Aksioni i INUK/ PS: PD nuk është mësuar me zbatimin e ligjit

31 Tetor 2014, 18:01Politika TEMA

Partia Socialiste ka reaguar lidhur me akuzar e Partisë Demokratike për aksionin e INUK, ndërsa ka akuzuar PD se nuk është mësuar me zbatimin e ligjit.

Në një deklaratë për mediat, deputetja socialiste Blerina Gjylameti tha se aksioni që po kryen INUK është në fakt detyrë e kryebashkiakut Lulzim Basha, njëherësh kreu i PD.

Sipas Gjylametit, ka qenë qeveria e mëparshme e cila ka lejuar zaptimin e hapësirave publike, madjes sipas saj edhe duke i legalizuar në mënyrë të jashtëligjshme.

“Edhe sot dëgjuam nga opozita atë çka jemi mësuar të dëgjojmë çdo ditë. Ankohen pse shteti po funksionon. Ankohen pse ligji po zbatohet. Ankohen pse INUK është duke kryer një detyrë, që në fakt duhet të ishte kryer prej vitesh nga Bashkia e Tiranës, që drejtohet nga vetëm Kryetari i opozitës.  

Por jo vetëm që Bashkia e Lulzim Bashës nuk ka lëvizur as majën e gishtit për të çliruar hapësirat publike nga ndërtimet pa leje, por pikërisht qeveria e Sali Berishës ka qenë ajo që ndërtimet pa leje i ka legalizuar. Janë pikërisht këta të dy, Saliu dhe Luli, përgjegjësit e zaptimit të hapësirave publike.

Dhe sot të dy këta zotërinj duhet të kërkonin falje dhe të mbanin përgjegjësi për dëmin që i kanë shkaktuar qytetarëve dhe qyteteve, jo të mbajnë anën e shkelësve të ligjit dhe zaptuesve të hapësirave publike, siç po bëjnë prej javësh”, tha Gjylameti. /gj.k/

12 komente në “Aksioni i INUK/ PS: PD nuk është mësuar me zbatimin e ligjit”

  1. Perkthysi says:

    Ka lezet me e pa femren socialiste lol ,
    figur e civilizume ,femer qe t’imponon ate kenaqsi per ta pare boten me syrin e njeriut te vertet ,jo si kafshet e shemtuara te bordellos shpellarit .

    1. tiku says:

      ore e keni pare gje gridjola dumken? se eshte zhdukur..

    2. Td says:

      Shume e mire per llapore kjo….

  2. deda says:

    Z. deputete. Ndertimet pa leje ne Tirane, apo hapsirat publike te zena, e kane zanafillen ne mandatin e z.Basha apo ne mandatet e Rames? Nuk e di ku ke jetuar, ne Tirane apo Shkoder, por mesoje qe 95 % e tyre jane ndertuar e zene ne vitet qe Tirana administrohej nga kryetari yt. Ndaj, merr kurajo dhe kerkoi hesap atij. Keshtu do ishe me dinjitoze per Shkodren. Ndaj do ishte me mire te heshtje.

    1. arsen says:

      Qeke i datlindjes 90 ti…me duket.
      Ndertimet pa leje e kane zanafillen ne vitin 1992.
      Kryekar Bashkie ka qene nje fare tironci (harom buka) qe quhej Sali….Sali Kelmendi. E ke gjalle ene sot. E mushi kamzen me maloke.
      Me pas na doli nje tironc tjeter….Arben Brojka ( harom edhe kti tironci) u ndertu Lana “moderne”…filliun te prishen oborret e te ngushtohen rruget.
      Ne kohen e Edit u ngriten pallate me shume kate, por Tirana u ly me boje. U pastru nga kjoskat e Lanes. U zgjeruan Unaza vogel, mbaroi Tirane-Durres, por??? Nuk e la Saliu e ta kishte fillu ket pune qe ne 2011….
      PO qe se je malok…..Ta kam fal edhe ty!

  3. arsen says:

    Blerinaaaa…!!! Ja ke fut kot!
    Nuk ka si te mesohet PD-ja me zbatimin e Ligjit!
    Ju duhet te fusni ne burg Saliun dhe Lulin dhe jo ti shtyni “te kerkojne falje””… Apo i keni falur????
    Ja ke fut kot!

  4. a e shikoni te dashur vellezer dhe motra si marrim vesht ne shqiptaret 95% si gomari…a shikoni si mbahet rradha per te paguar dritat?a e shikoni sa gjera bene per nje vit?a e pat qe e ndertoi stadiumin e elbasit?i shkodres po fillon…

  5. Tironsi says:

    Me ne fund nje goce Tirone qe mbron denjesisht interesat e kryeqytetit …!!!
    Mos toleroni dhe mos boni diferencime..
    Suksese Blerina

    1. Envina says:

      E ke pe poradeci kete dashnoren e sadri abazit

  6. civilizimi says:

    Shteti ligjor dhe zbatimi I ligjit nuk mund te kuptohet nga njerzit e pa civilizuar
    Dhe jo te kerkojn falje per kaosin dhe me keq akoma per mentalitetin qe kane
    Qe te kerkosh falje per gabimet qe ke bere, se pari duhet ta kuptosh qe ke bere gabime dhe hapi tjeter eshte te kesh kurajo qytetare qe te pranosh gabimet

  7. Arjani says:

    Atij Dedes,qe thote se ndertimet pa leje jane te kohes Rama,po i sjell vetem nje shembull.
    Rruga qe te con nga Shkolla e Baletit tek Tregu Elektrik,te gjitha ndertimet qe ka prishur INUK jane ndertuar deri ne vitin 97.Dhe te gjitha ndertimet qe nuk jane prishur jane ndertuar vjet ne Maj/Qershor dhe i kane legalizuar.
    Bile kane legalizuar kjoska qe jane bere lokale.Dakort?
    Po nuk besove kalo dhe shikoji vete.

  8. Bobi says:

    sa e mire kjo pjeshka e Rilindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje