Llojet e taksave që paguajmë, çfarë ndryshon?

9 Nëntor 2014, 21:15Politika TEMA

Gjithsej llojet e taksave që paguajnë qytetarët shqiptarë arrijnë në 20.

Edhe pse disa nuk paguhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, konsumatori është ai i cili suporton edhe koston e taksave të biznesit.

3 janë llojet e pagesave fiskale që të gjithë ne bëjmë çdo vit: taksa të përgjithshme, ku futet tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, ai mbi pagën etj.

Një pjesë që mbetet ndahet në taska kombëtare dhe taksa vendore.

Qytetarët shqiptarë paguajnë taksë mbi pasurinë, infrastrukturën, taksë qarkullimi e cila vilet nga karburantet, taksë për automjetet e përdorura, madje ka dhe taksë të fjetjes në hotel, raporton Vizion Plus.

Nga të gjitha këto, qeveria ka vendosur që në vitin 2015-të të rrisë tatimin mbi të ardhurat personale.

Fitimi më i madh këtu vjen përmes bërjes 15% të tatimit të dividentit që është fondi që biznesi mban për të investuar dhe tatimit të interesave bankare.

Burime nga financat thonë se tatimi i interesave është një taksë e cila sigurohet më lehtë nga të gjitha, pasi transaksionet bankare janë shumë lehtë të vërtetueshme.

Viti fiskal 2015-të do të hyjë edhe me dy taksa të reja të cilat po ashtu prekin qytetarët: taksa e qarkullimit të automjeteve dhe akciza e duhanit.

Ky do të jetë viti i dytë që këto tatime rriten.

Por, përveç këtyre, Ministria e Financave ka hartuar edhe një paketë fiskale e cila do të ulë kostot në bujqësi dhe nga ana tjetër do të ulen edhe kostot që qytetarët paguajnë në kompanitë e sigurimit.

TVSH në këtë sektor do të bëhet 3%, çka do të thotë lehtësim për siguracionet e jetës, makinave dhe pasurive, që presin qytetarët.

Në morinë e gjithë ndryshimeve fiskale të cilat kanë qenë të shpeshta në Shqipëri gjatë këtyre viteve, pyetja që ngrihet është se sa do të arrijë të mblidhen këto taksa dhe kush është ai që paguan?

Buxheti i 2015-ës për herë të parë vendos si detyre mbledhjen e afro 100 milion dollarëve nga ulja e informalitetit. Ndërsa 150 milion dollarë do të vijnë nga rritja direkete e taksave./b.l

12 komente në “Llojet e taksave që paguajmë, çfarë ndryshon?”

  1. Pelasgian says:

    Shume nga kto taksa jan VJEDHJE NE DRITE TE DIELLIT !!!

    1. klevisi says:

      shum e sakte te lumte dora qe e ke shkrujt

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Tatimi per vleren e shtuar(TVSH-ja),absurdi qe paguan populli!
    Ky kompromis midis pushtetarve te koruptuar dhe sipermaresve,duhet te marre fund.
    Nderoni emerin,Tatim per Konsumatorin Fitim per Sipermarresin.
    Duhet te behet trasparent,tatimi per fitimin,ku firmat kryesore dalin me humbje,leket ndahen me pushtetaret e koruptuar.

  3. adela says:

    futja kot. ku paguan tatim fitimi qytetari ….na I tregoni pak ju qe e dini dhe shkruani…

    1. ketjona says:

      bravoooooomire e ka kjo vajza edhe une ketij mendimi I bashkengjitem

  4. vlonjati says:

    Te rroje partia pa te gjitha do rregullohen

  5. kloss says:

    —KRYEMINISTRIT SHQIPTAR–EDI RAMA-!!!–NE RAST SE KJO E QUAJTUR -DEMOKRACI-TAKSORE –I ‘VRET’– NJERZIT–PERTEJ MARREZISE-AT’HERE PERSE TA DUAM-???–A NUK MUND TE GJEJME NJE- SISTEM- TJETER -POLITIK-PER TA BERE JETEN NJEREZORE -ME TE LEHTE-ME TE LIRE- DHE ME TE THJESHTE-???–A NUK E KUPTONI QE –DJERSA E NDERSHME NJERZORE–E VJELUR TERBUESHEM-MGA -JU-NEN EMRIN -TAKSE–PO E BEN JETEN – ME -SHPERFYTYRUESE-ME TE VESHTIRE-ME TE MJERE-..-CDO TE THOTE KJO ZOTI KRYEMINISTER–NE PUNOJME PA FUND-DHE MARRIM SHUME ME PAK SE EUROPA E QYTETERUAR-NDERSA JU- NA MERNI THUAJSE GJITHSHKA- DUKE NA VJELE-PAFUNDESISHT-..KJO ESHTE E TURPSHME DHE SHQIPERIA NJE SISTEM TE TILLE- -NUK E DO-..–KU ESHTE –KAPITAL–IZMI-JUAJ-MODERN–QE NA SERVIRNI-KUR FAKTIKISHT -VETEM- JU-(PERFAQSUESIT E SHTETIT) NDJENI EREN E PASURISE-AR- -REHATISE -KOLLTUKUT-LIRISE-NDERSA -NE -EREN E KALBEZIMIT TOTAL-???-KY SISTEM ESHTE -RREMUJE- DHE JO -DEMOKRATIK-NDAJ DUHET CRRENJOSUR NGA RRENJET-.-NJERZIT E NDERSHEM- NUK MUND TE DUROJNE ME VJEDHJEN-PADREJTESINE-VUAJTJEN -ZHGENJIMIN-TALLJEN -HIPOKRIZINE-…

  6. nexhi says:

    A rriten apo ulen taksat,kjo nuk na shqeteson.
    Edi Rames i kemi dhene voten ,atij i kemi besua.
    Ai na ka thene se 95 perqint e popullit perfiton.
    Qeverite bejne “detyren”,gjithmone tallen me mua.

  7. nexhi says:

    A rriten apo ulen taksat,kjo nuk na “shqeteson”.
    Edi Rames i kemi dhene voten ,atij i kemi besua.
    Ai na ka thene se 95 perqint e popullit perfiton.
    Qeverite bejne “detyren”,gjithmone tallen me mua.

  8. nexhi says:

    Keshtu ju duken,si te perseritur,komentet qe nuk ju pelqejne.Flm!

    1. ketjona says:

      aman edhe ti mbeta duke shkruar te njejta komente hahahah klb

  9. Financieri says:

    Dividenta nuk eshte fondi qe biznesi mban per te investuar, por e kunderta. Dividenta eshte ajo cka shperndahet tek aksionaret, kurse pjesa e mbetur pasi qe te jete shperndare dividenta perdoret per te investuar tutje ne biznes.

    Pak me teper profesionalizem Tema!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje