Familjet shqiptare pritet të përballen me një tjetër valë rritjesh të taksave vitin e ardhshëm.
Top Channel zbardh të plotë variantin zyrtar të Ministrisë së Financave për paketën e re fiskale, që shoqëron buxhetin e vitit 2015.
Sipas dokumentit, ndryshimet nisin me taksat që vendosen mbi të ardhurat personale. Aktualisht përveç pagës, çdo e ardhur personale taksohet në nivelin 10 për qind.
Këtu përfshihen të ardhurat që individët fitojnë nga dividenti, pronat që kanë dhënë me qira, interesat e depozitave në banka, e drejta e autorit, pronësia intelektuale dhe çdo burim tjetër.
Por nga një janari i vitit të ardhshëm norma e taksimit për të gjitha këto burime të ardhurash do të rritet nga 10 në 15 për qind. Përmes kësaj lëvizje Qeveria do të marrë 5 miliardë lekë ose 50 milionë dollarë shtesë në buxhet krahasuar me nivelin aktual.
Zëri i dytë që rritet është taksa e qarkullimit që paguhet në çmimin fundor të karburantit. Aktualisht kjo taksë është 17 lekë për çdo litër karburant.
Por nga një janari ajo shkon në 27 lekë për litër. Së bashku me efektin që vjen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, qytetarët do të paguajnë në totalë 6.7 miliardë lekë ose 67 milionë dollarë më shumë për këtë taksë.
Ndryshimi i tretë që prek drejtpërdrejt qytetarët është taksa e automjeteve të përdorura. Aktualisht kjo taksë llogaritet në bazë të një formule, e cila bazohet në fuqinë motorike të autmojetit, vitin e prodhimit dhe llojin e karburantit, që ai përdor.
Sipas Ministrisië së Financave, pavarësisht formulës, nga një janari i vitit të ardhshëm taksa për automjetet e përdorura nuk do të jetë më e vogël se 10 mijë lekë në vit.
Kjo lëvizje bën që barra të rritet për më shumë se 193 mijë automjete, të cilat sipas llogarive të vetë Ministrisië aktualisht paguajnë një taksë më të ulët se 10 mijë lekë.
Ndryshimi i fundit është ai që Qeveria e ka shpallur disa muaj më parë dhe që lidhet me rritjen e akcizës së duhanit me 20 lekë të tjera për paketë.
Në total të gjitha këto lëvizje e rrisin barrën e taksave për qytetarët me 163 milionë dollarë për vitin e ardhëshëm. Por në të njëjtën kohë qeveria ka rishikuar në ulje disa taksa të tjera, të cilat e zbresin efektin neto të rritjes së taksave në 137 milionë dollarë./TCH
Atehere per te qene korrekte pse nuk flisni dhe per taksat qe do te ulen?
Ulet informaliteti….= 40%
Kush mer kuponin tatimor….mund te fitoje bonuse deri 1 Apartament
meqe gjysmen e borxhit ndaj kesh e kane institucionet e shtetit , pse ne burg jane vetem qytetaret dhe tregtaret ? pse nuk kontrollon pasurite reale te qeveritareve te shkuar ? apo ke bere marrveshje qe te lene rehat deri mandatin tjeter . edi shijoi dhe keto 3 vjet se pastaj karrigen do e marri meta ose sala . se as bota nuk u krijua per nje vit e jo me te besh shtet . s’ka gje pergjigjen e pare do e marresh vitin tjeter . lutu qe te jete shuplake dhe jo grusht
Ceshtja eshte kush i jep te drejte qeverise te taksoje te ardhurat personale? Me c’te drejte e ben kete vjedhje? Cfare ka bere qeveria qe t’i japi njerezve te ardhurat personale qe t’i taksoje ato?
Me keto qe po ben ky trapi,do na e sjelli shume shpejt ne pushtet Lul Sallomin!
po mire mo, media kete detyre ka,te nxjerri ato qe do rriten. pastaj cte keqe ka more djale qe rriten ca taksa? se sdo i flas mesjetarve shqiptare, po ata qe e dine ca eshte europa, ecopolicies e kerkojne me detyrim rritjen dhe vendosjen e ketyre taksave..eshte ceshtje kanceri
A ka te tilla? Nese po mund te na informosh. Gjithsesi ne efekt total do kete rritje dhe cimi i energjise dhe kontributi i sigurimeve shoqerore qe pritet te vije vitin tjeter do rendojne maksimalisht xhepat e qytetareve. Megjithese nuk jam nga ata qe mohoj gjynahet e qeverise se shkuar qe perkeqesoi ndjeshem financat publike per te dhene idene e nje mireqenie te reme ne kembim te pushtetit afatgjate. Qeveria e re duhet qe fillimisht tw fokusohej te mireadministrimi i taksave.
se nuk ka taksa qe ulen.
– I vetmi ndryshim mes vdekjes dhe taksave eshte se vdekja nuk perkeqesohet!
Thene kjo mos prit ndonjehere ulje taksash,
jo per aq kohe sa qeverite qe vijne e ikin
e bejne bythen kend lojrash per Soros, World Bank, IMF, BCE, etj.
Ai qe ka nji makine private nuk eshte i pasur.I jane qepur kesaj shtrese ,e po e denojne me pushkatim pa gjyq.Nuk ap dot televizorin se vetem ritje taksash,gjoba,cmimesh.Ca behet keshtu !.?Votuam rilindjen,
por po te beheshin zgjedhjet tani ,,,Jooooooooooooooo Rilindjes.
Rilindje=mashtrim=zhgenjim….
Jepi Rilindja! Nuk keni faj se keni votat tona.
Popull i bute… ia fut kollaj…derisa protestojme kunder UEFA dhe harrojme hallet tona mire na e bejne…. asgje nuk ka ndryshuar Shoku Rama!!
S’kemi pare asgje akoma, ky eshte vetem fillimi!!!
Po nuk u shtuan taksat, si do mbahen burgjet plot pas ketij represioni te shtetit policor.
E keni gabim. Taksat dhe cmimet nuk do te rriten . Ato do te lartesohen. Njerzit do te jetojne me frymen e rilindjes dhe do te vdedin te qete pasi me ne fund Shqiperia po behet shtet.
Keputja Edi, shtrija ketij populli se ja kane zgjeruar farfallen te tjeret para teje dhe nuk i ben pershtypje, nuk i dhemb me rondelja. Fundja ata qe kane paguar gjithnje taksat do e hane, qeneria nuk paguan as taksa as korrent. Rrite Edi, rrite. Nxirrja tek goja ketij populli qe te mos marre fryme fare. Hajde pallosh i lales, sa te kuptosh ti cfare do te thote shtet o palle vdiq ky popull. Idiot ti dhe ata qe te keshillojne.
O legen ty ste ineterson fare rritja e taksave po vetem nxitja e urrejtjes fute ate nickname qe perdor te anusi yt i paraardhesit dhe pasardhesit tend pis
–IDJOTIZEM SHQIPTAR–..EDHE NE -USA-PAS GATI-300- VJETVE DEMOKRACI–NUK KA TAKSA ME TE LARTA SE -6%-…KJO ESHTE SUPERVJEDHJE-E SHTETIT BYTQHIME- SHQIPTAR-…–PTU–FARA TE KEQIJA TE HISTORISE-…
Provo mos i paguash taksat ne USA… Dhe nuk eshte e vertete qe taksa me e madhe qenka 6%. Shiko nje çek qe merr ne pune… Dhe bej llogarite! Sa me shume te marresh aq me e madhe taksa! Dhe shkon edhe 30-35 % mbi te ardhurat e çekut te punes!
Tung
po ndonje te ardhur do na rrisni perveç taksave..?
Si fillim mos te financojne partite politike dhe fete sepse ne Shqiperi feja eshte e ndare nga shteti.
Sipas mbledhjes se sotme te KQZ:
PS 55 milione leke
PD 42 milione leke
LSI 15 milione leke
PDIU 5.6 milione leke
PR 4.9 milione leke
PBDNJ 3 milione leke
FRD 2.6 milione leke
PDS 2.3 milione leke
PSD 2.3 milione leke
Partia Demokristiane 2.3 milione leke
AK 2.3 milione leke
Gjithashtu, sektet fetare (te gjitha sebashku) marrin mbi 100 milione leke ne vit.
Epo te marrin leke nga buxheti partite kjo eshte hajduteria me e madhe. Apo ti japesh taksat e nje ateisti nje organizate fetare??????!!!!!!!cfare idjotesie.
Me keto taksa Z. Kryeminister verteton se ka besuar perrallat e ish Z. Kryeminister se shqiptaret jane pas gjermaneve me rritje ekonomike dhe mendon… pas gjith atij bumi ekonomik shqiptaret si te majte e te djathte nuk e kane problem te sakrifikojne pak per rilindjen fundja i fus i stadium se keta lek kane dhe vetem per qejf jane…
Mgjthate eshte i sinqerte se e thote ne cdo interviste “do ju dhembe pak ne fillim po aq eshte se nga fundi do ju pelqeje, bile do e kerkoni vete”.
Ne çdo vend ku ne dore pushtetin e kane partite e majta, rriten taksat. Nuk ka ndoj shpikje ketu. Vetem partite e djathta i lane dore te lire njeriut ase individit, ato te majtat jane centralizuese e kolektiviste.
Te na rroje kolektivi punonjes, shoku Edi!
nese ika vetem te votoj rilindjen , kete radhe do marr gjithe lagjen kundrta ketij debilit.qe nuk ka ndonji ide tjeter vetem rritje taksash.
Jetoj ne kanada dhe cdo here qe kam mundesi marr autobusin dhe metrone qe tw eleminoj makinen
Ne shqipri pordhe e madhe me makina kudo .gjithashtu atje nuk ekziston koncepti taksave.ketu taksa proporcionale per rrogen time eshte 33%.shteti nuk ka nga I merr parate pervec taksave dhe pik.
Po hajde prap ne shqiperi mo se me verte po me vjen gjynah per ty dhe rrogen tende 4000 dollareshe (minimum) se te vilen 1200 me te cilat nuk te ofrohet asnje sherbim nga shteti, hajde provo metrone tone me emer milot klos rreshen, ose transportin e perparuar urban durres plepa kavaj lushnje, o vllai mbase ke lind ne Kanada ti se po te kishe jetuar ketu vetem metron qe se kishe permend, nejse Respekt dhe Kanadaja good choice per te jetuar.
40ore x $15 = 600 : 33tax = $400java x 4jave = 1600nemuaj po ka dy femij imerr ato 60% taksa ne fund te vitit ai I kanadas harron qe paguan dy lloj sale taksash dhe per mbretereshes ne angli
o koli pse nuk vjen ne Shqiperi ti se atje paska taksa te medhaja…..
kur mer 4 jep 1 ,por kur mer 0,3 ca te japesh o shoku koli?????????????????///
@VFLP DHE EDI
Kolin se ka lene akoma mendja te vije e te provoje metrote dhe autobuzat e mrekullueshem urbane te Shqiperise. Koli thote qe do me kursy , se makina private eshte luks per te .
Mos e keqkuptoni djema, i ka kurbeti keto ?
Eshte e vertete qe paguan 33% takse nga paga jote, por nuk me thuaj sherbimet publike i merr? Ne Shqiper ku shkon ne spital, shkolle, apo ku kerkon ndihmen e shtetit i perfiton me mitmarrje, ndersa ne Kanada falas, sepse atje ekziston koncepti taksapagues.
O Sokol i maleve,e di ti qe ketu ne Albanistan gjysma e popullsise eshte pa pune dhe gjysma tjeter rron me 300 mije leke te qelbura???
Ku ti gjejne leket qe te paguajne taksat???
Bravo Edo, e meritojme. T’morsha t’ligat, mos e rruj se ku na gje gjo neve. M’je bo si Luigji 14 qe ja mori shpirtin popullit te vet. Ishalla nuk te kap edhe ty mania e Sali Berishes per ti ngjare Luigjit 14, Nje Monark Absolut! Nuk e mohoj qe Franca e shekullit 16-17 nuk u zhvillua dhe gjithcka e Luigjit 14 eshte histori per kete shtet por,doja te kujtoja nje thenie te tij; Te varferin edhe po ta varesh dhe ta godasesh me, do te kete ndonje monedhe te fshehur neper xhepa, ndaj rrisni cmimet dhe taksat!
O Kol kanadezi po pse na krahason Kandane me Shqiperine
Pse na gre nervat more kurve!
Ne jetojme nga halli ketu !
Uroj qe per ndonje arsye te te sjellin te jetosh perseri ne shqiperi
Stadiumi qe do behet kete vit qe vjen do shume leke prandaj duhen ngrituer taksat qe te perballohen shpenzimet per ngritjen e ketij stadiumi te shtrejte ne Shkoder..
Imagjinoni réagimet tona ketu ne qofte se qeveria e berishes te kishte bâ keto!….
Reagimet do ishin tamam si keto ca komente me nerv dhe asgje me shume jo se skishim ne kohe te sales ose skemi tani kulture qytetare proteste po thjesht nga “te qeta” orientohen politikisht dhe perfundojne si 98 ose 2011, keshtu qe llomotisim ketu kot sa me bo llogje e me shfry pak
lum ju per rilindjen .Votoni perseri me nje milion se sja u ka fut deri ne reze rilindja sa tju dhembi keq sumblla
U merzitet ju o rilindas?Po si shpejt u lodhet.Mos keni merak se ne fund te 2015 do beni te gjithe pasaportat e reja se e gjeti firmen e re prodhuese Tahiri i Edit. Po taksat per meter katror banese qe nuk i permendin ketu se revoltohen 1 milion votuesit? Po taksat e rrugeve perfshi Tirane-Durres?Breket nga koka do ua heqin,deri sa te vini mend e te mos votoni kurre me ish-komuniste,qe nga Sala e deri te Edi.Dhe mire tiu behet,keq e me keq iu pafsha.
Nuk e di se deri kur do shkoj ky diskriminim qe po na bejn kto qeveritar te zgjuar qe kemi..vetem per taksa flasin.por para siguroma njeher punen o legen pastaj rrit taksat.me ca do I paguajm ato taksa kur spo na del me henger buk..kaq te pashpirt paskan qen kto njerez kshu..se kuptoj ca rilindje esht kjo mer popull..shpresoj te keni zene mend qe ky kryeminister esht me I keq se ata serbet qe na u versulen ne fush..uroj mos ta votoni me ket legen qe vetem interesat e vet sheh..
Shteti e ka gabim qe ka vendosur ate koficent per pagesen e takses per makinat e vjetra qe sa me e vjeter te jete makina aq me shume paguan sepse nuk eshte ne perkrahje sociale sepse makina te vjetra kane ata qe nuk kane lek qe ta blejne se kush eshte ai qor qe nuk i do syte prandaj duhet te llogarite nga e kunderta sepse ai qe blen 50000 euro nje makine i ka 500 euro per taksat e makines ndersa ai qe nuk blen dot 1000 apo 2000 euro makinen nuk i ka 100 apo 200 euro per taksat.