Të hënën nis zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së

1 Nëntor 2014, 11:07Politika TEMA

Komisioni Parlamentar i Medias pritet të nisë të hënën procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.

Pas zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Autoritetit të Medias Audiovizive javen e kaluar nga Kuvendi, në seancën e ardhshme pritet dhe zgjedhja e kreut të këtij institucioni, tashmë pritet çelja e procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit drejtues të RTSH-së.

RTSH, enti kryesor publik mediatik në vend, prej 3 vjetësh po funksionon me një këshill të vjetër drejtues, të cilit i ka përfunduar mandati, po ashtu edhe kryetarit të tij. E njëjta situatë është edhe për drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, i cili prej më shumë se një viti ka dhënë dorëheqjen.

Ligji “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në Kuvend në mars të këtij viti, përcakton funksionimin e KD-së së RTSH-së. Këshilli përbëhet nga kryetari dhe nga 10 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.

Anëtari i njëmbëdhjetë, njëkohësisht kryetar i KD-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit. Në këte post drejtues zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me votim të fshehtë nga KD për një periudhë 5-vjeçare ndërmjet jo më pak se 2 kandidaturave. Përzgjedhja e kandidaturave bëhet nga Këshilli. /gj.k/

1 komente në “Të hënën nis zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së”

  1. sinan hibro says:

    Duke ndjekur proceduren per kanditatet e AMA , perjashto gazetaren A. Basha, per te cilen ka rezerva, kandidaturat e tjera me sa deklaruan para komisionit apo edhe me CV perkatese , ishin ” me qafsh moj shege “…I degjoje platformat e tyre dhe te bente pershtypje asnje fjale per moralin/ etiken ne media … AMA duhet te sherbeje edhe si nje monitor per gazetare apo analiste si Cani , Shkullaku , apo A. Frangaj e ndonje tjeter, qe i lejojne vetes gjithfare marrezish….Me sakte duhet nje AMA apo Keshill Drejtues i TVSH qe te perballet me ata qe kane krijuar monopolin ne media …psh. R. Lani . A. Frangaj , A. Cipa etj ….qe pas nje vegjetimi shume vjecar duhet te perballen me nje fryme tjeter ne media …. ! Nderkohe ka ardhur kohe qe TVSH te perballet me median private ….etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje