Braçe: PD vijon të mbrojë hajdutët e energjisë

2 Nëntor 2014, 13:09Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj qëndrimit të mbajtur nga Partia Demokratike në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga OSHEE dhe Policia e Shtetit kundër vjedhësve të energjisë elektrike.

“Si nuk dëgjova një, qoftë edhe vetëm një nga udheheqesit e PD të thotë: mos e vidh energjinë elektrike!; Paguaje energjinë elektrike!; Mos ndërto pa leje! Asnjë fare!

Vetëm përsërisin si papagalle: po arrestoni kundërshtarët (në fakt ata janë hajdutët)

Apo me turbofolk si Lul Basha:për tu ngjitur në kalë është e vështirë, për të zbritur është kollaj!

Pune e tij të bëjë populistin budalla, por ky është kandidati i opozitës për Kryeministër!!

Tani e kuptoni se cfare shteti do bëjë ky? 

Tërësisht të padrejtë, sërisht me një shumicë që paguajnë, madje faturën e tyre dhe faturën e atij që vjedh dhe sërisht me një pakicë që zapton e ndërton pa leje gjithkund”, shkruan Braçe në rrjetin social. /gj.k/

3 komente në “Braçe: PD vijon të mbrojë hajdutët e energjisë”

  1. DREJTESI says:

    Ne fakt Erjon,ke te drejte.
    Keto jane aksione qe,te gjitha forcat politike duhet te jene te rreshtuara ne nje front. Vetem ne kete menyre,nuk do te kete mundesi qe hajduti (si i energjise edhe ai i hapesirave publike)nuk do te guxoje te veje dore ne pasurine publike por edhe ne pronen private.

    Mesa duket,opozita nuk heq dot dore nga “hajnia”.
    Ne fakt populli e thote:-vesi del me shpirtin.

  2. Eraldi says:

    Ne fakt Erjon nuk ke te drejte! Ata “hajdute” dhjakonare, me te cilet ti po ben pompozitet dhe po i shfrytezon per qellime politke, te dhane voten ty dhe qeverise tende per te zhdukur ne radhe te pare hajdutet e medhenje qe jane ende sot ne parlament dhe qeverine tende. Ti zoti Erjon merr 1500 Euro te ardhura nga ajo vote ne parlamentin Shqiptar dhe si socialist qe je, duhet ti besh vetes tende kete pyetje shume te thjeshte! Si mundet te jetoje nje njeri ne Shqiperi me 150-Euro ne muaj? Prandaj zoti Erjon, mos na shit sofizma se i dime ato me mire se ty, por ti te pakten ke nje detyrim moral dhe politik, per ate shtrese qe te ka votuar ty dhe qeverine tende per me mire per te gjithe, duke filluar qe nga me i varfri. Keni ngaterruar adresen politike shoku Erjon Brace. Mendoj se PD-ja eshte me e pershtatshme per ty.

  3. Peshku says:

    Brace ti nuk degjon dhe nuk shikon.
    Opozita po thot me te Madhe kapeni Hajdutin e Energjise Edi Ramen i cili po nderton pa Leje dhe po vjedh Energjine elektrike ne Bashkpunim me Kompanine Ndertimore.

    Sa eshte Pasqyra e Pageses se Energjise elektrike se kesaj Kompania qe 4 vite qe kane filluar punen Zeroooooo Brace.

    Hajduti i pare qe duhet Arrestuar per vjedhje te Energjese eshte Edi Rama.

    Te beje publike Pasqyren e pageses ne ate Objekt ndertimi ,kompania dge Edi Rama.

    Dhe nese eshte me leje ndertimi ne emer te Rames pergjegjesia bie direkt mbi Edi Ramen.

    Gjithe Shqiperia po nderton po askush nuk vjedh ne bashkpunim me kompanin e ndertimit.

    Brace Opozita po thot Zbatoje Ligjin qe nga Edi Rama pastaj ne popullin e papune dhe te varfer.

    Siguroni popullit pune pastaj verni rregulla e ligje.

    Rama po ben Aksionin per ta Shitur tek Mafia kompanine e Shperndarjes se Energjise.
    Gjithe kjo zhurem behet per ta Privatizuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje