Arrestimi i Brovinës/ PD: Po mbahet në burg padrejtësisht, shteti policor nuk merr parasysh provat

2 Nëntor 2014, 11:18Politika TEMA

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Brovina, ish-Drejtor i Qytetit Studenti, i arrestuar nga policia 3 ditë më parë nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, po mbahen nën masën e arrestit me burg në mënyrë të padrejtë.

Është ky reagimi i Partisë Demokratike, përmes deputetit Keltis Kruja, sipas të cilit gjykata dhe drejtësia duhet të bëhen garante të të drejtave të qytetarëve.

“Aksioni policesk i Edi Ramës, do të kthehej patjetër në gjueti shtrigash dhe kështu ka ndodhur.

Sot jemi para një rasti të pastër të lincimit që po i bëhet qytetarit Bujar Brovina, i cili prej 72 orësh mbahet në arrest burgu pa asnjë provë ligjore. 

Edi Rama e paraqiti në publik si trofe, si rastin e abuzimit me energjinë, por ekspertët që kanë bërë kontrollin në banesën e tij nuk kanë konstatuar asnjë shkelje. Eshtë gjetur humbje në rrjet në një përqindje të papërfillshme”, u shpreh deputeti Kruja.

Deputeti demokrat iu referua  edhe një procesverbali të mbajtur prej ekspertëve, ku sipas tij, nuk tregohet as vjedhje, as lidhje e paligjshme.

 “Por Brovina përfundoi në qeli. Dhe sot del para gjykatës, e cila gjendet cdo minutë nën presionin e Edi Ramës për të mos zbatuar ligjin, por trillet dhe vijën e tij politike. Rasti i Brovinës është shembull i instalimit të shtetit policor që nuk merr parasysh provat dhe ligjin, por vepron sipas porosive të shefit të madh.

Nëse sot ka ardhur dita që veprohet bazuar mbi dyshime dhe fjalë, atëherë lind pyetja, pse Policia nuk arreston shtetasin Edi Rama, për të cilin ka të dhëna, që kanë dalë edhe në media, se vjedh energjinë në sarajet e tij në Surrel?”, u shpreh Kruja.

Ai theksoi se, “Partia Demokratike qëndron e vendosur në zbatimin e ligjit, por i bëjmë thirrje drejtësisë dhe gjykatës të respektojë vetëm ligjin, Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut”.

Brovina u arrestua nga policia më 30 tetor në kuadër të operacioneve të nisura në të gjithë vendin ndaj vjedhësve të energjisë elektrike.

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri në seancën parlamentare të së enjtes tha se në banesën e Brovinës në Qytetin Studenti janë gjetur 3 lidhje të paligjshme, të cilat janë marrë nga një kabinë elektrike që ndodhet vetëm disa metra larg vilës 3 katëshe. /gj.k/

11 komente në “Arrestimi i Brovinës/ PD: Po mbahet në burg padrejtësisht, shteti policor nuk merr parasysh provat”

  1. Prudentino says:

    Pa problem, beheni nen-kryetar te PD-se dhe zgjidhet kjo pune.

  2. Nji korigjim te vogel per banden kriminale qe mban emblemat PeDer ;

    SHTETI LIGJOR quhet ky ne gjuhen e civilizimit ,
    jo shteti policor qe ishte dje ,nen udheheqjen e kryekriminelit ala te lire e te paarrestuar salih rrahman berisha & Co ,
    te cilet ky SHTET LIGJOR duhet menjiher ti s’jell perball bankos se akuzes ,duke i bere te kuptojne ne praktik ,se si duket ne te vertet nji SHTET LIGJORE ne nji shoqeri europiane # nga shoqeria e ligjeve te sherihatit ,te kafsheve dal prej shpelle dikurnen uniforme polici

  3. rinas says:

    Kush kapet nga PD eshte gjithmon ne menyre te padrejte.
    Shtet policor nuk do te thote qe te veprohet pas urdherit te Rames.Kete e thoni ju vete.

  4. hajduti says:

    Kokrra rrumpalles….bonte si gango se esht hajdut…vajmedet anadollaket..

  5. Billy1 says:

    Sipas PD-se i gjithe populli mund te hyje ne bug,vetem anetaret e PD-se, jo. Sepse ata nuk eshte e mundur te gabojne.

  6. Taras Bulba says:

    Hadutet mbrojne hajdutet,o plerat e PD late name ,para ca muajsh bete namin perpolicet ne Lazarat,e tani per hajdutet e energjise duke sulmuar po prape policine,por dijeni qe ky shtet shume shpejt do behet e ju kriminele te gjithe ne burg do te veni.

  7. perlat spahiu says:

    eh ehh sa keq sherbetori i sigurimit brovina ,futet ne burg per vjedhje te energjise elektrike dhe shoket e garushdes revoltohen,ky kosavar ashtu sikurse dhe shume kosovare te ardhur ne tirane u futen shume shpejte ne radhet e 80dhjete leksheve ne kohen e bunkjeristave ,dhe ne vitet 90 u radhiten ne ushtrine e sali breke skisha,te gjithe keta njerez duhen kontrodhuare per pasurine e vene.

  8. demo says:

    Kush kerkon shpaten nga shpata do te vdese
    kush ben moto pune padrejtesine nga ajo do e pesoje
    Ju plehra te vicitolit instaluat nje republike bananesh,krijuat nepermjet padrejtesise nje shtet oligarkesh
    Ju plehra qe vrate dhe futet ne burg me qindra te pafajshem tani ulerisni se po ju bejne padrejtesi
    Ndofta keni te drejte,por e meritoni se ju e instaluat ate te paret
    mire te ju behet dhe pafshi keq me keq dhe te ju behet mesim te tjereve
    Une qe po shkruaj jam nje shembull i gjalle qe e pesova nga babezia mafioze e familjes te vicitolit per te grabitur pronat e te tjereve duke perdorur policine,prokurorine
    mallkuar qofshi

  9. demokrat says:

    Brovina? Nje nga arsyet pse PD u ndeshkua nga elektorati shqiptar ne 23 Qershor. Basha shume e me shume po me ngjan me Mino Martinazolin qe kishte mundesi ta shpetonte DC dhe te niste nje kurs te ri, por vazhdoi ne linjen e vjeter dhe rezultatet sot, nje DC ne histori. Brovina ka qene arsyeja qe PD ka humbur 10 vota ne 100 zgjedhes pertej nje rezultati normal. Mbrojtja qe ish prefekti i ben nje simbloi te korrupsionit te kapur ne nje akt te padenje qytetar, ne nje zone qe lindi PD dhe e solli ne pushtet, do ti heq PD edhe 5 vota te tjera.PD ka mundesi ta promovoje modele qytetarie te nje djathte progresive, mbrojtja e qytetareve si Mziu dhe Brovina ka nje kosto qe fare mire mund ta marrin individualisht miqte e tyre ne PD pa ia faturuar koston e larte nje PD ne ditet e saj me te keqija.

  10. titi says:

    e parashikova qe diten e pare dhe thashe qe do dali luli(enveri junior)) qe do e thote kete qe eshte sulm politik.asnje hajdut i pdhit nuk duhet te futet ne burg sidomos bathorist.zbriten maloket nga ana e anes,pushtuan tokat dhe tani te bejne karshillik dhe nuk duan te paguajne as drita,dhe ai gomari matane thote se kush do jete SANADERI shqipetar.ketu jane te gjithe sanadera perderisa nuk del nje qe ti ekzutoje pa gjyq te gjithe kete rrace te ndyre qe nuk lane gje pa shkaterruar dhe pa vjedhur.edhe pushtusit nuk sillen keshtu ne nje ved qe shkojne,por eshte e kote te zgjatesh dhe te harxhosh kohe me keta kriminele te te dyja kraheve.ky popull dhe ky vend ka ik per lesh per deri sa njera pale mbron idhullin(hajdutin) e tij dhe pala tjeter te tijin.njesoj si ne kohen e enverit jemi ne kete drejtim.ata qe qanin per enverin sot qajne per saluk komunist kriminelin dhe te tjeret per palloshin dhe gramoz rucin.shanim enveristet tani na u ben salistet me te rrezikshem se enveristet,enveristet bridhnin(edhe presidenti i sotem) me bustin e enverit ne krahe ta vendosnin diku,salistet bredhin me salukun te na e ngecin diku edhe njehere qe ta shkaterroj edhe ate pak SHQIPERI qe ka ngel(ne se ka ngele diku)

  11. Sony says:

    Me inteligjencen qe kane keta te PD nuk kane per te ardhur ne pushtet as per 20 vjet te tjera. Kur del i humbur duhet te mesosh nga gabimet, sidomos kur del i humbur me nje diference prej 1.000.000 votash.
    Po te kishin minimumin e inteligjences duhet te thonin: Mbeshtesim aksionin e qeverise kunder vjedhjes se energjise! Per faktin e vetem qe ai kokrra e injorantit qe eshte arrestuar vidhte energji edhe pse per vite me rradhe ka qene drejtor i qytetit Studenti, edhe pse te ardhurat e familjes tij jane 20-50 here me te larta se te ardhurat e familjeve shqiptare ne nevoje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje