Akuzat e PD, reagon Kryeministria: Opozita është kthyer në klub thashethemesh

1 Nëntor 2014, 14:11Politika TEMA

Kryeministria ka reaguar përmes një deklarate për mediat në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike për abuzimet me fondet publike për dekorin e qytetit të Tiranës me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri.

“Duke ndjekur me keqardhje degjenerimin e opozitës në një klub thashethemesh prej province, informojmë opinionin publik se në çdo vendim e veprim të sajin, Qeveria e Shqipërisë, udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik.

Përgojimi në klubin e ish-oficerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Franceskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik, moral dhe madje edhe logjik të opozitës sonë.

Njësoj siç ka dalë kundër çdo aksioni për vendosjen e ligjit; kundër policisë për Lazaratin e Dukagjinin; kundër INUK-ut për çlirimin e pronës së përbashkët nga zaptimet e paligjshme; kundër mbylljes së fabrikave të diplomave fallco; kundër operacionit për ndalimin e kapjen e hajdutëve të energjisë; sot opozita doli kundër Qeverisë edhe për organizimin e pritjes së Papës.

Është koha që opozita të dale nga klubi i thashethemeve provinciale dhe të kthehet në Kuvend. Ku e presim krahëhapur për të debatuar për problemet reale, për sfidat reale, për zgjidhjet reale që Shqipëria kërkon pas aq shumë vitesh rrënim nën pushtetin e një partie që sot nuk di ku ka kokën, nuk di ku e shpien këmbët, nuk di çfarë i nxjerr goja”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.

11 komente në “Akuzat e PD, reagon Kryeministria: Opozita është kthyer në klub thashethemesh”

  1. Labi Vlore says:

    SHQUP-i eshte shenderruar nga Shtepia Qendrore e Ushtrise,ne:Shoqata Qendrore e Unitetit te Pisave(SHQUP).Atje eshte qendra mbrojtese e te gjithe Kriminelave,hajduave,kultivuesve te droges.Hajduteve te energjise.Peshkatareve qe peshkojne me dinamit.Piromaneve te pyjeve.Preresve te Pyejeve.Gerrueresve te lumenjve,kodrave dhe perrenjve.Shitesit e diplomave,e kane qendren po tek SHQUP-i.E keshtu me radhe.

  2. Rruc Bala says:

    Pse nuk jepet lajmi I plote?’
    Akuza qe PD ben eshte ,qe tenderi i “zbukurimit” te Tiranes me vlere 390 million leke ,eshte tituar me “tender” nga vellai i Erion Veliaj.
    Jepni te plote lajmin qe lexuesi te nxjerre vete konkluzionet ,dhe te mos manipulohet me gjysmen e lajmit. faleminderit.

    1. Anonim says:

      ore cjane keto komente, po pse mo 394 mln ne xhep i futen.
      Po ndonje pune a u be?
      A se pate sheshin, ju mund te thoni cili ishte fitimi? Kush do qofte kompani ta kete marr persiper punen , pa 20% fitim se merr persiper, ligj i tregut.
      Ne kete shpresojme nga kjo qeveri, qe si qe merr tenderin si ne rastin ne fjsl si ne ndertim rrugesh etj te mos nxjerrin me shum se 20% fitim, te bejne pun te hajrit

  3. Dibrani says:

    Ja qeveria Rama,…………….ku jane Shkarkimet per korrupsion

    Ku jane premtimet e Rames ,……..Rama tha: …kjo qeveri eshte e popullit

    Populli deshiron te zhduken qelbesirat,….ose mbas tyre do perfundosh dhe ti zoti Kryeminister

  4. sherifi says:

    Po nese eshte bere konkurenc e ndereshme ne prokurim,edhe vellai i Erion Veliajt mund ta mari,edhe vellai ndonje tjetri,nuk eshte e thene meqe Erioni sote eshte minister dhe njerezit e tij te rrijne pa punuar,se besoi sejcili shtepin e ka me veh’te, ndersa nese ka pisllek ne te le te ndeshkohet ai qe i ka dhene tenderin ketij subjekti.

  5. bogdani says:

    ma don menja se edhe mund ta kene bere se njesoj po dalin edhe keta te PS-se, po hajt ma vl ksaj pune te shohim ne te ardhmen po deri tani keq puna

    http://bit.do/thashetheme-ne-PD

  6. Albi says:

    Ore a e ka marre apo jo vellai i Veliajt ate tender apo jo? Dhe nese e ka marre, pse duhet te konkuroje me nje kompani fantazem dhe jo ne emrin e vertete?

  7. ola says:

    Ky Erion Veliaj po ja merr dhe Koco Kokedhimes.Dasem gjigante 1 jave nga gjirokastra ne Peze te Tiranes,tender me vellain,propagande cdo dite ne TV sikur ky popull qenka budalla dhe nuk e kupton qe me propagande nuk ndryshon fare jeta ekonomike e cdo familjeje shqiptare.Po sikur shume shpejt i filluan keto pune keta shoket e rilindjes……….

  8. Andrea says:

    Le te jepet lajmi i plote bile le ti shtojne edhe me shume por fakti qendron se perse kryehajdutet dhe kriminelet bejne rolin e budallait.Shupi kjo fole e kriminalitetit kombetar duhet te mare ndeshkimin e merituar nga qeveria pasi ploteson nje nga kerkesat kryesore te votuesve te saj.

  9. Dibrani says:

    Nuk na plasi shume se cfar ben opozita,………Qeveria te na tregoje se cfar eshte bere me 394 mln lekë në xhepat e qeveritarëve

    leji lloqete e kandarit,…..tau,tiu,.. jo cfar tha ,…jo cfar mbrojti opozita ,…..cfar u be 394 mln lekë qe u perdoren gjoja per viziten e Papes,….dhe sot jane ne xhepat e vellait te ministrit Veliaj

    Keto jene fakte leshuar nga OKR

    Si tha deputeti Ruci : ketu jeni per te dhene llogari ,…jo me na dhen mend

    Ato furcet e kryministrise nuk na interesojne,…na trego ku shkuan leket

  10. Treviso says:

    Mos u lodhni duke i bere thirrje partise Demokratike qe te kthehet ne Parlament.
    Partia Demokratike do te kthehet ne parlament pasi te denohen kriminelet qe po e majne peng ate.Qeveria duhet te punoje nate e dite qe te reformoje institucionet e pamvarura qe te bejne drejtesi mbi kriminelat e shtetit dhe te popullit. Qeveria pa bere kete reforme do te jete gjithmone e pafuqishme per te arritur prespektivat qe i ka vene vetes ne te miren e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje