Meta-Benkinane: Të finalizojmë marrëveshjen për lehtësimin e vizave

31 Tetor 2014, 14:24Politika TEMA

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Marok, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryeministrin Abdelilah Benkiriane.

Meta, u shpreh se Shqipëria i çmon marrëdhëniet me Marokun, një vend mik i shqiptarëve dhe me peshë konstruktive në rajon.

Nga ana tjetër, kryeministri Benkiriane u shpreh se Maroku ndihet afër Shqipërisë dhe se qeveria e tij dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet substanciale të reflektojnë të njëjtin nivel miqësie që ekziston mes dy popujve.

Meta propozoi përshpejtimin e finalizimit të marrëveshjes në proces, veçanërisht në drejtim të lehtësimit të vizave, nxitjes dhe mbrojtjes së investimeve dhe për të eliminimin e taksimit të vizave, nxitjes dhe mbrojtjes së investimeve dhe për eliminimin e taksimit të dyfishtë.

Meta dhe Benkiriane vlerësuan se dy vendet duhet të rrisin bashkëpunimin në planin euro-mesdhetar jo vetëm në funksion të paqes dhe stabilitetit, por edhe ne shërbim të rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik të të dy popujve. /gj.k/

4 komente në “Meta-Benkinane: Të finalizojmë marrëveshjen për lehtësimin e vizave”

  1. ANTISPIUNI says:

    Ky zoteria me ate Ndroqin e TV-ve mbulojne anen diplomatike te zonave te trafikimit te lendeve narkotike
    ?

  2. Blue Jasmine says:

    Ne fillim mendova se do lehtesonin vizat per ne Europen perendimore e Uk, per te mos thene qe eshte pothuaj e pamundur nje e tille per US.
    Po me Marokun??? Miqesi midis dy shteteve??? Po c’kerkojne Shqipetaret ne Marok zoti Meta, apo mendte?!!!
    Lerini pallavrat, por perpiquni te rindertoni vendin tone. Keshtu shqipetaret nuk do shperndahen si zogjte e korbit neper bote. Guri i rende ne vend te vet!

  3. Meti says:

    Me sa duket maredheniet me Marokun kane hyre ne rruge te mbare. Pak vite me pare marokenet nuk na lejonin te dilnim ne portet e tyre dhe na kishin ne listen e zeze. Aresyeja ishte se Shqiperia kishte perkrahur Saharen Perendimore ne levizjen e tyre per pavaresi, gje qe ishte ne kundershtim me politiken e shtetit maroken. Uroj qe keto maredhenie te zhvillohen ne rruge te mbare.

  4. aleks says:

    marokanet jan miq te afer me serbet. maroku ka votuar kunder pavarsise se kosoves dhe perveç per trafikantet te kanabisit nuk vlejn me shume. o meto, thelloj maredhenjet me libin ku na dojn dhe kan pranuar pavarsin e kosoves dhe jo te armiket e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje