Partia Demokratike ka reaguar sërisht ndaj aksioneve të INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke akuzuar për prishje selective. Në një deklaratë për mediat, deputeti Aldo Bumçi tha se janë me qindra rastet selektive, ku ndërtesa e një qytetari prishet, dhe ngjitur me të, ndërtesa e mikut, nipit, kunatit, kushëririt, të deputetit ose ministrit nuk preket”.
“Sa më shumë thellohet represioni i Edi Ramës ndaj të pamundurve, ndaj ndërtimeve të qytetarëve që ushqehen dhe mbajnë familjen me dyqanet e tyre, aq më shumë zmadhohet pabarazia para ligjit.
INUK-u i Edi Ramës, po u shkatërron pasurinë, mundin e djersën shumë qytetarëve, por kjo nuk i shqetëson aspak Ministrat, deputetët, miqtë e Kryeministrit, të cilët kanë ndërtime pa leje, dhe vazhdojnë të shtojnë katet e pasurisë e tyre në breg të detit.
Dy Shqipëri kemi sot e gjithë ditën. Shqipëria e miqve të Edi Ramës, e qeveritarëve që nuk preken. Dhe Shqipëria e të tjerëve ku arbitrariteti e represioni bën hi cdo gjë që u del para.
Po i kujtojmë qytetarëve sot se Sarajet e Koco Kokëdhimës 2 metra larg bregut të detit nuk preken”, tha deputeti demokrat.
Sipas tij, shtesa e vëllait të Koco Kokëdhimës në Tiranë që ka zvogëluar trotuarin me 1 metër e gjysëm, nuk preket, sikundër pallatet shumëkatëshe të klientelës qeveritare në breg të detit në Durrës vazhdojnë të hedhin shtat.
“Po janë me dhjetra e me qindra rastet selektive, ku ndërtesa e një qytetari prishet, dhe ngjitur me të, ndërtesa e mikut, nipit, kunatit, kushëririt, të deputetit ose ministrit nuk preket.
Qytetarët nuk do ta lejojnë këtë padrejtësi. Partia Demokratike i fton ata të kundërshtojnë me cdo mjet pabarazinë para ligjit. Ne do të jemi krah tyre për ta ndalur të keqen”, përfundon deklarata e PD-së. /gj.k/
Bumce,jeni rreshtuar ne krah te hajduteve dhe te shkelseve te ligjit,kjo tregon se ju kan ngelur shum pak njerez, popullorce kesaj I thon te mbash shprese si laraska koqet e demit.
I paska qit qent nga shpella shpellari ,sot per dite te Diele ,
te lehin rrugeve ,duke prishur qetesine publike ,njilloj sidhe imamet me pellitjet e tyre maje minareve ,qe qelbin atmosferen qytetareve shqiptare .
Duhet te behet me ligje qe te hiqen altoparlantet ktyre kafsheve histerik qe mallkojn shqiptaret ne gjuhen e djallit te njerezimit
PD ka kohe qe merr ne mbrojtje paligjshmerine dhe shkelesit e ligjit ne kete vend. PD dhe bashkite ne te gjithe Shqiperine duhet te mbeshtetin kete aksion qe ka per objektiv nje Shqiperi me te mire. Ne se ka raste selektive ato te denoncohen me figure dhe dokumente, por po rezulton qe ato jane legalizuar nga vete qeveria e PD dhe qe t’i prishesh kerkon pak kohe.