Vjedhja e energjisë/Rama: Më në fund edhe gjykatat po lëvizin në drejtimin e duhur

2 Nëntor 2014, 10:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shkruar sot në rrjetin social “Facebook” se po bëhet “një progres i përditshëm në luftën me hajdutërinë e energjisë elektrike”

“Të dhënat e Operacionit Kundër Vjedhjes së Energjisë janë mjaft inkurajuese. Më në fund edhe në gjykata diçka po lëviz në drejtimin e duhur në këtë fushë. Jo pak vjedhës të energjisë po mbeten në burg!”, shkruan Kryeministri Rama. 

 “Por ka ende shumë shumë për të bërë që ky krim i toleruar për njëzet vjet rresht, me pasoja shkatërruese në arkën e shtetit, por edhe në buxhetin e familjeve që paguajnë rregullisht, të zhduket njëherë e mirë si fenomen i turpshëm për vendin e për shoqërine tone.

“Pensionistët kryefamiljarë si dhe personat me aftësi të kufizuar, pjesët më të dobëta të zinxhirit shoqëror, hyjnë tek paguesit më të rregullt të energjisë elektrike në vite. Ky fakt kuptimplotë u heq çdo justifikim atyre që mundohen më kot të justifikojnë vjedhjen e energjisë me varferinë. Nuk janë të varfërit shkaku i shkatërrimit që ka sjellë vjedhja e energjisë për vendin e për shoqërinë tonë, po janë ata që e vjedhin energjinë edhe pse i kanë lekët për të paguar – në radhë të parë, ata që kanë biznese të mëdha e njësi tregtare dhe janë mësuar të paguajnë sa një konsumator familjar”, thekson Kryeministri.

Në vijim Kreu i Qeverisë thekson “edhe Operacioni Kundër Vjedhjes së Energjisë është fokusuar në këtë fazë të parë pikërisht tek vjedhësit e mëdhenj e të kamur. Së bashku me bashkëpunëtorët e tyre brenda kompanisë ata po arrestohen dhe çohen përditë përpara drejtësisë. Ky operacion nuk ka ndalim as mbarim, deri ditën kur ky fenomen skandaloz dhe shkatërrues i vjedhjes së energjisë nga të katër anët, të jetë zhdukur në çdo cep të Shqipërisë”.

“Rreth 200 mijë familje në nevojë do të marrin shtesë pensioni, shtesë ndihme ekonomike apo shtesë në pagën e aftësisë së kufizuar, për të mos e ndjerë asnjë grimë heqjen e fashës 300 kw. Të gjithë të tjerët do të paguajnë detyrimin ose do të përballen me forcën e vullnetit tonë të palëkundur për ta vendosur shtetin në anën e ligjit, të interesave kombëtare, të interesave të shoqërisë e të çdo individi që respekton ligjin dhe paguan rregullisht energjinë që konsumon”, përfundon postimin e tij në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama. /gj.k/

8 komente në “Vjedhja e energjisë/Rama: Më në fund edhe gjykatat po lëvizin në drejtimin e duhur”

  1. hajduti says:

    Eshte shume e trishte te mendosh qe anadollaket turq qe iken nga pushteti e mesuan ket popull te jetinte si me pare si para 500 viteve…ku vjedhja ishte dicka normale…ku te zgjidhje nje problem duhet te pije 8 kafe turke me mikun e mikut te afendiut…..kjo fryme esht akoma ne shqiperi ku hajdutit i thone je i zgjuar…kriminelit qe vret i thone je trim..etj etj…

  2. roberti says:

    Po mesazhin e morren ato ndaj nuk kane se si te veprojne ndryshe tani se do ishte me te vertet skandaloze. jo me te fillonin e te benin luft.

  3. Eraldi says:

    Energjia do te rritet dhe ky eshte nje fakt i pakendershtueshem, te cilin qeveria nuk e pranon drejtperdrejt, por e justifikon indirekt duke u prononcuar se do te kompensoje shtresat ne nevoje. Ende nuk e dime se sa do te rritet energjia dhe ende nuk e dime se sa do te jete kompensimi, si do te shperndahet ai dhe si do te manaxhohet, por degjojme llafe dhe demagogji lart e poshte, per te justifikuar elektoratin, kjo kuptohet per momentin para se te behet fakt i kryer qe ta marrin vesh te gjithe.

    Heqja e e tarifes se pare te 300 KWH-it, do te thote rritje e cmimit dhe sidomos per shtresat ne nevoje, te cilat nuk e kalonin kete kuote. Pra zoti kryeminister, a mundet qe ta beni te qarte se sa eshte propozimi i qeverise tuaj ne ERE per rritjen e cmimit, dhe c’fare kompensimi parashikon qeveria juaj per keto shtresa, qe njerezit te bejne bilancin e tyre?

  4. bledi says:

    Kto deklarata nuk duhen zoti kryeminister pasi drejtesia e ka treguar veten u be 10 vjet, nuk mundet qe me nje ngjarje apo me drejtesine qe po vene me popullin e thjesht e me kundravajtes te ligjit te tregohet drejtesia, kto nuk e tregojn me pushtetare me kriminela me shkeles te ligjit, aty duhet te jete drejtesia e forte dhe jo sherbetore e tyre.

  5. Damiani says:

    Po levizin Z.Kryeminister se ne rrjete jane peshq te vegjel.Te jene peshq te medhenj ,shifi mire c’fare vendimesh do te marrin gjykatat.

  6. Eraldi says:

    Ende presim pergjigjen e pyetjes, se sa do te jete cmimi i njehesuar nga kryeministri, qeveria apo vasalet e tij aktuale te cilet merren me energjine. Neqoftese eshte e veshtire politikisht, atehere le te themi eshte nje detyrim elektoral qe te informoni njerezit qe ju kane votuar paraprakisht per kerkesen dhe shumen e rritjes ne ERE te qeverise. Mire do ishte qe te thuhet edhe shuma e kompensimit per energjine per shtresat ne nevoje, meqenese kete qeveri nuk po e ze gjumi per hallet e atyre qe nuk kane buke dhe do ta vuajne shume kete rritje cmimi te energjise elektrike.

  7. besa says:

    hallall fhe respekte qeverise, arrestuan dy njerez me ngjyre per vjedhje energjie, fatmiresisht ne burg gjeten kushte ma te mira se jasht, sdune me dal me, wtf

  8. tori says:

    GJYKATAT nuk po levizin ne drejtimin e duhur sepse me pare duhej te ishe arrestuar z. RAMA,META,berisha,basha,etj te korruptuar,pastaj te kapeshin peshqite vegjel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje