për këtë krim u dënua me vetëm 2 vjet burg.
Bëhet fjalë për vrasjen e Alfred Musabelliu, të cilin Xhuvani e ka qëlluar me pistoletë në kokë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes viktimës dhe Xhuvanit.
Ai u vetëdorëzua vetëm pas 3 muajsh nga kryerja e krimit.
Dhe, pas procesit gjyqësor, Konstandin Xhuvani u dënua nga Gjykata e Tiranës me vetëm 2 vjet burg.
Një vendim që atëherë shkaktoi shumë polemika, duke qenë se bëhej fjalë për vrasje./b.l
Vendimi i plotë i gjykatës
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga,
GJYQTAR GERD HOXHA
asistuar prej sekretares gjyqësore Elenita Zoto, sot më datë 14 nëntor 2011, me kërkesën eProkurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuar nga prokurori Z.Shpëtim Kurti, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, çështjen penale nr.2027akti, në ngarkim të
Të pandehurit : Kostandin Xhuvani, i biri i Gjergjit dhe Luizës, dtl.24.06.1989,
lindur dhe banues në Rr.« Ali Visha », p.1, sh.2, ap.17 Tiranë, me
kombësi e shtetësi shqiptare, i padënuar, beqar, student, me masë
sigurimi “arrest në burg”, në mungesë me dëshirë, i mbrojtur
nga Av.Ardian Leka.
Akuzuar : Për veprën penale të « Vrasjes së në kapërcim të kufijve të
mbrojtjes së nevojshme » dhe « Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të
armëve luftarake », të parashikuar nga nenet 83, 278/2 të K.Penal.
Të pandehurit : Albi Zela, i biri i Shabanit dhe Shpresës, dtl.29.01.1987, lindur e
banues në Rr.« Ali Visha », banesë private nr.24, Tiranë, me arsim
të mesëm, kombësi e shtetësi shqiptare, i padënuar, beqar, i hetuar
me masë sigurimi “arrest në burg”, në mungesë me dëshirë, i
mbrojtur nga Av.Donata Lepenica.
Akuzuar : Për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit“ të parashikuar nga
neni 300/1 i K.Penal.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor Gjykata, pasi administroi provat shkresore, dëgjoi prokurorin, i cili kërkoi :
dëgjoi Av.Ardian Leka, i cili në emër dhe për llogari të të pandehurit Kostandin Xhuvani shprehu pendimin e thellë të të pandehurit për gjithçka ka ndodhur por, kërkoi pafajësi për veprën pemale të parashikuar nga neni 83 i KP për shkak se, vepra është kryer në kushtet e mbrojtjes së nevojshme ; pranimin e fajësisë për veprën penale të parashikuar nga neni 278/2 i KP dhe dënimin e të pandehurit me kohën e paraburgimit ;
dëgjoi Av.Donata Lepenica, e cila në emër dhe për llogari të të pandehurit Albi Zela, shprehu pendimin e thellë të të pandehurit për veprën penale të kryer pre tij dhe kërkoi një dënim më të butë ;
si dhe pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi
Se, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurve Kostandin Xhuvani, akuzuar për veprën penale të « Vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme » dhe « Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake », të parashikuar nga nenet 83 dhe 278/2 të K.Penal dhe Albi Zela i akuzuar për kryerjen e veprës penale të « Moskallëzimit të krimit » të parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal.
Pas ardhjes së çëshjtes për gjykim Gjykata procedoi me njoftimin e të pandehurve Kostandin Xhuvani dhe Albi Zela, të cilët vuajnë masën e « arrestit në burg », parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Të pandehurit pasi morën djeni për zhvillimin e gjykimit në ngarkim të tyre, shprehën dëshirën për të mos marrë pjesë në gjykim, duke autorizuar avokatët respektivë për t’i përfaqësuar në gjykim, duke u dhënë atyre të gjitha tagrat, që iu njeh ligji procedurial penal.
Për këtë arsye, bazuar në nenin 352 të K.Pr.Penale, shqyrtimi gjyqësor u zhvillua në mungesë të të pandehurve Kostandin Xhuvani dhe Albi Zela, të cilët u mbrojtën respektivisht në këtë gjykim nga Av.Ardian Leka dhe Av.Donata Lepenica.
Në kërkesat paraprake, bazuar në nenin 403 të K.Pr.Penale, mbrojtësit e të pandehurve Kostandin Xhuvani dhe Albi Zela, bënë kërkesë për gjykim të shkurtuar, e cila nuk u kundërshtua nga organi i akuzës. Në lidhje me këtë kërkesë, Gjykata pasi studioi aktet e paraqitura nga Prokuroria në fashikullin e gjykimit, bazuar në nenin 404 të K.Pr.Penale çmoi se, kërkesa duhet pranuar, pasi në gjendjen në të cilën ndodhen aktet, çështja mund të zgjidhej.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi e provuar se, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane mbi bazen e materialit kallezues te ardhur nga Drejtoria Policise Qarkut Tirane, Sektori Kunder Krimeve te Renda, ka rregjistruar aktet e procedimit penal nr.597, per vepren penale te “Vrasjes me dashje ne bashkepunim dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake” parashikuara nga nenet 76-25;278/2 të K.Penal, ne ngarkim te shtetasit nen hetim Kostandin Xhuvani, Albi Zela, Ermal Gjici, etj…
Nga teresia e veprimeve hetimore te kryera dhe akteve proceduriale te administruara ne procedimin penale te mesiperm ka rezultuar e povuar se, me date 12.02.2011 ne oren 17:00 nga policia gjyqsore e D.P.Q.Tirane eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Ermal Gjici, per vepren penale “Perkrahja e autorit te krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal, Albi Zela per vepren penale te “Vrasjes me dashje” e kryer ne bashkepunim dhe “Armembajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76-25 dhe 278/2 te Kodit Penal për shkak se, me date 12.02.2011, rreth ores 07:30, ne rrugen “Ali Visha ”, Tiranë, ne banesen private nr.26 te shtetasit Albi Zela, ne bashkepunim, per motive te dobeta, ky i fundit në bashkëpunim me shtetasin Kostandin Xhuvani kanë vrare me arme zjarri shtetasin Alfred Musabelli.
Me marrjen e njoftimit nga policia gjyqsore eshte shkuar ne vend-ngjarje dhe eshte proceduar me kryerjen e veprimeve te para hetimore si :
Në këto kushte nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është sjellë për shqyrtim proçedimi penal në ngarkim të të pandehurit Kostandin Xhuvani, duke kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin e këtij të pandehuri, për veprat penale të « Vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme » dhe « Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake », të parashikuara nga nenet 83 e 278/2 të K.Penal. si dhe në ngarkim të të pandehurit Albi Zela, duke kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin e këtij të pandehiri për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal.
Me këtë prezantim të fakteve, mbrojtja e të pandehurit Kostandin Xhuvani ishte dakort por, kundërshtoi prokurorin në kualifikimin ligjor të këtyre fakteve. Sipas mbrojtjes së të pandehurit nga tërësia e provave të ndodhura në fashikullim për gjykim rezultoi e qartë se, të gjitha veprimet e të pandehurit Kostandin Xhuvani janë kryer në kushtet e mbrojtjes së nevojshme dhe nuk ka asnjë hapsirë për të diskutuar kapërcimin e kufijve të kësaj mbrojtjeje, vetëm me faktin se, pistoleta që mbante në dorë viktima, nuk ishte luftarake. Nga ana subjektive, i pandehuri nuk ka qenë në gjendje të konstatonte se, pistoleta në fjalë ishte luftarake apo jo, pasi nga mënyra sesi kanë rrjedhur ngjarjet, të krijohet përshtypja që pistoleta e viktimës ishte e vërtetë. Konkretisht rezultoi e provuar se, viktima e ka mbushur këtë armë, duke marrë fishekun e rradhës dhe duke nxjerrë fishekun që kishte në fole. Përveç sa më sipër, arma ishte prej metali, identik me armët e vërteta tip psitoletë dhe bënte zhurmë.
Sulmi i viktimës ndaj dy të pandehurve ishte shumë i dhunshëm, i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit. I pandehuri Xhuvani ishte inferior ndaj këtij sulmi. Për pasojë, intensiteti i mbrojtjes së realizuar nga i pandehuri Xhuvani ka qenë i barabartë me instensitetin e sulmit, pasi të dy kanë vepruar me të njëjtat mjete. Vlen të theksohet se, viktima ka qenë i pari që ka nxjerrë armën, e ka mbushur dhe i’a ka drejtuar në kokë të pandehurit Xhuvani e më pas ky i fundit ka kundërreaguar duke nxjerrë armën e tij, me të cilën ka shtirë kundër viktimës, me qëllim për të mbrojtur jetën e tij.
Sipas mbrojtes së të pandehurit Kostandin Xhuvani Gjykata duhet të mabjë parasysh edhe personalitetin mjaft të dhunshëm të vitmiës Alfred Musabelliu dhe shokut të tij Pjerin Prenga, të cilët, sipas hetimeve të zhvilluara nga mbrojta e të pandehurit Kostandin Xhuvani, kanë qenë të dënuar më parë me burgim për vepra penale të rëndëa. Viktima Alfred Musabelli është dënuar me vendimin nr.1259, dt.13.10.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të « Prodhimit dhe mbajtjes së narkotikëve në bashkëpunim », parashikuar nga neni 283/2 i KP, ndërsa, Pjerin Prenga është dënuar me vendimin nr.991, dt.01.07.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të « Heqje e paligjshme e lirisë » dhe « Vetëgjyqësi », në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 110/2-25 e 275-25 të KP. Në të dyja këto vendime, Gjykatat kanë urdhëruar të pandehurit të mos shoqëroheshin me pesona të dënuar për vepra penale, detyrim i cili nuk është respektuar si nga viktima Alfred Musabelli ashtu edhe nga shtetasi Pjerin Prenga.
Sa më sipër, i pandehuri Kostandin Xhuvani kërkoi pafajësi për vrasjen e shtetasit Alfred Musabelli, për shkak se e ka kryer këtë vrasje në kushte e mbrojtjes së nevojshme. Për pasojë, sipas nenit 19 të KP, i pandehuri përjashtohet në këtë rast nga përgjegjësia penale.
Ndërsa, mbrojtja e të pandehurit Albi Zela pranon fajin, shpreh pendimin e thellë por, pretendon se, i pandehuri Albi Zela ka qenë mjaft i tronditur nga ngjarja dhe për këtë shak ka shkuar tej shtëpia e dajës së tij. Aty, ka kërkuar të takohet me nënën e tij Shpresa, të cilës i ka treguar rreth ngjarjes. Pasi kanë biseduar mes tyre, i pandehuri ka vendosur të vetëdorëzohet në polici, ku edhe ka kallëzuar krimin e ndodhur. Është i vërtetë fakti se, kallëzimi nuk është bërë menjëherë pas ngjarjes, por, në rrethanat e treguara më sipër, kjo vonesë nuk është se e përjashton të pandehurin nga përgjegjësia penale por, të paktën e lehtëson disi pozitën e tij në raport me kryerjen e veprës penale të « Moskallëzimit të krimit », parashikuar nga neni 300/1 i KP.
Faktet e parashtruara më sipër u provuan në seancë gjyqësore nga administrimi i këtyre provave : Proces verbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes dhe rikqyrja e vendit te ngjarjes; Deklarimet e deshmitarve kryesore shtetasve Andi Grori, Pjerin Prenga dhe Elton Alijaja; Deklarimin ndaj te cilit zhvillohen hetimet te shtetasit Albi Zela, Deklarimin ndaj te cilit zhvillohen hetimet shtetasit Kostandin Xhuvani,deklarimet e deshmitarve te tjere; Proces-verbalet e sekuestrimit te provave materiale; Aktin e ekspertimit biologjik nr. 1741 date 01.03.2011; Aktin e ekspertimit biologjik nr. 5210 date 17.06.2011; Aktin e ekspertimit teknik-balistik nr. 4614 date 01.06.2011; Akti i ekspertimit daktiloskopik-vleresues te provave materiale nr. 1256 date 15.02.2011; Akti i ekspertimit vleresues i gezhojes dhe teknik i fishekut nr. 1992 date 09.03.2011; Tabela e kqyrjes se kufomes se shtetasit Alfred Musabelli me nr. 403 date 21.02.2011; Eshte administruar tabela fotografike e fiksimit te njollave te kuqe si ato te gjakut ne hyrje te baneses se shtetasit Gjergj Xhuvani me nr. 401/2011 date 17.02.2011; Eshte administruar tabela fotografike e kqyrjes se automjetit me targa BS 633 FJ me numer 402/2011 date 23.02.2011; Eshte admninistruar kerkesa drejtuar gjykates per lejimin e pergjimit telefonik celular; Akti i ekspertimit kimik nr. 2016 date 10.03.2011; Akti i ekspertimit vleresues kimik nr. 2022 date 10.03.2011; Akti i ekspertimit mjeko-ligjore nr. 48 date 28.02.2011;pohimi i të pandehurve Kostandin Xhuvani dhe Albi Zela gjatë gjykimit si dhe në tërësi fashikulli i procedimit penal nr.597, viti 2011, gjithsej 2 volume nga 322 faqe dhe 260 faqe secili.
Për sa i përket kualifikimit ligjor të fakteve të vërtetuara më sipër Gjykata vëren se do t’u referohet këtyre dispozitave ligjore :
Nga analiza e dispozitave të mësipërme rezulton se : Së pari : ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të posaçme juridike të marrëdhënieve që garantojnë jetën dhe shëndetin e personit, nga veprime ose mosveprime të kundraligjshme e shoqërisht të rrezikshme që i rrezikojnë ato. Sipas këtyre dispozitave, veprimet që cënojnë marrëdhëniet e sipërpërmendura passjellin përgjegjësi penale. Këto veprime, për t’u cilësuar si vepër penale nga ligji, duhet që :
Së dyti : Nga interpretimi i dispozitave të mësipërme rezulton se : në nenin 278 të K.Penal ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të posaçme juridike të marrëdhënieve që garantojnë rendin dhe sigurinë publike, nga veprime të kundraligjshme e shoqërisht të rrezikshme e konkretisht nga mbajtja dhe përdorimi pa lejen e organeve kompetente të armëve dhe municioneve luftarake. Këto veprime, për t’u cilësuar si vepër penale nga ligji duhet që :
Në rastin konkret, siç rezultoi nga shqyrtimi gjyqësor, Nga terësia e hetimeve te kryera, rezultatet e të cilave janë pasqyruar në aktet e përmendura më sipër Gjykata arrin në përfundimin se, i pandehuri Kostandin Xhuvani ka konsumuar plotësisht elementët e veprave penale të “Vrasjesd së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, të parashikuara nga nenet 83 e 278/2 të KP.
Më konkretisht, nga shqyrtimi gjyqësor i akteve të bdodhura në fashikullin për gjykim rezulton se ngjarja ka ndodhur ne keto rrethana: Viktima shtetasi Alfred Musabelli ne date 12.02.2011, rreth ores 07:00 se bashku me dy shoket e tij shtetasit Andi Grori dhe Pjerin Prenga, me automjetin e Andit kanë shkuar ne banesen e shtetasit Albi Zela, per tu sqaruar ne lidhje me nje konflikte qe kishin patur me pare me njeri-tjetrin, me kerkesen e Alfredit. Si kane shkuar tek banesa e Alfredit kane zbritur nga makina Alfredi dhe Pjerini, ndersa Andi ka qendruar ne makine dhe ka pritur ne rrugen qorre qe ndodhet ne krahun e majte te baneses se Albit. Alfredi me Pjerinin pasi kane zbritur nga automjeti jane future ne banesen e shtetasit Albi Zela, për shkak se, porta kryesore e baneses ka qene gjysem e hapur. Brenda baneses ndodhej i pandehuri Albi Zela, i cili ne ate kohe ka qene ne banje duke lare dhembet. Ndërsa, i pandehuri Kostandin Xhuvani sapo ka dalë nga banesa e Albi Zelës, duke pritur kete te fundit, per te shkuar me pas me makinen e Albit ne Elbasan, ku dhe do te jepte nje provim.
Nderkohe ne banese eshte futur viktima Alfred Musabelli dhe shtetasi Pjerin Prenga.Viktima Alfred Musabelli mbante ne doren nje pistolete, te cilen ia ka drejtuar ne fillim Kostandinit duke I thene : “mos leviz se do te q..robt, do te vras”dhe me pas eshte futur ne banje, ku ka qenë duke larë dhëmbët i pandehuri Albi Zela. Viktima menjëherë ia ka vene pistoleten ne koke Albit dhe i eshte drejtuar me fjalet se t’i do te vish me ne. Ne kete çast Kostandini, i cili po debatonte me shtetasit Pjerin Prenga dhe Andi Grori, është shkëputur prej tyre dhe ka nderhyre duke i thene “ O Fred jemi shoke, çfare ben”. Viktima Alfred Musabelli i ka thene perseri të pandehurit Kostandin Xhuvani “Rri urte se te vrava dhe ty”. Ne kete cast Kostandini, i cili ndodhej ne distance te afert me Alfredin i ka kapur doren duke ia ngritur ate larte. Për pasojë, viktima Alfred Musabelli dhe i pandehuri Kostandin jane perleshur me njeri tjetrin dhe ne sherr e siper kane rene ne dyshemen e banjes ( rrethana te provuara edhe me akt ekspertimin mjeko ligjor ku konstatohen hematoma ne doren e viktimes).
Ne kete kohe Alfredi eshte shprehur se “me theve krahun o te q…robt” dhe eshte ngritur me shpejtesi ne kembe dhe menjëherë ka mbushur pistoleten, qe kishte ende ne dore dhe i’a ka drejtuar Kostandinit ( rrethana e provuar me process verbalin e keqyrjes se vendit te ngjarjes ku eshte gjetur dhe sekuestruar nje fishek caliber 8mm blank , imitues zhurmash). Në këtë cast, pasi ka parë veprimin e vitkimës Alfred Musabelli edhe i pandehuri Kostandin Xhuvani ka nxjerr nga brezi armen e zjarrit pistolete, te cilen kishte disa dite qe e kishte blere dhe e mbante me vete, pa lejen e organeve kompetente, e ka mbushur ate dhe ka qelluar nje here ne drejtim te Alfredit duke e lene te vdekur ne vend. Nga aktet e administruara rezultoi se, i pandehuri Kostandin Xhuvani e mbante këtë armë nga frika, pasi ka qene ne konflikt te ashper me viktimën Alfred Musabelli dhe shoket e tij, të njohur si persona me precedentë penalë dhe të dënuar, konflikt i cili sipas deshmitarve ka degjeneruar edhe ne perplasje me arme, ngjarje te cilat nuk jane denoncuar ne polici, (rrethane e provuar me process -verbalin e keqyrjes se vendit te ngjarjes ku eshte gjetur veten nje gezhoje , si dhe kufomes dhe akt ekspertimin mjeko ligjor ku percaktohet se kufoma ka vetem nje vrime hyrje e dalje).
Me pas, i pandehuri Kostandin Xhuvani ka marre pistoleten e tij edhe ate te viktimes, ka shkuar ne shtepi ku ka pastruar fashuar doren, te cilen e ka demtuar ne perleshje me Alfredin ( rrethana te provuara me process -verbalin e keqyrjes se baneses se shtetasit Gjergji Xhuvani , sekuestrimin e rrobave me njolla gjaku dhe akt ekspertimin biologjik krahasues ku rezulton se gjaku i gjetur ne rroba eshte i të padnehurit Xhuvani). Më pas, i pandehuri ka marre leke dhe pas eshte larguar nga shtepia. Ka marre ne telefon shtetasin Ermal Gjici, te cilit i ka kerkuar makinen pa i thene se per cfare i duhej dhe cfare kishte bere dhe eshte larguar fillimisht ne Farke. Kur ka arritur në këtë fshat, i padnehuri Xhuvani ka braktisur makinen dhe me pas eshte strehuar ne nje shpelle ne Priske. Diten tjeter ne mengjes, i pandehuri Xhuvani ka konstatuar se, pistoleta e viktimes Alfred Musabelli ishte imituese zhurmash e ka hedhur ne lumen e Priskes. Me pas ka zbritur ne qytet dhe me makina te linjes eshte larguar nga Tirana, duke u strehuar ne nje banese te braktisur ne qytetin e Fierit. Me pas me dt.23.05.2011 eshte vetëdorezuar ne polici, së bashku me armën e krimit, ku ka dhënë edhe shpjegimet e parashtruara edhe më sipër në këtë vendim. I pandehuri ka qenë bashkëpunues me organet e ndjekjes penale dhe ka shprehur pendimin e tij të thellë për ngjarjen e ndodhur. Por, sikudnër theksuam edhe më sipër, ky i pandehur pretendon se, ka qenë në kushte e mbrojtjes së nevojshme, e parashikuar nga neni 19 i KP dhe për pasojë është i pafajshëm për vrasjen e shtetasit Alfred Musabelli.
Sikundër rezultoi e provuar nga teresia e veprimeve hetimore dhe akteve procedurialë të cituara më lart, Gjykata arrin në përfundimin se, sulmi ndaj shtetasit Kostandin Xhuvani ka qene i padrejte , ka qene real, i vertete dhe i çastit. Por, karakteri i mbrojtes së realizuar nga i pandehuri Kostandin Xhuvani ka qenë pak më i lartë se, karakteri i sulmit të ndërmarrë nga viktima Alfred Musabelli ndaj tij. GJykata arrin në këtë përfundim nisur nga fakti i provuar se, mjeti i perdorur nga viktima Alfred Musabelli – pistolete imituese zhurmash, nuk eshte ne porpocion te drejte me mjetin e perdorur nga autori Kostandin Xhuvani , arme zjarri. Në këto kushte rezulton se vepra penale e konsumuar nga shtetasi Kostandin Xhuvani eshte kryer ne kushtet e kapercimit te kufijve te mbrojtjes se nevojshme dhe jo në kushtet e kësaj mbrojtjeje, të parashikuar nga neni 19/1 i KP.
Nga sa u parashtrua më sipër Gjykata çmon se, pretendimet e mbrojtjes së të pandehurit Kostandin Xhuvani se, nuk janë të bazuara në asnjë nga provat e marra (deklarimet e peronave të pranishëm në vend-ngjarje, të të pandehurit tjetër Albi Zela apo dhe aktet e eskpertimeve tekniko-balistikë) për shqyrtim nga Gjykata.
Gjithashtu rezulton se, i pandehuri Kostandin Xhuvani është i vtl.1982, pra është mbi 14 vjeç dhe ka qenë i përgjegjëshëm për veprën në çastin e shkaktimit të saj. Për rrjedhojë e ka mbushur moshën për përgjegjësi penale të kërkuar nga nenet 83 dhe 278/2 të K.Penal.
Në këto kushte Gjykata çmon se, i pandehuri Kostandin Xhuvani duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e vepës penale të “Vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, të parashikuara nga nent 83 e 278/2 të K.Penal.
Për sa i përket llojit dhe masës së dënimit Gjykata çmon se, duhen mbajtur parasysh këto rrethana, të vërtetuara gjata këtij gjykimi :
Në këto kushte, bazuar në nenet 47, 48, 49, 50 të K.Penal, duke analizuar në kompleksitet rrethanat e mësipërme Gjykata çmon se, ekzistojnë disa rrethana lehtësuese për të pandehurin Kostandin Xhuvani. Për pasojë, rrezikshmëria shoqërore e të pandehurit nuk është e lartë. Nisur nga sa më sipër Gjykata çmon se, i pandehuri Kostandin Xhuvani duhet të dënohet si më poshtë vijon :
Gjykata çmon se, lloji dhe masa e dënimit të dhënë është në përshtatje të plotë me rrezikshmërinë e këtyre veprave penale, rrethanave të kryerjes dhe të autorit të tyre. Gjithashtu Gjykata çmon se, ky lloj dhe masë dënimi do të vlejë për parandalimin e kryerjes së veprave penale nga i pandehuri, edukimit të të pandehurit, mundësisë së tij për të përfunduar procesin arsimor, me qëllim riintegrimin e tij në shoqëri, si dhe parandalimit të përgjithëshëm të këtyre veprave penale në shoqëri.
Së treti : në nenin 300 të K.Penal ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të posaçme të marrëdhënieve që rregullojnë punën dhe funksionimin normal të organeve të drejtësisë në veçanti dhe aparatit shtetëror në tërësi. Shtetasit duhet të jenë të përgjegjshëm për zbatimin e ligjit dhe në rast se shohin ndonjë shkelje të tij janë të detyruar të njoftojnë menjëherë në organet përkatëse, përndryshe moskallëzimi përbën vepër penale. Mirëpo, jo çdo moskallëzim do të quhet nga ligji si vepër penale. Vetëm moskallëzimi nga personat që nuk janë parashikuar nga pg. II i kësaj dispozite, i një veprimi të paligjshëm, i cili përbën krim dhe jo kundërvajtje penale apo shkelje administrative, do të konsiderohet nga ligji si vepër penale dhe si i tillë do të dënohet. Këto mosveprime, për t’u cilësuar si vepër penale nga ligji, duhet që :
Në rastin konkret, siç rezultoi nga shqyrtimi gjyqësor, u vërtetua plotësisht fakti se, më dt.12.02.2011, rreth mëngjesit, në banesën e të pandehurit Albi Zela, e ndodhur në Rr. « Ali Visha », Tiranë është vrarë me armë zjarri shtetasi Alfred Musabelli nga i pandehuri Kostandin Xhuvani, me të cilin ishte i shoqëruar i pandehuri Albi Zela. Nderkohe që, menjehere pas ngjarjes i pandehuri Albi Zela eshte larguar per ne drejtim te baneses se te afermeve te tij, duke mos kallëzuar ne organet kompetente ngjarjen e ndodhur. Ky përfundim i GJykatës bazohet në deklarimet e vete te pandehurit Albi Zela, të nënës së tij Shpresa Zela, të pandehurit Kostandin Xhuvani, shtetasit Pjerin Prenga, process-verbalin e arrestuimit ne flagrance te arrestuarit Albi Zela. Gjithashtu edhe ne momentin e arrestimit shtetasi Albi Zela nuk ka pohuar mekanizmin real te vertete, te ngjarjes duke u bere pengese per hetimin objektiv te procedimit.
Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se, i pandehuri nuk bën pjesë në subjektet e parashikuara nga pg.II i nenit 300 K.Penal. Përsa i përket moshës për përgjegjësi penale rezulton se, i pandehuri është i vitlindjes 1987 pra, ka qenë mbi 14 vjeç, në kohën e kryerjes së krimit. Gjithashtu rezulton se, i pandehuri ka qenë mendërisht i përgjegjëshëm në çastin e kryerjes së krimit.
Sa më sipër, Gjykata bazuar në pg.I të nenit 300 të K.Penal, e gjen fajtor të pandehurin Albi Zela për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.
Për sa i përket llojit dhe masës së dënimit, Gjykata çmon se duhen mbajtur parasysh, këto rrethana të vërtetuara gjatë gjykimit :
Nisur nga sa më sipër Gjykata çmon se, rrethanat e mësipërme janë lehtësuese për të pandehurin Albi Zela. Për pasojë, gjykata arrin në përfundimin se, dënimi me 21 (njëzetenjë) muaj burgim i kërkuar nga organi i akuzës për të pandehurin Albi Zela do të arrijë qëllimin e tij edukues dhe rehabilitues. Sa më sipër Gjykata çmon se, i pandehuri Albi Zela duhet të dënohet me 21 (njëzetenjë) muaj burgim. Duke qenë se, i pandehuri u gjykua sipas nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurit Albi Zela i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Albi Zela dënohet me 14 (katërmbëdhjetë) muaj burgim. Vuajtja e këtij dënimi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij në flagrancë më dt.12.02.2011dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Gjykata çmon se, ky dënim është plotësisht i justifikueshëm dhe në përputhje me rrezikshmërinë e veprës penale, rrethanave të kryerjes dhe autorit të saj dhe do të arrijë jo vetëm qëllimin parandalues tek i pandehuri dhe tek komuniteti ku, ai jeton por edhe edukimin dhe rehabilitimin e këtij të pandehuri në këtë komunitet.
Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale : prova materiale e sekuestruar të pandehurit Kostandin Xhuvani me proces-verbalin e sekuestrimit dt.23.05.2011 – armë zjarri tip “pistoletë” të kalojë në favor të shtetit; përgjimet telefonike të asgjësohen.
Duke qenë se, të pandehurit u deklaruan fajtorë dhe u dënuan për veprat për të cilat akuzohen, bazuar në nenin 485 të K.Pr. Penale, shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore u ngarkohen solidarisht dy të pandehurve.
Gjykata bazuar në nenet 190, 379, 390, 406 e 475 të K.Pr.Penale,
Ky ka ngjare nga Pela i themi ne nga mallakastra, por problemi me serioz eshte kjo gjykate si e ka denuar me dy vjet burg per nje vrasje me dashje? Ai gjykates duhet futur brenda bashke me djalin e kesaj Luiza Xhuvanit qe si aktore kemi respekt por per deputete eshte nje hic thjesht numer ne parlament. Turp per kete drejtesi qe kemi ne Shqiperi
Nuk eshte denuar per vrasje me dashje por per tejkalim te nevojes ekstreme, sepse i vrari i asaj kohe ishte me pistol dhe ja kishte vene ne koke shokut te tij. Gjithsesi problemi eshte tek riedukimi apo psikologet apo dhe prindrit e tij qe e dine ca femije kane dhe ca rrezikshmerie mund te kishte dhe e lene te lire me arme ne brez
Deputetja duhet te jape dorheqjen dhe mos dali me ne dynja. Skandal i madh!!!
Rama do te denoj me 3 vjet ato qe vjedhin drita.Djali deputetes ja hedh me 2 vjet per vrasje.Dita dites zbehet shpresa se do behet ky vend! Zhgenjim i madh nga rilindja.Tani do duket shteti se si do e zbardhi ngjarjen.Se mos na del qe Xhuvani ka qene prezent por ska gjuajtur?
Me sa mbaj mend ne ngjarjen e para disa viteveve per te cilen po shkruhet ketu, viktima po e kercenonte shokun e vrasesit me nje pistolet loder….
j
na binde plotesishte me argumente!
prandaj ne shipni jeta vlen vetem kaq,hiqe me shume!
tejkalim i nevojes ekstreme?!
po de,edhe sote pake e ka tejkalu dhunen,eshte dashte ti vrase vetem 2 vete,jo 4!!
ngushllime familjeve te viktimave!
I–,Ik or shpellare qe beni krimin dhe c’fajsoheni duke genjyer,por tani skeni ku te q… nenen sepse jeni te rrethuar nga te gjitha anet,ti dhe kriminelet si ti qe mbroni keta rrugac.ajo zonja deputete duhet te dorehiqet menjehere sa nuk i eshte bere vone.Mjere Shqiperia kush e qeverise,hajnat,kriminelet dhe tritolistet me pagese.Ne kete grup hyne edhe Julian Sinanaj etj.
Po, vendimi eshte i turpshem dhe gjyqtari duhet te sharkohet perjete nga sistemi gjyqesor.
Nga ana tjeter kjo ceshtje ngre dilemen e madhe nese sistemi gjyqesor mund te reformohet nga kjo klase politike, kur ne fakt duket qe eshte pikerisht klasa politike qe me presionet e saj e ka degraduar deri ne kete fare niveli.
E dashur Tema. Nqs nuk keni memorie, po ju kujtoj se denimi vetem me dy vjet u be sepse kete kerkoi prokuroria e Ina Rames ne 2011. Sa per dijeni gjykatesi nuk mund te denoje per vrasje me dashje nje person nese prokurori, pra akuza, vlereson se eshte vrasje ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme. Keto 4 persona qe iken sot duhet te rendojne ne ndergjegjen e asaj prokurorie qe i la te lire ne 2014.
Gerti, prokuroria eshte akuzuezja, te pandehurin e liroi gjykata, sic po bejne sot me Fullanin, Gjin Gjonin etj. Me pak fjale, nuk e pjer*in hic prokurorine. Drejtoje gishtin ne vend tjeter, e di ti kush i kontrollon akoma gjykatat…
Po ti o idiot pse ben si jurist me pervoje ? Jam i sigurt qe do kesh blere ndonje diplome tek kristali ose tek ufo dhe rri e lexon ne wikipedia.. Gjykata pasi mbyll hetimin gjyqesor mund te vendosi ne baze te bindjes se saj pa u influencuar fare nga kerkesa e prokurorise.. Quhet rikualifikim i vepres penale qe i ngarkohet te pandehurit.
Edhe ti kopetent i madh qenke.Gjykata asnjehere nuk mund ta kaloje te pandeurin ne nje nen me te rende se ai qe kerkon prokuroria. Ne nje nen me lehtesues po,por jo me te rende.
O jari ik futi ndonje raki thane o vella se nuk je per kete pune. Nuk ka bindje te brendshme te gjykates qe ndyshon cilesimin e vepres penale ne rendim te te pandehurit. Gjykata vec mund ta ndryshoje per ulje cilesimin e vepres penale, fjala vjen nga vrasje me paramendim ne vrasje nga pakujdesia. Por nuk mundet qe prokuroria te coje nje akuze per vrasje ne kushtet e tejkalimit te mbrojtjes se nevojshme ne vrasje me paramendim. Gjithesesi Jari mos u merzit se pas nja 3 dopiove ky vend do te duket si europa dhe do ndihesh i rilindur.
Eeee dmth, po u korruptua prokuroria varja gjykates.
U beme perralla e botes.Cdo dite krime dhe hajni,deri kur me.Ku eshte Rilindja e rreme?Si duket keta bene vetem shaka dhe premtime false me elektoratin naiv dhe te trautomanizuar.Me ardhjen e kriminelve te kuq u shkaterrua cdo gje,familja,shteti dhe pushteti nga tritoli,kanabisi,heroina dhe shitja e gocave shovenistve serb e maqedon.Nuk ka siguri me per te jetuar,do ikim nga ky vend i nemur.Skemi gjygje,skemi polici dhe skemi siguri.Me kujtohen fjalet e deputetit italian te Liges Nord:Shqiperia eshte e bukur,por pa shqiptare!Kjo eshte shume e vertete!Vetem protestat do zgjidhin ceshtjet makabre.
Eh po rilindja e ka ber policin elektriçiste dhe toger-mbledhes per te rrjepur dhe kete fije lekure qe na ka ngel po mos harro kryeministerskizofren se kur te inatoset populli jo policet e KRYSHO-sajmirit po as nato nuk mund te shpetojn drogaxhi i pa cip ke ardhe ne pushtet me ule taksat jo te na grabisesh çte kemi
Ky vend ku na ka rene per ise te jetojme, ka shkuar per lesh me kohe!
Luiza Xhuavani nuk e ka merituar dhe nuk e meriton te jete deputete,por familjariteti i shkerdhyer i politikes shqiptare ben bamiresi me leket e takspaguesve shqiptare per njerez qe nuk kan te bejn aspak me politiken.
Fotografia me siper eshte inskenuar ne kohen kur Kosta u akuazua se qelloi kunder policise ne Lazarat,per te thene se nuk kishte qene atje,
kur policia e konstatoi qe Kostandin Xhuvani ishte rreshtuar ne grupin e rezistences me arme te lazaratsve.Por si ne rastin e pare kur vrau dhe per cudi u denua vetem dy vjet edhe ne Lazarat shpetoi denimit te rende nderkoh qe shume lazaratas edhe pa qelluar gjenden neper burgje.A ka pergjegjesi Luiza per djalin e saj,gjysmen e fajit,perderisa ka ndikuar tek drejtesia ne mosdenimin ne vrasjen e pare dhe inskenimin e pafajsise ne rezistencen me arme ne Lazarat.Te shohim si do veproje drejtesia e dhjere e politikes se permjerrur qe ka shkerdhyer shtetin shqiptare.
Ngushellime nenave te viktimave dhe nenes Luiz, qe besoj qe ka te njejten dhimbje me nenat e viktimave.
Luiza Xhuvani eshte nje Grua e respektueshme, artiste, nje femer qe eshte ritur jetime dhe di nga vuajtjet e jetes, por keshtu eshte njeriu nga shkuret lind nje Trendafil dhe nga Trendafili nje shkure.
Zoti paste meshere dhe i hapte syte ketyre njerezve qe jepen mbas qefeve dhe dhunes,i dhente force familjeve qe humben njerezit e dashur.
por zoti thote: bindjuni autoriteteve, keshtu qe gjykatesit dhe prokuroret duhet te bejne punen…
Une u bera i lire kur isha i burgosur,Jezusi me shpetoi kur isha i burgosur nga ligji per krimet qe kisha bere…
Dhe tani jam i lire dhe nga skllaveria e mekatit,vetem Zoti Jezus eshte shpetimtari yne (per ata qe e kerkojne)…
Zoti ju bekofte
Mero !
A na thoni dot kush e denoi kete ve tem me dy vjet per vrasje dhe kur doli nga burgu. Vetem keshtu lajmi tragjik eshte I plote.
Kemi ne parlament nje ish aktore te deshtuar qe ka korruptuar gjykatesit per djalin kriminel,
Kemi deputete nje nene qe ka edukuar nje kriminel qe ka vrare dy njerez deri tani….PS duhet te qeroje nga rradhet e saj keta pseudo “socialiste”….Kete aktoren , kur te ngordhe , le ti bejne homazhe tek teatri se keta karagjozet vdesin njecike per homazhe tek teatri…
Po Elio ke te drejt. Na vjen turp neve socialisteve per kete pseudeputete qe ka bere kete mezin kriminel edhe vazhdon e mer jete te pafajeshme. Kete here uroj qe Edi Rama ta qeroj kete lloj fare. Burgim te perjetshem per djalin e vet uroj se atehere do ekuptoj brenda hekurave se sa trim eshte. Meqe pela ka bere qejf jashte tani le te bej ky brenda.
PASKENI HARRUAR DENIMIN E DYTE TE XHUVANIT
i preferuari per tu lene i lire ne LAZARAT nga gangsteri SAIMIR TAHIRI. Ja denimi i tij i dyte:
Nr.555 Akti Nr.131 Vendimi
Dt.06.02.2012.
V E N D I M
“ NË EMËR TË REPUBLIKËS “
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga,
GJYQTARE: REGLETA PANAJOTI
Asistuar prej sekretares gjyqësore Elona Vorpsi, sot më date 06.02.2012 ora 12:30, me kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuar nga prokurori z.Erion Pano, mbaroi së shqrtuari në seancë gjyqësore publike, çështjen penale Nr.555 Akti, në ngarkim të:
Të pandehurit : Kostandin Xhuvani i biri i Gjergjit dhe i Luizes, i dtl.24.06.1989, lindur dhe banues ne Tirane, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, i hetuar dhe sjellë për gjykim pa masë sigurimi, i ndodhur nen masen e sigurimit “Arrest ne burg” pranë IEVP Durrës për një tjetër procedim penal, (në mungesë me vullnet te tij) i mbrojtur kryesisht nga Av.Ardian Leka në bazë të Prokure te Posacme te dates 06.01.2012, me Nr.444 Liç dhe Nipti K:31614166P i Dhomes se Avokatise Tirane
Akuzuar : Për veprat penale të “Goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i K.Penal.
Në përfundim të hetimit gjyqësor Gjykata; pasi administroi provat shkresore; dëgjoi prokurorin, i cili kërkoi :
• deklarimin fajtor të të pandehurit Kostandin Xhuvani për kryerjen e veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3( tre) muaj burgim;
• shpenzimet proceduriale në ngarkim të të pandehurit;
• dëgjoi mbrojtësin e të pandehurit që në emër dhe për llogari te tij kërkoi denimin e te pandehurit me nje denim me te bute denimin me gjobë; si dhe pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi:
V Ë R E N
Se, nga Prokuroria pranë Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurit Kostandin Xhuvani, akuzuar për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i K.Penal.
Gjykata mbaroi gjykimin tërësisht në mungesë të të pandehurit Kostandin Xhuvani , në aplikim te nenit 351/1 dhe 352/1 të K.Pr.Penale , në kushtet kur ky i pandehur u njoftua rregullisht për të gjitha seancat gjyqësore dhe shfaqi vullnetin që gjykimi te behej ne mungesë të tij e ne prezencë të mbrojtesit te zgjedhur nga vete i pandehuri.
Perpara fillimit te shqyrtimit gjyqesor mbrojtesi i të pandehurit Kostandin Xhuvani brenda tagrave te përfaqësimit te deleguara nga vete i pandehuri kerkoi që cështja penale te procedohej me gjykim te shkurtuar ne baze te nenit 403 te K.Pr.Penale.
Gjykata pasi konstatoi se nga pikepamja proceduriale kerkesa ishte paraqitur ne formen e kerkuar nga ligji dhe ne respektim te fazes ne te cilen ndodhej gjykimi (perpara fillimit te shqyrtimit gjyqesor) hetoi mundesine e shqyrtimit te ceshtjes ne gjendjen ne te cilen ndodheshin aktet e paraqitura nga organi i akuzes.
Pasi cmoi se hetimet e kryera nga Prokuroria mundesonin gjykimin e plote te vepres penale dhe caktimin e denimit ne raport me kriteret ligjore gjykata vendosi pranimin e kerkeses se te pandehurit, duke proceduar me gjykim te shkurtuar ne baze te nenit 403 te K.Pr.Penale.
Gjate gjykimit u respektuan kerkesat procedurale te gjykimit te shkurtuar te sankionuara ne Kodin e Procedures Penale dhe te interpretuara per efekt te unifikimit te praktikes gjyqesore ne vendimin nr 2, dt 29.01.2003 te Gjykates se Larte.
Konkretisht gjykimi penal u zhvillua vetem mbi bazen e provave te siguruara gjate fazes se hetimeve paraprake, te cilat nuk iu nenshtruan debatit gjyqesor. Nuk u administruan gjate gjykimit prova te reja, analiza e elementeve te figures se vepres penale dhe fajesia e te pandehurit u bazua vetem mbi provat e paraqitura nga organi i akuzes.
Megjithate ka rezultuar plotesisht e provuar se :
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ne dt.29.07.2011 mbi bazën e materialeve te ardhura nga Komisariati i Policisë nr 3 Tiranë, ka rregjistruar procedimin penal nr 3222 për vepren penale të “Goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i K.Penal, në ngarkim te te pandehurit Kostandin Xhuvani. Në dt.22.07.2011 në ambientet e I.E.V.P “Mine Peza” në Tiranë nga i pandehuri Kostandin Xhuvani i cili mbahej prane ketij institucioni nën masën e sigurimit “Arrest në burg” për nje tjetër procedim penal , është goditur punonjësi i grupit te sigurisë Dritan Ismaili. Në orën 18.00 te datës 22.07.2011 shtetasi Dritan Ismaili ka qënë duke kryer detyren e tij duke kryer kontrollin fizik te disa personave te cilet ishin te paraburgosur ne kete institucion. Në momentin që i ka ardhur rradha për kontroll fizik të pandehurit Kostandin Xhuvani, ky i pandehur ka reaguar në mënyrë të dhunshme, nuk ka lejuar grupin e sigurisë të beje detyren e tij funksionale duke e goditur me grusht ne fytyre punonjesin Dritan Ismaili. Për qetësimin e situatës ka ndërhyre punonjesi tjeter i grupit te sigurimit shtetasi Endrit Nurcellari. E gjithe ngjarja është zhvilluar ne prezencë të shtetasve Leonard Kalaja dhe Elton Alla .
Në këto kushte shtetasi Dritan ismaili ka depozituar kallzimin e tij në dt 22.07.2011 përpara OPGJ.
Të pyetur ne cilesine personave që kanë dijeni për vepren penale shtetasit Leonard Kalaja dhe Elton Alla punonjes të policisë ne IEVP “Mine Peza” Tiranë , grupi i sigurisë, kane treguar te njejtin version dhe rrethana si më lart përshkruar. Të njëjtin version te ngjarjes ka deklaruar edhe shtetasi Kujtim Qefalia me detyren e përgjegjes sherbimi ne IEVP “Mine Peza” Burgu 302 Tiranë.
Në funksion te hetimit është realizuar akti i ekspertimit mjeko ligjor i shtetasit Dritan Ismaili, ku ne konkluzion te aktit nr 888 të IML dr.Zija Ismaili rezulton se:
“Ne trupin e shtetasit Dritan Ismaili konstatohen nje ekimozë në këndin e syrit te majte dhe enjtje e kycit te gishtit te madh të dorës së djathte me karakteristikat e përshkruara më sipër ..”.
Këto demtime janë shkaktuar me mjet te forte mbretës .
Demtimet e mesiperme futen ne kategorine e atyre dëmtimeve që kanë shkaktuar humbjen e aftësisë së përkohshme për punë në masën deri ne 9 (nëntë )dite.”
Po kështu është vendosur nga organi i akuzës me vendimin dt 22.07.2011 edhe ekzaminimi mjeko ligjor i punonjesit tjeter te policisë shtetasi Endrit Nurcellari. Nga shkresa nr 813 prot dt 05.08.2011 te IML rezulton se ky shtetas nuk eshte paraqitur në IML për ekzaminimin e tij mjeko ligjor.
Gjatë hetimi, i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën. Gjatë gjykimit mbrojtesi shpjegoi se i pandehuri ka goditur punonjesin e Policisë ne nje situatë te konfliktuar për të me te burgosurit e tjere. I pandehuri gjate gjykimit mbajti një qëndrim pohues dhe pendues ne lidhje me ngjarjen.
Në këto kushte nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar dhe është sjellë për shqyrtim proçedimi penal nr 3222 i vitit 2011 në ngarkim të të pandehurit Kostandin Xhuvani, akuzuar për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës“, parashikuar nga neni 237 i K.Penal.
Faktet e parashtruara më lart u provuan nga administrimi gjyqësor me cilësinë e provës të akteve të përmendura më sipër,e të tjera të ndodhura në fashikullin e procedimit penal Nr.3222 viti 2011, si dhe shpjegimet e të pandehurit gjatë gjykimit. Fajesia ne ngarkim te tij u provua plotesisht nga provat e administruara ne kete proces dhe qe ne referim te vendimit unifikues te Gjykates se Larte, nr. 2, date 29.01.2003, duke zbatuar gjykimin e shkurtuar, dosja e prokurorit kthehet ne dosje gjyqesore.
Për sa i përket kualifikimit ligjor të fakti të përshkruar më lart Gjykata vëren se:
• neni 237 K.Penal parashikon: “ Goditja ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.“
Pra, ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të posaçme, për një marrëdhënie juridike të rëndësishme, siç është ajo e vendosur nga shteti për të siguruar veprimtarinë normale të institucioneve shtetërore apo shërbimit publik, si dhe sigurinë e personave që ushtrojnë të tilla veprimtari apo funksione nga veprimet ose mosveprimet kriminale. Cënimi i këtyre marrëdhënieje nga shtetasit përbën krim dhe passjell përgjegjësi penale. Sipas nenit 237 të K.Penal, që të ekzistojë kjo vepër penale duhet që :
• të ekzistojë objekti i veprës penale, d.m.th. të cënohet marrëdhënia që siguron veprimtarinë normale të institucioneve shtetërore apo shërbimit publik, si dhe sigurinë e personave që ushtrojnë të tilla veprimtari apo funksione.
• Sipas nenit 237 të KPenal nga ana objektive i pandehuri me veprime aktive, të kundraligjshme të godasë me mjete të ndryshme, të rrahë, të shtyjë apo të ushtrojë çdo lloj tjetër dhune (tërheqje, plagosje e lehtë, etj,…) mbi punonjësin që kryen detyrën shtetërore apo shërbimin publik, në mënyrë të tillë që t’i shkaktojë dëmtime, apo dhimbje fizike. Kryesore është që këto vepra dhune, i pandehuri t’i kryejë ndaj personit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të kësaj detyre a funksioni të ushtruar nga ky i fundit.
• subjekti i veprës penale të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale, pra të jetë mbi 14 vjeç, si dhe të ketë qenë i përgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprave penale.
• i pandehuri të veprojë me dashje, duke e ditur se po godet një person për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik që ky i fundit kryen.
Në rastin konkret, siç rezultoi nga shqyrtimi gjyqësor, më dt.22.07.2011 rreth orës 18.00 gjatë kontrollit fizik te te burgosurve te IEVP “Mine Peza” në Tiranë në kryerje e sipër të detyres së tij në momentin kur do te urshtronte kontroll fizik mbi te pandehurin Kostandin Xhuvani shtetasi Dritan Ismaili me detyre oficer i grupit te sigurisë është goditur në prezencë edhe te kolegeve te tij nga ky i pandehur. Nga hetimi gjyqësor rezultoi se, i pandehuri Kostandin Xhuvani është i vtl.1989 dhe ka qenë mendërisht i përgjegjëshëm për veprimet e tij më dt.22.07.2011.
Gjykata vëren se, cilësimi ligjor i veprimit të kryer nga organi i akuzës, është i drejtë. I pandehuri duke e ditur që shtetasi Dritan Ismaili është punonjës policie dhe ka kryer një detyrë sipas ligjit “Për policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Burgjeve , e ka goditur për shkak të kryerjes së kësaj detyre.
Nisur nga sa më sipër, Gjykata vëren se, i pandehuri Kostandin Xhuvani ka konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i K.Penal, në dëm të shtetasit Dritan Ismaili gjatë kryerjes së detyrës së tij si punonjës i policisë në IEVP” Mine Peza “Tiranë.
Bazuar në sa më sipër Gjykata, e gjen fajtor të pandehurin Kostandin Xhuvani për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës“, parashikuar nga neni 237 i K.Penal.
Për sa i përket llojit dhe masës së dënimit, që duhet të vuajë i pandehuri Kostandin Xhuvani, si pasojë e deklarimit fajtor për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 237 i K.Penal Gjykata çmon se, duhen mbajtur parasysh këto rrethana të vërtetuara gjatë gjykimit :
1. Rrezikshmërinë relativisht të ulët të veprës penale, për të cilën ligjvënësi ka parashikuar një dënim me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
2. Faktin se, dëmtimet e shkaktuara të dëmtuarit janë katergorizuar si demtime te lehta ..
3. Faktin se, marrëdhëniet mes të dëmtuarit dhe të pandehurit nuk rezultojnë të janë normalizuar.
4. Faktin se, i pandehuri ndodhej ne nën masën e sigurimit “Arrest në Burg” për nje vepër tjetër penale, cka deshmon për një gjendje te renduar psikike te tij ne momentin e konsumimit te vepres penale .
5. Qëndrimin pohues dhe pendimin e të pandehurit gjate gjykimit për faktin kriminal të ndodhur .
6. Faktin se, i pandehuri nuk ka qenë penalisht i dënuar më parë.. Moshën e re të të pandehurit ai është i vitlindjes 1989 .
Në këto kushte Gjykata duke marrë në konsideratë rrethanat e mësipërme në kompleksitet çmon se, dënimi i të pandehurit Kostandin Xhuvani me 3( tre) muaj burgim për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i K.Penal , dënim ky i kërkuar nga organi i akuzës është plotësisht në përshtatje me rrethanat e kryerjes së veprës penale, rrezikshmërinë e saj dhe të autorit në rastin konkret.
Duke qenë se, ndaj të pandehurit Kostandin Xhuvani u procedua me gjykim të shkurtuar, në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Kostandin Xhuvani dënohet me 2( dy) muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit te këtij vendimi dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Gjykata çmon se, ky dënim është plotësisht i justifikueshëm, duke e krahasuar atë me rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës”, rrethanave të kryerjes së saj si dhe rrezikshmërinë e të pandehurit në rastin konkret. Gjithashtu Gjykata çmon se, ky dënim do t’i shërbejë edukimit të të pandehurit, parandalimit të kryerjes së veprave penale nga i pandehuri, si dhe parandalimit të përgjithëshëm të kësaj vepre penale në shoqëri.
Meqënëse i pandehuri u deklarua fajtor për veprën penale për të cilin u akuzua, bazuar në nenin 485 të K.Pr.Penale, i pandehuri detyrohet të paguajë shpenzimet e kryerra gjatë hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore .
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenet 379, 384, 390, 406 e 485 të K.Pr.Penale,
V E N D O S I
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani për kryerjen e veprës penale të “Goditje per shkak te detyres” e parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal dhe ne baze te kesaj dispozite denimin e tij me 3(tre) muaj burgim.
-Ne aplikim te nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe e dënon përfundimisht të pandehurin, Kostandin Gjergj Xhuvani me 2 (dy) muaj burgim.
-Vuajtja e denimit fillon nga dita e ekzekutimit te ketij vendimi, dhe te vuhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.
-Shpenzimet proceduriale gjate hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore në ngarkim të të pandehurit.
-Kundër vendimit lejohet ankim brenda 10(dhjete) ditëve në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes.
-U shpall sot në Tiranë më date 06.02.2012.
SEKRETARE ELONA VORPSI GJYQTARE REGLETA PANAJOTI
Regleta Panajoti, gjykatesja, eshte minoritare greke, ashtu sic eshte edhe Konstandin Xhuvani, ashtu sic eshte edhe prokurori i ceshtjes Pano! Klan grek qe bashkepunojne me njeri tjetrin!
IK moj denisa ,,,,FSHI BYTHEN ,nga e nxorre greke ti luiza xhuvanin
Ti Denisa qenke serbe mi goce, ik amon se jeni bo per gjynaf, sac ka kerku prokurori ka dhon, jo po faji i nones qe e polli!
Sa keq per nje shtetase qe nuk di ku jeton minoriteti ne shqiperi . Neqofte se Skrapari dhe Korca jane zona minoritare vaj me demet per gazetarine . Injoranca nuk ka brire mjafton te lexosh komentin me lart
Familje skandaloze!
E ema nderron nenshtetesine shqiptare per ate greke dhe ju imponohet zgjedhesve shqiptare si deputete qe paguhet nga taksat e shqiptareve dhe gjoja mbron te drejtat e tyre.
Djali nje nga rrugaçet dhe kriminelet, qe ska qene asnjehere i drejtuar per nga dija, studimi apo puna e ndershme por nga sjellja dhe perfitimi kriminal.
As te qenit nje vrases ordiner nuk e ndaloi kryeministrin tone denglaxhi dhe arrogant ta perfaqsonte ne parlament, kete kriminel, me nenen e tij “homogjene” qe ska ditur te edukoje femijen e saj, por eshte e zonja te diktoje nga parlamenti te ardhmen tone. Nese kryeministri do te kishte sado pak inteligjence dhe integritet do te parashikonte qe familja Xhuvani dhe i tyre pinjolli ishin nje bombe qe do ti shperthente ne dore.
Poshteruese! Turp per Ramen! Turp per ne qe paguajme dhe drejtohemi nga funderrina qe na shohin per te na zhvatur, na vrasin lokaleve per nje shikim, na percmojne si shqiptare por na drejtojne dhe qeverisin si “homogjene”!
Z.Kryeminister ke arritur niveline e Berishes per nga makuteria, arroganca, harbuteria, kriminalizimi brenda vetes, irritimi dhe alergjia qe shkaktojne veglat e tua dallkauke dhe kriminale qe na i servir si deputete, drejtore dhe rilindas!
Po tregon se nuk je veçse nje mut, brenda nje qeseje me ngjyra!
Po ishte vetembrojtje ai i pari. Nuk dua te behem avokati i xhuvaneve,por i pari ishte vetembrojtje,dhe per vetembrojtje ne perendim nuk ben burge fare. Kurse te kjo ceshtje nuk duhet te nxitohemi,se gazetat i bejne njerzit kriminela kote. Italiani nuk ka qen ne tavolin,djali prekurorit ka qen me autoret,ajde jepi dume kesaj situate.Mjere ke zuri halli. Ngushellime familjeve te viktimave. Ja ca bejn koburet ne breze te kalamaqerve.
Ti vesh tjetrit pistoleten ne temth e ta zbrazesh deri ne fund nuk me duket “vetembrojtje”…nejse keto ishin justifikimet e nje krimineli derisa e tregoi veten edhe nje here…pisa maskarenj..
Ne perendim per armbajtie pa leje te burgarizojne 10 vjet!
Po te vrasesh me paramendim, te iken jeta ne burgim!
Edhe ti Andi duhet te jesh kriminel qe mbrone kriminelet.Edhe nena e tij duhet te burgoset per edukaten e piste ndaj birit te saje dhe pagesen qe ka bere per lirimin e tije.
Pas gjithe ketyre menxyrave, e ema e ketij djali kriminel nuk e di se cfare mund ti afroje elektoratit qe e ka zgjedhur! Ne keto raste, gjeja me fisnike qe mund te behet, eshte dorezimi i mandatit dhe menjanimi perfundimtar nga jeta politike. Nuk kemi nevoje per akrobacira te tilla qe vetem se i bejne keq partise qe perfaqeson.
Po lan haqet e mamit me pisqolle ne dore ky Janulla vogel
Ok qeveria e meparshme beri vendime skandaloze. Po tani te shohim cvendim do omerret.
@ andi, Po vella vetembrojtje ishte e vertete, po nga ato vetembrojtjet e djemve me “pistolete ne brez”, he te keqen! Pse nuk vetembrohemi ne te tjeret kaq kollaj? Te rrime te gjithe me pistoleta ne brez “te vetembrohemi”!!! I gjori djale… “u vetembrojt” heren e pare me rezultatin = 1 viktime, po heren e dyte e paskan “sulmuar” keq… se rezultati = 4 viktima tregon qe “ka pasur 4 fish nevoje per vetembrojtje”…
TEDDY.Une nuk poi dal ne mbrojtje,po kur jan kalamaqer dhe me kobure ne breze+te droguar me madhe dhe alkol,ca do presesh. Po faji eshte dhe i policise,se per gjoba turen policet e Sajmirit,dhe ne lokalet e nates nuk futen te bejn na 1 kontrolle te ketyre qefllinjeve. Po mua me vjene keq per te gjithe qe jane ne kete bela,si viktimat dhe keta kalamqte e bythes.Mjere ato shtepi qe u ka rene bomba automike sote. Dhe Nerishe legeni del e bene politik.
ashtu eshte more andi,ta mbeshtets deri ne rreze! te fala xha lymi!!
Grupi parlamentar i Partise Socialiste ose paska qene i perbere nga banditë ose nga familjarë te banditve. Ata qe perbejne socialistet si Majko etj nuk i pyet njeri por vetem “nxejne karriget” ?
Duhet me e djeg per se gjalli ate gjyqtarin qe e nxorri nga burgu. Le ta provoje ai ne kurriz nje here se ca eshte te te vrasin dhe te dali thetri me 2 vjet burg. Kanuni i Leke Dukagjinit eshte me i sakte se keto palo gjykata qe kemi sot.
z.rama
para se te pastrosh shqiperine pastro shtepine tende duhet te detyrosh
qelbaniken xhuvani te jape dorheqje se po te ishte nje njeri sido do ishte qelbur ne burg dhe zdo bente al kapone
Do ishte me mire te jepte doreheqjen nga mandati kjo nene qe nuk ka edukuar dot femijen e saj Nuk ka se cfare mund te jape per elektoratin e vet le ti kthehet skenes ndoshta mund te jape me shume atje Ka shume artiste qe e provuan nje mandat nuk qene te zote per tu marre me jeten e parlamentit ju kthyen skenes qe nuik kishin probleme te tilla.
Ja cfare shkruanin gazetat e kohes per Ina Ramen qe la te lire djalin e Xhuvanit. E konsideronte zonja nderhyrje e politikes qe u ankua qe djali i xhuvanit nuk duhej denuar per vrasje ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme. Kesaj zonje dhe mamase se cunit te bukur e te rilindur i rendojne sot 4 te vrare mbi kurriz. TURP TURP TURP
http://www.tiranaobserver.al/v1/djali-i-luiza-xhuvanit-fut-ne-sherr-eduart-halimin-me-kryeprokuroren-ina-rama/
Te dashur komentues rilindas.Pse i bini kot ne qafe Luizes?Ne fund te fundit i biri i saj ka vrare,jo ajo.Ju keni ne Parlament Tome Doshin vete qe eshte denuar per plagosje e Trafik droge ne Gjermani,Frrokun qe ka vrare bashke me vellane ate policin,ate deputetin majmun te Lezhes qe iu botua ne te gjitha mediat denimi i bere per prostitucion ne Itali,Armando Prengen po ashtu kriminel i padenuar.Cfare tha piktori i deshtuar per keta Pisa?Asnje fjale.Prandaj edhe ne kete rast nuk do thote asgje por do heshte sepse e di qe per popullin debil shqiptar cudia me e madhe 3 dite zgjat.Dilni nje here nga Blloku e shiheni sa here ne jave pi kafe Tahiri i Edit me Emiljano Shullazin, kryekriminelin e Tiranes,qe e ka burgun si shtepine e vet.Po djali i Gramoz Rucit,djemte e Arta Dades,djemte e Spartak Brahos,qe secili ka vrare e plagosur minimumi 2 vete?Per keta pra keni votuar,i gezofshi.
Te lumte emigrant!