Rama: Vlora, kantier ndërtimi. Qytetarët të vrapojnë të shlyejnë faturat e energjisë

31 Tetor 2014, 20:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga Vlora se ky qytet do të përjetojë hapjen e disa kantiereve shumë të mëdha.

Gjatë vizitës që zhvilloi në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku pa nga afër mjediset e rikonstruktuara të Repartit të Pediatrisë, që u realizuan përmes një projekti të mbështetur nga Agjencia Turke e Bashkëpunimit, TIKA, Kryeministri Rama tha se, “shumë shpejt, Vlora do të përjetojë hapjen e disa kantiereve shumë të mëdha”.

Sipas tij, ndër më të rëndësishmit është kantieri i vijës bregdetare, që do të hapet pas një tenderi ndërkombëtar që ka nisur, me financimin e Komisionit Evropian dhe bashkëfinancimin e Qeverisë Shqiptare.

Sipas tij, kantieri tjetër do të jetë ai i ndërtimit të rrugës hyrëse, që do të lidhë përfundimisht qytetin me autostradën, sepse nuk mund të hyhet në Vlorë nga një “xhep fallso”, sikundër e kanë lënë deri tani.

“Pastaj janë edhe një sërë kantieresh të tjera brenda në qytet, ku, me të drejtë qyteti pret transformime të mëdha”, theksoi Rama.

Ai bëri të ditur se, “përpara se të fillojnë kantieret e tjera brenda në qytet, paralelisht me atë të vijës bregdetare (“Lungomare”), do të jetë një periudhë që do të ndërhyhet përmes INUK-ut, sepse ka shumë abuzime, ka shumë çibanë të mbjellë gjithandej që po i marrin frymën qytetit prej vitesh dhe pas shkuljes së tyre, do të ndërhyhet në të gjitha lagjet”.

Në prononcimin e tij për mediat, Kryeministri Edi Rama  u bëri thirrje qytetarëve vlonjatë të vrapojnë për t’u bërë pjesë e përpjekjes së përbashkët për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike.

“Nëse ne do të arrijmë dhe do të arrijmë të gjithë së bashku, të mos lejojmë më që një shumë e barabartë me 6 spitale moderne rajonale të standardeve evropiane, të humbasë në gropën e vjedhjes nga energjia, atëhere me siguri vitet në vijim do të sjellin shumë më tepër investime për shëndetësinë, shumë më tepër transformime në infrastrukturën e gjithë shërbimit tonë shëndetësor dhe që do të sjellin paga shumë të mira për mjekët dhe në rradhë të parë për infermierët”, theksoi Rama.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, falenderoi Agjencinë Turke të Bashkëpunimit, TIKA, për mbështetjen financiare për projektin e rikonstruksionit të repartit të pediatrisë por edhe për urgjencën e re të Spitalit Rajonal të Vlorës, si dhe për të gjitha projektet e tjera që po realizohen në Shqipëri gjatë këtij viti, me një vlerë të përgjithshme prej 200 mijë USD.

Më pas Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Ilir Beqja, deputetët Valentina Leskaj, Shkëlqim Selami, Fatmir Toçi, prefektja, Etjona Hoxha, vizituan mjediset e Spitalit Rajonal, ndërkohë që më pas lëvizi në këmbë përgjatë rrugës që lidh këtë spital me Sheshin e Flamurit. Kryeministri Rama u përshëndet me mjaft qytetarë që kishin dalë përgjatë kësaj rruge. /gj.k/

16 komente në “Rama: Vlora, kantier ndërtimi. Qytetarët të vrapojnë të shlyejnë faturat e energjisë”

  1. adi says:

    Po ndonje perpjekje per investime ne zonat rurale te Vlores hiç eee. Rruga e lumit te Vlores kur do te behet meqe u premtua, duhet te kishte perparesi ne raport me keto investimet e tjera

    1. Eraldi says:

      Do behet kur te mbaroje Lungo Karja, me falni doja te thosha Lungo Marja.

    2. Edi Rama says:

      Kam biseduar me Kocon , do ta bejme dhe ate rruge …

      1. entela muho says:

        Zoti Rama a nuk te vjen turp kur del ne Vlore me prefekten ? Nuk te vjen turp qe del ne krah me gruan qulle te nje grabitesi skandaloz me nje kunat kriminel ? Kjo eshte rilindja ? te te vije turp qe ul moralin e qytetareve vlonjate ne kete nivel.

  2. Arjoni says:

    Rrugen e lumit te vlores ??????????

  3. albatros says:

    PIRDH I EDI RAMA CIFUTI SE KETO PO I BEN SE DUAN TE HUAJT TA BLEJNE TERE SHQIPERINE . SHQIPTAREVE JA U FUTE DHE JU NGRITE TAKSAT I QELBESIRE CIFUTE

  4. sonila says:

    Ik o Rama se vetem fjale te bukura ke. Veprat? Ke vene prefekte te Vlores nje intrigante me familje horrash. Kryetar qarku nje injorant grabites ordiner. Ecen ne Vlore me Cim Sallamin qe ndot e ben pis edhe vendin ku rri jo me te tjeret e Vloren. Shumica derrmuese e drejtorave e drejtoreve te rilindjes jane qelbesa qe po ndotin Vloren. Militantet e njerezit qe te mbeshteten per vite me rradhe jane pa pune te gjithe. Kjo eshte e verteta jo ato qe te thone Cim Sallami, Etjona e Erionit te Pepos dhe Sadriti i Koqos.

    1. roni says:

      Te lumte goja Sonila. Po pse pak njerez te ndershem e me reputacion ka Vlora qe ngeli te na vihen keta llumra?! Turp i madh!

      1. Miri says:

        Kryeminister shpetoje vloren nga grabitqaria me emrin etjona dhe erioni i pepos. Do beje mire qe tek shetitja ne kembe te ishe ndalur te kembeje dy fjale me qytetaret e rastesishem ne rruge dhe ti degjoje se cmendojne ata per punen e prefektes. Turp per vloren qe perfaqesohet me ate figure.

        1. kucovari hot says:

          Sa paske ndryshuar me c’degjoj o Etjona? Qenke ber si vlonjate. E ke humbur embelsin qe kishe ateher…Eh kohe te shkuara. Po sidoqoft me vjen mir qe paske ec zog.

  5. gezim says:

    kujdes me veglat e kantierit se do ti vjedhe burri i prefektes se Pepos e do t’ia shese Cimit te Lsi qe te bejne ca leke se tere jeten me te vjedhur jane marre.

  6. sinan hibro says:

    Rama i di me mire punet e qeverisjes ….Por ne radhe te pare duhet tu bente thirrje per te paguar energjine elektrike , biznesmeneve dhe boss-ave te politikes , deputeteve e te tjere, qe i rrinin perballe ne 20 vjetorit e universitetit (!?) , qe mua personalisht, nuk ma ha mendja se kane kulturen e nevojshme qytetare per te bere detyren ndaj shtetit …!

  7. robert says:

    Z.Edi prefektja e Vlores thote qe per vende pune ,mos te mos vij njeri te me takoj. Nga ana tjeter sekseri i saj Erioni i Pepos(burri i prefektes) te ofron vende te ndryshme pune ne varesi te eurove qe i jep. Njeri shtrengon e tjetri liron. Kjo eshte Rilindja z.Edi Rama?!

  8. albana says:

    Kryeminister shpetoje vloren nga grabitqaria me emrin etjona dhe erioni i pepos. Do beje mire qe tek shetitja ne kembe te ishe ndalur te kembeje dy fjale me qytetaret e rastesishem ne rruge dhe ti degjoje se cmendojne ata per punen e prefektes. Turp per Vloren qe perfaqesohet me ate figure

    1. Bledi Maskaj says:

      I plasi Rames se ca ben gruaja e Erionit te Pepos. Vlora mut eshte dhe ate meriton. Mire na e ben o kryeminster. Hallall e pac.

  9. ylli says:

    LUMI I VLORES ESHTE SHEMBELLTYRA NE APARANCE NAIVE E SHQIPERISE,,ESHTE NJE SHEMBELLTYRE QE NJEH SHUME MIRE NE GETIZIMIN HISTORIK DHE ANTIMORAL,,,NJEH TRADHTINE!!! PO
    LUMI I VLORES SHQUHET PER HAJDUTERINE PRIMITIVE DHE TE SHEMTUAR,,SHQUHET PER VRASJE TE KULTURES DHE PER VRASJE TE QYTETARISE!!!
    LUMI I VLORES ESHTE SHEMBULLI ME I NEVERITSHEM I VLORES TE CILEN NE KETO VITE E MBAJTEN PENG DHE E MBAJNE ENDE PENG ME PISLLEKUN SISTEMATIK QE SJELL NGA KULTURA AGRESIVE,,E PABESE,,E POSHTER DHE PLOT HILE,,,LUMI I VLORES ESHTE NGERCI I JUGUT TE SHQIPERISE DHE NGERC SHUME I MADH SEPSE JANE NJE POPULLATE QE EGERSISHTE ESHTE IMPONUAR QYTETIT DHE KJO E KA THELBIN NE NJE KOMPLEKS INFERIORITETI QE JETOJNE NE BREZA,,,
    GABIMI ME I MADH ESHTE LEVIZJA NGA FSHATI NE QYTET,,,GABIM SEPSE SHKATERROI GJITHCKA QE NE MENYRE TE BRISHTE QYTETET TONA E KISHIN BERE FALE NJE KULTURE TE IMPONUAR NGA SISTEMI

    LUMI I VLORES DUHET THARE DHE MOS BUROFTE ASNJE PIKE UJE,,,ESHTE UJE I QELBUR DHE KU FISET DHE FAMILJET MORALISHTE SUPEROJNE KAFSHET
    ME BESONI SE ERA E QELBUR NDIHET GJITHANDEJ ,,,EDHE KETU NE DURRES KU JETOJE PREJ VITESH
    KAM QENE OFICER NE BOLENE DHE SHKOJE SHPESH SE KEMI LENE NIPER E MBESA,,,,,,EH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje