Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Marokut, u takua me Ministrin e Energjisë, Minierave, Ujërave dhe Mjedisit të Marokut, Abdelkader Aamara.
Sipas zyrës së shtypit pranë Kuvendit, temë e diskutimeve ishin rritja e bashkëpunimit në fushat e energjisë së rinovueshme, burimeve natyrore, menaxhimit të ujërave dhe mbrojtjes së mjedisit në pellgun e Mesdheut.
Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se duke marrë në konsideratë kapacitetet dhe nevojat respektive të të dy vendeve në burime natyrore dhe energjetike, ekziston një potencial i madh për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Ministri Aamara, duke bërë një prezantim të situatës energjetike dhe strategjisë së qeverisë për ta kthyer vendin në një kryqëzim energjetik, u shpreh se Maroku është i gatshëm të bashkëpunojë me Shqipërinë, si përmes shfrytëzimit të kapaciteteve ekzistuese natyrore, ashtu edhe në kuadër të avancimit të teknologjive të reja.
Meta theksoi se gjatë kësaj vizite në Marok, ka shprehur mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë për intensifikimin e shkëmbimeve mes dy qeverive, duke inkurajuar në veçanti thellimin e kuadrit ligjor midis dy ministrive respektive të energjisë në funksion të diversifikimit të tregut energjetik në pellgun e Mesdheut dhe përfitimit të rezervave natyrore reciproke.
Bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencës dhe paketave legjislative në drejtim të shpërndarjes së energjisë, menaxhimit të ujërave, burimeve natyrore dhe mbrojtjes së mjedisit, duke i shërbyer kështu zhvillimit ekonomik të të dy vendeve./gj.k/
Ah ah ah!
Moroku si leader i energjise se renovueshme!….
Po ky hajdari cfare kerkon ne Marok???!!!
Seriozisht e ke o Like???? Jo mo mos u tall. Po pse mor vulehumbur ke maroku e gjetet bashkepunimin ju se i ka ndritur te vetet maroku dhe tani do te na rregulloje dhe ne. Sa poshte keni rene more oh sa keq sa deshperim.Po pse more u mbaruan vendet e zhvilluara qe ju po i luteni marokut??? E cuditshme shume kjo lidhja jote me keta. Maroku ska rregulluar vendin e vet do ju ndihmoje juve CCCCCCE…. sa keq. Nga deshperimi ju nuk ju shohin syte e nuk ju mendon mendja si njerez normale.Edhe marokun kemi manget ne tani o perendi fali se spodine se cbejne.
Ishte edhe Tak Comi,deputeti i comve,si perfaqesues i denje i miellit.
Po mire mor Ilir kesaj I thon lidh e zgjith oshkure kjo pune qe ben ti. Po pse marokun do na maresh per model? Shko nje xhiro ne Hollande dhe do te shohesh se cbehet atje, megjithese kam frik se nuk do I kuptosh ata te hollandes se e flasin mire anglishten ata.
Nuk behet Shqiperia me ju jo. Me mire ne axhenden e vizites te kishe vene shkembim eksperiencash parlamentare dhe mbyllej edhe me lezet vizita.
Shikoni vendet e perndimit.
Tani kam edhe nje pyetje per ty. Kur do te punesohesh te shohim se sa I zoti je ne ekonomine e tregut. Nuk ke as nje dite pune ne prodhim per zanatin qe ke.
SHKEMBIM eksperience nga dy vende pa eksperience.PER c’fare kondrabande shkove,armesh,cigaresh apo nafte.tE PERPIFtE EGjEU SHPRESOj E tE RICIKLOFtE.
Mos ja futni pordhes kot. Maroku ndihme per energjine e rinovueshme. Haaaaahaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaa. Nje vizite turistike ne marakesh??????!!!!!Per me teper me leket e taksa paguesve tane. Sec me kujton Zhozin ne Dubai me motor in the desert.
Haaaaaaahaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaa.