Akuzat e PD për dekorin gjatë vizitës së Papa Françeskut/ Kryeministria: Kemi ndjekur të njëjtat procedura si Bashkia e Tiranës

9 Nëntor 2014, 14:50Politika TEMA

Kryeministria i është përgjigjur sërish akuzave të PD-së, në lidhje me vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri. Ndërsa opozita akuzoi përsëri vëllain e ministrit Erjon Veliaj, Kryeministria përmes një reagimi thekson se PD vazhdon të hedhë baltë mbi pritjen madhështore që populli shqiptar i rezervoi Papa Françeskut.

Në reagimin e Kryeministrisë theksohet se është ndjekur e njëjta procedurë si të gjitha institucionet e përfshira në vizitën e Papa Françeskut në Tiranë, përfshirë këtu Bashkinë e Tiranës.

“Është për të ardhur keq që Partia Demokratike vazhdon të hedhë baltë mbi pritjen madhështore që populli shqiptar i rezervoi Papa Françeskut.

Asnjë fakt, asnjë seriozitet, madje asnjë përpjekje për t’a kamufluar shpifjen e vrazhdë të radhës, po vetëm përsëritja e një recitimi banal para kamerave.

Nëse pushtetarët e deridjeshëm nuk dinë të lexojnë as ligjet që kanë bërë vetë dhe jo më praktikat zyrtare për të cilat flasin pa lidhje, ky nuk është as faji i qeverisë së re dhe as telashi që meriton populli shqiptar, të cilin PD e ka lënë pa opozitë.

Por të akuzosh pa fakte edhe në këtë rast kaq të veçantë dhe të përfshish organizimin më të bukur që shteti shqiptar ka bërë ndonjëherë në njëzet vjet me rastin e pritjes së Atit të Shenjtë, është më shumë se sa e padenjë qoftë edhe për Partinë Demokratike që nocionin e dinjitetit e ka gjithsesi tepër të mjegullt.

Duke qenë se qeveria e re transparencën përpara publikut e ka detyrim të patjetërsueshëm, është e udhës të sqarohet njëherë e mirë sa më poshtë:

Procedura krejt e ligjshme e ndjekur nga Autoriteti Kontraktor, në këtë rast Ministria e Kulturës, bazohet në gërmen “c” të pikës 2 të nenit 33, të ligjit numër 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar.

Ky ligj parashikon pikërisht rastet kur Institucioni Publik gjendet në kushte të nevojës ekstreme dhe e ka të pamundur të ndjekë procedurën normale të prokurimit.

Në rastin në fjalë, duke qenë se programi i vizitës së Atit të Shenjtë dhe të gjithë elementet e dekorit e të protokollit iu komunikuan zyrtarisht qeverisë shqiptare në datën 11 Gusht 2014, Autoriteti Kontraktor ishte në kushtet e nevojës ekstreme për shkak të mospasjes së kohës së mjaftueshme për të zhvilluar procedurën normale të prokurimit.

Theksojmë se e njëjta procedurë është ndjekur nga të gjitha institucionet e përfshira në vizitën e Papa Françeskut në Tiranë, përfshirë këtu Bashkinë e Tiranës.

Propozimi për të ndjekur këtë procedurë është bërë nga Komisioni Shtetëror për vizitën e Atit të Shenjtë, komision ku u përfaqësuan të gjitha institucionet më të larta shtetërore, përfshirë dhe institucionin e Presidentit të Republikës, partitë parlamentare dhe Bashkinë e Tiranës, të cilët kanë shprehur dakordësinë e plotë me këto procedura në çdo mbledhje dhe për çka është dokumentuar çdo element”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë. /gj.k/

6 komente në “Akuzat e PD për dekorin gjatë vizitës së Papa Françeskut/ Kryeministria: Kemi ndjekur të njëjtat procedura si Bashkia e Tiranës”

  1. Apappapa says:

    HE KOMUNISTAT MQS KA VJEDHUR BASHKIA TE VJEDHIM EDHE NE SI ATA…. PTUUUUUUI ERJON VELIAJ MASHTRUESI QE EDHE DIPLOMEN E KA FALLCO

    1. eltoni says:

      Lir-indje, sa shpejt e nderruat kursin?!!
      Mqse vjedh Luli, ju do beni te njejtat procedura?
      Hajduta me cizme, po vijne zgjedhjet e rejaaaa, kujdes.

  2. i says:

    dmth meqe luli vjedh, po vjedhim dhe ne??? ku eshte kjo nevoja ekstreme se kisha nje tuf me muaj perpara per te bere prokurimin dhe nuk ju ndalonte asnjegje. po ta shtysh vet normal qe kalon tek nevoja ekstreme, por kjo nuk ju justifikon

    pastaj lerini keto perrallat, e dekorimit me te nukur se eshte i njejti nocion si ai i sales per rrugen e kobit, qe eshte rruga me e mire dhe lidh ksosven me shqiperine

  3. al paci says:

    Po kur paska qen procedurat te rregullta pse u shkarkuan 2drejtoret qe ishin pergjegjes per tendrin e 394 milion lek. Kryeministri duhet ta shkarkonte ministrin velija pa nje pa dy. Firma u regjistrua ne janar pa asnje pervoj dhe i jepet kaq shum lek. Shtruan 2 rrugica te kuqe per papen dhe leket te xhepi i velijas. Tju vijn zor o plera politikan qe vazhdoni me te njejten menyr si ata qe iken villni kete popull fukara. Vetem nje budalla se kupton qe ketu u vollen lek me thes. Kryeministri qe sflet do ket mar pjesen e tij. Ketu ka shum te drejt pd qe flet u kap me presh ne dor rilindja

  4. mustafa says:

    Tamam siPD për ” Rrugën e Kombit”. I njëjti justifikim. Meqë ra fjala ajo rrugë do bëhet me pagesë.

  5. ana says:

    Eshte apo jo vellai i Erion Velise.Rastesi ju duket kjo?Mua jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje