Katër të burgosur kanë tentuar që të arratisen nga burgu i Peqinit.
Bëhet fjalë për vëllezërit Admir dhe Genc Tafili, dhe dy të burgosurit e tjerë, Fran Marashi dhe Gëzim Guri.
Një vit më parë, të burgosurit e mësipërm ishin arratisur nga burgu i Drenovës, për t’u arrestuar sërish më pas.
Mësohet se dy vëllezërit Tafili së bashku me Marashin dhe Gurin kanë bashkëpunuar me persona të tjerë jashtë burgut për të realizuar arratisjen.
Në një njoftim të prokurorisë thuhet se “parandalimi i arratisjes spektakolare u bë pas një ndërhyrje energjike e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Aktorët kryesorë që kanë synuar arratisjen janë të njëjtën persona që arritën të arratiseshin për disa ditë nga burgu i Drenovës, në nëntor 2013. Vëllezërit Admir dhe Genc Tafili, si edhe Fran Marashi dhe Gëzim Guri kanë planifikuar të arratisen, duke bashkëpunuar me persona jashtë dhe brenda burgut”.
Policia ndërkohë ka arrestuar pesë gardianë të këtij burgu, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me të burgosurit për arratisjen.
Të arrestuarit janë:
Avni Biça, dtl. 1984, me detyrë punonjës i policisë së IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) Peqin.
Gëzim Beheluli, dtl. 1966, me detyrë punonjës i policisë së IEVP Peqin.
Bilbil Ymeri, dtl. 1981, me detyrë punonjës i policisë së IEVP Peqin.
Abedin Hitaj, dtl. 1955, me detyrë përgjegjës i sektorit të sigurisë së IEVP Peqin.
Petrit Marnoj, dtl. 1983, me detyrë përgjegjës i sektorit ligjor së IEVP Peqin.
nuk durojne dot me,korraket kane mbushur burgjet disa me ”fat” shkuan te puthen me Mohamedin………nuk kishte sesi te ndodhte ndrishe,pune sunitesh……..
Vajza do te vije vone sonte se kemi pak pune.
o tfg race me te ndyre se kjo e jotja nuk kam pare ne jeten time jeni rrace bythqirash
Ku jan mcef rapsodet mi thur kengen vllaznve tafi_li ,
kta burra malsie fitojn ca fjal trimerie varur m’tela t’qiftelise.
shume mire ua kane bere : RINGORDHJE
http://bit.do/arratisen-nga-burgu
Po ku jeni mor trima sa here po mundoheni mor kriminela te dilni po spo u ecen.
Kriminela te felliqur.RRini mor neburg se edhe buken e hani fale.Delni delni se do gezoheni me shendet a jeni mire si po ju vejne hallet more Hale.
po ti ma shoku ku e ke hallin shifni punet tuaja,esht me mir,forca Admir tafili
cfar hallit ke ti shkodrani