PD vijon akuzat ndaj Veliaj/ Duma: Paratë e taksapaguesve i jepen klientelës qeveritare

3 Nëntor 2014, 12:58Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj ministrit të Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj në lidhje me abuzimin me fondin prej 394 milionë lekë për dekorin e qytetit gjatë vizitës së Papa Franceskut në Tiranë.

Koordinatorja e PD-së Grida Duma theksoi se afera 394 milionë lekëshe për interesat e qeveritarëve është një dëshmi tronditëse e trajtimit të financave të shtetit si fond privat, e injorimit total të ligjit dhe procedurës.

“Paratë i jepen përfaqësuesit të ministrit Veliaj, me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë, cka do të thotë shpenzohet i gjithë fondi limit. Nuk kursehet asgjë nga taksat e qytetarëve.

Paratë i jepen klientelës qeveritare në shkelje të ligjit, pasi shoqëria nuk plotëson kushtet kryesore teknike. Kompania 8 mujoreshe e Veliajt nuk paraqet dot as bilancin e vitit të shkuar dhe nuk e ka as në objektin e saj dekorimin e qytetit.

E gjitha kjo bëhet pa asnjë droje, as nga ana formale, përfituesi nuk bën kujdes të fshehë adresën e zyrës, që është i njëjti apartament me kompaninë e vëllait të Erion Veliajt.

Po një analizë e kujdeshme, të con në përfundimin se kemi të bëjmë me një mekanizëm të ngritur enkas për të përfituar, për t’u pasuruar shpejt e shpejt.

Personi që zyrtarisht administron EAG, nuk është rastësisht aty, por pjesë e kalkulimeve të ftoha. Ka qënë aktiv në fushatën e zgjedhjeve të Partisë Socialiste, ka punuar në Kryeministri në ngritjen e ëebsiteve.

Ka kaluar provat e besnikërisë ndaj ai përdoret për tenderin 394 milionë lekë me një firmë që ka vetëm 8 muaj e krijuar. Dhe për shërbimet e ofruara, përfaqësuesi i Veliajt ka marrë bekimin për të qënë edhe kandidat për AMA-n.

Ndërsa vendi është në terror burgosje për dëme dhjetëmijë lekëshe, një kompani e Veliajt merr 394 milion me një dorë për zbukurime. Ja për cfarë përdoren taksat e shqiptarëve, për pasurim dhe për karrierë, nën drejtimin e Ministrit, me mbrojtjen e Kryeministrit.

Ky është pushteti dhe interesat që ndjek kasta e Ramës, teksa vendi është zhytur në varfëri, papunësia ka arritur kulmin, cmimet janë rritur, taksat shtohen, dhe e ardhmja me këtë qeveri është e errët e pashpresë”, u shpreh Duma./gj.k/

11 komente në “PD vijon akuzat ndaj Veliaj/ Duma: Paratë e taksapaguesve i jepen klientelës qeveritare”

  1. VforVendetta says:

    Te na sqarojne icik mer burr se kshu duket sikur ka kref 364 milione leke te reja a te vjetra te na thone sa shpenzoi sa pagujti punetoret dhe sa i ngelen ato qe i ngelen ka mar.Tani ca pretendohet ketu se na ejnten koken ka mar 300 milione ka vjedh 300 milione

    1. hajdari says:

      Nuk eshte puna sa shpenzoi! Puna eshte si i mori (i takonin apo jo me kompanine 8 mujoreshe?) dhe cfare lidhje ka me Erionin dhe Ramen? Ministrat neper bote japin doreheqjen kur kopjojne neper provime, kurse keta agallaret tane i japin tendera byrazereve dhe dylberave pa i hyre nje gjemb ne kembe…

  2. freemind says:

    me ate fytyre ….. qe ke ti edhe sikur te jete e vertete nuk te beson dot askush!!!

  3. E verteta says:

    Po se tha Ristani kot qe flisni ju te ndershmit e partise hajdute.

  4. karrdeshani says:

    Kete Pushtet as ne Ender nuk e kini pare
    vecanerisht Ti moj Duma,pasi kohen e ke kaluar
    tek Semafori dhe sot i je kthyer sherbesave te Lulit.
    Ik moj se qelbe dynjane duke na shitur Pordhe se
    gjoja na qenkerke e zgjuar. Me njerez si puna jote
    fshijme menderen dhe jo tu besojme genjeshtrave.

  5. albatros says:

    Po nuk bere be per koken e Fazllicit, nuk te besojme

  6. Artan says:

    Po Roland jevgut qe ja rrujte ti fondet??????????Hahaha prostitut.

  7. Shqiptar says:

    Grinda, moj luaneshe me syte e nxire nga rimeli! Veshtire ta dallosh paraqitjen tende prej vajze striptizi ne foltoren e shqupit. Akoma se ke kuptuar moj se je e destinuar te mbytesh brenda anijes tende te merdhire?! Dakort jam, gjate mbytjes eshte mese normale ti hakerrehesh edhe perendise.

  8. Arturo says:

    Doli kjo katunarja…kur t bo moral dhe kjo?!?!

  9. Pallashnikovi says:

    O Grida…po ai katunari Bashes….kunati…si i mer tenderat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje