Elvis Çefa zihet me grushta me një avokat në mes të Bllokut

3 Nëntor 2014, 13:03Politika TEMA

Ish-nënkryetari i LKD-së, Elvis Çefa, është përfshirë në një sherr me grushta paraditen e sotme.

Ai është zënë me avokatin Ndue Pjetra.

Ata kanë debatuar fillimisht me fjalë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet dhe më pas sherri ka degjeneruar në përplasje fizike.

Aty janë gjendur punonjës policie, të cilët kanë ndërhyrë dhe i kanë shoqëruar ata në polici.

Në një prononcim për News24 vet avokati Pjetra deklaroi se është sulmuar fizikisht nga Çefa dhe dy persona të tjerë kur ka qenë pranë zyrës së Shoqatës Antikorrupsion në Bllok.

Ai shpjegon se konflikti mes tij dhe Çefës është më i hershëm kur ky i fundit mbante detyrën e nënkryetarit të KLD.

Pjetra deklaron se e ka kallëzuar Çefën për shpërdorim detyre.

Me sulmuan ai së bashku me dy persona të tjerë.

Pati shtyrje, ndonjë grusht edhe mund ta ketë ngrënë, se nuk kemi çfarë t’i bëjmë.

Unë mora policinë, erdhi policia dhe po e kërkojmë ta gjejmë personin tjetër.

Ngjarja ndodhi te zyra e Shoqatës Anti-korrupsion.

Ishin tre veta, janë në mes të kamerave të gjitha.

Kallëzimin e kam bërë për shpërdorim detyre dhe po kërkonte të merrte hak për shkak të detyrës.

E kam akuzuar për shpërdorim detyre për veprimet e kryera në KLD për të përvetësuar prona.

Gjithë gjyqtarët i ka përdorur si vegla të tij”, u shpreh Pjetra.

Ndërsa Elvis Çefa është shprehur se nuk dëshiron që të bëjë komente për njerëz që ai i cilëson ordinerë dhe që sipas tij kanë qëllime provokative.

Ndue Pjetra më ofendoi dhe më qëlloi me grusht.

Sulmi fizik erdhi për shkak të detyrës.

Do bëj kallëzim në prokurori dhe institucione të tjera për ‘goditje për shkak të detyrës’”, u shpreh Çefa.

Ndue Pjetra është njëkohësisht edhe edhe kryetar i një shoqate për antikorrupsionin në drejtësi.

Shoqata antikorrupsion që ai drejton ka bërë kallëzim në Prokurori për Elvis Çefën dhe 13 gjyqtarë të tjerë./bl

34 komente në “Elvis Çefa zihet me grushta me një avokat në mes të Bllokut”

    1. hajdari says:

      Paska gjetur tenxherja kapakun. Njeri me hajdut dhe maskara se tjetri…

    2. Marin says:

      Me ben pershtypje se sa shpejt u gjenen policet ne kete perleshje fizike, kurse kur nodhi atentati ndaj Santos nuk u gjend nje per be, dhe rrugorit nuk i punonte celulari…..??????????!!!!!!!!!!!!

  1. kevinjon says:

    Po kjo qe po shkruani ketu i bie qe z. Cefa qenka viktime dhe jo rrugac sic perpiqeni ta etiketoni ne titull. Thjeshte avokati ben sherr edhe fizik me nje gjykates sepse nuk i pelqen gjykimi i ceshtjes nga gjykatesi. Gjithkush e di se askush nuk mund ti kerkoje llogari gjykatesit ne rruge dhe cdo gjykates nuk i lejohet te flase per ceshtjet pervec rruges institucionale. Gjykatesi ka pavarsi absolute ne gjykimin e ceshtjes dhe mund ta ankimosh vetem ne raste te gabimeve proceduale por kurrsesi ne permbajtje. Ne BE ky rast do te conte menjehere ne arrestimin e avokatit, heqjen e licenses se avokatise dhe mbrojtjen e detyrueshme te gjykatesit apo ish-gjykatesit nga shteti. Te shohim si do trajtohet kjo ceshtje tani dhe do te shikojme se si qendron puna me reagimin korrekt apo jo te shtetit….

  2. “Po kur u be edhe i biri i Tetes te gjuaje me boks”?

  3. Pipi says:

    “Po kur u be edhe i biri i Tetes,Elvis Mafishja, te gjuaje me boks…”

    1. Qemali says:

      Jo o Pipi corapegjata, nuk ka gjujt Elvisi i pari. E ka gjujt Ndueja.

      A e ke pa cfar forme koke ka Ndueja. Edhe Mike Tyson do trembej nga ai.

    2. Shqiptar says:

      Haha Pipi, he te besohet?! Kush te ja kete mbajtur syzet e docentit teksa rrihej per brezin e mbytjes?!

  4. nevruzi says:

    Mbase e ka rrahur babi i Tedit per t’a bere gjykates te talentuar!!!

  5. Nikolini says:

    Ky eshte Cefa, nje vagabond dhe i degjeneruar qe arriti deri nenkryetar i KLD. Ky ishte zevendesi i Nishanit. Ky eshte shembulli me i qarte se si krimi i organizuar qe sundoi 8 vjet, arriti te vej njerezit e vet ne pikat kyce te drejtesise. Keshtu do te perfundojne ne koshin e plehrave te gjith ata qe e sunduan poshtersisht kete popull per 8 vjet rresht. Shkodra e njeh mire kete palaco por me vjen mire se tani po e njeh mire e gjith Shqiperia kete hajdut ordiner. Se shpejti do dalin Video kaseta qe te shihni qarte se kush eshte ky pleh dhe pleherat e tjere qe e kane katapultue kete vagabond e qe sot sulmojne maxhorancen qe po u nxjerr te palarat ne shesh. Ti shohi populli kush jane keta palaco/

    1. Vk says:

      Ore shpifes tipik i rilindjes se sigurimsave e pioniereve te enverit. Nje skeme perdorni ju kelyshet e kuq se vetem shkollen e qenve keni bere…videokaseta qe s’dalin kurre se po te dilnin do digjeshin dhe ata qe te mbajne me buke…”e njeh tere shkodra” kur ky person ka ikur i vogel nga shkodra e ka punuar ne tirane gjithe kohes…dhe lloj lloj pislliqesh te tipit “shpif se dicka mbetet”. Rrace e qelbur!

  6. australia says:

    Kur s’ka drejtesi ka vetegjygjesi.
    Gima a ja ke thy ndopak hunden ktij Cefes apo jo?

  7. Teli says:

    Lexo mire artikullin ti more Kevinjon ver syze se na e nxorre Cefen herro

  8. david cefa says:

    ndue pjetra,shifet ne emer cfare intelektuali eshte

    1. e says:

      Po perse more David se Ndoj nuk ishte zorragji si stergjyshrit e tuj,te cilet nga Ndue e kthyen ne Naim.Gjate rinise sime degjoja nje shprehje te perditshme ne Shqiperine e mesme,fjalen ZORRAGJI,por kjo trev duke qene se pleopsifia eshte myslimane duke mos e ditur kuptimin e fjales i binte qe te shanin te paret e tyre,dhe un po detyrohem qe te shpjegoj sot kuptimin e kesaj fjale?!Gjate pushtimit Osman,Turqit ne krahinen e Kosoves tek vilnin taksat e tyre ne dem te malsorve Shqiptar,i qonin bagetite per ti therur tek kasapet Shqiptar te cilet ishin konvertuar ne Mysliman,dhe si shperblim per punen e kryer ju linin zorret e bagetise,dhe qe nga ajo kohe te konvertuarve ju ngeli emri ZORRAGJI.Por duke qene se ju sot dominoni pushtetin,dhe manipuloni shifrat e censusit per perkatesine fetare ne Shqiperi per efekt pushteti,fjales ZORRAGJI i fshehet te verteten e thenies.Do beja dhe nje sqarim per emrin e Avokatit i cili eshte i deformuar ndoshta nga shtypi,apo nga deshira e vet personit per ta moderuar?Ne krahinen tone lexohet dhe shkruhet Ndue Pjetri,dhe jo Pjetraj.

  9. david says:

    tema gazeta e mero bazez ca pritet prej tij

  10. Bruins says:

    Jane ceshtje pazaresh dhe kur prishen pazaret perfundon me sherr ,por paske fat me boksin se mund te qe dhe nje plumb.

  11. enter says:

    Dhe te mendosh qe keta palaco kane zene poste te rendesishme ne Shqiperi.
    Ahhhh, mjere Shqiperia per injorantet qe ka

    1. a says:

      mjere shqiperia per injorantet qe ka, duke filluar nga ty.

  12. Vk says:

    U leshuan dhe qente e vegjel rrugeve tani…

  13. loreta says:

    Rilindas Avokat???!!

    Nga google
    Kandidat per deputet I Skender Gjinushit.
    http://mobile.ikub.al/LIGJE/Objekti-Shfuqizimi-i-vendimit-nr-988-date-29-6-2001-te-Komisionit-Qendror-te-Zgjedhjeve-dhe-perseritja-e-zgjedhjeve-ne-5-qendra-votimi–107120004.aspx

    I kerkoi shtetit 200 mije euro per te mbrojtur…….!

    Mesa duket po merr nje shperblim te majmur per kete qe beri sot!!!!!!

    1. E shkreta Loreta says:

      Moj Loreta pa recipeta,
      C’hall te zuri,
      C’hall te kesh,
      Shkoj e qaja Skenderit,
      Gjinushit vetullkalesh.

      Qe ta dish ti, moj Loreta pa recipeta, sikur te gjithe ata, te reformuarit si vera ne uthull, nga komuniste ne PD-iste, duke filluar nga Berisha e duke mbaruar tek Dhori Kule, te hypin njeri mbi tjetrin me gishtat lart, nuk do ti mberrinin Gjinushit as deri tek kerciri i kembes.
      Jane te gjithe lamashe, hipokrite, te korruptuar dhe matrapaze ordinere.
      Dhe ka shume te ngjare qe ti jesh “Gejsha” e tyre ose akoma nuk te ka dale ndonje maraz apo marak ndaj Gjinushit.

  14. fieraku4u says:

    JEPI CEFO, O RRUGAC I SALIUT. SE SALIU VETEM RRUGAC, IDIOTA DHE HAJDUTA MBLIDHTE DHE MBLEDH RRETH VETES…DHE KY ESHTE NJERI NGA ATA.

  15. turpi says:

    nuk u vjen turp, zihen ne mes te dites, po si duket njeri prej tyre u eshte prish pazari, o pika pika,cfare po tregojne, po tregojne qe jane zero me bisht, dhe hajt ki besim tek keta mashtrues.

  16. lami says:

    Genin (trashigimin) per cubi nuk e mbulon dote veshjet moderne, post….”Katundar me shtate lekur sheherli (qytetar) nuk behesh kurre.”

  17. tironsi says:

    Futini ne burg pisat e saliut,se po na bejne pis rruget e tiranes.

  18. djali111 says:

    T’ju tham t’verteten ket Çefen nuk e njoh, por duke njoft av. Gimaj mendoj se ai i pari asht viktim e ndoj pisllekut te kti pseudoavokat3i. T’jeni t’sigurt se ba me e pyt av. x kodin civil ka me perfundu ne ndonje dokument qe mund t’ket lexu s’fundit.
    Po deshtet me e njoh av. pytni n’Bushat: kush ju hoqi transformatoret mas zgjedhjeve te 2001-it? Tan kan me than kandidati i pavarun i asaj kohe Ndue GIMAJ (Pjetra). Transformatoret ishin karremi per me dal deputet. Ky asht Ndoja. Habitem kush konsumon oksigjenin n’ket bot.

    1. Polic i thjeshte says:

      Eshte e vertete kjo puna e transformatoreve, kokrra e mashtruesit…por le te flasim per zenken, me thene te drejten Ndue Pjetraj eshte me i rende ne peshe se Çefa dhe duhet t`a kete rraf…

  19. ivani i madh says:

    ky trapi thote dhunim per shkak te detyres cfare detyre ka ky k,.. me syze a su shkarkua nga nen kryetar i KLD cfare detyre ka tani apo qen i Berishes se vetem kjo detyre i mbeti. Haroi qe deri die dhunonte nepermjet drejtesise duke i pervetesuar pasurite e te tjereve dhe dhunimin e popullit me emerimet e pa ligjeshme te gjykatesve te koruptuar e sherbetore te familjes se kriminelit Berisha bashke me sakatin e presidence. KY IDIOT DUHET TE DENOHET SE ESHTE BERE SI QEN I TERBUAR SE PO E MER VESH SE PO I AFROHET VDEKIA KLINIKE NE BURG

    1. Selman says:

      Boll te shikosh fotot dhe e kupton se cili eshte njeri civil dhe cili rrugac nga kta. Po te lexosh dhe emrat pastaj behet vete llogaria. C.pune kish nenkryetari i kld me gjyqet o debila. NenKryetari i kld nuk eshte gjyqtar. Eshte titullar institucioni. Po me sa duket keshtu e genjente Zeni kte avokatin kur i shkonte ai per takim. Si duket i thosh: c.ti bej Ellvisit. Se e kane zakon rraca e berishajve qe te hedhin gurin dhe te dergojne sherxhinjte te njerzit qe s.kane asnje lidhje me ceshtjen. Dhe ky palo avokat s.ka ci ben gomarit dhe si malok i bie samarit. Se Zenit i ha mutin. E ngre zgupthi ai. Edhe ben si cub rrugve me nje njeri qe nuk eshte me ne pune. Se harrova. Deri dje as me cefen nuk guxonte te kruhej. Rrace malokesh frikacake dhe rrugace

  20. Treviso says:

    Zoti Cefa duhet te kaloje ne siten me te imet qe egziston. Po te kaloje ne ate site te imet do te shikoni se çfar grudesh do dalin. Mos harroni se ato jane grude nga profesjoni i Cefes.

  21. Tani Cefa èshtè i çliruar nga imuniteti dhe mund tè zèrè me grushta tè gjithè kundèrshtarèt sepse mbrojtèsit i ka shokèt e vetè,kjo èshtè mençuria e tij ,tè bèjè skandale nè çdo drejtim ashtu si ka bèrè deri tani bashkè me kryetarin e tij, mjerè ne nè dorè kujt kemi rènè,por besoj se èshtè hapur loja e ngrènies kokave.

  22. Genci says:

    Po jo more zoti Qemal,po ky Cefa qe vidhte sa i deshte qejfi,ja ka pas vath ne vesh Ndues kallezimin per korupsion dhe ja gjeti rastin ta godase.
    Ja keta tipa Cefash kane drejtuer organet e drejtesise shqiptare

  23. liqeni says:

    mjer drejtesia jone ne cduar ka qene….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje