Ndërtimet pa leje në Tiranë kanë lulëzuar gjatë mandatit të demokratëve në Bashkinë e Tiranës. Kështu u shpreh deputetja socialiste Blerina Gjylameti në një deklaratë për mediat, ndërsa mbështetui aksionin e INUK për clirimin e hapësira publike.
“Janë plotë 1800 objekte pa leje, vetëm në Tiranë, të çliruara deri më sot nga INUK, hapësira që fatkeqësisht ishin të zaptuara nga ndërtime pa leje dhe që kishin bllokuar parqe, kënde lojërash, trotuare, rrugë e rrugica.
Ndërtime pa leje, kryesisht në Tiranë, që lulëzuan gjatë mandatit të demokrateve në krye të Bashkisë, të cilat më pas legalizoheshin nga qeveria e kaluar. Me pak fjale, Luli nxiste zaptimin e hapësirës publike, Saliu i legalizonte”, u shpreh ligjvënësja socialiste.
Sipas saj, alë punës së qeverisë dhe INUK, sot hapësira publike po i rikthehet qytetarëve. Në këtë kuadër, Gjylameti tha se këtë e kemi parë në rrugët dhe lagjet e Tiranës, por po e shohim dita ditës edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
“Janë 138 mijë metra katror sipërfaqe e çliruar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lushnje. Nga të cilat mbi 100 mijë metra katror sipërfaqe e çliruar janë vetëm në Tiranë.
INUK është duke ndërhyre edhe në Durrës, në zonën e plazhit deri në Golem ku janë rreth 200 objekte të ndërtuara pa leje, shpeshherë në mes të rërës. Ndërhyrja ka filluar edhe në Elbasan, në rreth 400 objekte të ndërtuara pa leje.
Por, fatkeqësisht, opozita vazhdon të mbajë një qëndrim destruktiv. Njësoj si në rastin e Lazaratit, kur sulmonte policinë e mbronte kultivuesit e drogës, njësoj si në rastin e aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të jashtëligjshme të energjisë, kur mbron eksponentët e PD që e vjedhin energjinë dhe sulmon punonjësit e shtetit që ndërpresin lidhjet e paligjshme, edhe në rastin e aksionit të INUK deputetët e opozitës kanë zgjedhure të bëhen palë me zaptuesit e hapësirës publike dhe ndërtuesit pa leje.
Është për të ardhur keq që pikërisht këta zotërinj të opozitës, në vend që të kërkonin ndjesë për zullumet e bëra, qoftë në raport me drogën, qoftë në raport me energjinë, qoftë në raport me ndërtimet pa leje, si edhe shumë e shumë gjera të tjera, kanë zgjedhur të mos reflektojnë mbi gabimet e bëra në 8 vjet qeverisje, por me kokëfortësi të mbrojnë të pambrojtshmit, shkelësit e ligjit”, u shpreh Gjylameti. /gj.k/
Brava & Bella
Pse mi shoqja Lenka ai Vangjel Dule nuk eshte i PS-se???
Shume mire por kur do te shkulni tregun e fruta-perimeve tek njesia nr.4, rr.Metush LULI, fare prane pallatit nr.12, pas kopshtit nr.39, ne Tirane, qe ka zene hapesiren publike, ka bllokuar rrugen e hyrjes per ne pallat, ku papastertite jane ne kulm, ku behet zhurme 24/7/365 nga tregtaret e mbledhur nga te gjithe fshatrat e Tiranes dhe ngjitur me pallatin eshte nje WC qe kundermon ere te padurueshme? Ky treg mbahet padrejtesisht ne funksionim nga minibashkia nr.4 per te fituar nje person pa marre parasysh ankesat qe kane bere banoret e pallatit per vite me radhe. Te jetosh ne pallat eshte cmenduri. Perse behet perjashtim per kete objekt per te cilin i ashtuquajturi pronar (taksambledhesi) nuk ka asnje dokument?
Kur te pastrohen nga mbeturinat dhe te behen lulishte atehere hapni gojen.
Keshtu si jane tani te fusin tmerrin.
Sa metra ka fal edi me 1 euro metri me vkm??? Pale pastaj te pyesim dhe per salen
So sexy.