U arrestua për vjedhjen e energjisë, futbollisti shkodran lihet i lirë nga gjykata pas garancisë 20 mijë euro

1 Nëntor 2014, 15:50Politika TEMA

Nëse je person që ke një pozicion në shoqëri por ke dhe 20 mijë euro, atëherë bëhet përjashtim.

Nuk mund të qëndrosh në burg bashkë me njerëzit e thjeshtë, edhe pse si ata, akuzohesh se vjedh energjinë.

Një praktikë i tillë është ndjekur nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e cila ka lënë në arrest me burg 9 qytetarë të  thjeshtë të akuzuar për vjedhjen e energjisë, ndërsa për futbollistin e Vllaznisë, Ervis Kraja, dha vendim për ndjekje penale në gjëndje të lirë.

Ky i fundit ofroi garancinë 20 mijë euro, raporton Ora News.

Publimi i vendimeve do të sqarojë dhe se cilët janë argumentet ligjore që ka përdorur kjo gjykatë për dhënien e këtyre vendime.

Kjo masë sigurie e Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkoder duket se do të pasohet me të tjera në ditët në vijim, pasi arrestimet dhe procedimet penale nga ana e policisë në operacionet e OSHEE nuk kanë fund.

Seanca gjyqësore ndaj 10 të arrestuarve të parë u zhvillua sot paradite me dyer të mbyllura dhe zgjati afro 60 minuta.

Mësohet se të arrestuarit e kundërshtuan veprimin e policisë, duke kërkuar nga gjykata të lihen të lirë.

Një pjesë e tyre kanë përdorur si argument faktin që vetë shteti nuk i ka pajisur me matësa të energjisë, ndersa të tjerët kanë sqaruar se biznesit që ushtronin aktivitet i kishin me qera dhe nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e pronarëve.

Por në fund trupa gjykuese i ka hedhur poshtë pretendimet e tyre, duke sqaruar se ky veprim është i kundraligjshëm dhe ndëshkohet sipas dispozitave ligjore.

Në të njëjtën kohë togat e zeza kanë paraqitur provat e OSHE, të cilët kanë mbajtur procesverbalet përkatëse në këto operacione të shtrira në të gjithë territorin e qarkut të Shkodres.

I vetmi që do të ndiqet në gjendjë të lirë, është i arrestuari i dhjetë, futbollisti i Vllaznisë, 31 vjecari Ervis Kraja.

Mësohet se për shkak të karrierës ky i fundit ka paguar një garanci prej 20 mije euro për të mos qëndruar në qeli dhe të vazhojë karrierën tek klubi Vllaznia.

Gjithashtu kjo masë e pranuar nga Kraja është bërë edhe për të mos dëmtuar imazhin e skuadrës kuqeblu.

Deri më tani nga ana e policisë Shkoder kanë rënë në pranga këto shtetas, të gjithë familjarë dhe biznesmenë, për lidhje të paligjshme të energjisë: Ylli Batuni, vjeç 45, Petrit Bregu, vjeç 39, Agim Haxhija, vjeç 61, Gjin Shullani, vjeç 68, Nush Shabaj, vjeç 51, banues në fshatin Gruemirë Malësi e Madhe, Rasim Barbullushi, vjeç 50, banuese në fshatin Barbullush Komuna Bushat, Petrit Bazulli, vjeç 59, banuese në fshatin Barbullush, Artan Rranzi, vjeç 42, banuese në fshatin Barbullush, Ervis Kraja, vjeç 31, Nush Shabaj, vjeç 51, banues në fshatin Gruemirë, Pal Maçaj, vjeç 39 banues në fshatin Mali Jushit me detyre lexues i OSHEE, Fran Veinca vjeç 50, banuese në fshatin Rranxa, Berhan Susa, vjeç 59, Anton Gjeloshgjokaj, vjeç 22, Mark Ftoni, vjeç 20, Pashk Prendi, vjeç 51, banues në Fush-Arrës Pukë, me detyrë elektriçist pranë Bashkisë Fush-Arrës.

17 komente në “U arrestua për vjedhjen e energjisë, futbollisti shkodran lihet i lirë nga gjykata pas garancisë 20 mijë euro”

  1. Dr. John says:

    Po Arben Ristanin a e arrestuan apo ka lene garanci edhe ai. Shtet pis. Qeveri kurve. I bie ne koke te dobetit, te pafuqishmit. A jeni te gjithe te barabarte para ligjit apo njeri eshte me i barabarte se tjetri.

    1. askushi says:

      Ky pseudofutbollisti i mbaruar qe merr miliona leke ne muaj duhet mbajtur ne burg, kur vjedh ky ordiner c’fare ti kerkosh fukarenjve

      1. Prec Ulaj says:

        Ne Amerike, ky nuk luan me per gjithe jeten, nga cdo aktivitet.
        Shpresojme ta ndjeke kete edhe Federata Shqiptare.

  2. PERENDIMI says:

    E shikoni qe prap familjaret e ndershem do ta hane sepse kur shpeton 1 lojtar qe ka leke po 1 bisnesmen i madh qe ka fabrika betoni e cimentoje si thoni ju do te denohet…!!!! keshtu qe kurdohere e peson fukarai i shkrete ose bisnesi i vogel qe nuk ka krahe dmth. leke ose euro se ajo hap cdo dere edhe ato prej hekuri. faleminderit.

    1. Aleksander says:

      O perendim, si ne perendim apo jo !-Paguan garancine apo kaucionin sipas ligjit dhe nuk rri ne qeli deri ne vendimin e gjykates per aq sa te denon .Pastaj ne varesi te demit qe ke kryer do paguash se s’ben per ate qe te thote gjykata,deri ketu s’ka asgje per t’u çuditur .

  3. Qytetari nga fshati says:

    Kjo do te thote se ai ka pas leke po nuk ka dashte te paguaje se nuk ka arsye tjt perderisa i paska gjetur 20 mije $ per garanci
    http://bit.do/Garancia-qe-te-dalesh-nga-burgu-nese-nuk-paguan-dritat

  4. Berati-Gjermani says:

    Ca e lini te lire kete monster? Si nuk ka turp qe vjedh? Mbyllini ne burg palacot qe te mesohen me shtet ligjor. Te pergjigjet perse ka vjedhur ….dhe te braktise edhe kombetaren se me shume e demtojne se e ndihmojne me figuren e tyre. Ik hadut imoral….dhe gjykates injorant.

  5. Gjermani says:

    Injorant i paskrupullt,hajdut je dhe perfaqesues i kombetares …yyyyy sikter dhe nga futbolli ti je vetem nje hajdut

  6. Billy1 says:

    Paska mbi 2o mije euro dhe nuk paguan 30-40 mije leke ne muaj. Kjo tregon se sa te drejte ka qeveria e sotme dhe tregon perseri se deri me 23 qershor nuk ka patur as shtet as qeveri.

  7. biondi says:

    po kjo eshte menyra me e mire per te vepruar..sipas vjedhjes duhet te paguaje.kjo eshte me e leverdisshme pe qeverine edhe i mer leket edhe nuk e mban me buke ne burg.por duhet te kete ndarje mes atyre qe vjedhin per konsum ne shtepi me ata qe e bejne neper biznese te ndryshme .sa me i madh biznesi aq me e madhe tarifa.

  8. PERENDIMI says:

    Zoti Aleksander nuk dua te bej replike por me qe thua si ne perendim atehere te zbatohet per te gjithe dhe jo ca te nenes e ca te njerkes. Pastaj nuk ka rendesi kush eshte perderisa ka 20000 euro per garanci pse nuk i ka paguar normalisht kur duhet brenda afatit si i paguajne te gjithe dmth. fukarenjte ja qe nuk ka dashur jo se nuk ka euro.

  9. x says:

    E paskeni myt fshatin e shkrete. Brravo ju qofte, se ne qytet e sidomos tek bizneset e medha nuk vidhet energjia. Myte, myte fare.

  10. jezu krishti says:

    Gjithcka te degjojne veshet ne Albanistan. Si mund te jete lojtar I kombetares nje hajdut ordiner qe vjedh korentin? Ky plehre nuk mund te perfaqsoj ngjyrat e kombetares.

  11. askushi says:

    Po ky legen futbollist paska 20000 € per garancine per te mos shkuar ne burg dhe ska paguar energjine gjithe keto vite. S’jane te varfrit dhe pensionistet dhe personat e ndershem qe s’paguajne por horrat dhe biznesmenet. Ne burg pa perjashtim te gjitheve.

  12. miku says:

    po pse si kujtoni se mos do paguajn biznesmenet bashke me gjith keto shkerdhata ministra e deputet te gjithe me nje kallup jane si PD PS LSI e te tjere asnjeri prej ketyre nuk paguajne as energji as taksa asgje mjere populli i shkreteqe po hajne burgun

  13. asdf says:

    Per disa eshte turp te paguash energjine.

  14. E verteta says:

    Dhe ne Amerike ekziston kjo lloje metode ku i arresturi mund te ndiqet ne gjendje te lire kundrejt bails qe ai eshte vene, but pas vendimit te gjykates ai mund te kthehet perseri ne burg dhe nuk mund te vazhdoje me funksione publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje