Bushati për BBC: Shqipëria dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për projekte konkrete, BE qëllimi ynë i përbashkët

3 Nëntor 2014, 18:20Politika TEMA

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shpreh vendosmërinë e palës shqiptare për të zhvilluar javën e ardhshme vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Beograd.

Në një intervistë për BBC, duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Bushati tha se Serbia e Shqipëria duhet të bashkëpunojnë për projekte konkrete.

“Ne ishim edhe në konferencën që u realizua ditë me parë në Serbi. Kemi gjera të përbashkëta për të cilat duhet të diskutojmë. Serbia dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë për projekte konkrete”, tha Bushati

Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, Shqipëria dhe Serbia janë dy vende që kanë qëllime të përbashkëta, por edhe diferenca.

“Shqipëria dhe Serbia kanë një qëllim të përbashkët, të jenë pjesë e BE, por kanë dhe diferenca, Shqipëria është pjesë e NATO-s”, tha Bushati.

I pyetur nëse do ti pranonte Shqipëria kufizimet për lëvizjen e lirë të kryeministrit anglez David Cameron, nëse bëhet pjesë e BE-së në vitin 2020, Bushati u përgjigj “procesi i anëtarësimit në BE, kërkon negociata por ka dhe kufizime”.

“Ne duhet ta shikojmë zgjerimin dhe nga ana gjeopolitike, nuk duhet të krijojmë një mur në Europë. Ballkani dhe BE po përballen me sfida gjeopolitike. Pjesëtarët e BE duhet të përshtaten me kërkesat që kanë vendet për në BE”, u shpreh Bushati. /gj.k/

3 komente në “Bushati për BBC: Shqipëria dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për projekte konkrete, BE qëllimi ynë i përbashkët”

  1. human says:

    Zoti Bushati eshte nje diplomat ekselent.

    Asnje gabim nuk ben ne shprehjet e tij. Pergjigje te qarta, te shkurtra, te sakta, nuk bie ndesh me interesat e partnerve tane nderkombtare, por nuk shet asnje interes te Shqiperise, vendit te cilin perfaqson. Nuk le asnje shteg per keqkuptime, ose shtremberime.

    Keshtu duhet te jene politikanet, dhe jo si disa te tjere qe leçisin vetem dokrra.

    Respekte Z.Bushati

  2. Lleshi says:

    Beni kujdes kur te shkoni ne Serbi se ky trapi jone kryeminister eshte edhe shume i gjate,e ze plumbi pa pengesa. Nuk ja kemi terezine te nisim ndonje lufte me Serbine se me barkun bosh jemi te dy popujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje