Rama: 26 % e nxënësve në dorën e mësuesve që s”kanë arsim ose janë jashtë profilit

31 Tetor 2014, 12:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga qyteti i Vlorës se ditën e hënë do të publikohet një raport, në të cilin do të jepen të dhëna mbi numrin e mësuesve që punojnë jashtë prifeleve të tyre, ndërsa theksoi se 26 % e nxënësve janë në dorë të mësuesve që nuk kanë arsim apo janë jashtë profilit.

Kreu i Qeverisë gjithashtu bëri të ditur se mësuesit do ti nënshtrohen provimeve për tu liçensuar, ndërsa e konsideroi sistemin e dijes të kalbëzuar.

“Janë të varura absolutisht në mënyrë të pazgjidhshme nga cilësia e sistemit arsimor. Dje kemi pasur një takim shumë domethënës me ministren e Arsimit dhe skuadrën drejtuese të sistemit arsimor, për të lexuar sëbashku rezultatet e një monitorimi që MAS ka bërë për këto kohë në sistemin parauniversitar.

Për të çuar para nismën e një ndryshimi të domosdoshëm, që do të thotë se nuk duhet të ketë më mësues jashtë profilit. Kush mendon me zemër për të mirën e këtij vendi do të tronditet nga rezultatet, të cilat janë domethënëse.

Kjo për të kuptuar se sa shumë jofunksionale dhe sesa shumë të sëmura janë rrënjët e sistemit tonë të dijes dhe se çfarë kalbëzimi, e cila ka përcjell një sëmundje e cila ka nevojë për një operacion rrënjësor. U nisëm të shihnim numrin e mësuesve jashtë profilit, i cili është i papranueshëm, por ka ende dhe një numër të madh mësuesish që nuk kanë arsim përkatës. Ashtu sikundër që ka mësues që paguhen pa bërë mësim.

Ditën e hënë do lançojmë këtë reformë në arsim. 26 për qind e nxënësve në Shqipëri, ose një shifër e barabartë rreth 177 mijë nxënës, janë në dorë të mësuesve që nuk kanë arsim ose janë jashtë profilit. 177 mijë fëmijë, që sistemi u ka ‘prerë kokën’. Për të frenuar këtë gjë do të bëjmë provime licencimi për mësuesit.”-tha Rama.

I pranishëm në ceremoninë e 20 vjetorit të krijimit të Universitetit “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës, Kryeministri theksoi se prapambetja e Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian, ku vendi aspiron të jetë pjesë, i ka rrënjët në sistemin e dijes.

Duke marrë një shembull për çështjen e burimeve hidrike dhe mënyrën se si shfrytëzohen ato në Shqipëri, Rama theksoi se e rëndësishëm nuk është çfarë ne kemi po çfarë ne dimë.
“Mjafton një shembull i thjeshtë që është dhe shumë aktual, Shqipëria është vendi i dytë më i pasur në Evropë për burimet hidrike dhe për fuqinë potenciale energjitike të bazuar në burimet hidrike. Vendi i parë është Norvegjia. Sot Norvegjia është jo vetëm i parë për nga ato çka i ka falur natyra por edhe vendi i parë për transformimin fuqisë së natyrës në formën e fuqisë hidrike. Ne jemi jo të dytët, por të parët nga fundi për mënyrën se si pasuritë tona në këtë drejtim nuk i kanë shërbyer transformimit në mirëqenie dhe burim fitimi për vendin dhe njerëzit por janë kthyer në burim, problemesh të pa numërta. 

Diferencën nuk e bën ajo që kemi, por ajo që dimë. Sot ne të adresojmë me forcë me këmbëngulje dhe kompromis çështjen e prapambetjes së thellë në fushën e dijes se këtu i ka rrënjët edhe prapambetja tërësore në raport me BE ku duam të integrohemi.

Në këtë auditor pas 20 vitesh pune eksperience suksesesh e dështimesh është vendi i duhur për të folur për domosdoshmërinë e një kapërcimi të madh që universitetet tona duhet të bëjnë për tu hapur karshi inovacionit dhe për të qenë të hapura në raport me tregun e punës dhe komunitetin. 

I jam mirënjohës Fate Velaj që më bëri një paraqitje të detajuar të arritjeve të këtij stafi akademik. Besoj se ajo çka na vlen më shumë nga e shkuara e afërt janë gabimet dhe jo sukseset. Si pike referimi për të shkuar para në radhë të parë duke mos lejuar që gabimet e së shkuarës të përsëriten në formën e gabimeve të së tashmes dhe duke nxjerrë gjithë atë thesar të pa çmueshëm dije që përbën një histori gabimesh.

Për ta kthyer në një bazë që gjërat ndryshojnë në drejtimin duhur nuk mund të themi me plot gojë se në gjithçka ndryshimi ka shkuar në drejtimin e duhur. Shqiptarët në tërësi jetojë më mirë por Shqipëria ka paguar një kosto shumë të lartë për të arritur në këtë nivel. Sport nëse marrim thjesht strehimin shqiptarët kanë shumë më terë strehim dhe zotërojnë shumë më tepër metra katror por me çfarë kosto janë vënë në zotërim të kësaj pasurie të pa tundshme. Sa pyje plazhe kodra lumenj ka shkuar dëm për të arritur këtë pasuri”, u shpreh Rama.

Në vijim ai theksoi se zhvillimi i arsimit është themelor për të ecur para. Kryeministri tha se reformat e shumta në fushën e dijes do lidhin universitetet me tregun e punës.

“Reformat tona janë në radhë të parë të fokusuar për të çliruar energji të reja në funksion të dijes.

Investimet kthehen në projekte të realizuara me rezultate të ndryshme nga ato të së shkuarës. Nëse do shikojmë në tërësinë e tyre reformat e ndërmarra nga qeveria jonë duke filluar nga ajo në arsim tek ajo e pensioneve tek reforma administrative tek ajo në polici shëndetësi dhe sistemin financiar në tërësinë e tyre këto reforma kanë si kryefjalë domosdoshmërinë për të çliruar dijet dhe për ti dhënë mundësi vendit që përmes rritjes s dijet të mund të rrisë cilësinë e të vepruarit dhe bashkëvepruarit në të gjithë këta sektorë.

Për tu kthyer në një motor zhvillimi, ndryshimi të fokusohet në kapitalin njerëzor”, u shpreh Kreu i Qeverisë.

Në vijim ai shtoi se në vendet  ku ka një numër të lartë ligjesh, ato nuk zbatohen.

Ai mori shembullin e Shqipërisë, duke thënë se në vend ka shumë ligje që nuk zbatohen. Më tej kryeministri, e krahasoi Shqipërinë me shtetet fqinje Italinë dhe Greqinë, dhe nën tonet humorit deklaroi se këto dy shtete janë njësoj si Shqipëria nga pikëpamja e zbatueshmërisë së ligjeve.

“Ne se kemi problem të bëjmë ligje se nuk i zbatojmë ndërsa në Evropë s’ka germë të ligjit që të mos zbatohet. Vendet që kanë më pak ligje janë ato që kanë zbatueshmëri të lartë. Miqtë tanë italianë e ata grekë, janë njësoj si ne në këtë drejtim, ndaj ne na pëlqen të themi që jemi evropianë pjesë e të njëjtit vend”, tha Rama. /gj/k/

5 komente në “Rama: 26 % e nxënësve në dorën e mësuesve që s”kanë arsim ose janë jashtë profilit”

  1. Zigur Qarri says:

    Edhe këshilltari i Ramës Fate Velaj, me diplomë “Kristal-i” pa asnjë ditë mësim!
    http://www.albeu.com/shqiperi/edhe-keshilltari-i-rames-fate-velaj-me-diplome-kristal-i-pa-asnje-d/139885/

    I jam mirënjohës Fate Velaj që më bëri një paraqitje të detajuar të këtij stafi akademik….Kryeministri E.Rama.

    Ka fakte qe Fate Velaj ben pjese tek ajo falanga e mashtruesve qe kan blere dipllomat.Nga duhet filluar,sa eshte kosto?
    Gjithesesi,pa u denuar ata qe kan shitur diplloma dhe ata qe kan blere diplloma,nuk ndryshon asgje.Dëmi qe i eshte bere Shqiperise eshte i pallogaritshem.Te paaftet(qe kan blere dipllomat) merren me politike apo jan punesuar ne administraten shtetrore.Llogarisni kush e drejton Shqiperine.Nuk jan vetem policet te pashkolluar.Megjithese Fate Velaj e njeh mire degradimin e arsimit shqiptare nga pervoja personale,e ka minimizuar me ate shifren 26%,sepse edhe ne qytete eshte me shume,ndersa ne fshtara mbi 50% te mesuesve jan te paafte,pra me diplloma te blera.Me kot nuk thonin serbet”jepini dipllome shqiptareve,por jo dije”.
    (Tregtaret e droges qe kan mbi nje dipllome te blere dhe jan angazhuar ne politike,jan te bindur nga pervoja e biznesit te ndyre te droges,
    se bleresi nuk denohet).

  2. ilda says:

    Reforma ne arsimit do te zhduke njhere e mire keto dobesi ne sistemin arsimor.

  3. bona says:

    Implementimi i reformes arsimore eshte shume e domosdoshme dhe paraqt veshtiresit e veta por me pune dhe vendosmeri do e coni deri ne fund me shume sukses

  4. deni says:

    Shume suksese per gjithcka qe po ben mazhoranca.

  5. ilva says:

    Shume vleresime dhe cojeni perpara reformen ne arsim ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje