PD vijon akuzat ndaj ministrit Veliaj: Përfituesi i 394 milionëve është kandidat për kreun e AMA

2 Nëntor 2014, 14:21Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të ministrit Erjon Veliaj, si përfitues i 394 milion lekeve nga dekorimi i kryeqytetit me rastin e vizitës së Papa Françeskut.

Deputeti demokrat Gerti Bogdani deklaroi se përfituesi i 394 milionë lekëve me prokurim të drejtpërdrejtë, Gentian Skënderaj, është më shumë se sa përfaqësuesi ligjor i kompanisë së Erion Veliajt dhe vëllait te tij.

Sipas Bogdanit, Skënderaj është propozuar dhe miratuar si kandidaturë për kreun e AMA-s.

Deputeti demokrat tha se kompania me përfaqësues Genti Skënderaj, nuk ka respektuar kriterin ligjor, kur ka marrë 394 milionë lekë nga Ministria e Kulturës. Kushti kryesor teknik, tha Bogdani, është që kompania garuese të paraqesë bilancin e vitit të fundit. Por, deputetii demokrat tha se kompania e Veliajt, kishte vetëm disa muaj që ishte krijuar.

“Përfitimi financiar me dekorin e qytetit nga qeveritarët, mund të merret në mbrojtje nga Edi Rama, por faktet e bëjnë skandalin edhe më tronditës.

Përfituesi i 394 milionë lekëve me prokurim të drejtpërdrejtë, Gentian Skënderaj, është më shumë se sa përfaqësuesi ligjor i kompanisë së Erion Veliajt dhe vellait te tij.

Ai është projektuar nga Ministri i Edi Ramës për të shkuar lart, propozuar dhe miratuar si kandidaturë për kreun e AMA-s.

Pak ditë më parë, teksa fliste si kandidat për kreun e AMA-s, njeriu i Veliajt u angazhua për zbatimin e ligjit.

Po a është respektuar ligji në rastin kur ai ka marrë 394 milionë lekë nga Ministria e Kulturës.

Kushti kryesor teknik është që kompania garuese të paraqesë bilancin e vitit të fundit. Një kusht i paplotësuar nga kompania e Veliajt, derisa kishte vetëm disa muaj që ishte krijuar, saktësisht me 17 janar të këtij viti.

Objekti i i shoqërisë lidhet me organizimin e fushatave, reklamave dhe marrdhëniet me publikun. Dekorimi i qytetit nuk parashikohet. Kjo është një tjetër shkelje.

A e bëjnë këto shkelje dhe ky abuzim, përfaqësuesin e Erion Veliajt një kandidat të përshtatshëm për të drejtuar Autoritetin e Medias Audiovizive.

Për standartet që i duhen Shqipërisë dhe Europës, jo.

Për standartet e ministrit dhe Edi Ramës po.

Qytetarët shqiptarë ose të vobektit, sic i quan Ministri, duhet të kuptojnë mirë, se sa qesharake është kur Erion Veliaj flet për të varfërit, teksa me një firmë përvetëson 394 milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë”, tha Bogdani.

Një ditë më parë Qeveria ka reaguar përmes Zyrës së Shtypit kundrejt akuzave të Partisë Demokratike për abuzimet me fondin përsa i takon dekorit të qytetitgjatë vizitës së Papa Franceskut në Tiranë.

“Duke ndjekur me keqardhje degjenerimin e opozitës në një klub thashethemesh prej province, informojmë opinionin publik se në çdo vendim e veprim të sajin, Qeveria e Shqipërisë, udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik.

Përgojimi në klubin e ish-oficerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Franceskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik, moral dhe madje edhe logjik të opozitës sonë”, thuhej në deklaratën e Qeverisë. /gj.k/

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “PD vijon akuzat ndaj ministrit Veliaj: Përfituesi i 394 milionëve është kandidat për kreun e AMA”

  1. hajdari says:

    Po qe kane mesuar edhe politikanet tane kokebole se si t’i shmangen skandaleve! Duke lexuar pergjigjen e Rames

    “… ne cdo vendim dhe veprim te sajin, Qeveria e Shqiperise udhehiqet nga interesi kombetar dhe publik…”

    e kupton se Rama nuk e mohon qe i ka dhene dylberit te vet Erion 400 milion leke. Thjesht mundohet te sugjestionoje 1 milion votuesit-viktima me fjale bombastike!

  2. Arber says:

    Po pastaj cfare te keqe ka ketu qe nje kompani shqiptare mori keto para dhe beri punen? Pse ju keni qene me te mire? Ku eshte vjedhja ketu? Dikush duhet ta bente punen dhe e beri kjo kompani. Sigurisht ata nuk do tja japin punen ta beje Argita sepse Argita beri mjaft me Fazllicin dhe Arabet e Pakistanezet. Apo tja jepnin Shkelzenit per ta bere punen. Po ta merrte Shkelzeni sic mori Gerdecin do te ishte ok. Shkoni mor legena. Edhe emerimin ne AMA ke te vene? Te vene Pjeter Mustakuqet e Berishes?

    1. i says:

      Po ne salen per kete gje e hoqem dhe duam ta shohim ne burg. Kjo qe ben ky eshte e njejta gje. Po ti je nga keta votues e edi per interes dhe inat pse nuk bere leke ne kohe te sales

      1. Arber says:

        Ne radhe te pare genjeshtrat e ketyre nuk jane provuar. Derime tani keta vetem genjejne dhe nuk i beson me njeri. Nese shetti ka bere kete dhe kjo eshte e paligjeshme atehere le te cojne dokumentat ne prokurori dhe ajo te marre vendimet ligjore. Kjo nuk eshte rruga e duhur, me deklarat lart e poshte. Nga te gjitha genjeshtrat qe keta thone 1-2% mund te kene dicka per tu pare, por 98% vetem rrejne. Ne prokurori, jo rrugeve.

        1. G says:

          Po me Salen nuk kishit te njejten llogjike?
          Apo kundra tij cdo gje eshte e justifikuar

    2. joel shkodra says:

      Logjikisht i bie qe edhe Argita qenka sulmuar kot nga opozita.

    3. Ira says:

      I shkreti ti o Arber per trute qe paske! Si ore ska problem qe ti jepet vellait te Ministrit pa tender pa gje gjithe ato leke. Po kompanite e tjera shqiptare qe nuk kane njeri ne Ministrite si tja bejne? Ca si puna jote jane ato mbeturinat e kohes se Enverit qe vdisnin per buke dhe mjaft te ishte mire xhaxhi. Nuk e kuptoj perse Edi Rama nuk e heq qafe kete delirantin qe ka dale fare nga kontrolli me babezine e tij. Nuk bie qeveria se u ndrua nje minister! Duke e lene kete te vazhdoje me korrupsionin hapur behet edhe vete i pabesueshem.

  3. Andi says:

    Nuk eshte kandidat i propozuar nga Erioni joooooooo. Boll spekullimeve

  4. Fronti Demokratik says:

    Ah morr shoke. Na mbytne kulakeria….

  5. Albi says:

    Ketu i vetmi problem eshte qe po del vetem ky tenderi i fundit, se Arber Veliaj ka bere miliona qe vjet ne fakt. Po ashtu dhe e shoqja e ministrit, e cila ka hapur tashme dhe nje kompani per “organizim eventesh”, dhe te gjitha eventet jane ato te ministrise se burrit te vet.

  6. Rroku says:

    Problemi eshte te kumbaro qe ndan leket me veliajn, kumbaro eshte ministrja me e korruptuar e qeverise. I ikin njerzit nga ministria se nuk firmosin dot thagmat e saj,,,,…

  7. DRONI I MBESES SE ..... says:

    IK MORE QORR SE NA SHPIFE JE BA SI PAPAGALI I RAGIP QOSES IK MORE ANTI SHQIPTAR

  8. viktori says:

    PD-ja me serbin Bogdanov sajojne korrupsion per Veliajn ne menyre qe te largojne vemendjen e opinionit publik nga hajduti i energjise lektrike deputeti Ristani.

  9. njelloj says:

    E ka ndare mendjen Edi per tek AMA, ka vendosur Gent Salaj se ai eshte I Top Channeli. Njelloj si Sala qe I vendoste nga Klani neper TvSH-ra e KKKRT-ra.
    Mund te vini bast se eshte e sigurte, nuk e luan Topi.

  10. edos says:

    E ka nda Edi, eshte Gent Sala nga Top Channel. Pazar I bom.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje