Ndërtimet pa leje mbajnë peng plazhin e Durrësit.
Kështu shprehet Kryeministri Edi Rama, duke komentuar aksionin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombetar në Durrës për prishjen e ndërtimeve pa leje.
“Operacioni i pastrimit vijon ne vijen e reres, ku ndërtimet pa leje e shtresat e pisllekut mbajne peng plazhin e Durrësit”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “Twitter”.
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar njoftoi një ditë më parë se ka nisur zbatimin e planit operacional të ndërhyrjes në bregdet.
Ndalesa e parë është zona nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, në Durrës, aty ku ndërhyrjet e nisura ditën e enjte parashikohet të zgjasin të paktën 10 ditë.
Inspektorët e INUK kanë bërë konstatimet në terren dhe kanë njoftuar sipas ligjit qytetarët dhe pronarët e objekteve të kundraligjshme. Në aksin kryesor do prishen 150 struktura të ndryshme, përfshi dhe objekte një, dy dhe trekatëshe.
Ndërhyrjet e nisura në Durrës do të shtrihen në të gjitha zonat bregdetare. /gj.k/
shume mire e ka Kryeministri po perse vazhdon te jete selektiv ne shembjet.Hasanve ne plazh sju ka prekur nje qime apo i ka frike.Gjithmone ai qe e ha eshte populli se bosat e krimit nuk i prek njeri
Nuk i ka frik jo po nuk eshte e leht te shembesh nj 24 kateshe, patjeter qe do ti vij rradha po me faza gjerat, ka njerez qe banojn ne ate pallat.
dakort jam me ty por per kompleksin tim ne vlore pse u veprua me aq nxitim ndonese aty banonin njerez
O te shplafte mortja o Drita qe ju ngeli ne goje selektiviteti
Nqs eshte keshtu kur te vine ata legenat e tu te prishin edhe ato 2 qe mbeten
Po na fiksuat me kte selektivitetin, a e kupton qe seshte puna e qeverise kjo po e bashkise dhe po e ben ky vetem per te sjell kte qytet ne terezi, pse nuk hyn bashkia se ai kryetari vl qe eshte vetem duke berr derr derr ngeli.
Po perse vetem pa leje,po ne plazhin e Durresit edhe ndertimet me leje duhet verifikuar dhe pare mire, se aty ndertime pa leje dhe me leje jane bere simbas deshires se miletit dhe si te tilla Durresi vetem Plazh nuk mund te quhet me.
Shkoni nga Golemi se andje eshte bere nami
http://bit.do/Stop-ndertimeve-pa-leje
te jesh nga durresi e te mos besh plazh ne durres kjo eshte gjeja qe te vret me shume. ketu nuk flas per pranine e kosovareve apo maqedonasve e te tjere turiste. ata jane te mirepritur. po per shkallmimin qe njerez te pa ngopur i bene plazhit me te madh kombetar. si banor i vollges, kam kaluar gjithe femirine e rinine time buze detit. po edhe aty perbindeshat prej betoni e kane nxjerre jashte funksionimit edhe ate plazh . per te mos folur per ndotjen e detit nga ujrat e zeza. kjo eshte edhe me e renda. nuk e di , po ne asnje vend te botes, qofte edhe ne afrike , nje masaker e tille qe njeriu i ben ambientit ku jeton, eshte e pa pare dhe e pa kuptimte. do ishim me shume fat nese kjo qeveri do ti ktheje edhe nje here madheshtine plazhit e durresit ne teresi. madheshti qe qeverite qendrore e vendore ja zbehen per qellime fare meskine e anadollake njekohesisht.
Po ti je kryeminister i vendit apo drejtori INUK-u? ke mbi nje vit me kete mhb! Le nam!
largoni mbeturinat kosovare qe pushtuan bregdetin shqiptare .
une kam degjuar se per Durresin ka nje financim prej mbi 80 milion dollare per ujsjelles kanalizime. Nuk e di ku do te kalojne gjurmet e tubacioneve por nqs duhet te kalojne edhe tek rruga kryesore e plazhit qe po ristrukturohet , cfare do te bejne? Do te fillojne te prishin perseri.
Po inspektoriatin ndertimor pse i ka lejuar keto ndertime pa leje?
Nje ndertese nuk mund te ngrihet brenda nates,ajo do kohe te ndertohet por e verteta eshte se inspektoriati ndertimor i ka dhene leje ketyre ndertuesve duke e bere syrin qorr pasi ka mbushur xhepat,ndersa sot na ben te ndershmin e te drejtin per te prishur ato ndertime qe vete i lejoi.
I squti Rama te denoje njehere njerezit e instutucioneve qe kane bere kerdine duke shfrytezuar e shperdoruar detyren e pastaj e kane radhen qytetaret ,apo ska ci ben gomarit i bie samarit ky qe i thote vetes kryeminister .
Populli nuk do kryeminister fasadash,nqs do ta sulmosh te keqen beje njehere brenda vetes dhe institucioneve qe drejton pastaj shko ke bishti i kavallit.
1.Hasont e kane pisten e Ilirise me Dy korsi duke hudh mbeturina ne det.
Pervec prishjes, gjobes duhet te ndiqen penalisht per kete shkaterrim te ambientit.
Per mos me fol per Pisten e Kokve…