INTERVISTA/ Mesila Doda: Opozitën sot po na e bën Gramoz Ruçi. Mbështetësit e Olldashit në PD janë mënjanuar

1 Nëntor 2014, 10:35Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

 

“Ky është shekulli i gruas!” Impulsive, e drejtpërdrejtë, sfiduese dhe ironike, Mesila Doda, deputetja demokrate del nga “rreshti”: ajo kërkon rikthimin e partisë së saj në Kuvend si arenën më të rëndësishme të betejave politike, por sulmon ashpër edhe qeverisjen e majtë të vendit duke përdorur dhe një term të ashpër: shtet gjobëvënës. Në intervistën e saj me revistën JAVA, ndonëse me shumë brengë, Doda beson se është optimiste sepse në fund të fundit, shekulli do t’i përkasë pushtetit të gruas, për t’u bërë, pra, më i mirë. Ajo nuk refuzon asnjë pyetje, por nuk përgjigjet kur i duhet të thotë në mënyrë direkte nëse do të jetë ajo nesër numri dy në PD.

 Një krahasim me të shkuarën: dje ishit shumë aktive në ekranet e debateve televizive, sot në sallën e Kuvendit, sa kohë PD nuk bojkotonte, por edhe në protesta e rrjete sociale. Çfarë ka ndryshuar tek ju?

Kanë qenë vitet e mia të para në parlament dhe në fillimet e tij, politikani zgjedh atë komunikim me median dhe publikun që i përshtatet më mirë dhe ku e ndjen veten më të fortë. Jam ende e pranishme në debate televizive, tashmë me një qasje më pranë problemeve sociale, por edhe në intervista politike personale, meqënëse në këto të fundit ofrohet më shumë mundësi për të shpjeguar idetë dhe shqetësimet. Pastaj, siç mund ta merrni me mend, rradhët e para të luftëtarëve të fjalës ripërtërihen shpesh dhe tashmë na duhet të shohim disa luftëtarë të rinj politikë të rriten edhe përmes debatit. E rëndësishme është t’i besojnë kauzat që mbrojnë sepse ky është rregulli i parë në politikë.

 

Kundërshtarët, por dhe miqtë tuaj ju konsiderojnë një grua të fortë dhe të ashpër, një version biond i brunes Topalli, a ka diçka të vërtetë në këtë krahasim dhe si i gjykoni gratë e tjera që merren me politikë?

Është hera e parë që e dëgjoj një krahasim të tillë, por gjithsesi nuk do ndalem në unicitetin tim sepse kjo nuk ka asnjë rëndësi. Unë nuk jam as e fortë dhe as e ashpër. Jam thjesht njeri i vërtetë dhe bëj politikë, diskutoj për politikë, flas dhe debatoj me pasion për politikën. Ka shumë njerëz që ngatërrojnë pasionin me arrogancën, mençurinë me intrigën në politikë. Unë nuk përzgjedh këtë model të dytë dhe kjo është zgjedhje e imja personale. I përballoj betejat, nuk tërhiqem nga ajo çka besoj nëse është një platformë e drejtë dhe një ide për t’u rritur e për t’u mbështetur. Prania e gruas në nivele vendimmarrëse në politikë besoj se është një libër që ende duhet të shkruhet. Në shumicën e rasteve kemi trashëguar modelin e emërimeve të grave në politikë, një trend që ende kërkon të mbijetojë. Skena jonë politike ka gjithëherë tendencën për të rritur figura femërore që janë të kontrollueshme dhe të bindura deri në kufijtë e mohimit të vetes. Sigurisht që ka edhe modele të tjera të politikaneve që janë rritur personalisht dhe politikisht në një përpjekje të madhe dhe sfiduese me kundërshtarin, por edhe të vetët. Momenti që po kalojmë është shumë i veçantë sepse gratë kanë kuptuar forcën dhe fuqinë e tyre njerëzore dhe politike që mund të kenë nëse ndërveprojnë. Nuk është dicka që burrat e parapëlqejnë, veçanërisht ata vendimarrës; gratë duhen derisa janë nën kontroll dhe të përdorshme për qëllimet e tyre, por ky është shekulli i gruas dhe do të duhet të shohim një dimension të ri të pranisë së saj në politikë, ekonomi dhe vendimarrje, në një dimension krejt tjetër. E rëndësishme është ta konsiderojmë tjetrën, kolegen, fqinjën, vartësen, të afërmen si veten tonë, si një dorë për t’u mbështetur e për të mbështetur dhe jo armiken që bën të të dhembin sytë. Fuqia e gruas rritet vetëm me bashkëpunim dhe bashkëveprim, veçanërisht në politikë.

Gjykoni se maxhoranca e sotme në pushtet është në lartësinë e skepticizmit me të cilin ju e keni pritur ardhjen e saj?

Ajo çka na shpaloset para nesh çdo ditë, është një realitet shumë problematik që po sjell qeverisja e sotme. Nga njëra anë një varfërim i skajshëm dhe ngarkesa fiskale e gjobëvënie që po shndërrohen si mjet i vetëm me të cilin qeverisja tenton të përballë një situatë ekonomike të pashpresë. Bilanci i derisotëm është tragjik dhe besoj se edhe vetë qeveritarët arrijnë ta perceptojnë. Në këndvështrimin institucional ka krijuar një konfuzion shumë të madh, kur ka krijuar superministri me kompetencat e gjithë të tjerave dhe të tjerat janë thjesht anekse të vogla ekzekutivi pa kompetenca. Ka krijuar precedentin e sulmit ndaj institucioneve të pavarura dhe zëvendësimit të tyre me persona tërësisht politikë dhe të përfolur për dënimet dhe veprimtarinë e tyre gjatë kohës së dikaturës, siç ishte rasti i fundit i KLD. Në optikën ekonomike nuk është nevoja as të lodhemi më gjatë sepse është i dukshëm një nivel varfërie që rritet në mënyrë drastike si pasojë e faturave dhe taksave që njerëzit duhet të paguajnë çdo dite: uji i shtrenjtuar, energjia po ashtu, karburanti i rritur, tatimet mbi pagat e nëpunësve të rritura, gjobat të dhjetëfishuara. Këtu besoj se ka arritje qeveria, sepse e vetmja gjë që kanë mbërritur në performancë është që të sillen si gjobvënës, si një shtet gjobëvënës.

 

Në fjalorin politik të ditës po përmenden gjithmonë e më shumë fjalët burg, tritol, gjoba, ndërsa opozita po akuzon se Shqipëria po shndërrohet në një shtet policor. A është vërtet kështu apo është një përpjekje për rivendosjen e autoritetit të ligjit nëpërmjet zbatimit të tij?

 

Unë në gjithë këtë përpjekje shoh një tentativë qeveritare për të mundur frikën që i ka zënë, me veprime spektakolare. Nuk rritet ekonomia e as fashitet varfëria dhe mjerimi, nëse popullata bombardohet me veprime dhune dhe performance hollywoodiane superpolicësh. Më kujtohet që e njëjta marrëzi kaplonte dikur median zyrtare dhe zyrtarët e dikurshëm të diktaturës kur thuhej se kishte filluar fushata e korrje-shirjeve apo kur zbulohej në çdo pesëvjecar nga një grup i ri armiqësor.

Unë besoj se Shqipëria ka nevojë për dinjitet dhe për këtë nuk nevojiten as shkundullimat e tritolit, as marrëzitë me superpolicë. Ka nevojë për një klasë të përkushtuar gjyqtarësh dhe prokurorësh që të shpërndajnë drejtësi e jo të sillen si bandë. Ka nevojë për politikanë me dinjitet, profesionistë e të pakorruptuar dhe jo trafikantë e kriminelë ordinerë që sot po transplatojnë modelin e tyre si njerëzit e suksesshëm e të fortë të politikës. Thjesht, është jetik krijimi i një realiteti tjetër me njerëz kurajozë e të pakorruptuar në politikë, drejtësi e vendimarrje. Me shërbyes politikë dhe klientelizëm korruptiv, kjo gjendje nuk do ndryshojë kurrë.

 

Mendoni se është i nevojshëm një pakt politik mes shumicës dhe pakicës për identifikimin e çështjeve më të rëndësishme të vendit dhe për t’i përjashtuar ato nga sherri i përditshëm politik? Dhe a është bojkoti i opozitës sot një përkitje e paralele me bojkotin e djeshëm të socialistëve?

Mendoj që çështja kombëtare dhe integrimi i vendit janë aspiratat e mëdha ku duhet të pushojë çdo luftë politike. Kjo do të thotë që pozita dhe opozita bashkë duhet të evidentojnë rrugët e bashkëpunimit dhe të kenë qëndrime të unifikuara sepse atdheu është i përbashkët dhe të gjithë jemi përgjegjës përpara historisë.

Përsa i përket çështjes së bojktotit unë e kam thënë e përsëritur shumë herë, nuk është, nuk duhet të jetë pjesë e politikës moderne shqiptare. Vendi ka nevojë për opozitë reale, politika ka nevojë për përballje të forta në parlament dhe largimi nuk e forcon staturën politike të një force politike, por e bën atë më vulnerabël përballë elektoratit të saj, interesat e të cilëve do duhet të mbrojë fort në parlament, por edhe përpara opinionit ndërkombëtar. Opozita nuk mundet të ekzistojë virtualisht, në rrjetet sociale apo akoma më keq, të bëj sehir teksa në parlament opozitari më i thekur del Gramoz Ruçi, siç ndodhi këtë të enjte, sepse nga ky moment, roli i saj pushon së qëni. Në të kundërt, përballja energjike me kundërshtarin e rrit një forcë politike dhe ndryshon frymën që ajo transmeton në elektoratin e saj që është themeli i besimit në përfaqësuesit e saj të zgjedhur. Mbi të gjitha, vendimet politike duhet të bëhet zakon që duhet të merren dhe konsultohen në mënyrë kolegjiale brenda grupit parlamentar. Nuk mund të vazhdohet me mentalitete përjashtuese dhe vendime që merren me një grusht njerëzish a nga një njeri i vetëm dhe ku avokatët më të flaktë janë ato që nuk janë sot në parlament. Grupi parlamentar është arma më e fortë politike e një partie dhe nuk mund ta çosh me pushime në shtëpi, kur je në mes të betejës politike.

Mbas ndeshjes fatkeqe me Serbinë, në Shqipëri dhe kudo gjetkë ku jetojnë shqiptarët ka shpërthyer një valë e fortë nacionalizmi, si e gjykoni ju këtë fakt?

 

Nuk besoj që është problem i një ndeshjeje. Përtej sportit çështja ka të bëjë me padrejtësinë. U ripërsërit në përmasa më të vogla e njëjta egërsi dhe padrejtësi që kemi jetuar në shekuj. Një fqinj i egër e i marrë dhe një arbitër evropian i padrejtë. Por, kaluar emocionet e asaj çka ndodhi, bilanci ishte pozitiv për ne. Kombëtarja jonë u soll plot me dinjitet dhe qytetari, flamuri shqiptar u ngrit në Beograd, ndërsa pjesa më e keqe e kombit fqinjë u shpalos para syve të gjithë botës. Serbofilë do ketë gjithmonë, ne na takon të vazhdojmë në rrugën tonë të progresit dhe të rikujtojmë sa herë jetojmë situata të tilla që kemi patur fatin që SHBA kanë ushqyer ndjenja më shumë se miqësore ndaj nesh. Pa to sot do ishim pakica të shpërndarë nëpër fqinjë e do silleshim si muhaxhirë në trojet tona AUTOKTONE. Këtë nuk duhet ta harrojmë edhe kur të ulemi në të ardhmen, edhe kur të bisedojme me shtetarët fqinjë. Jemi të barabartë dhe në të drejtën tonë e dëshirëplotë për progresin në rajon, por jemi padyshim faktor i patjetërsueshëm për të ardhmen e rajonit dhe për projektin evropian për të. Parapëlqej ta them shpesh dhe po e përsëris: pa Ballkan nuk ka Evropë të Bashkuar dhe pa shqiptarët nuk ka Ballkan në Evropë.

 

Çfarë po ndodh në PD mbas zgjedhjes së kryetarit të ri? Shumëkush po ju konsideron juve si nënkryetare e kësaj partie, do të jeni në këtë garë?

Lajmi qenka sensacional, po unë nuk parapëlqej të komentoj për situata të presupozuara.

 

E megjithatë, ky është një lajm i konfirmuar

Konfirmimi tashmë është vetëm që për këto pozicione nuk do të ketë garë, duke u shmangur kësisoj edhe njëherë gara e ambicjeve të shumta brenda PD-së, edhe synimet e rritjes së disa karrierave të tjera për postet e sipërmendura. Nuk di nëse do lihen për një kohë të dytë apo nuk do të konsiderohen fare, tashmë kjo ka pak rëndësi. Për sa kohë çështja është thjesht subjektive dhe në varësi humoresh a përzgjedhjesh personale dhe nuk konsiderohet si një kërkesë statutore për t’u përmbushur, nuk vlen as për t’u analizuar.

 

A ka realisht një ndarje apo një frakturë në PD përtej fasadës së saj, qoftë dhe të shprehur në diferencat mes përkrahësve të të ndjerit Olldashi, miku juaj i ngushtë dhe atyre të kryetarit të ri të PD-së?

Kur flasim për raportet në një forcë politike, ato nuk mund të vazhdojnë të jenë përjetësisht grusht bashkuar dhe me disiplinë ushtarake pasi partia nuk është garnizon ushtarak ndryshe nga sa mendojnë disa miopë a despotë politikë. Shumë prej përkrahësve të Sokolit, dhe jo vetëm, nuk e kanë gjetur veten në strukturën e re. Këto janë rrjedhoja shpeshherë të pakujdesive të personave të caktuar me këtë detyrë apo formave organizative të reja e të paprovuara më parë apo dhe dashakeqësisë që nganjëherë transmetohet nga nivelet drejtuese organizative. Por përtej një distancimi a qejfmbetjeje të natyrshme që krijohet në këto raste, ka një problem thelbësor. Çdokush që largohet a distancohet është një demokrat, nuk është thjesht përkrahës i njërit apo tjetrit, është demokrat dhe si i tillë do duhet të ketë vendin e tij në realitetin e ri politik opozitar. Olldashi parashtroi një platformë të tijën, që kishte të bënte me rikthimin e PD-së përkrah shtresave tradicionale dhe një opozitë shumë aktive në parlament, rikthimin e filozofisë të së djathtës dhe respektimin e strukturave partiake në sistemin e karrierës deri në vendosjen e kandidaturave kryesore me miratimin e këtyre strukturave, kërkoi mospërdorimin e forcës politike për interesa klanore e klienteliste po rritjen e saj nëpërmjet kartës morale. Ajo pjesë e demokratëve që e besonte dhe e përkrahte do duhet të gjejë një pjesë të këtij projekti në realitetin e ri opozitar dhe në filozofinë që do zgjedhim për t’u rritur e për t’u bërë forcë drejtuese në vend.

 

 Si e gjykoni rolin e zotit Berisha në PD, po e dëmton protagonizmi i tij gjenetik të sotmen e kësaj partie? Kam parasysh se ju vetë jeni shprehur për një raport të caktuar të ish-kryeministrit me të sotmen dhe historinë.

 

Nuk heq asgjë nga ato që kam thënë, por zgjedhjet tek e fundit janë personale. E rëndësishme është që  në kushtet kur projektohesh si lider, protagonizmin tënd duhet edhe ta rritësh vetë, ndaj besoj se protagonizmi i dikujt nuk pengon askënd prej nesh të veprojë me instiktin e politikanit, me vërtetësi, pa teatralitet, pa u sforcuar e duke guxuar dhe duke u rritur politikisht nëpërmjet një artikulimi të pavarur, të fortë e të vërtetë opozitar. PD dëmtohet kur fle gjumë, kur tërhiqet nga betejat opozitare, kur artikulon me teatralitet e pa pulsin real të asaj që ndodh. Pastaj se kush është më shumë protagonist, kjo tek e fundit duhet të na shtyjë të jemi më konkurrues në politikë dhe drejtim, por nuk është justifikim për askënd prej nesh.

 

 Ka një gjuhë të ashpër dhe shpesh jo etike në Kuvend, madje dhe një frymë maskilizmi të dukshëm, siç thoni ju. Si e gjykoni pozicionin e kryetarit të Kuvendit dhe rolin e tij në drejtim, pa anashkaluar dhe frazën që i drejtohet kohës pa kufi që i jep zotit Berisha: Më pëlqen të më akuzojnë për tolerant sesa të jem arrogant?

Në këtë moment shqetësimi im kryesor është të jemi në parlament, pastaj të flasim për procedurat e drejtimit të tij. Ka një projekt të iniciuar nga OSBE për miratimin e një Kodi Etik në parlament, iniciativë absolutisht e lavdërueshme dhe për t’u mbështetur. Ndoshta transmetimi i një modeli të një retorike etike do jetë prioritet sapo të jemi të prezent dhe veçanërisht Grupimi i Grave Deputete do mbështesë çdo inisiativë të mirë për përmirësimin e modelit të politikanit, dhe rritjen e rolit të gruas në politikë. Zgjedhjet e ardhshme lokale do duhet të sjellin një përmbysje pozitive në këtë përfaqësim. Ky është shekulli i gruas, ne duhet thjesht të ndjekim ritmin dhe trendin e tij.

18 komente në “INTERVISTA/ Mesila Doda: Opozitën sot po na e bën Gramoz Ruçi. Mbështetësit e Olldashit në PD janë mënjanuar”

  1. Georges says:

    Kjo femer eshte kot fare! Kur eshte me pushtet do te vari njerez opozitare neper deget e palmave te kryeministrise ku Kryeministronte Sali Berisha.
    Sot qe eshte ne opzite do te vari ne cfardo lloj dege Saliun dhe Lulin! Me mire gjej nje peme andej nga liqeni artificial dhe kolovitu, si kucke e vjeter qe je.

    1. Ezopi says:

      Ke te drejte Mesila opozites e qeverise e ben Gramozi sepse zotrote ben opoziten e opozites dhe artikulon recetat e Rames. Megjithate shyqyr qe flet se kur opozita ishte ne parlament beje memecen.

      1. Xha Temja says:

        Desha ti beje nje pyetje kesaj zonjes Doda:
        -Perderisa mendon se opozita behet ne kuvend,perse ti personalisht(dhe ndoshta dikush tjeter pas teje)nuk shkoni ne Parlament dhe ti thoni aty,edhe keto qe thua ne intervista?
        Mos valle jeni e kapur,dhe bertisni kot nga rreshti per te cfyre pake kete tullumbacen e fryre te gjoja bojkotit te Parlamentit?
        Nese je per opozite,bujrum dhe shko e fol ne institucionin qe votuesit te kane votuar per ti perfaqesuar. Leri face booket dhe revistat e gazetat per me vone.
        Tani per tani,puna jote eshte aty,ne PARLAMENT.

    2. Sherif says:

      Te kesh turp sa here qe hap gojen……

  2. e tashmja says:

    Na neveritet me te vdekurit. Ne Shqiperi kur vdes te duan te gjithe, ke vetem vlera bile edhe ata qe te kane share keq vetem e levdojne te vdekurin. Po me te gjallin cfare bejen? Gjithshka sa ta fisn ne var e pastaj i thirin elozhe si gjithe te vdekurve te tjre!
    Mjaft me me keto brockulla te pista, cdo i vdekur ashtu si cdo i gjalle ka vlera dhje antivlera, ane negatinve dhe paozitive. Mjaft me me glirifikimin e te vdekurve. Po te m,eta a kishte Sokoli? Plot sa te duash perse nuk ja vene ne dukje/ Si gjithnje eshte i vdekur. Mjaft u moret me genjeshtra per te gjallet duke ju mohuar cdo virtut e vlere per hir te pushtetit, parase, cmires, egizmit e ligesise.
    BASHA eshte EUROPIAN, eshte dikush si ajo molla e kuqe qe e qellojne me shkop se te gjithe duan ta hane, si ajo karamelja e eMbel qe mbahet ne goje se eshte e shijshme. Ky eshte Basha, i mencuri, karizmatiku, inteligjenti, mendjehapuri, bukuroshi, familjari shembullor e te tjera e te tjera……………..DODA je shume larg BASHES, prandaj e s’duhet e s’mund te jesh pjese e ekipit te tij. Cdo njeri kerkon ekipin me te cilin mbeshtetet e jo luftohet sic ben ti ke ngelur si ato plakat e shkreta me skleroze qe flasin me vete se nuk i degjon me njeri e perfitojne CA GAZETARUCE NE SHERBIM TE KLANIT meta-rama E TI JE USHQIM PER KETE KLAN. i PAFSH HAJRIN..

    1. Prec Ulaj says:

      E tashmja,
      Ti je e kaluar, dhe e ke emrin Familja berisha. Nuk mund te percaktoj cila gjymtyre e shemtuar e kesaj familje je, por ka mundesi te jesh jashtqitja, domethene Dhendrri.

  3. pjeshka says:

    Dhe e di pse?? Se ju te opozites qe jeni tani jeni te gjithe hajduta, te korruptuar e kriminela, si te bashes e si te olldashit, ju jeni te gjithe per bug, nuk keni si te beni opozit, i mushet listat me pushta nuk late vend per intelektuale e per specialist ndaj ndodh kjo tani.

  4. Hasanaliaj says:

    Mesil Doda nje grue e forte ene e ashper? Grue te forte ene te ashper ne kemi Jozin qe i kap burrat edhe i nxjerr perjashta per zhelezh http://bit.do/Mesila-Dode-vazhdon-te-godase-opoziten

  5. qivqchi says:

    shekulli i gruas?
    medemek shekulli i pidht!
    vajti per lesh pidhi ene kjo mesila mas xhozefines!

  6. Basha i Gjetajve says:

    Mesilë, moj Mesilë !
    Shqipëria është e sëmurë me kancer! Dhe kanceri i Shqipërisë është PD -ja me metastazat Sali Berisha e familja e tij, Lulzim Basha, Ridvan Bode, Eduart Halimi, Gjin Gjonët, etj. Edhe ti je një copë e këtyre metastazave që po i marrin shpirtin Shqipërisë. Edi Rama dhe PS po përpiqen ta shërojnë Shqipërinë nga këto metaztaza kancerogjene, por dihet kanceri është shumë shumë i vështirë për tu luftuar, aq më tepër kur metastazat fitojnë mbrojtje nga kreu i gjithë metastazave Bujar Nishani. Operacioni do të jetë i vështirë dhe me dhimbje për ti shkulur këto metastaza që e sollën Shqipërinë në këtë gjëndje për 8 vjet, por më mirë një operacion me dhimbje dhe me fund të mbarë se sa një dhimbje pa fund deri në vdekje. Shpresojmë që operacioni të jetë i suksesshëm dhe metastaza tjetër Ilir Meta i LSI të rezultojë jo malinje gjatë analizave dhe këtij operacioni. Përndryshe vdekja e Shqipërisë është e sigurt. Kam besim se kirurgu Edi Rama do tja dalë mbanë!

  7. . says:

    … Kujdes,

    se dot vrasin dhe Ty

  8. Dibrani says:

    Une them qe PD duhet udhehequr nga Mesila Doda ,….e shikoj si nje grua te hekurt dhe te guximshme

    PD ka nevoj per njerez qe i sherbejn popullit ,.. dhe jo oligarve dhe Bajrktarve

    Lulije Basha eshte krimbi i Sali Mulla Berishes

    Perpara Mesila vetem ti mund te besh nje opozite te vertet,…..shpresoj nje dite te behesh lider e PD dhe e Shqiperis

  9. Berati-Gjermani says:

    Te marte frymen mesila re dibran trapi. Si nuk kupton mor derdimen se mesila eshte nje kucke vetem

  10. Dibrani says:

    [email protected] mos ha mut shum se te ben dem ,….se keshtu si shprehesh qenke adiktit

    une kam mendimin tim,….shpresoj qe mendimi im nuk ndikon ne jeten tende personale,….se nga reagimi ketu dertimeni je ti

  11. katoliket says:

    edhe kjo i takon llojite te frrokve,ndokve,mark markut,preq zogajt,nikoll lesit,pjerin ndreut,armando prenges,paulin sterkes,a nuk ja lepijne keta te gjithe kokepalarit te metes edvin kristaqit.katolik me komuniste bashke ka vetem ne vendin e qelbesirave.dhe doda e njejte.

  12. Arjani says:

    Po cgrua e hekurt mo njeri.Kjo eshte vetem nje femer qe ska piken e miresise brenda vetes,por e mbushur me helm, urren gjithshka qe nuk i hap rruge per te bere kariere.
    O medet sikur te kete pushtet kjo!Mjer populli.E sidomos Myslimanet dhe ortodokset.Ajo si nje fondamentaliste katolike qe eshte, do ti shkelte e do ja u bente jeten sketerre.
    Fataliteti i ketij vendi eshte se ajo qe quhet PD, ka ne krye hajdute dhe kriminele,por dhe ata qe duan te dalin ne krye te kesaj partie. po hajdute e kriminele jane.

  13. lilita says:

    Zonja Melisa Doda do te bente mire te mbyllte gojen dhe ashtu ne heshtje te largohej nga skena politike.Mjaft te kujtojme fjalet e saj qe tha ne foltoren e popullit. Kecenoi popullin e saj qe protestonte ne paqe per nje te drejte tij,ate vtejedhjes se votes.Cmenduria e saj shkoi aq larg sa do ti varte
    te gjithe te pemet prane kryeministrise kush i afrohej ketij institucioni.Une po te isha ne vendin e saj do te isha larguar nga vendi per ato bema qe nxori nga goja.

  14. lilita says:

    Zonja Melisa Doda do te bente mire te mbyllte gojen dhe ashtu ne heshtje te largohej nga skena politike.Mjaft te kujtojme fjalet e saj qe tha ne foltoren e popullit. Kecenoi popullin e saj qe protestonte ne paqe per nje te drejte tij,ate te vjedhjes se votes.Cmenduria e saj shkoi aq larg sa do ti varte te gjithe te pemet prane kryeministrise kush i afrohej ketij institucioni.Une po te isha ne vendin e saj se pari do ti kerkoja falje publike popullit tim dhe do te largohesha nga politika dhe media se do me vinte turp nga vetja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje