Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp me homologun e tij serb, ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur dhe ky realitet nuk kthehet më pas,.
Ai ka kërkuar nga qeveria serbe që të respektojë dhe të përmirësojë marrëdhëniet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës:
“I nderuar kryeministër Vuçiç.
Rastësia e desh që një ditë pas kremtimit të 25-vjetorit të murit të Berlinit të ngrihet në Beograd flamuri i Shqipërisë dhe të nderojmë himnet e njëri-tjetrit për të parë një takim mes kryeminsitrave pas 68 vjetësh.
Sa shumë histori kemi ndarë sëbashku pa qenë kurrë të afërt me njëri-tjterin, sa shumë varet e ardhmja jonë nga sa do mundemi të bëjmë së bashku në rrugën drejt Europës që veç e veç do të jetë shumë e vështirë përsecilin prej nesh në Ballkan.
Do të na duhet kurajo po sidoqoftë jo më shumë se sa kurajo që ndërtoi rrugën e re të paqes e të prosperitetit mbi gjurmët e lumenjve të gjakut të derdhur mes të mëdhenjve të Europës…
Nëse s’do të lejojmë që historia të ndikojë negativisht. Ne kemi nevojë për Europën e bashkuar por si asnjëherë më parë Europa e bashkuar ka nevojë për Ballkanin, për ne.
Vizioni i Europës së bashkuar na ka bashkuar më në fund të gjithëve në rrugën e paqes, dhe paqja duhet të na japë kurajon të ndahemi nga rruga e vjetër.
Ne e kemi edhe këtë vizion edhe këtë kurajo. Duke ju shtrirë dorën e një bashkëpunimi po aq të sinqertë se sa binjda që fëmijet tanë s’duhet të vuajnë për shkak të të shkuarës.
Ndërveprim aktiv rajonal duke krijuar sëbashku kushte të reja për zhvillimin e ekonomive.
S’janë ditët më të mira për BE, Europa e shpresës ja ka lënë vendin Europës së frikës dhe s’ka asnjë dyshim se lodhja nga zgjerimi i kërcënon shoqëritë tona nga lodhja nga durimi.
Për ne s’ka një projekt alternativ përveç intergrimit në BE ashtu siç BE nuk ka alternative për zgjerimin.
Dua të besoj se gjenerata e re qe qeveris sot Serbinë do t’i shohë shqiptarët e Preshevës si një urë për BE, gëzimi i të gjitha të drejtave të tyre.
Është detyrimi ynë kushtetues ta kërkojmë vijimësisht nga Serbia, duam të gjithë vëmendjen e Beogradit zyrtar për përfaqësinin e tyre. Besoj se autoritet serbe e dinë që shqiptarët përfshihen dhe inkurajojnë proceset integruese të Serbisë ne BE.
Për kosovën dy qëndrime por Kosova e pavarur, një realitet i pamohueshëm. Njohja e Kosovës nga vendet që se njohim çështje sigurie,.
Pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm dhe e ka kthyer strategjik bashkëpunimin me serbët.
Çmojmë dialogun Kosovë Serbi, është sukses europian i nxitur nga instrumenta ligjore por në radhë të parë vlerë e krijuar nga lidershipi i dy shteteve.
Më 28 gusht paa rastin e lumtur në Berlin të njoh të ardhmen e përbashkët. Aty njoha kryeministrin Vuçic. Kancelarja Merkel vyuri theks entuzias tek shkëmbimi mes të rinjve siç ndodhi në Europën e Bashkuar.
Krijimi i mundësive për afrimin e të rinjve tanë përmes shkollave universiteteve janë fushë e tërë për eksplorim.
Duam ta eksplorojmë së bashku këtë fushë. Lejomëni të shpreh vullnetin e qeverisë për një proces intensiv komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë për të kapërcyer të shkuarën, për të kapërcyer të shkuarën dhe për të shkëmbyer eksperiencë.
Për të bështetur procesin e Berlinit në funksion të bashkëpunimit ekonomik me bindjen se rruga jonë drejt Europës, korsi e rrugës së përbashkët.
100 vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërore jetojmë në një rajon ku erdhi paqja jo se u bëmë ëngjëj por ambicja për të qenë të barabartë drejt Europës. Paqja ia vlen të të jetohet.
Shpresoj që vitin tjetër t’ju kem mik në Tiranë dhe do t’ju presim me të gjithë nderimet”, tha Rama./b.l
Ja futi xixat Rama. Bravo !
Bravo z.Rama Kosova kurre nuk do ta harroje kete gjest burrerie qe bere midis beligradi, bravo edhe nje here dhe rrespekt te madh per ty.
Bravo,
Fjale pak, por me domethenie
As I Qemali dhe I Boletini nuk do benin me teper.
Vazhdo ne kete rruge
Ti Je Djali i Poppulit Shqiptar , Hallall Qumeshti nenes,Fole me gjuhen e Nje Shqiptari Paqesor dhe Burrerror ,He More Sali Krimineli e shikon kush eshte Njeri Qytetar , dhe kush e do vertet Paqen ,
Ti Je Djali i Poppulit Shqiptar , Hallall Qumeshti nenes,Fole me gjuhen e Nje Shqiptari Paqesor dhe Burrerror ,He More Sali Krimineli e shikon kush eshte Njeri Qytetar , dhe kush e do vertet Paqen
Suksese Zoti Rama se je i vetmi qe mund te besh dicka per kete vend.Njerezit me komunikim te drejtperdrejte si ju jane te rralle dhe pavaresisht perceptimit te pare kjo gje vleresohet ashtu sic besoj do behet dhe nga pala serbe.
BRAVOOO RAMAAAAA ti je biri i SHQIPERISE,jo saliu qe u zbyth+u perdor ne max nga UDB-ja+serbia,te urojme gjithe te mirat e kesaj bote o RAMAAAA….
E meriton nje bravooo
mund te kesh njemije difekte,por sot me bere te ndihem krenar qe je kryeministri im.vizioni yt eshte vizioni im.inferior ndaj askujt,krahhapur kundrejt kujtdo
BRAVOOOOOOOOOOOO RAMAAAAAAAAAAAAAAAAA ,VDEKJE SALI SERBIT TRADHETARI I KOMBIT SHQIPTAR
KOSOVA E PAVARUR. REALITET I PAKTHYESHEM.
Keto fjale te thena zyrtarisht-publikisht ne mes te Beogratit nga nje kryeminister shqipetar ne nje vizite te realizuar mbas 70-vjeteve ne Serbi, eshte sukses e kaluar suksesit or ti…tunxh !!!
EDI RAMA EC PERPARA !!!
Ore po keta gazetaret e Temes perse e shkruajne emrin Shqiperi dhe Kosove me shkronja te vogla?? Apo e kane nga emocionet??
Respekt Edi Rama, ne fakt skam dyshu per asnje moment ne aftesite dhe vullnetin tend ! Po tregon aftesi e guxim tashme si Kryeminister i Shqiperise !
Gabim i Edvinit ,nje llogjike e thjeshte thote qe Edi eshte kryeminister i Shqiperise dhe nuk kishte pse merej me kosove apo maqedoni etj ,por vetem me mardheniet serbi shqiperi,provokim feminor i Edvinit qe do kete pasoja.
Pe te keq, qenke pak trap.
Un si shqiptar i kosoves kur degjova fjalimin me ran lotet nga krenaria zoti te bekoft i dashur kryminister qe je duke e ngritur dinjitetin e perdhosur shqiptar me burreri,zgjuarsi dhe largpamsi
Bravo Edi !
Shqiperia asnjhere nk e ka lene ne balt dhe kurre nk do ta lere Kosoven vetem….por aty ka njerze te ndyre si ai MERITONI qe vec helme e vrer nxjerr kunder shqiptaris,mund te jete dhe udbash!
TE LUMTEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE MENDJA
Bravo Edi Ramës që i ngriti lart shqiptarët mu në mes të beogradit.
Tani Kreshnik Spahiu, po qe burrë , të dalë e ta presë përpara me flamuj e brohoritje. Ishte mësuar Kreshniku me Sali Berishën, që s’ja mbante nga serbët. Populli shqiptar i të gjitha trojeve e gjeti liderin e tij: Edi Ramën.
Politikan i afte, europian, patriot dhe me largpamesi te shkelqyer.
Faleminderit Rama, jemi krenar per ty.
Asnje tjeter nuk do ishte i afte te bente ate qe bere sot ti ne Beograd.
Njerez me vizion si ti i duhen kombit shqiptar.
Historia do te vendose ne vendin e nderit me ato qe ti po ben per kombin tone.
Urime.
Bravo Rama ia the ne fytyre opinionin e gjithe shqipetareve
jemi proud with you
U are the best
http://bit.do/lajm-i-fundit-rama-kosova-e-pavarur-nje-realitet-i-pakthyeshem
Kesaj i thone diplomacia ”te fus tullen kokes”. Sado qe neve si shqiptare na pelqen te degjojme ato qe tha Edvini sot kjo nuk mund te quhet diplomaci. Edvinit do i jepninm dhjete ne ”cubllik” dhe kater ne diplomaci. Imagjinoni sikur te vije Vucic ne Tirane dhe te thote qe Himara e Bollanos eshte greke.
Eshte po ajo Kosove qe i rregullonte marredhenit mes Enverit dhe Titos dhe po ajo Kosove qe i ka tensionuar marredheniet. Te shtosh me teper tensionin me deklarate ”cubash” nu ma merr mendja qe na con ne rrugen e duhur. Po shpresoj dhe uroj ta kem gabim une dhe ta kete mire Edvini.
Alban @ Ke terhequr nje paralele joadekuate fare.Tani po te thoshe se Vucici po te thoshte se ,,Cameria eshte nje realitet… eshte nje paralele me Kosoven, por te thote Himara eshte…… njejt do ishte sikur te thoshte Rama se Lugina e Presheves bashk me Nishin jane shqiptare.E kuptove pra dallimin se c’tha Rama?
@shkupi. One nuk terhoqa paralele as pingule mes Kosoves dhe Himares une thjesht shtrova nje pyetje posikur? Saper dijeni armiku eshte gjithmone I paparashikueshem dhe mund te te provokoje aty ku te dhemb me shume. A nuk tha Edvini qe asnje deklarate qe Vucic do bente nuk do ishte provokacion per Shqiptaret? Pse provokoheni ju atehere?
Po pse mor Alban Kosova per Ramen eshte si Himara per Vucic?
alban a je mire nga trute vella si me lazarat si pa lazarat ti qeke 12 pa 5-se edhe aldo bumci eshte me i qute se ty..
@indrit. Shkruaj sic eshte per te shkuar nese kerkon dialog ose heren tjeter te jap kusurin.
Edija.. dhe isha I sigurte per kete…
Nje sjellje dhe qendrim shtetari Fjale te tensionuara sigurisht por te zgjedhura e te duhura .. pamvaresisht se do desha pak alegori dibrane ne kete mes e cila do te thoja se eshte “Thembra e Akilit ” ne gjuhen diplomatike qe pak kush e perdor por qe kur ta kuptoje bashkefolesi (ne kete rast Vucoic) ahaa do ishte vone e ai vec te grindej me vehten ne zyren e tij pasi konferenca kish mbaruar dhe Rama ish kthyer ne Tirane.. Gjithesesi Kryeministri Rama la shije te mire ne cdo aspect…
Me kete rast duhet thene se Kryeministrat na duhen edhe me paraqitje te pershtatshme … (imagjinoni te ishte kryeminister Meta apo Brace per balle Vucic…)
EDI, ti je prijesi yne, perpara per te miren e ketij vendi!
Edi te lumte. Te thuash nje te vertete nuk eshte provokim. Me sa duket udheheqesit serbe nuk e njohin demokracine. Nuk kane mesuar se te shkembesh mendime e te tregohesh transparent i sherben forcimit te miqesise.Ne te kundert miqesia do te ish fiktive.
Masonet e kuptuan drejt nderimin tend gjate ceremonise se himnit.