Kreu i organizatës për shitjen e diplomave false për 1800 euro, 54-vjeçarja me pseudonimin “Roki”

1 Nëntor 2014, 09:37Politika TEMA

Zbulimi i skemës së shitjeve të diplomave false për 1800 euro dhe më pas arrestimi i 5 të dyshuarve, është bërë nga Kryeministria.

Ka qenë drejtoria e Antikorrupsionit në Kryeministri, e cila ka denoncuar shitjen e dplomave në disa gjimnaze, raporton “shqiptarja.com”.

Për këtë arsye, në mars kanë nisur hetimet dhe pas vërtetimit të akuzave, ditën e djeshme janë arrestuar pesë persona.

Kreu i kësaj organizate ka qenë 54-vjeçarja Afete Koka, që njihej me pseudonimin “Roki”.

Ajo gjente personat e interesuar për diploma dhe më pas bashkëpunëtorët e saj, Gramoz shehu e Arbër Pelo siguronin diplomat në Fier.

Diplomat i lëshonte drejtori Andrea Haxha dhe sekretarja Aleksia Troka, të cilët gjithashtu janë arrestuar./b.l

12 komente në “Kreu i organizatës për shitjen e diplomave false për 1800 euro, 54-vjeçarja me pseudonimin “Roki””

  1. www says:

    Shqiperia nen udheheqjen e Berishoqivicit ka katandisur ne cdo sektor vetem
    Korrupsion ,me nje fjale rrumpall .

  2. Diti says:

    …. Ky eshte vete- punesim .

  3. Zeniu says:

    Mendoj se koka eshte Faslli Toska

    1. Tabaku says:

      Hahahahaha o myqerem
      ca ke me fasken a te ka q••• nenen apo baben. ??????

    2. Tabaku says:

      Hahahahaha o zeni
      ca ke me fasken a te ka q••• nenen apo baben. ??????

  4. beni says:

    Hidhni nje sy atyre qendra e mijra diplomave qe jane blere me lek qe sot kane zene vendet e punes,dhe nuk eshte aspak e veshtire te verifikosh nje diplome nese eshte fallza apo origjinale, kjo nuk eshte nga cilesia e ltres se diplomes por kur,si me ke e ka kryer profesoret qe ai ka patur, brezi i tij qe ka mbaruar vendi ku e ka mbaruar dhe ne fund venja ne prove e dijeve qe ai pretendon se ka marre ne ate shkolle,nepermjet kesaj site duhen te kalojne te gjithe ata qe dyshohen se kane blere diplomat dhe nuk duhet te jemi peng i ketyre diplomave, qeverija megjithese ajo i deskretiton keto lloj diplomash prape ajo i fut keto pis dioplomash si kriter per te vazhduar apo jo ne kariere ku dihet se si jane marre .

  5. Profesori says:

    @Beni
    Po te jete per te testuar “dijet” e te diplomuarve, do tu hiqej diploma edhe rreth 80% te atyre qe vertet kane shkuar ne shkolle.

    Problemi real i zbulimit, denoncimit dhe ndeshkimit te rrjeteve qe shesin diploma fallco eshte ruajtja e vleres se diplomave si letra kredenciale qe shoqeria shperndan per antaret e saj qe shkollohen ne sistemin e edukimit.

    Nese bie apo kompromentohen keto kredenciale athere sistemi humbet besueshmerine dhe nuk sherben me si klasifikuesi formal i mundesise se te diplomuarve per tu vene/caktuar/emeruar ne nje pozicion profesional apo administrativ.

    Nga ky grup, qe nuk eshte as i vetmi dhe as me prodhimtari i diplomave fallce, ai qe duhet denuar ne menyre shembullore, duhet te jete ai drejtori i shkolles pasi, jo thjesht ka abuzuar me detyren, por ka shkelur thelbin e kesaj detyre, ka shkelur si te thuash “betimin” profesional dhe moral qe ka bere para shoqerise dhe organizatave mesimdhenese dhe edukuese, per te garantuar diploma me kredenciale reale per antaret e shoqerise.

    Eshte si ai ushtaraku qe ka shkelur betimin per ti sherbyer deri ne vdekje atdheut dhe urdherit ushtarak apo si ai mjeku qe ka shkelur betimin e mjekut per ti sherbyer pacientit ne cdo rrethane, edhe kur rrezikohet jeta e tij.

    Ky rast, eshte nje nga te shumtet, por shume demonstrativ, per te treguar se gjate tranzicionit postkomunist drejt nje shoqerie te civilizuar demokratike, jane thyer dhe kompromentuar rende pikerisht kredencialet morale dhe etike te organizimit dhe funksionimit te nje shoqerie, duke paralizuar cdo gje.

    Kete e veme re kudo, ne gjykata dhe ne sistemin shendetesor, ne hipoteka dhe ne sistemin noterial, ne ushtri dhe ne polici dhe, me se pari, e veme re ne etiken dhe moralin e deputeteve tane ndaj betimit te tyre solemn ne parlament, si roje te kushtetutes dhe interesave te popullit.

    Dhe e keqja e madhe ka ndodhur: shoqeria jone nuk revoltohet me nga kjo mungese totale e etikes dhe moralit qe persona apo grupe te caktuara/zgjedhura, ne roje te interesave publike, me betime formale apo te nenkuptuara, i thyejne keto betime ne menyre te perseritur dhe diten per diell.

    Shoqeria jone shte kthyer ne nje trup apo organizem qe ka humbur sisitemin imun te kunderveprimit ndaj se keqes dhe ky eshte vertet nje lajm i keq.

  6. Punetori says:

    Gjithmon keqberesit i zbulon qenra.Edhe ne kohen e diktatures gjithe grupet armiqesore i zbulonte komandanti.Me sa duket asgje nuk paska ndryshuar.

  7. minatori says:

    Plotesisht dakord me profesorin.

  8. Like says:

    Dikur na drejtonin njerez me shkolle ,profesionaliste,e te devitshem per misionin e tyre.
    Per dhjete vite na kane drejtuar PARTIZANE me rotacion .
    Sot po na drejtojne ushtare me periudha 3 mujore , pasi shteti sot ka perfunduar ne KARROCEN E DYLIT

  9. fatmiri says:

    Po mire, po prokurori ka qe te zbuloje keto skandale? pse hesht prokuroria? Apo ky eshte shteti ligjor i sali berishes. Qeveria dhe mazhoranca duhet te shkrijne prokurorine, gjykatat dhe te dergoje ne shtepi presidentin se na plasen. Le te lehin saliu e lul krimineli sa te duan, shkaterrim te kancerit berishjan. te shohin dhe shqiptaret e ndershen e qe jane gjalle nje dite te bardhe demokracie. Sekuestroni pronat dhe parate e krimineleve dhe hajduteve, nuk ka rruge tjeter. Te zhduket fara e keqe qe na poftisi sali berisha. Vetem keshtu mund te rrojme te lire se po kalon nje çerek shekulli qe po na pine gjakun.Ne qoftese mazhoranca dhe qeveria nuk e bejne dot, te therrase njerezit te mos i lejojne te shkojne ne rruge, ti peshtyjne e qellojne me bajga e deri sa ti hedhin dhe plasur rrugeve keto qelbesira bashke me ata qe i mbeshtesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje