Pasuria, Berisha shpërbleu kreun e SHISH me kredi të butë

2 Nëntor 2014, 13:38Politika TEMA

Jetesa në Kanada duket se i ka siguruar jetesën ekonomike në Shqipëri kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. Gazeta “Dita” ka siguruar deklaratën zyrtare të pasurisë të numrit një të inteligjencës shqiptare për vitin 2014, ku figuron se është aksioner në disa kompani të ndryshme. Por, ajo që konstatohet, është se si Visho Ajazi Lika, ashtu edhe dy fëmijët e tij, kanë marrë kredi në shuma të konsiderueshme. Sipas deklaratës së dorëzuar në ILKDP në mars të këtij viti, Visho Ajazi Lika rezulton se ka investuar në Fondin e pensionit të një kompanie të huaj IQOR. Shuma e investuar në këtë kompani arrin në 66.5 mijë dollarë kanadezë, ose rreth 60 mijë dollarë amerikanë.  Kreu i shërbimit informativ ka investuar edhe një kompani të dytë, “RRSP-RBC Direct Investing Inc”. Fillimisht Ajazi ka depozituar shumën 21.9 mijë dollarë kanadezë (1 cad – 99 lekë) dhe më pas ka shtuar në këtë kompani edhe shumën prej 33. 4 mijë dollarë të tjerë kanadezë. Në deklaratën e këtij viti të pasurisë, rezulton se kapitali i vendosur nga kreu i shërbimit informativ është tepër i kënaqshëm. Me të ardhurat e siguruara, ai i ka investuar sërish ato në një kompani tjetër, “TFSA-RBC Direct Investing Inc”. Ashtu si në kompaninë e mëparshme, edhe në këtë rast, Ajazi ka depozituar njëherë rreth 7 mijë dollarë kanadezë dhe më pas rreth 14.4 mijë dollarë amerikanë. Në total, investimet në kompani arrijnë në rreth 128 mijë dollarë. Kreu i shërbimit Informativ Shtetëror duket se është mjaft kursimtar, duke kursyer të ardhurat nga paga, si dhe honoraret. Gjatë këtij viti, kreu i SHISH ka mundur që të depozitojë pranë një prej bankave të nivelit të dytë rreth 722 mijë lekë. Të ardhurat e deklaruara nga Visho Ajazi duken se janë ato që lidhen me detyrën që ai ushtron aktualisht si Drejtor i SHISH, për periudhën janar-dhjetor 2013, të cilat arrijnë në 1.9 milionë lekë të rinj. Duket se Visho Ajazi ka përfituar edhe nga programi Brain Gain, shumë prej 400 mijë lekësh.

Kredia

Pas ardhjes në Shqipëri, Berisha është kujdesur që të ndihmojë për strehim ish-nëndrejtorin e SHIK-ut të kohës së Gazidedes duke i dhënë një kredi me interesa të lehtësuara. Në shtator të vitit 2011, ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që drejtorit të ri të SHISH, Visho Ajazi Lika t’i japë një kredi me interes të ulët rreth 4 për qind. Shuma e marrë nga Visho Ajazi ishte 5 milionë lekë të rinj, me të cilat ka blerë një apartament banimi në rrugën “Besim Alla”, të cilën do ta shlyejë brenda 30 viteve me një këst mujor 25 mijë lekë në muaj.

Deri në plotësimin e deklaratës së depozituar në ILDKP, Ajazi deklaron se ka shlyer vetëm 300 mijë lekë, ndërsa ka ende një borxh prej 4. 8 milionë lekësh. Aktualisht, qeveria vendosi që të rishikonte fondin e atyre që kanë përfituar kredi me interesa të buta pasi borxhi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga abuzimi me kreditë e buta arrin në 288 milionë lekë. Janë 145 zyrtarë që kanë përfituar kredi në shkelje të ligjit. Për zyrtarët e nivelit të lartë gjenden vetëm kontrata e kredive dhe asnjë dokument tjetër. Përfituesit kanë qenë zyrtarë të lartë dhe punonjës të administratës “Berisha”. Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Sali Berisha, Oerd Bylykbashi dhe ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale janë trajtuar me kredi të buta. Në listën e përfituesve janë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë të Bujqësisë, Ministrisë së Kulturës, Agjencisë së Prokurimeve etj. Në shkurt të këtij viti, Qeveria vendosi dhe që të shfuqizonte VKM-në nr. 600 “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civil të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë” dhe çdo akt tjetër nënligjor i nxjerrë në zbatim të tij. Ministrja Gjermeni do të deklaronte se me këtë vendim nuk do të trajtohen më në mënyrë të privilegjuar zyrtarët e shtetit.

Fëmijët e zhytur në kredi

Djali i Visho Ajazit rezulton se është i apasionuar pas motorëve. Në vitin 2009, ai ka blerë një motor rreth 4 milionë lekë, edhe pse ka një kredi bankare ende të papërfunduar në shumë rreth 100 mijë dollarë kanadezë, ose 98 milionë lekë. Të ardhurat e tij gjatë vitit 2013 kanë qenë rreth 50 mijë dollarë kanadezë, ndërsa ka përfituar nga shitja e pjesës së tij në një biznes shumën 12 mijë dollarë kanadezë. Edhe vajza e Visho Ajazit rezulton se ka një kredi në shumë 110 mijë dollarë, ndërkohë që të ardhurat e deklaruara prej saj nga paga janë 20 mijë dollarë amerikanë.

Kredia

Në shtator të vitit 2011, ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që drejtorit të ri të SHISH, Visho Ajazi Lika t’i japë një kredi me interes të ulët rreth 4 për qind. Shuma e marrë nga Visho Ajazi ishte 5 milionë lekë të rinj, me të cilat ka blerë një apartament banimi në rrugën “Besim Alla”, të cilët do ta shlyejë brenda 30 viteve me një këst mujor 25 mijë lekë në muaj.

Marrë nga DITA

 

14 komente në “Pasuria, Berisha shpërbleu kreun e SHISH me kredi të butë”

  1. tfg says:

    berrtisni ju bithecpuar per big alvania,se dollaret i hane politikanet………..popull zulu!

  2. Leka. says:

    Shqiperia e vjedhur dhe degjeneruar nga verioret Ramiz Alija dhe krimineli Sali Bisha …..

    duke shperfillur “ligjet” dhe “shtetin” per interes te tyre.

  3. lili says:

    Ka kush qe e beson se nje banke kanadeze te jep 120 mije dollar borxh kur ke vetem 20 ooo
    dollar te ardhurat.?
    Ndoshta ne albanistanin e berishes po,ama kur jo ne boten normale.

  4. qytetari says:

    Te dy palet nje Mut jane .
    Sali qeni le njerzit ne meshire te fatit duke vdekur trotuareve se i nxorri nga shtepite dhe nuk i dha asnje lloj ndihme apo kredie ndersa ketij qe eshte krimbur ne para i jep kredi te bute.
    Kurse ky i Gjati sheh kalamojt e ketij ne Kanada qe paskan kredi ne nje kohe qe kane te ardhura ne 20-50 mije dollare dhe nuk sheh psh kalamojt e Arta Dades,Gramos Rucit,e tj qe qarkullojne me makina luksi biles edhe me arme e deri ke i biri i Vangjush Dakos qe ska asnje te ardhur ne vit dhe ka makine 50 mije euro.

    1. gazetakritike says:

      Gazeta Tema ben mire te dergoje nje expert financier tip gazetari investigues ne Kanada qe te te mesoje dicka me teper nga jetesa ketu ne perendim jashte Albanistanit. Keto shuma qe permenden ketu jam shume i sigurt qe kane bere per te qeshur te gjithe emigrantet qe banojne ne Kanada. Keto jane shuma teper te arsyeshme per cilindo qytetar qe ka nje record te mire krediti ne Kanada. Ky artikull me shume tregon paditurine dhe padurimin e disa njerezve per te njollosur te tjeret sesa deshiren per te afruar nje lajm serioz qe t’ja vleje te lexohet. Artikulli eshte teper i dobet persa i perket lidhjes qe i behet te ardhurave financiare the aktualisht pozicionit qe ka zoteria ne fjale. Me pak fjale, lajme per tregun e frutaperimeve…

  5. Mallakastrioti says:

    @@ Visho ajazi Lika, nuk erdhi Kot ne Shqiperi…
    1-sado i “zgjuar” qe te jesh, ne nje kohe prej 10-te vitesh ne Kanada, Visho Ajazit i Duhej Shtetesia Kanadeze,dhe pastaj shohim Investime ne Firma te Ndryshme.
    2-te gjithe ata qe Bejne jeten e “Kurbetit” e dine se c´do “Koqe Leku”, qe nxjerre jashte Shtetit , eshte me Djerse, dhe mosha e Visho Likes, qe te na Merrej me Gjera qe bejne te Mundur Pasurimin e Shpejte nuk Premton, athere pyesim Visho Liken:Na More zoteri, ku i gjete keto Parat e investimeve????
    2-Visho Lika, qe ka MaRRE Kredi sa ne kete apo ate Banke, si dhe femijet e tije , e bene sa per “Ombrelle”,qe ne dukje te duket se eshte i “Zhytyr ne Borxhe”, por duket se “Borxhet” e Likes jane zero, po te shohim Llogarin e Visho Likes ne Kanada..del Pyetja?? sa Llogari Bankare ka te hapura ne Kanada Visho Lika???po femijet e tije??
    3-Vajza e Visho likes me “Borxhe” afro 110-te mije Dollare, por duhet te shikohet se ne Vendet Perendimore…Fillojme qe na Italia, Gjermania, Anglia..ect, qe te jepet nje Shume kaq e madhe Kredie, duhet te keshe nje GARANCI..athere cila ishte Garancia e vajzes se Visho Likes????OK…qe ti mos i bejme me pa te Drejte Fajtor, nese ata kane te ardhura te Mjaftueshme dhe nje Rroge Mujore Stabel dhe te Larte, athere behet e mundur dhenja e Kredise..por me sa Perqind?? e japin kredine ne Kanada???
    4-Visho Lika krye.Spiuni Shqipetare, erdhi ne Shqiperi per te Mbushur Xhepat, se ne Kanda me Pune te Ndershme nuk behen kurre ato Qindra Mijera Dollare..Menyra me e Mire dhe e shpejte , dhe duke Shfrytezuar edhe POSTIN FLORI, qe Neser nuk ka per ta pasur, e Bene Visho Liken Miljoner ne nje Kohe te Shkurter ne Shqiperi, Mandati i tije Perfundon, dhe Visho Lika, ja Mbathe perseri ne Kanada, por kesaj here me Miljona Dollar Cash..
    5-Visho Lika, ne Rolin e kry.Spiunit Shqipetare, ka bere vizita te Dyshimta Vende te Ndryshme…a thua thjeshte per Interesa te Shtetit apo per Interesa te tije???
    Nuk po zgjatem, por Menyra me e shpejte per te bere para , ne Pozicjonin e Visho Likes ESHTE SHKEMBIMI I INJORMACJONEVE SEKRETE,me Persona te caktuar apo edhe per interesa Shteterore…Miqete e Visho Likes Russe..apo ne Azerbaxhan…apo edhe Shperdorimi i Fondeve te Institucjonit qe Drejton, i bejne te Mundur pasurimin e Shpejte…
    5-por Visho Lika, e ka marre “Thelen” e majme Direkt sapo hyri ne Shqiperi nga Sali Berisha, por jo vetem nje Kredi te “Bute”, por po Shperblimi per Pergjimin e Opozites, ne c´fare Vlere eshte Bere?????
    kete e di Sali Berisha, si dhe Visho Lika…..lol

  6. Njoni-canada says:

    Artikull shume i dobet……ti mallakastrioti qenke nje lop si nuk e paske shokun!sa per dijeni per te gjithe ata qe vetem e kane degjuar per kanadane jo jetuar…….te gjitha ato kredi qe ka marre jane te mundshme!!!

    1. Mallakastrioti says:

      @@@Njoni-canada!..degjo ketu , ti “Vici” ime: duket se ju shqip dini te Lexoni, por shqip nuk KUPTONI…lexo..lexo..mire..apo mos je ndonje nga ata qe te mbane Visho ajazi me “Copa buke”..lol

  7. Leka says:

    —————————————————————————–

    Ky Visho-Vishoja,

    e di shume mire ….
    nese merr para nga bankat ne Canada dhe je larguar, Canadaja e quan “vjedhje” dhe ligji te fut ne burg …

    Pra,
    Visho Ajazi eshte paguar nga krimineli verior Sali Bisha qe t’i sherbente atij me familje.

    —————————————————————————

  8. . says:

    -Ore Ti malok qe ke ardhur me not ne Canada ….

    -Ti e di shume mire qe Canada-ja te regjistron gjithcka ne kompjuter dhe nese ti largohesh i del “Emigracionit kufitar” te aeroportit … dhe Canada-ja e di shume mire qe Ti ke mare para dhe je larguar, prandaj ne baze te ligjit je i kerkuar …

    -Ligji te ndjek deri ne arrest.

    -Visho-Vishoja e di kete gje … prandaj ka ardhur ne Shqiperi pa para por i paguar nga familja Berisha.

  9. . says:

    Ky spiun i Sali Bishes

    eshte shperblyer nga vete krimineli verior shqiptar Sali Bisha me parat e popullit per t’i sherbyer dhe mbrojtur Ate me familje bashke.

  10. kapterri says:

    shumat qe visho ajazi ka investuar ne kanada jane teper normale – kushdo me nje pune te arsyeshme i ben ato investime. dhe visho ajazi ka pasur nje pune te arsyeshme ne kanada. gazetari duhet te investigoje me shume per keto ceshtje, meqe nuk eshte mire te krijoje imazhe te rreme.

    ndersa shumat e kredive qe femijet e visho ajazit kane marre jane disi te larta. ketu gazetari perseri do duhej investigonte me thelle, meqe shifrat qe ai jep, por pa fakte shtese, nuk jane domethenese.

  11. Shuaip Krypa says:

    Investimet qe permenden ne kete shkrim jane shume popullore ne Kanada.

    RRSP nuk eshte gje tjeter vecse kursimet qe bejne njerezit per pensionin e ardhshem personal i cili sipas ligjeve Kanadeze ka nje limit te caktuar se sa mund te depozitosh per nje vit.

    TFSA (Tax Free Saving Account) nuk eshte gje tjeter vecse nje forme depozite kursimi e perjashtuar nga taksat ne Kanada qe shteti e stimulon per te nxitur njerezit per te kursyer per pensionin e tyre personal, ku edhe per kete ka nje limit te caktuar se sa mund te depozitosh ne nje vit.

    Do ishte me mire qe shkrimi ne fjale te botoje T4 e Vishos dhe te familjes se tij ketu ne Kanada (T4 ne Kanada eshte deklarata e te ardhurave qe cdo qytetar eshte i detyruar te beje cdo vit me ligj)

    Kerkojani Vishos keto dhe atehere do te jete shume me e lehte per te mesuar te verteten.

    Per nje gje te jeni te sigurte qe shumat e deklaruara ne kete shkrim nuk mund te jene kurre ato te nje viti.

  12. musolini says:

    PUNE HORRASH BULEVARDI DHE PALJAQOSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje