Braçe: Presidenti s'ka të drejtë të propozojë anëtarë për Këshillin Mbikqyrës së BSH

3 Nëntor 2014, 13:06Politika TEMA

“Nuk ka asnjë nen në ligjin ‘Për Bankën e Shqipërisë’ ku të thuhet se Presidenti i Republikes i propozon Kuvendit një anëtar të Këshillit Mbikqyres të Bankës së Shqipërisë”.

Kështu shkruan  deputeti socialist Erjon Brace, në rrjetin social Facebook, duke reaguar ndaj një interviste të Presidentit Bujar Nishani, sipas të cilit zgjedhja e Guvernatorit të BSH-së është e drejtë e Kreut të Shtetit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Brace thekson se Presidenti nuk ka të drejtë fare të propozojë kandidatë për anëtar të Këshillit Mbikqyrës.

“Në fakt për korrektësi duhet të thosha “kandidat për anëtar të Keshillit Mbikqyres”, por nga ajo që po lexoj këta e paskan bërë fakt, ai që propozon Presidenti bëhet anëtar automatikisht dhe Kuvendi duhet ta pranojë pa të drejtë refuzimi!!

Sipas ligjit; Kandidat për anëtar të Këshillit Mbikqyrës propozon vetëm Kuvendi, Qeveria dhe vetë Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqiperise. Kërkush tjetër!!”, shkruan Brace. /gj.k/

3 komente në “Braçe: Presidenti s’ka të drejtë të propozojë anëtarë për Këshillin Mbikqyrës së BSH”

  1. Kanan Djali says:

    Edhe ai i varfri ate tha,zgjidhini vete anetaret.
    Po vetem per guvernatorin zgjedh ai.

  2. ILIRET says:

    Shume e sakte Erjon. Po keta juristet perse nuk flasin.
    Pra une e kuptoj keshtu. Parlamenti ploteson keshillin mbikqyres me nente anetaret e tij dhe nga kjo nenteshe presidenti i propozon njerin parlamentit per ta zgjedhur.( siaps nenit 161/2 te kushtetutes).
    Keshtuqe Presidentit do t’i duhet patjeter te konsultohet me kryeministrin, ndryshe edhe lodhet kot, por edhe ben derr derr kot….

  3. Loki c says:

    O brace ollapaqen ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje