Intervistë me Dushan Janjiç, koordinator i panelit ku do të flasë kryeministri Edi Rama. Vizita e Ramës në Beograd mund të sjellë një frymë të re pozitive në raportet shqiptaro – serbe, shprehet ai për DW.
Zoti Janjic, çfarë mund të pritet nga viztia e Edi Ramës në Beograd?
Në opinion nuk ka ndonjë interesim dhe debate tepër të mëdha rreth kësaj vizite. Por personalisht mendoj se vizita është shumë e rëndëishme, jo vetëm për faktin që në Beograd vjen një kryeministër i Shqipërisë, gati pas shtatë dekadash. Kjo dëshmon se qeveritë e dy vendeve po kthehen drejt ardhmërisë – pra drejt bashkëpunimit në rajon. Kjo vizitë, me nënshkrimin e disa marrëveshjeve, duhet të hapë komunikimin mes këtyre vendeve dhe duhet të hapë rrugën e bashkëpunimit ekonomik. Nuk mendoj se brenda një nate do të ndodhë dicka spektakolare, por kjo vizitë do të ketë mesazhe dhe efekte shumë të rëndësishme pasuese.
Cili do të jetë mesazhi kryesor i kësaj vizite?
Mesazhi kryesor është që qeveritë dhe në radhë të parë qeveria serbe dhe Aleksandar Vuciq do të përcaktohen shumë qartë për rrugën euroatlaktike. Pra për integrime euroatlantike. Ky mesazh nuk do të dëgjohet, por vetë vizita dhe normalizimi i mëtejmë i raporteve me Kosovën do të nënvizojnë këtë mesazh. Këto mesazhe shpjegojnë edhe nervozizëm dhe tensionimet shumë të madhe të Rusisë në prag të kësaj vizite. Efekti tjetër është bashkëpunimi mes ekspertëve dhe shoqatave të ndryshme nga Shqipëria dhe Serbia. Më duhet të them se në Serbi dihet shumë pak për Shqipërinë, ndërsa në Shqipëri dihet më shumë për Serbinë. Shqiptarët kanë një qëndrim më pozitiv ndaj Serbisë, ndonjëherë madje qëndrim më pozitiv se unë. Ndaj është shumë me rëndësi që në Serbi të vjen një person si Rama: me energji, edukim dhe komunikim të drejtpërdrejtë. Ai mund të jetë një promovues shumë i mirë për përmirësimin e raporteve mes vendeve tona.
Për çfarë nervozizimi dhe tensionimesh të palës ruse e keni fjalën?
E kam fjalën për një presion shumë të pranishëm që kjo viztië të mos realizohet. Vizita është dashur të ndodhë para një viti, por nuk është realizur. Më pas kemi pasur edhe deklarata të diplomatëve rusë dhe disa politikanëve prorusë në Serbi, me mesazhet se neve nuk na duhet bashkëpunimi me Shqipërinë, se Shqipëria po ndërton Shqipëri të madhe dhe se në këtë rajon do të kemi konflikte të përhershme. Kjo do të thotë se BE nuk do të mund të përhapej në këto rajone pa pasur pasoja të rënda.
Sa do ta ngarkojë çështja e Kosovës këtë vizitë?
Kryeministrat do të përpiqen që cështjet për të cilat nuk janë dakord t’i lënë anash. Por nuk do të kenë sukses të plotë sepse normalizimi I raporteve Kosovë – Srerbi, është pjesë e agjendës evropiane për normalizimin e gjendjes në këtë rajon. Rama ka mbështetur Marrëveshjen e Brukselit. Por dallimi mbetet që Shqipëria e njeh Kosovën ndrsa Serbia jo. Mendoj se kjo vizitë do të ketë efekt pozitiv drejt normalizimit të raporteve. Për këtë me siguri që nuk do të flitet hapur, por këto do të jenë efektet anësore.
Ju edhe vetë jeni pjesë e organizimit të kësaj vizite, sepse keni organizuar në forum ku Rama do të mbajë një fjalim. Cili ishte qëllimi juaj?
Ne kaherë si Forum për Marrëdhënie Etnike jemi të përfshirë në dialog dhe në përpjekjet për shensionimin e gjendjes. Për ne është me rëndësi të theksohet: bashkëpunimi është shumë i rëndësishë dhe kemi shumë interesa të përbashkëta. Të jem shumë i hapur: bashkëpunimi i serbeve dhe shqiptarëve si dhe i Serbisë dhe Shqipërisë – duke përfshirë këtu edhe normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë – ka për Ballkanin Perëndimor të njëjtën peshë sikur edhe raportet gjermano – franceze për Evropën Perëndimore, e më pas për krijimin e Bashkimit Evropian. Ndaj jam i bindur se përmes këtyre projekteve të inicuara në Berlin, do të vazhdojmë rrugën e normalizimit dhe do të krijojmë një lloj Beneluksi ballkanik.
Bravo Janjiç…
Edhe Salih Ram Gerdeci nuk la gur pa levizur qe vizita te anullohej! ? ?
Kjo tregon qarte ate qe une kam thene qe ne diten e pare te hedhjes se dronit ne Beograd, qe ky ishte nje akt serbo-rus i organizuar nga UDB dhe KGB per te prishur marredheniet e mira mes Shqiperise e Serbise dhe per ndalimin e futjes se Serbise ne BE. Kjo nukm i intereson Rusise. Rusija beri lemsh Ukrainen per faktin qe politikanet pro-perendimore desheronin futjen ne BE. Gezimi i jone per dronin vinte nga fakti qe ne menduam se ja u hodhem me zgjuarsi serbeve. Por ne fakt po te shohesh me kujdes eshte qe te humburit nga droni dolem ne, edhe me UEFA-n.
Po por kesaj rradhe BE doli me e forte
http://bit.do/Rusia-kunder-vizites-ne-beograd
Ndjehet shume dhe percillet syri pozitiv me te cilen shikohet kjo vizite historike ne kete artikull. Faleminderit Tema-Online.
Perse Top-Channel e shoqeron kete lajm me nje fotografi me ambient te zymte, me titull “shtet rrethim policor” , kur shume me mire mund te thonte me fuqishem “per flamujte shqiptare qe valeviteshin ne Serbi.”
VETEM REALIZIMI I VIZITES ESHTE SUKSES NE VETVEHTE.
URIME EDI RAMA.
Ne nje mendje me ju,Gimi.
Zera te tille nga pala Serbe na Pelqejne kure zerat tane si Lubonja menjeher vrapojm ti quajm tradhtare.Besoj se koptohemi..
Nga kjo intervste e zotit Dushan, kuptohet shume qarte se droni ne stadium eshte pune e Rusise dhe i qarqeve nacionaliste serbe per ti treguar Evropes se ne jemi ekstremistet dhe destruktivet.Dhe rrjedhimisht jemi bere pengese per integrimin euroatlantik te Serbise.Sa do qe na erdhi mire qe droni flutoroi mbi Beograd nuk kish dyshim qe ne filim se veprimi ishte i sofistikuar dhe me qitje te larget.Ato videot e atij ballistit te pa krehur jane thjesht makjazh i asaj qe luhej realisht.
SUKSES ESHTE VETE VIZITA.
NE SERBI JETOJNE 1 MILION NJEREZ ME GJAK SHQIPETAR, NDAJ TE CILEVE SHTETI SERB KA 100 VITE QE ZBATON PROGRAME ASIMILIMI DHE JA KA ARRITUR DERI NE NJE FARE MASE.
CDO AFRIM I SHQIPERISE ME SERBINE, DO TE CONTE NE MINIMIN E KETYRE PROGRAMEVE DHE TEK KETA NJEREZ DO TE ZGJOHEJ NDERGJEGJA KOMBETARE.
KJO ESHTE ARSYEJA QE SERBET DERI NE MOMENTIN E FUNDIT DONIN QE VIZITA TE MOS KRYHEJ DHE EDHE PASI U KRYE NUK RESHTEN SE MINUARI KETE VIZITE.
KJO VLEN PER 40% TE POPULLSISE SE SERBISE QE NUK JANE SERBE.
VETE SERBIA ESHTE SHTET ARTIFICIAL I NGRITUR PAS LUFTES I-RE BOTERORE NGA RUSIA, DUKE MARRE TERRITORE NGA PERANDORIA OSMANE DHE AUSTRO-HUNGAREZE.
PREJ ASAJ KOHE SERBIA VETEM ESHTE PERPJEKUR TE PERZERE DHE ASIMILOJE POPULLSITE E KETYRE TERRITOREVE QE NUK ISHIN SERBE.
KESHTU SHPJEGOHEN REAGIMET “E PAPJEKURA” TE POLITIKANEVE SERBE ME QELLIMIN E VETEM, ANULIMIN E VIZITES.
SE MOS KUJTONI SE JANE VERTETE AQ DEBILA SA TE BEJNE NGA ATO VEPRIME FEMIJENORE.
JO ORE JO, KANE INTERESA TE MEDHA DHE ATO PO U MINOHEN.
ERDHI KOHA E SHQIPETARIT O NJEREZ.
Kodosh i madh qenke, nejse si ngahere, o gazetari serb!…