Zyrtarizohet kërkesa për mbajtjen e referendumit për reformën e re territoriale.
Në një kohë kur Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankesën e saj për ndarjen e re territoriale duke kërkuar shfuqizimin e ligjit, grupe nismëtare nga 82 njësi vendore (bashki dhe komuna) kërkojnë mbajtjen e referendumeve locale, si një mënyrë për të kundërshtuar ndarjen e re.
Kodit Zgjedhor parashikon që grupet nismëtare të mos kenë më pak se 12 firma të banorëve të asaj zone.
Nisma për referendum në lidhje me ndarjen e re territoriale u artikulua fillimisht nga Partia Demokratike dhe të zgjedhurit e saj vendorë, ndërsa në shumë nga njëistë vendore nisi procesi i mbledhjes së firmave.
Më pas demokratët pritën hyrjen në fuqi të ligjit dhe iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, të cilës gjithashtu ia janë drejtuar edhe shoqata e Komunave dhe Bashkive.
Partia Demokratike pretendon se ligji bie në kundërshtim me Kushtetutën për faktin se ndarja e re shkrin një nga njësitë e qeverisjes vendore, komunat, ndërkohë që kufinjtë mes njësive administrative janë ndryshuar pa pyetur më parë banorët e zonës.
Me këto argumente, edhe kreu i shtetit rikthehu ligjin për ndarjen e re territoriale për rishqyrtim në Kuvend, por mazhoranca dhe deputetë të PDIU votuan variantin e rrëzuar nga Kreu i Shtetit. /gj.k/
tani e tutje te gjitha ligjet te behen me referedum, se njera pale nuk i pelqenka ligjet……. Merreni me mend sa bukur ceveriset vendi pastaj.
hahaha po i beri dot pd-ja dhe ato per referendum…keta jane bere si shoqate..
Shume e-sakte z.Enri nuk i pelqeka nje pjese natyrisht ne planin politik dhe kerkojne referendum pra te har ojme veprat qe na presin dhe te meremi me thrime
me referendum per nishanin,llallen ,gjykatsit,…
Reformat teritoriale ne cdo shtet nuk jane te perkryera por kjo gje nuk mund te pengoj realizimin e tyre dhe te kerkohet referendum sepse edhe ndryshime te behen perseri do te kete te tjera pakenaqesira dhe perseri do te na duhet tjeter referendum ….
PD Parti anti kombetare. Ia kemi pare sherrin per 23 vjet. Erdhi si bande duke shkaterruar çdo gje te mire dhe iku me turp si bande…
More Tiranaser ore bira me shishe po sju rruhet juve se normalisht qytet i modh po vendet e vogla qe do zhduken nga harta e me pas ekzistenca spaskan te drejte te vendosin per veten e tyre, po si flisni kunder referendumit qe eshte forma me e paster e direkte e vendimmarrjes nga populli apo u rikthyem te shprehjet e vjetra HAJT SE MENDON PARTIA PER NEVE
Që Komunarët nuk janë dakort me ndarjen e re teritoriale është llogjike sepse me reformën e re komunarët ngelin “pa Karrike”. Të tjrët (P.D.-ista) duan me çdo mënyrë dhe mundësi të sabotojnë çfardolloj nisme që po merr pushteti (edhe kur nismat janë dukshëm në të mirë të vëndit) sepse shpresojnë që të shkurtojnë kohën për t’u kthyer P.D.-ja në pushtet dhe ata (sipas “rrangut”) do fillojnë përsëri të pasurohen apo thjesht… do të marrin përsëri një rrogë shteti ani… se mund të jenë të paaftë apo t’a marrin atë rrogë pa shkuar fare në punë (si P.Sh. ish shefja e personelit të Gardës së Republikës që j’a dërgonin rrogën në Kanada).
Keta trimat e referendumeve vendore si dhe partite qe i shtyjne, le te kujtojne qe referendumi mbi ligjin 7501 humbi ne vitn 1994, por ligji vazhdoi te zbatohej (megjithese cale-cale). Nqs rezultati i ketij referendumi do te zbatohej, dhulos-et do te delnin pa asnje meter katror toke.
Po keshtu, le te bejne me pare nje referendum per plehrat, te cilin e shtyne sa iu deshi qejfi. Le te bejne edhe nje tjeter per kreun e kishes orthodhokse shqipe dhe do te shohin se si do te dale Anustas Anusllatosi e dhulos-et e vegjel zeshkane qe kerkojne referendume lokale.