Mbështetja e Shqipërisë në luftën ndaj ISIS/ Hagel falenderon Kodhelin

1 Nëntor 2014, 13:08Politika TEMA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ka falenderuar ministren shqiptare të Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë takimit në Pentagon për mbështetjen e Shqipërisë ndaj qeverisë së Irakut në luftën kundër Shtetit Islamik ISIS.

Në një deklaratë përmbledhëse të takimit, Zëdhënësi i Pentagonit theksoi se Shqipëria ka luajtur një rol kryesor në përpjekjet ndërkombëtare për furnizimin e forcave kurde me armë dhe municione.

Ndërkaq, ministrja Kodheli theksoi përpjekjet e ministrisë së mbrojtjes në Shqipëri për të modernizuar forcat e armatosura të Shqipërisë me armë të standardeve të NATOS-s, njoftoi Zëdhënësi.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes vuri në dukje mbështetjen e Shqipërisë ndaj misionit ndërkombëtar për siguri në Afganistan. /gj.k/

1 komente në “Mbështetja e Shqipërisë në luftën ndaj ISIS/ Hagel falenderon Kodhelin”

  1. sokol allaraj says:

    Faleminderit qe na falenderoni, po ndihemi edhe ne te rendesishem tashme ?

    http://bit.do/falenderohet-edhe-Shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje