PD: INUK po prish në mënyrë selektive, qytetarët të denoncojnë shkeljet ligjore

31 Tetor 2014, 13:30Politika TEMA

Partia Demokratike ndërsa akuzon Qeverinë se përmes INUK po prish ndërtimet në mënyrë selektive i ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë PD rastet e shkeljes së ligjit dhe të pabarazisë.

“Prishjet selektive që tregojnë korrupsion dhe klientelizëm politik janë të shumta.

Po ju paraqesim sot një rast tipik, kur INUK ndërhyn tek një biznes, dhe lë pa prekur anash tij, dy lokale që janë të lidhur me qeverinë. Bëhet fjalë për këtë bar, pranë ambasadës amerikane.

Sic tregon dhe fotoja, prishet hyrja e këtij lokalit në kat të dytë, dhe këto dy ambjentet e tjera që gjenden në të njëjtat rrethana ligjore, nuk preken.

Pse? Sepse pronarët e tyre janë të lidhur me qeverinë.

Arbitrariteti i qeverisë me aksionet policeske për ndërtimet dhe energjinë po thellohet cdo ditë, duke dhunuar të drejtat e njeriut dhe duke krijuar pabarazi para ligjit.

Partia Demokratike shprehet e vendosur në favor të zbatimit të ligjit, por gjithashtu ne jemi të vendosur të denoncojmë cdo rast kur represioni cënon të drejtat e njeriut dhe kur selektiviteti krijon padrejtësi dhe pabarazi.

I bëjmë thirrje qytetarëve që të denoncojnë pranë zyrave tona rastet e shkeljes së ligjit dhe pabarazisë. Partia Demokratike ka ngritur një grup ekspertësh që do të trajtojnë dhe bëjnë publike cdo rast që do të paraqesin të dëmtuarit.

Po ia bëjmë sot të qartë edhe një herë çdo shkelësi, abuzuesi apo dhunuesi të dinjitetit dhe pronës së qytetarëve, se nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, por do të përgjigjet deri më një”, theksoi koordinatori Ervin Salianji.

13 komente në “PD: INUK po prish në mënyrë selektive, qytetarët të denoncojnë shkeljet ligjore”

  1. TONI says:

    Jo se dua te mbroj INUK-un,por me sa shoh nga kjo foto,lokalit qe i jane prishur shkallet per te hipur ne kat te dyte duket se ka dale deri ne mes te trotuarit.Ai tjetri eshte goxha me i futur!

  2. alisia says:

    INUK po ben nje pune te shkelqyer pasi po cliron shume qytete nga ndertime te ngritura pa leje dhe ne kundershtim te plote me ligjin.

  3. arlind says:

    Kur ka thene ndonje gje te sakte PD-ja nuk pritete ndonje vleresim nga kjo parti qe nuk di te vleresoje ndryshimet dhe transformimet pozitive qe po behen.

  4. imelda says:

    Bravo INUK, per aksionin kaq te mire qe po beni per clirimin e siperfaqeve te lira nga ndertime dhe biznese te ndertuara kuturu.

  5. rona says:

    Ec aty Inspektoriati Ndertimor merri mbare te gjitha se na mbyten ndertimet pa leje

  6. igli says:

    Pune te mbare INUK vazhdoni keshtu sic e keni nisur

  7. moni says:

    Po mire more bashkhajdute e dini ju qe dhe bashkia ka inspektoriat ndertimor e polici bashkiake . Pse e marrin rrogen ato .Le tja prishin ato ,dhe pastaj te guxoje njeri te ndertoje ….Si ka mundesi P.D del e flet per territorin e Tirones kur ka 4500 punonjes qe paguhen nga Bashkia e qytetit …

  8. rudini says:

    Po pse nuk i prishni ju me INUV se nuk po e kuptoj dot.

  9. Tarrasi says:

    Turp nese kjo eshte e vertete boll me!!!!

  10. flavia says:

    PD-ja ka marre per kote ose me sakte rrugen e dreqit normale qe do dali ne mbrojtje te shkelesve te hapesirave te gjelbera. PD gjithmone ne krah dhe mbrojtje te shkelesve.

  11. Kruja says:

    Po ju pse nuk zbatuat te drejtat e njeriut duke u zaptuar hapesirat publike kur ishit ne pushtet? Per qellime pushteti dhe korrupsioni?!

    Si mund te jape zgjidhje nje opozite e cila e krijoi kete gjendje totale anarshi me territorin?!

    Klani i PD-se eshte kandidat per burg dhe jo per te bere opozite.

  12. tirana says:

    Me ju do te merremi gjithe jeten? Ju pame se cfare beret.Qeveria te vazhdon punen se po i jep drejtimin e duhur ketij shteti .PD te vazhdoj te lehi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje