Reforma në sistemin energjetik dhe operacioni për prerjet e lidhjeve të paligjshme dhe kapjen e hajdutëve të energjisë do të vazhdojë me çdo çmim politik.
Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të Fondit prej 150 milionë dollarësh mes Qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për rimëkëmbjen e sistemit energjitik.
“Sot jemi përpara detyrimit për të bërë jo vetëm zgjedhjen e duhur por gjithë atë punë këmbëngulëse për mos ja lënë qeverisë pasardhëse faturën e rritur të borxheve dhe mos i faturuar gjeneratës pasardhëse një kosto që cënon integritetin ekonomik dhe social të vendit tonë.
Një reformë e vonuar është një reformën e dhimbshme dhe sa më shumë vonohet aq më të mëdha janë dhimbjet.
Dhimbjet e reformës që kemi ndërmarrë sot janë asnjë gjë në krahasim me dhimbjet që do kishin kompanitë nëse kjo reformë do shtyhej qoftë edhe një vit më tutje”, u shpreh Rama.
Kreu i Qeverisë theksoi se kolapsi në sektorin energjetik arriti të shmangej vetëm fal zgjidhjes së problemit me kompaninë CEZ.
“Falënderoj zonjën për fjalët e mira në adresë të qeverisë besoj janë të merituara. E falënderoj për specifikimin mprehtë të problematikës që ka ky sektor dhe faktin ë vuri thekson tek ajo që kemi arritur të shmangim.
Krizën e thellë me rrezik kolapsin sektorit dhe të një zinxhiri të tërë që është i lidhur me të. Ky kolaps u shmang fal zgjidhjes së konfliktit ligjor të trashëguar nga qeveria paraardhëse me kompaninë private të shpërndarjes e cila rrezikonte që përmes konfliktit ligjor të na kthente në peng të një krize të tillë dhe me dhimbje të tmerrshme sociale në sektorin energjetik.
Ende jemi larg asaj që duhet të arrijmë. Ndërkohë që koha nuk pret dhe ne do bëjmë çmos të arrijmë një orë më parë. Një sektor eklektro- energjetik ku vjedhja e vetvetes do i përkasë së shkuarës dhe çdo kush do paguajë atë që konsumon. Njerëzit do kuptojnë që këtu bëhet fjalë për të ardhmen dhe jo një të ardhme abstrakte të shtrirë në dekada”, u shpreh Rama.
Më tej ai theksoi se duke zgjidhur problemin e vjedhjes së energjisë i zgjidh këmbët vendit në rrugën drejt progresit.
“Nuk është përgjegjësia jonë nëse gjerat u lanë të degjenerojnë deri në këtë pikë. Përgjegjësia jonë është që e kundërta të mos lejojmë degjenerimin e më tejshëm të gjërave.
Duke ndjekur me vëmendje reagimet ndaj operacionit të nisur së fundi kur u krijuan kushtet për këtë betejë me hajdutët e energjisë elektrike kam vënë re nga njëra anë një mbështetje të konsiderueshme të opinionit publik. Atyre që janë mësuar të paguajnë u ka ardhur shpirti në maj të hundës nga kjo padrejtësi e madhe e kthyer në sistem. kam vënë re edhe reagimet negative.
Nuk dua të merrem me to kur vijë për arsye politike por kur vijë për arsye të natyrshme të kuptueshme që lidhen me vështirësinë e njerëzve. kam ndjekur me vëmendje që thonë hapni një herë vende pune pastaj ndërtoni shtetin ligjor, pastaj prishni nderimet apo detyroni njerëzit të paguajnë faturat.
Si mund të kemi një Shqipëri që krijon besim dhe të hapin vende punë nga sipërmarrësit e huaj kur ndeshen që në muajt e parë me dy probleme ligjshmëria dhe energjia. E kundërta është e vërtetë.
Duke zgjidhur këtë problem të mbartur i zgjidhim vendit këmbët dhe bëjmë shoqërinë tonë të eci shumë më shpejt dhe hapësirat shumë më të gatshme për të thithur investime të huaja për të gjeneruar punësim mirëqenie progres”, u shpreh Rama.
Ai theksoi se reformat do të zhvillohen pavarësisht kostove politike.
“800 milionë dollarë janë humbje dhe detyrime që po ti shtosh edhe kreditë e bankave shkojnë në 1,1 miliardë. 150 milionë euro që ne i humbasim çdo vit se preferojmë ta shtyjmë problemin më tutje. kemi preferuar ti lenë në gjumë shqiptarët tua bëjmë të lehtë edhe kur s’paguajnë dhe të ecim vetëm me një qëllim të zgjasim sa më shumë pushtetin pavarësisht kostos që krijojmë për vendin dhe njerëzit.
Nuk jemi këtu për të zgjatur jetën e pushtetit ekzekutiv që buron nga vota e 23 qershorit duke stërzgjatur litarin problemeve në fytin e popullit shqiptar. Jemi këtu për të bërë zgjedhjet e duhura me çdo çmim politik. jam i bindur që jo vetëm opinioni publik e kupton por e dëshiron që të vendoset shteti ligjor. shteti që shërben dhe paguhet për shërbimet që bën. Ku të gjithë janë të barabartë përballë detyrimeve”, u shpreh Kryeministri.
Sa i përket rritjes së çmimit të energjisë Kreu i Qeverisë sqaroi se ishte përpara dy zgjidhjeve: të rriste çmimin për të gjithë ose të hiqte fashën 300 kë dhe sipas tij zgjidhja më e mirë ishte kjo e dyta.
“Kemi pasur dy alternativa të rrisim çmimin për të gjithë dhe të heqim fashën 300 kilovat. Debati ka qenë intensiv edhe konsultat kanë qenë intensive. Me BB kemi dialoguar për të kuptuar efektet dhe kemi zgjedhur alternativën e heqjes së fashës dhe jo atë të rritjes së çmimit për të gjithë, por me një kusht që heqja e fashës do na mjaftojë nëse do i japim fund vjedhjes dhe nëse do ecim me shpejt për implementimin paketës financiare që firmosim sot.
Thirrja ime nëse duam që mos kemi përpara më nevojë për të bërë zgjidhje shumë më të dhimbshme duhet sot ti dalim për zot vetes vendit ligjit dhe sensit të barazisë para ligjit në pagesën e çdo fature të energjisë elektrike. BB nuk do të financonte për të përmirësuar infrastrukturën e sektorit energjetik nëse qeveria nuk do kishte marrë përsipër të zgjidhje konfliktin ligjor me CEZ dhe të hynte në rrugën e një reforme reale dhe tregonte vendosmërinë që po tregon.
Shoh me habi që ngrihen zëra nga një institucion kaq i rëndësishëm siç është opozita se përse njerëzit po ndëshkohen me burg. Po mirë e kemi sjellë ne masën që kush vjedh shkon në burg apo është një masë që shoqëritë njerëzore kanë rënë dakord qysh kur nuk mbahet mend për të rregulluar bashkëjetesën”, theksoi Rama.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qëllimi i qeverisë që ai drejton nuk është të mbretërojë duke qëndruar në pushtet, apo të ketë frikë të kryejë reforma që do kenë kosto elektorale.
“Ajo cfarë po bëjmë sot është të mbjellim më në fund që të arrijmë të korrim dicka tjetër nga pasojat që kemi korrur në 20 vjet.
Jo si qeveritarët dje, shty ta shtyjmë çna duhet ne, jo kjo do na krijojë kosto elektorale, nuk do rrimë dot në pushtet. Në rast se zgjidhja është të rrimë në pushtet duke zgjatur zinxhirin e problemeve, apo duke e këputur zinxhirin e problemeve, ne nuk kemi asnjë dilemë që nuk u përkasim atyre.
Nuk kemi ardhur këtu të mbretërojmë, as deri në fund të jetës, por kemi ardhur për një detyrë të justifikojmë votën në 23 qershor, të udhëheqim dhe jo të udhëhiqemi nga fryma populiste apo nga frika se vendimet e drejta mund të na kushtojnë vota. Jam i bindur se shqiptarët janë gati për të bashkuar energjinë e tyre në funksion të zbatimit të ligjeve të drejta.
Nuk kam pikën e dyshimit se shqiptarët e zakonshëm të dyshojmë se kjo rrumpallë të marrë njëherë e përgjithmonë fund. Ky tranzicion që na është shitur si sukses të marrë fund, që gjithë lëngata të marrë fund. Jo për ta bërë Shqipërinë të dytën pas Gjermanisë se nuk e kemi këtë ambicie, por për ta bërë Shqipërinë të aftë që shfrytëzon pasuritë e veta dhe t’i kthejë në burim fitimi”, theksoi Rama. /gj.k/
Lajm i mire!!! Na i falen apo borxh, nese na i kane falur goxha lajm:)
Suksese per nisejen e kesaj reforme kaq shume te nevojshme ne kete sektor
Bravo Rama ?
Vendim-marrje ekonomike, sepse jemi per politika ekonomike dhe jo ekonomi politike. Ne thelb, Sliu beri te njejten gje si Enveri, sakrifikoi ekonomine per politiken
Bravo! Vini nje numer telefoni qe njerezit te denoncojne te gjithe hajdutet. Asnje kosto politike nuk ka. Dihet kush jane ata qe kane abuzuar dhe per ke votojne. Sa mire do ishte skur kilovati te ngelet 80 leke dhe te vihet rregull i forte qe kush nuk paguan burg, gjoba , heqje lishense etj.. deri te mesohen dhe ndergjegjesohen te gjithe per te paguar aq sa harxhojne.
Ne energjitike do vene rregull, menyra ndoshta me e mire do te ishte qe para drejtesise te viheshin drejtuesit e ketij sektori,o te vinin rregull ne sektoret qe mbulojne ose ne burg, mendoje qe mund te ishte me mir,sepse ata prandaj paguhen qe te menaxhojne kete sektor, megjithate ketu duhet vene rregull, shteti beri shume mire qe i doli per zote prones publike, duke patur nje fillim te ri ne kete sektor,eshte me mire psh.ta pime kafen nje cene me te shtrenjte por ne menyre te ndershme, po ashtu mendoje ne rang republike fasadat e dyqaneve,me kontributin e vete bisneseve ,por te drejtuar nga bashkit perkatese, te unifikohen ne menyren me te mire,qofte edhe duke ua shitur, atje ku mundet, bisneseve siperfaqen nje meter apo dy para dyqaneve, me pagese te menjehereshme, por gjithnje me nje plan fasadash te bukur e bashkekohor ne rang kombetar, kjo do te hapte vende pune por me e rendesishmja do krijonin nje ambjent me te kendeshem ne te gjitha qytetet tona.
Kjo ka rendesi qe ky aksion per reformimin e sistemit energjitik ti shkohet deri ne fund me sukses.
Pune te mbare ne kete super aksion qe keni nisur.
Sakte!Faleminderit Z.Kryeminister!!
Shume mire e the kjo qe u nis duhet cuar deri ne fund me sukses.
Nuk jane shume ata qe vjedhin energjin z.Rama,pjesa derrmuese e popullsise kerkon shtet,ata jane apo nuk jane 5% qe nuk duan shtet,pamvaresisht se ne qeverisje eshte kjo mazhorance apo ajo qe iku.
Rama, nqs je transparent sikur na ke thene para zgjedhjeve pse nuk e zgjidh qeshtjen tek hodroçentrali i qafëmollës ne mirdite, per te cilen je ankuar per padrejtesi ndaj sistemit berishian. jo vetem per menyren se si eshte dhen tenderi kesaj kompanie por te pakten kompanite qe vijen dhe marrin tendere ne shqiperi per hidroçentrale, punim rruge, etj mos te na sjellin klasen puntore nga turqia me lek borxhi te cilat i paguan shqiptari neper breza por tju vesh kusht sikur çdo shtet tjeter qe klasa puntore te zgjidhet nga vendi.
Te lumte. Vazhdo perpara me reformat qe i ke nisur. Fillo shpejt reformen ne drejtesi se ajo eshte me rendesishmja per te ndeshkuar fajtoret qe na cuan ne kete gjendje katastrofike.
Pavaresisht cmimit politik….te jesh i sigurt Z.Rama qe do te kete nje cmim te madh politik kjo qe po beni ju(PS) sepse zoterinjte e LSI, nuk prononcohen fare per c’fare po ndodh dhe te jeni te bindur, se kjo do te keste kosto vetem per ju dhe PS….
Nje “mall” qe konsumohet duhet paguar!
Eshte normale boll me ata qe kane 20 e kusur vjet pa paguar.
abim ne caselen e tjetrit!
Vazhdo me reforma se mandatin tjeter do te marrish edhe votat e opozites mos u bej merak. Nuk mund te kete kosto politike per reforma qe jane te rendesishme per Shqiperine.
Te rroja Partia Socialiste ne rradhe te pare,batanije dhe gjeneratora ka populli shqiptar…..
Reforma i ngec ne fyt ketij se po afrojne zgjedhjet dhe e mer pergjigjen menjehere,shkoni ata qingjat e LSI ise nuk njihen ,taksirat Popullit dhe i Socialistave ,
Ky e ka ne terezi po do ti kercase shume shpejt.
Simpatizuesit e LSI te shohin se c’po ben PS per te ndertuar shtet, e jo te shohin ca therrime te LSI qe hidhen ne raste votimesh! Votimi per kete te fundit, do te thote te vazhdohet marrja peng e politikes shqiptare dhe e gjithe kombit nga ca njerez te etur per karriere e pasuri!
EDI MOS E CA MENDEREN FARE VETEM SHIKO PERPARA ,SE VOTAT I KE MARRE VETEM NGA NJERZIT DHE POOULLI I NDERSHEM .VETEM PUNA DHE MENDJA JOTE MUND TI DALI PER ZOT KETIJ VENDI.
Po biznesmenet si shoket e Arben Ahmetajt apo Gjinknurit pse nuk ndeshkohen qe nuk paguajne energjine. Rasti i Radios ne Gjirokaster qe ka pronar shokun e Ahmetajt. Po Gjiknuri me Pajtim Bellon qe ka kompani qe tregton energji elektrike, mos eshte gje konflikt interesi?
Qe kjo reforme te kete sukses duhet te behet pa dallim, edhe per vjedhesit e PS-se.