Qeveria firmos sot me BB për 150 milionë dollarë financim për energjinë

3 Nëntor 2014, 09:13Politika TEMA

Firmoset sot marrëveshja mes Qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për fondin prej 150 milionë dollarësh për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri.

Dhënia e këtij fondi u miratua më 29 shtator nga Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore me qëllim mbështetjen e reformave në këtë sektor, duke u fokusuar në veçanti në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të këtij sektori, raporton Ora News.

Miratimi i këtij fondi u shoqërua me një relacion sipas të cilit BB propozon rritjen me nga 15-20 përqind të çmimit të energjisë, të paktën për shpërndarjen, në mënyrë që në 2016 OSHEE të kthehet në kompani me fitim.

Në raport, BB këmbëngul se orientimi i tarifave drejt kostos reale është i nevojshëm.
Aktualisht çmimi mesatar i energjisë elektrike për familjarët është 9.53 lekë për kilovat orë, por Banka vlerëson se kjo tarifë nuk përfaqëson koston reale të sistemit./b.l

4 komente në “Qeveria firmos sot me BB për 150 milionë dollarë financim për energjinë”

  1. Selman Topi says:

    Sa ka ardhur ky qorri ne ministri te Financave 17 kredi kane marre nga BB dhe FMN kurse ne Tv brockullisin per rritje ekonomike e tejkalimesh planesh! Bravo Edi bravo, vetem borxhe merr seke per.tja pa tymin shpejt kesaj pune .

  2. qytetar says:

    Shtet i falimentuar dhe ministri i finances qesh, sa turp, ndersa bagetia nga krahu tjeter jam i sigurt qe do thoj mbravo rilindja, duke harruar qe borxhet jane litari ne fyt jo vetem i kesaj gjenerate qe jeton por edhe per femijet qe do te vijne (me taksa do ti paguani derisa tjua pijne edhe piken e fundit te gjakut, mos u merzisni)…

  3. shpetim.kurti says:

    Edhe greqia keshtu merte borxhe vend e pa vend ne vitet 80-90 por tani 3 shekuj te kalojne prape se prape nuk i paguan

  4. ARIAN says:

    KY NUK ESHTE BORXH ESHTE FINANCIM, PER JU QE NUK KUPTONI DHE SHKUANI KOMENTE PA LEXUAR ARTIKULLIN ,”””””” BB NA KA DHONE CA LEK DHE THA QE QE NUK I DUM MO PARET PO I HARXHONI PER ENERGJIN BONI NAI GJO ME DAL NGA KJO SITUAT.”””””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje