Si duhet të drejtohet sot Shqipëria, me frikë apo me arsye?

2 Nëntor 2014, 13:28Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Po të rrimë pak e ta mendojmë me njëfarë vëmemendje atë që po shohim të ndodhë me qeverisjen në Shqipëri, konstatojmë se, gjithçka që ndodh ka si shtysë frikën dhe jo arsyen. Në fakt kjo, në një drejtim shtetëror është më shumë se mediokritet. Po ç’është frika? Frika shpesh është iracionale, sepse, edhe majmuni e ka shumë frikë gjarpërin, dhe kjo s’është arsye por mistikë. Po këtu në Shqipërinë e sotme?

Këtu, kryeministri që e quajnë Rama, dhe që mendon se po drejton Shqipërinë, ka frikë nga çdo gjë, ndihet që është i trembur, dhe mendon të marrë forcë apo kurajojë nga fëmija e tij Tahiri, i cili është ministër i Brendshëm. Tahiri bërtet dhe mendon se do burgosë apo do të dënojë, kur as dënimin dhe as burgun nuk e ka ai në dorë. Por, gjithësesi duhet të heqë frikën e kryeministrit që quhet Rama, por që mund të kishte çfardo lloj emri tjetër. Por, bërtitjet e Tahirit sikur kanë mërzitur edhe kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i cili i kujtoi Tahirit se nuk ka forcë por vetëm një inat fëmije.

Kurse ky Rama duket se ka frikë edhe nga Meta. Iracionalisht, pa dyshim, se nuk di të punojë me politikë, por me afrime fshatareske e naive të gënjeshtërta; jashtë çdo arsyeje politike. Por edhe vetë Meta ka frikë, edhe pse është Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Natyrisht ky ka frikë nga burgu, sepse ka vjdhur dhe ka abuzuar dhe vijon të abuzojë me pushtetin: me të gjithë ministrant e tij, të cilëve iu kërkon araç mujor. Eshtë i papranueshëm Meta ndërkombtarisht, dhe sapo ia refuzuan vizën për në SHBA; dhe kjo e tremb edhe me shume, prandaj është plakur: sepse, senectus ipso morbus est (pleqëria është sëmundje), na ka thënë Cicerioni i famshem, dhe në rastin tonë sëmundja është frikë.

Por frikë ka edhe Sali Berisha: edhe ky nga burgu ka frikë, sepse e mendoi të lehte abuzimin gjigjand me pushtetin. Dhe çfarë ka bërë? Ka nxjerrë në krye të Partisë Demokratike një lolon e tij, i cili gjithashtu ka frikë, por më shumë nga vetë Saliu. Por Saliu e ka nxjerrë që të mbrohet nga burgu dhe si një regjent për ta kaluar PD-në në dorë të familjes së tij. Po, si do ta mbrojë loloja Saliun? Në fakt, ky lolo vetëm i bezdis shqiptarët me budallallëqet e tij; dhe nuk e duan as politikanët e Partisë Demokratike, të cilët e kanë lënë vetëm me katër injorantët e Saliut, që s’dinë të flasin. A mund të qëndrojnë më me frikë dhe inaktivë politikanët e PD-së? Kjo duhet parë, sepse shqiptarët thonë: “dy duar për një kokë janë”. Por ama, të gjithë këta, të tërë të trembur, bashkë dhe me një zë, flasin për reformën në drejtësi, jo se e duan, por se ia kërkojnë perëndimorët, të cilët nuk i japin para për të dalë Shqipëria nga kriza, po nuk u dënuan hajdutët, apo abuzuesit me pushtetin.

Por abuzuesit janë ata që kanë në dorë pushtetin, dhe pushtetin nuk mund ta mbajnë dot po nuk gjetën para, sepse kriza është shume e thëllë; dhe kjo është një pjesë shumë e madhe e frikës që ka kapluar kryeministrin që quhet Rama: ku do të shkojë ky pa para? Ja, këu vjen e merr formë rrethi vicioz: kush da të reformojë pushtetin gyqësor, prokurorinë dhe të gjithë sistemin legal në Shqipëri? Askush. Këtu dominon frika – edhe majmuni e ka frikë për tmerr gjarpërin, por kjo është mistikë dhe nuk është arsye. E pra, përderisa frika është mistikë dhe jo arsye: drejtësia në Shqipëri nuk mund të vendost dot nga frika, por vetëm nga arsyeja. Por frika nuk e lejon arsyen të funksionojë; dhe prandaj do të shihni që gjendja do të rëndohet gjithmonë edhe më shume, derisa frika, si mistikë, do t’i hedhë për t’u kacafytur të gjithë abuzuesit. Veçse, këtu del kjo pyetje: cila është zgjidhja – pritja për kacafytjen e të tremburve, apo krijimi i një lëvizjeje racionale, jashtë frikës, për të drejtuar Shqipërinë jo me mistakë, por me arsye?

49 komente në “Si duhet të drejtohet sot Shqipëria, me frikë apo me arsye?”

  1. qytetari says:

    Me mire,me bukur ,me sakte se kaq sec ja ke dhene te gjithve hakun nuk behet.
    Te lumte!

    1. DREJTESI says:

      Po mire,se na dolen te gjithe frikacake.
      Po vete ky Taku,a ka frike,apo …

      1. Shefqet Cela says:

        Si muNd te shkruaje ndryshe Ngjela kur Rama e la pA NJE KOCKE MINSTRIJE?
        Selam!

    2. hysni dajaku says:

      Hera e pare qe ka folur sakt!!
      Ata qe nuk e pelqejne Ngjelen te lexojne ate qe ka shkruar e mos te shikojne ate qe e ka shkruar!
      Perfekt!!!

    3. reformer says:

      O shqiptar nuk ka rendesi kush shkruan, por cfare shkruan!
      Diskutoni idete dhe jo personat,keshtu do te qyteteroheni dhe do te zgjeroni mendjen tuaj te rrudhosur nga mllefi, zilia dhe impotenca intelektuale. Impotenca intelektuale shfaqet me e forte tek ata qe nuk jane ne gjendje te diskutojne per idete, por vetem per njerzit, te cilet edhe keta as nuk jane ne gjendje ti njohin as ti analizojne dhe aq me pak ti vleresojne, por vetem ti degradojne dhe ti baltosin me felliqesine e shpirtit te tyre.
      Sidomos kur shkruan Ngjela te gjithe impotentet intlektuale, gjithe te deshtuarit rrembejne penen dhe shkruajne…po cfare shkruani mor te mjere, tregoni mjerimin tuaj dhe impotencen tuaj.
      Persa i perket temes dhe ideve te shprehur, do ti thoja Ngjeles se asnje lloj racionalizmi nuk do te kete sukses nese nuk jemi ne gjendje qe racionalizmin ta ushqejme ne ndergjegjen e qytetareve shqiptare.
      Vetem vota mund te rrezoje hajdutet, quhen Ilir apo Azgan nuk ka rendesi.

      Shqiptare mos votoni me LSI-ne! e hajduteve!

      1. ela says:

        Mos votoni LSI thote dikush, po ke te votojme zoteri dhe rilindjen e PS e pame cfare po bene ,po shkaterron shqiperine vend e pa vend duke u prishur pronat, ka qene e etur per shkaterrim,per te burgosur njerz aq sa ja kaloje dhe regjimit komunist, ka varferuar shqiptaret me tej, te pakten LSI po te kishte shumicen ne parlament te jeni te bindur qe nuk do shkaterronte ne kete fare feje pronat e shqiptareve dhe nuk do fuste ne burg masivisht shqiptaret. Nje kryeminister serioz nuk duhet te veproje ne kete menyre, si nje i emruar nga fashizmi dhe jo i votuar nga populli,parlamenti duhet ta kaloje ne vizite mjeksore.

    4. Patriot says:

      Respekt per angazhimin intelektual dhe atdhetar te z.Ngjela!
      Pyetja me me vend,qe meriton te jete shqetesim mbarekombetar!
      Guhet dale nga kallamishtet dhe ky vend duhet vene ne udhe!
      Duhet bonifikuar mocalishtja qe ushqen zhabat e politikes shqiptare!…

    5. fshatari says:

      Bravo Taku kjo eshte zgjidhja -Shqiperia me ty ne krye drejt humneres.
      Avokat Spartaku leri keto lojra fjalesh pa shume logjike por shiko te zberthesh ndonje kec gjekundi dhe te pish ndonje gote Raki me ate sekretaren tende Per qejf e ke

    6. Aleksander says:

      Parate po mungojne thote Taku,por faktet po na thone se parate sot per kete qeveri jane shume me teper se nje vit e ca me pare. Jam dakord me friken qe te gjithe po i drejton ,por Rama po drejtohet nga arsyeja me shume se nga frika ,e kjo me duket thjeshte nje opinion i Takut.

    7. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

      Spartaku eshte pak i cmendur sido qe ka te drejte .

    8. realist says:

      Postimi eshte interesant, por ka nje gabim te thelle konceptual lidhur me “friken” si nxites dhe motivues i sjelljes e njeriut dhe sidomos kur e shkeput totalisht nga “e arsyeshmja”. Dy jane nxitesit kryesore ne sjelljen e njeriut:
      1)”frika” nga deshtimi dhe 2)”shpresa per sukses”, por nxitesi me i madh eshte “frika”.
      Ne teologji ajo qe i nxit me shume njerezit te sillen mire ndaj njeri tjetrit dhe te respektojne urdherimet fetare eshte “frika” nga ndeshkimi perjetshem ferri dhe jo shpresa se do te shkojne ne parajse. Edhe ne nivel individual cfare e shtyn psh.nje student te studioje shume? “Frika per te mos ngelur” me shume sesa “shpresa per te kaluar provimin”.
      Edhe ne politike e njejta gje, “frika” nga humbja e pushtetit i nxit polikanet te bejne kalkulime, te masin forcat dhe raportet mes tyre dhe ne analize te fundit kjo eshte vetem nje “frike e arsyeshme”.

  2. human says:

    Ngjela ka fotografuar te verteten e trishte, ashtu siç eshte lakuriq.

    Por problemi eshte se i ka bere te tere armiq.

    Qe te fitosh kauzen, per te cilen lufton duhet te kesh dike ne krah.

    Duke luftuar i vetem kundra te gjitheve, kthehesh ne nje donkishot te shekullit 21.

    1. Alberti says:

      Kush tha qe i ka te tere armiq? Me gjithe keta emra qe permendi e pi kafen cdo dite.

    2. Dr. John says:

      Une do preferoja me mire vetem e me nder se ortak me hajdutat dhe kriminelat.

    3. Shqiptar says:

      Avokati shpesh ben konstatime te sakta. Kesaj here, ka bere nje analize te mbeshtetur mbi “friken” dhe tek frika ka bazuar gjith logjiken argumentuese. Po nese konstatimi i “frikes” nuk eshte i sakte, a e rrezon kjo gje gjithe shkrimin? Po mendoj une: rrezon gjithcka qe i referohet hezitimit por mbetet pjesa qe i referohet konstatimit te situates. Nuk mund ta quaj frike, hezitimin e qeverise ne nje situate kur nuk funksionon drejtesia, presidenti dhe Shik. Cdo lloj veprimi tjeter, qe avokatit mund ti duket trimeri, duhet te ndermerret duke shkelur ligjin dhe kushtetuten, gje qe Rama po tregon se nuk e ka qejf si menyre. Nga ana tjeter avokati eshte ne nje linje te mire, sepse ka vullnetin te piketoje problemet e mases, gje qe i jep vleresim dhe vemendje pavaresisht nese mund te jete i vetmuar brenda grupimeve te infuences.

  3. paradox says:

    O avokat, thua se ‘kur nuk eshte arsye eshte mistike’; fjala qe doje te thoje nuk eshte “mistike” por “instinkt” se na cudite me fjale te huaja. Perpara se te qurravitesh per qeverine meso te flasesh Shqip dhe mos e bastardo fjalorin me fjale te huaja qe nganjehere nuk i kupton as vete.

    1. andromeda says:

      Paradox, Ngjela mbetet njeriu me logjikën më të cekët në sferën e shkrimeve dhe medias. Përpiqet me sofizma të shpjegojë shkaqet dhe pasojat e gjërave por i bën lëmsh në diskurin e tij pasionat e sharlatanesk. Unë s’e kuptoj, përse ia atribuon frikën Ramës i cili po riskon çdo gjë vetëm e vetëm të vendosë shtetin ligjor dhe këtë po e bën me një persistencë për t’u patur zili. Por Ngjela si zgjebarak që është dhe karagjoz e ka tërë mllefin me Ramën të cilit i drejtohet në këtë shkrim me një përçmim tallës e fyes. Rama po bën gjënë e duhur, atë që s’e bënë prekursorët e tij, ndërsa Ngjela të shkojë e të japë leksionet për frikën në tjetër vend…ndoshta tek të burgosurit, psikologjinë e të cilëve e njeh mirë.

      1. o fshatar says:

        o patadoks dhe ti anfromeda injotanca juaj dhe fshatatdia jua nuk rsht atgumrn, mjaft shkruajtey nga drlite e patyive. ti patadox cop injoranti/e, midis instiktit dhe misticizmit ka fallim jane dy gjeta tr ndtyshme dhr ngjrla e petdor jo pa qellim, pastaj si mistike fhe instikt jane latinizma, por ti mistiken nuk e ke hasur se nuk ke fjalor te levruar deri tek iinstikti ke aritur aq da duket dhr ne kte komnt

        1. paradox says:

          @fshatar, percartja jote me trullosi. A ka mundesi ta shkruash edhe njehere komentin tend, por kesaj rradhe ne Shqip.

  4. kali says:

    shume ideologji paska

  5. tfg says:

    Hahahahaha,nje analize brilante per politikanet shqipfoles[jo shqiptare].
    pasqyrimi i gjendjes se Metes eshte kulmi i kesaj analize…..ka frike prandaj eshte plakur………..hahahahaha!
    Nejse,me keta qafpalare politikane as qe pritet se mund te behet shqiperia,kriminele,hajdute,te pabese,sharlatane,pa fe,pa kombesi,frikacake etj…………
    Kam idene se vetem me femijet e refugjateve shperndare neper evrope,amerike e kanada mund te krijohet nje kontigjent politikanesh,studiuar neper universitet e botes dhe gatuar me kulturen perendimore.
    Me lyrashe vatani e femijet e tyre me diplomat falco ,rritur e brumosur me idete turkoshake te grabitjes e pafytyresise nuk behet shqiperia….

    1. tirona says:

      tfg,i kom pelqyer githmone komentet tuaj.Eshte e vertete ajo qe thote avokat Ngjela .

  6. Aliu nga Brukseli says:

    Po kaluan 24 vjet qe po beni thirje per aresye dhe kujt i beni thirje? Njerezvet te dale nga llumi, pabrekesa qe nuk kishin pasur divane ne shtepi por shtroheshin ne lekure delesh dhe hanin ne nje tas te perbashket? Atyre politika u krijoi mundesi qe ne nje kohe te shkurter ta shohin vehten ne mes te lluksit dhe te privilegjeve qe as ne ender nuk i kishin pare. Vetem mentaliteti mbeti po ai: shteti eshte i imi dhe une mund te bej cfare te dua me te. Tani ketyre do ti besh thirje per aresye ti avokat? Do ti thuash qe dritat qe nuk paguajne apo ndertimet ne prona publikeb jane te jashteligjeshme? Po pse nuk e dinin ata kete? Ti besh thirje aresyes se ketyre eshte si te besh kaligrafi ne bythen e majmunit meqene se more shembull majmunin. I kuptoj ndjenjat e tua prej liberali por ka ardhur koha dhe bile eshte vonuar qe ose do behet shtet ose ky shtet do shkoje ne djall dhe te gjithe do hikin nga syte kembet. A ke ndonje propozim se kush mund ta beje me mire kete pune? Thuaje dhe do te jem dakort me ty.

  7. Salush Alushi says:

    Me kete shkrim i ke dhjere te tere zoti Ngjela. Kjo ishte haleja qe u gatua, se vetem gjelle nuk mund te quhet, keto 24 vjet komunizem. Te gjithe jane fajtore, sepse te gjithe kane vjedhur, kane abuzuar, pa perjashtim, prandaj jemi ketu ku jemi sot. Per disa komentues, cdo gje eshte e shkruar shume sakte, vetem derexheja ku ndodhemi, flet shume qarte, me qarte se vete autori qe ka shkruar.

  8. Labi says:

    Është me të vërtet një njeri i neveritshëm ky paloavokat, i cili shpërthen herë pas here vrerin e tij sepse Rama nuk e bëri ministër. Ka një logjikë të mbrapsht ky njeri. Mendon se ai i di të gjitha, mendon se pa atë nuk bëhet Shqipëria, mendon se aureolën e demokracisë angleze (siç!) e mban vetëm ai. Natyrisht jemi të lirë të pjerdhim nga goja, apo pena, gjithçka duam, por një njeri që e quan veten intelektual,duhet ta dijë se shumë njerëz nuk e besojnë më.

  9. tori says:

    Ku ke fytyre ti te kritikosh Edi Ramen.Jeni mbledh nje tufe llapaqensh qe beni bla-bla-bla nga mjesi ne darke e s’ju ka thene kush:puna e mbare.
    Nese Taku behet neser minister,atehere opinioni i tij ndryshon dhe behet 100% pozitiv per qeverisjen.Parazit!!

  10. realisti pesimist says:

    Analiza e advokatit asht psikologji e gjalle e “frymes shqiptare” te ketij fillim mijevjeçari.
    Per fat te keq, Enveri edhe deshira e tij me krijue nji njeri te ri pa piken e etikes edhe moralit themelor ne marredhaniet me te tjeret, por nen shtysen e nji rrethi frikesues komisaresh, brigadieresh, te plotfuqishemish apo sekretare lagjesh, plus kampet e perqenderimit e shpernguljes me dhune te njerezve te lire ne shpirt, e ka kthye ambientin ne te cilin merr fryme politikani shqiptar ne nji rremuje te pafund.
    Krejt brezi politik i sotshem asht bir i historise se shkueme te ketij vendi.

  11. populli zulu says:

    O popull (zulu), mos i besoni e as mos i perfillni keta injorante qe predikojne mire e praktikojne keq.

    Ky Ngjela, eshte nje element inkompetent, plot me mllef e frustrime personale. Nuk ka as dijet minimale, jo per Avokat, por edhe per nje student te vitit te pare ne Universitet.

    Ky palo burre qe na tregon friken apo arsyen, deri dje bente thirrje per 3, 13, 13 mije te vdekur per te permbysur pushtetin. Me thoni ju ku e ka arsyen ky palaço qe eshte bere si ato shtrigat e mesjetes. Keta viktima, e din qe jane te tille dhe duan te terheqin mbas tyre sa me shume te tjere, prandaj, keta gjysem burra duhen izoluar ose nuk u duhet kushtuar minimumi i interesit.

    Mendoni me koken tuaj e jo me koken e ketij qypit.

  12. Klimax says:

    Mendoj se frika tek njeriu eshte nje ndjenje qe lidhet me arsyen. Ne qoftese njeriut do i mungonte ndjenja e arsyes atehere edhe frika nuk do te egzistonte. Frika eshte ndjenja apo elementi qe kontrollon jeten e individit dhe ne aspektin e nje shoqerie te organizuar kjo behet nepermjet ligjeve te shtetit ku aty percaktohen te drejtat dhe detyrimet, te lejueshmet dhe te pa-lejueshmet. Kur ky shtet mungon ose nuk funksionon, atehere edhe shoqeria do te funksiononte per te mbijetuar ashtu si paraardhesit e njeriut qindra mijra vjet me pare dhe si cdo specie e gjalle e natyres. Por ja qe tek njeriu i sotem egziston arsyetimi, llogjika te cilat e kontrollojne ate jo vetem te mbrohet nga rreziqe natyrale sic bejne dhe kafshet, por edhe ndaj ligjeve te shoqerise.
    Ne nje shtet si Shqiperia dhe ne shoqerine aty qe perjeton kalimin nga barbarizmi ne civilizim besoj se frika forcon arsyen. Atehere si ndodh qe mijra e mijra shqiptare ne boten Perendimore, jane kaq shume te regullt ne detyrimet ndaj shtetit ku jetojne dhe shqiptaret ne Shqiperi ne te kundert jane kaq te paregullt ne zbatimin e ligjit??!! Mos eshte frika ajo qe “rruan vreshtin”? Atehere perse ti trembemi “frikes” kur ajo sherben pozitivisht qe te jemi me te sigurte, te kemi shtet qe funksionon dhe shoqeri te civilizuar?

  13. reformer says:

    O shqiptar nuk ka rendesi kush shkruan, por cfare shkruan!
    Diskutoni ide te dhe jo personat,keshtu do te qyteteroheni dhe do te zgjeroni mendjen tuaj te rrudhosur nga mllefi, zilia dhe impotenca intelektuale. Impotenca intelektuale shfaqet me e forte tek ata qe nuk jane ne gjendje te diskutojne per idete, por vetem per njerzit, te cilet edhe keta as nuk jane ne gjendje ti njohin as ti analizojne dhe aq me pak ti vleresojne, por vetem ti degradojne dhe ti baltosin me felliqesine e shpirtit te tyre.
    Sidomos kur shkruan Ngjale te gjithe impotentet intlektuale, gjithe te deshtuarit rrembejne penen dhe shkruajne…po cfare shkruani mor te mjere, tregoni mjerimin tuaj dhe impotencen tuaj.
    Persa i perket temes dhe ideve te shprehur, do ti thoja Ngjeles se asnje lloj racionalizmi nuk do te kete sukses nese nuk jemi ne gjendje qe racionalizmin ta ushqejme ne ndergjegjen e qytetareve shqiptare.
    Vetem vota mund te rrezoje hajdutet, quhen Ilir apo Azgan nuk ka rendesi.

    Shqiptare mos vototni me LSI-ne! e hajduteve!

  14. Eni. says:

    PERSE E MBYLLE PA DHENE DREJTESI KATRAHUREN E 1997 ZOTI NGJELA? KUSH KA FRIKE NUK BEN REFORMA TE THELLA. NUK ESHTE KETU AS FRIKA E RAMES AS E METES,POR PERKUSHTIMI PER RILINDJEN DHE TI DUHET TE KONTRIBOSH ME SA KE MUNDESI DHE TE DALESH NEPER TE GJITHE TERITORIN E TE NXJERRESH PERFUNDIMET PER SA DO TE SHOHESH DHE KY DO TE ISHTE KONTRIBUTI YT I VERTETE DHE PSE PRITET TE JETE MODEST.ESHTE KOHA TE PERGATITEN DRETUES TE RINJE PAS RAME APO METE ME NJE EKSPERIENCE TE MJAFTUESHME ,SEPSE SI JU DHE TE TJERE TE NJOHUR MIRE NGA POPULLI KA ME BOLLEK SHQIPERA.JU LUTEM TE PAKTEN TE JENI ME REALIST SE NIHILIST PER CDO GJE.

  15. qytetar says:

    Frika i nderuar avokat perkufizohet si nje kalim nga nje pozicion i sigurt drejt pasigurise (Krishnamurti). Ajo eshte instiktive ashtu si edhe kafshet dhe jo mistike siç thoni (ta ka ber vrejtje edhe nje komenutes)por edhe psikologjike qe vjen si rrjedhoj e mendimit apo llogjikes. Kjo e fundit eshte prodhim ose reaksion e memorjes. Pra njeriu mundohet te arsyetoj per veprimet qe do te bej pasi ndjen qe ajo siguri qe ka pasur mund te mos ta ket me ose e ka humbur(rasti i ilirit qe i eshte refuzuar viza). Persa i perket frikes se figurave politike je i sakte, pasi ata po ndjen qe po u rreshket siguria neper kembe dhe e din qe do paguajne per ato qe kane ber por jo ne popullit por padroneve te tyre qe spo i financojne me!

  16. human says:

    ozzy,
    te sharen e morem vesh, por cila eshte arsyeja ?

    natyrisht nqse te funksionon llogjika,perndryshe….

  17. Mersin Telati says:

    Spartak, me tere admirimin tone. Shqiperia ka nevoje per Spartake.

  18. Gjon Gjini says:

    Gjëja më e bukur që ka thënë Ngjela këtu është konstatimi i tij se majmuni e ka frikë gjarpërin (këtë mund ta dijë fare saktë, e do të na bënte ta besonim për sa thotë vetëm po të pranojë se e ka përjetuar ndonjëherë frikën nga pozita e majmunit), dhe më e bukura e këtij pohimi është pjesa ku na del se majmunët qenkan mistikë. Nga ana tjetër, duke e analizuar këtë shkrim nga pikpamja e motiveve dhe ana emotive e autorit, më duket se e ka shkruar nisur pikërisht nga frika se mos nuk do t’i vijë ndonjëherë radha që të rreshtohet edhe ai te ata që u rrethohet karrigia e pushtetit nga frika e mistika e saj. Ngjela pikërisht nga kjo frikë e keqe (pamundësia për të marrë karrige pushtetari) dhe nga frika e mirëpritur por e rrezikuar për të mos ardhur, ka dalë në mejdan me një thikë jo me dy por me dhjetra presa e po bën fërtele e po gjakos nga të katër anët të njohur e të panjohur, sa nga pozita aq edhe nga opozita, e kështu neve, si gjë e saktë ku duhet të ngordhim sytë për ndonjë copëz shpresë na mbetet vetëm Ngjela. Ngjela gjithandej broçkullis shumë bukur, gjithë sofizma e plot autoritet eruditi, aq sa fukarenjve që s’dinë kë të besojnë u lëshon goja lëng për të parë të gatuhet mëngjes, drekë, darkë, në kuzhinën e pushtetit gjellë të shijshme e aromatike të tipit Ngjela…

  19. 97 says:

    Po ti Spartak nga kush kishe frike ne 97 kur ishe kryetar i komisionit parliamentar dhe nuk qullose gje? Po kur ishe minister I Drejtesise dhe prap nuk qullose gje?!! Prandaj ka perfunduar Shqiperia ketu se ju te gjithe derdellisni dhe nuk dini te perfundoni gje. Deshtake!

  20. Tironsi says:

    Po ti nga kush kishe frike qe nuk more pergjegjesi per te drejtuar?
    Me c’fare mut arsye do te drejtoje ti ne kete situate ku vendi eshte i kancerizuar nga mafia, nga anarshia, nga borxhi, etj.., dhe ku ne fund te fundit, arsyeja merret per dobesi dhe frike?
    Ja pra ku mbyllet rrethi vicioz, edhe po te sillesh me arsye, ajo do merret per frike dhe dobesi, keshtu qe prape nejrzit perfundojne te frika.
    Rri o Ngjela mos na caj trapin me dengla teorike. Ke bythe ti?, je i zgjuar ti? Merr nje post, merr nje pergjegjesi dhe coje deri ne fund!
    Perdryshe ti do vdesesh teoricien (dhe beqar natyrisht, se dhe krijimi i familjes ka friken e vet per tu bere.. si majmuni nga gjarpri)

  21. Daja says:

    Kend veshtrim I sakte kesaj radhe Taku!
    Kujdes vec: Je jashte tavoline.. A do flisje njellej po te ishe Brenda !? Apo do kishe te njejtin hall qe ka Rama?!..
    Gjithesesi .. meriton konsiderate per cfare ke thene .

  22. Andrea says:

    More zoterinj te nderuar lexoni artikullinme kujdes dhe do shikoni qe ky i rjrdhur eshte prototipi i frikacakut.Frikacaku eshte nje tip qe shan e ben llalla per cdo problem dhe nuk te nxjer ne krye.Pamvaresisht ky debil e thote vete qe pleqeria eshte semundje tashti cfar e di veten ky dylber qe u perdor nga te gjithe e ne fund e flaken si levezhge bananeje.Meshire per njerezit e semure.

  23. Murlani says:

    Po te kishte frige Rama nuk dote pastronte Tiranen dhe sot po gegon te gjthe shqiptaret qe duan te jetojne me nder ne vendin e tyre duke pastruar shqiprine, kurse frige dote kene politika e vjeter qe i ngjante kopese se uritur mbi çdo pasurie te ketij vendit , frige duhet te kene edhe Ngjela se nje hap e ndane nga te vjeterit . Zoti i ka pa dhe ka çue Edin me i ndeshkue .

  24. Murlani says:

    Po te kishte frige Rama nuk dote pastronte Tiranen dhe sot po gegon te gjIthe shqiptaret qe duan te jetojne me nder ne vendin e tyre duke pastruar shqiprine, kurse frige dote kene politika e vjeter qe i ngjante kopese se uritur mbi çdo pasurie te ketij vendit , frige duhet te kene edhe Ngjela se nje hap e ndane nga te vjeterit . Zoti i ka pa dhe ka çue Edin me i ndeshkue .

  25. Zaho says:

    Z Ngjela, i ke thene mire dhe bukur. B..lepiresite nuk shikojne thelbin e ceshtjes , por tendenca qe kane per te kritikuar dhe treguar se ” dine” me pak fjale EGOJA ua bllokon llogjiken. Jam shume dakort me z Ngjela dhe komentuesen Ela. Happni syte o servila dhe shikon ke kini ne krye. Nje i semur mendor! Nje kafshe me fytyre te percmuar dhe negative. Nje prototip i neveriteshem i familjes se vet ( per shume vite) dhe tani i gjithe Shqiperise. Nje frikacak qe ka tmerr nga hija e vet. Jo vetem Iliri eshte plakur, por ky gjarper rama vuan nga pleqeria e parakoheshme. Duhet shporrur morrtja qe te lulezoj jeta. Diktati sjell shkaterrim JO ZHVILLIM!!!

  26. Aron says:

    Eshte e habiteshme se si ne kaq pak rreshta te thuhen kaq shume absurditete. Aftesite e Ngjeles per te thene pambarimisht budallalleqe jane me te vertete mahnitese.

  27. TONI says:

    Deus ex machina!Vetem teori!Jo se nuk qendrojne keto qe thote,por zgjidhjen ky e jep sikur do levize thjeshte disa gure shahu e jo te gjithe keta qe ky permendi.Nje pyetje po i bej Ngjeles .Une si shume te tjere jam vuajtes nga politika gjithe keto vite,po ti zoteri je penduar qe per nje kohe ke qene ne krah te atyre qe na kane bere te vuajme?Mos harro se i ke dhene ushqim tumorit jo per pak kohe!Meqenese pyetja eshte retorike,sepse ti i ke dhene ne te vertete,Cfare rendesie do te kishte se kur?!Dje ishe ti ,sot eshte ky loloja qe po thua!!

  28. DRENICA E KUQE says:

    Ç’e do z. Ngjela kur t’i thua ta shporrim friken, kur arsyeja u ka humdur shqiptareve ne oborr!?! Po te vepronte asryeja, shqiptaret moti kohe do te ishin ne nje shtet te vetin etnik, do kishin tjeter zhvillim ekonomik e kulturor dhe standard me te larte jetesor…
    Po, ty te lumte, zotrote, se je duke i thene bukur ca gjera te lartesise primare, ndryshe vaj halli per shqiptaret dhe per Shqiperine tone shqiptare!…
    Vetem me te vepruar me arsye, shkojme fuqishem perpara!

    DRENICA E KUQE

  29. xhixhi says:

    Po ta shtrojme ceshtjen per gjykim te MAKIAVELI: frika ka dy modele, Zogun dhe Enverin. Aresyeja tre: Vidin, Nolin dhe Ngjelen. Kush fiton? Frika sigurisht. Po ta shtrojme ceshtjen para Rusoit dhe Monteskiese kush fiton: PROTEKTORATI OSE MANDATI NDERKOMBETAR. Aresyeja pa forcen qe ta garantoje eshte si nje femer lakuriqe ne mes tefiseve primitive te xhunglave.Dhe meqe folem per majmuna po te analizojme se per cfare kane punuar pushtetaret tane keto 23 vjet (deri ne qershor 2013) do te shohim qe kane menduar vetem per nevojat e tyre me bazike: ushqim, seks, strehim dhe per kopene e tyre te afert. Nuk eshte sjellje prej majmuni kjo. Thuhet qe njeriu i pare ishte majmuni i pare qe vrau sivllaun e tij qe “kulloste” ne kopete e tjera. Keshtu linden popullatat e para qe u izoluan dhe fituan nje identitet dhe rruge evolucionare te vecante nga te tjeret. Pra zhvillimi erdhi nga SHOKU qe pesuan majmunet e pare, nga instalimi i nje rregulli te ri ne kope.Sigurisht shume kohe ka kaluar qe atehere dhe shoqeria eshte zhvilluar shume por frika apo SHOKU i rregullave komunitare ka mbetur unik. Mjete dhe metodat kane evoluar.

  30. tudi says:

    Vill per te tjeret mbaj karrigen.Bej c’te duash,duku sikur po ben shtet,deri sa te qelbesh e te leshosh ere te keqe.”Hapa para shqiptaret s’jane shtetformues”.Frike dhe vetem frike:Nga me i varferi deri te me i pasuri;nga me i dobti deri te me i forti,nga me i pa pushteteshmi deri te pushtetari me i larte.Edhe Ngjela mendoj nga frika flet e shkruan?!

  31. Murlani says:

    Ngjeles me shoke u shfaqen endëra me Enver dhe nga friga rrine pa gjume , kurse popullit fukara u shfaqen endra me Enver dhe zgjohen te ngopur dhe pa stres .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje