Dokumenti/ Qeveria miraton projekt buxhetin dhe paketën fiskale për 2015

2 Nëntor 2014, 19:53Politika TEMA

Qeveria miraton p/buxhetin për vitin 2015, një nga dokumentet më të rëndësishme financiare të të gjithë vitit. Mbledhja e cila u zhvillua jashtë radhe kishte në fokus miratimin e projekt-buxhetit për vitin 2015 dhe paketën fiskale.

Buxheti per vitin e ardhshëm është parashikuar të jetë me i madhi i të gjithave viteve dhe kap vlerën e 470 miliard lekë ose 4.7 miliard dollarë.

Në prioritetet e vendosura në këtë buxhet , qeveria ka listuar në krye uljen e borxhit publik nga 71% e prodhimit të brendshëm bruto në 65.5%. Por pavarësisht këtij fakti, qeveria nuk do të ndryshojë peshën që do t’i japë investimeve publike.

Ato do të jenë 5% e prodhimit kombëtar dhe 100 milion dollarë më shumë se një vit më parë. Ndërsa sektorët kyç do të jenë: arsimi, shëndetësia, energjia dhe bujqësia. Pas miratimi ne qeveri, projekt-buxheti dhe paketa fiskale do te vijnë ne parlament dhe përgjatë nje muaji puna e te gjithë komisioneve parlamentare do te përqendrohet tek diskutimi i tyre

Në paketën fiskale të vitit 2015, Ministria e Financave planifikon të bëjë disa ndryshime, efekti i të cilave në buxhet llogaritet rreth 10 miliardë lekë.

Pjesën dominuese në rritjen e të ardhurave do ta mbajë rritja e nivelit të akcizës për cigaret (20 lekë për paketë deri më 31 dhjetor 2015), duhanin me të dredhur (me 1400 lekë/kg deri në fund të vitit 2015), miratuar tashmë në Kuvend, ndërsa pritet rritje edhe për taksën e pijeve alkoolike dhe birrën.

Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga rritja e akcizës së cigareve, për vitin 2015, do të jetë rreth 3.4 miliardë lekë dhe 600 milionë lekë nga TVSH-ja.

Ndërsa efekti në të ardhura për rritjen e taksës për duhanin me të dredhur është 200 milionë lekë për vitin e ardhshëm. Për vitin 2015 është parashikuar të ndryshojnë edhe disa zëra të Tatimit mbi të Ardhurat Personale (TAP).

Sipas draftit të përgatitur nga Ministria e Financave, të ardhurat e qytetarëve, veç pagave, do të taksohen me 15%. Po ashtu, me 15% do të taksohen edhe depozitat, dhuratat, të ardhurat nga lojërat e fatit dhe qiratë. Gjithashtu, pritet të vendoset 2% taksë për të ardhurat e kompanisë koncesionare të autostradës Durrës-Kukës. Po ashtu, do të vendosjet TVSH mbi ndërtesat e reja, përfshirë vlerën e tokës.

Një nga taksat nacionale që do të rritet është ajo e qarkullimit që mbahet në çmimin e karburantit. Aktualisht kjo taksë është 17 lekë për litër, por pritet që vitin e ardhshëm të jetë 27 lekë, pa përfshirë këtu TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar), qe e rrit edhe me 5.4 lekë.

Pra, rritja mund të jetë 120 lekë për litër. Ndërkohë, përjashtohet nga TVSH-ja sigurimi i automjeteve. Ministria e Financave parashikon uljen e taksave për sektorin e peshkimit, bujqësisë dhe fasonit dhe uljen e tarifave doganore për disa artikuj ushqimorë. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje