Basha në Lushnje: Prokuroria të hetojë prishjen e ndërtimeve, janë prishur me akte terroriste

9 Nëntor 2014, 11:46Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është njohur nga afër me situatën ekonomike të familjeve në Lushnjë. Në takimet që ka pasur me qytetarët Basha ka dëgjuar shqetësimin e shumë banorëve për prishjen e shtëpive të banimit pa paralajmërim. Ndonëse sipas tyre, shtëpitë ishin në proces legalizimi, të ndërtuara në pronë të tyre, askush nuk i njoftoi apo t’u linte ndonjë copë letër për prishjen.

“Nuk e di se kush na i ka prish o zoti kryetar nuk e dimë se kush ka ardhur”, shprehet një banor.

Basha: A ju sollën ndonjë njoftim përpara?

“Asnjë njoftim hiç fare, isha të dielën në Fier dhe me thanë mirë ndërtoje po c’të ndërtoj i thashë, ti ma prishe”.

Një banore thotë se: “kanë punuar fëmijët 24 vjet o bir në kurbet të zi o bir mendoshin te ktheheshin në Shqipëri o bir po ato i nxorën jashtë prap o biri i nënës”

“I kanë futur në proces legalizimi dhe ata ua prishën shtëpitë e i lanë përjashta as nuk i lajmëruan jo”, shprehet një banore e revoltuar.

Kryetari i Partisë Demokratike, pasi dëgjoi qytetarët u shpreh se “do të evidentojmë një për një dëmet që u janë shkaktuar e do të ngrëmë një ekip juridik që t’u ndihmojë për të ndjekur procesin ligjor.

Une i bëj thirrje prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të nisin urgjentisht këtu një ekip për të parë se si përmes një akti terrorist janë prishur shtëpitë e qytetarëve”.

Po ashtu një situatë tejet shqetësuese për gjendjen ekonomike, i është bërë e ditur kreut demokrat Basha nga qytetarët e Lushnjes. Papunësia e madhe, rritja e tarifave te universiteteve dhe mbyllja e filialit te Lushnjes, mosshpërndarja e ndihmës ekonomike, kanë qenë disa prej shqetësimeve të shprehura.

“Po shkon me 6 forca police sikur ka bërë krim ai ta arrestojë. Për cka? Se ska paguar 10 mije lekë drita. Harron se a ka fëmijë në shkolle ai a ska, ka të hajë buke a ska. Do hapë 300 mijë vende në çmendi mo, jo 300 mijë vende pune”, ankohet një tjetër qytetarë

Basha: Katër fëmijë ke?

“Po katër fëmijë, një fëmije invalid, fëmijën e fundit e kam në shkollë të lartë, nga 185 që ka qenë vjet tarifa, 247 pagova sivjet. I mora leket borxh. Jam mbyt në borxh. Punë dua unë, nuk dua lëmoshë, punë”, shprehet qytetari.

Një tjetër denoncon korrupsionin: “kërkojnë 3 mijë euro për të hyrë një mësues këtu ose një infermier. Jam pa punë vetë i 5-të më fëmijë student”.

“Kam katër muaj që nuk i kam marre lekët e përkrahjes”, ankohet një qytetar.

“Na udhëhiqni të rrimë atje në protesta derisa ta heqim”, kërkon një qytetar .
“Nuk ishte mirë që e mbyllen Universitetin e Lushnjes. Në vitin tim kanë qenë gjithsej 130 veta”.

Basha: Ku janë tani keta?

“Të gjithë i kanë transferu në Tiranë por shumica e kanë lënë shkollën se nuk e përballonin dot”. /gj.k/

15 komente në “Basha në Lushnje: Prokuroria të hetojë prishjen e ndërtimeve, janë prishur me akte terroriste”

  1. jozefina says:

    Prokuroria te te hetoje ty per ato krime qe ke bere, te hetoje saliun, te hetoje ate pallatin qe po shkaterron dhe te vetmin park qe kemi ne tirane. Me kto te merret prokuroria, jo te hetoje ministra pa mbaruar me ishministrat, qe i kane dosjet nga 3-4 kate.

    1. Tani says:

      Ju i ndertuat me akte terroriste dhe qeveria ua prishi me akte ligjore.

  2. Lulzime Basha says:

    Oune doni ju? Hajt se ju jap une pune. VIdhni ku e cfare te mundni. Ky eshte vrases more, eshte llum i llumit.

  3. leo england says:

    Ik opederast se do te fusin ndonje pras dhe ty si Dritan Hagacit me 97. Ahaahsaa

  4. sherifi says:

    I paske mbledhur sikur te jesh kryetar i kooperatives se dikureshme more Lul,po mire edhe ti i mbeshtet ata qe nuk paguain energjin dhe ndertoin pa leje?.

  5. Treviso says:

    O Lushnjare, si e prisni nje mashtrues ku ka lyer duar me gjak ne 21 Janar te 2011 dhe ka vjedhur mbi 60% te parave, te rruges se Kombit? Si e degjoni kete mashtrues kur ishte ne qeveri nuk e dinte se ku ishte qyteti i Lushnjes. Mos prisni kesoj halesh ne qytetin tuaj. Kerkoni llogari deri me nje per premtimet qe ju ka dhene ne fushate, kjo qeveri qe keni zgjedhur

  6. Shqiptar says:

    Po po! Ata terroristet qe prishen piramiden!

  7. Gladiatore says:

    Zonja/Zonjusha Jozefina, mos donit te thonit per pallatin qe po nderton 17 katesh! Per kete eshte per te ardhur keq sepse te ndertosh ne parkun e Tiranes eshte me te vertete krim e ne ate park jane bere me shume ndertime te paligjishme kushdo qe e ka dhene lejen!! Ose me mire te te themi qe te gjitha ndertimet ne ate park jane te paligjeshme.

    Sa per ndertimet qe po prishin po bejne shume mire… po ka nje te vertete ne kundershtim me Kushtetun . Te prishin shtepite e qytetarve te thjesht brenda 2 javesh pa i gjetur nje sistemim nuk eshte aspak e bukur e ketu zoterinj po flas per njerez te thjesht qe kane ndertuar e kane vetem nje shtepi per te jetuar. E ketu po flas per njerez qe nuk kane zaptuar vende publike. Theksoje jam shume dakort qe te prishen te gjitha objekte dhe shtepi pa asnje perjashtim qe kane zene e kane ndertuar ne vendet qe jane me vlere pubblike.

    Po situata ne Lushnje thone qe ka edhe nje te vertete. Inuk ka marre fotografi nga googl maps sipas deklarimeve te ministres Gjermeni, Ne ta prishim njehere shtepine pastaj JU keni te drejte te ankoheni!
    Po te prishesh njehere te gjitha shtepite qe jane ndertuar ne truallin e vjeter qe kane patur qe ne kohen e socializmit eshte ne kundershtim me ligjet e nje shteti demokratik. Po ato familje ku do te shkojne te strehohen, apo ne kasolle!!
    Zoterinj komentues la situata ne vendin tone nuk eshte aspak per te qeshur!!! Sepse te kthehesh nga kurbeti me femije te vegjel per motiv qe do te prishin ate shtepi qe e ke ndertuar me shume pune dhe me shume djerse nuk eshte aspak per te bere shaka e ndertuar edhe me shume truallin e vjeter dhe tendin!!! çfare do te benit te gjithe ju qe te shkosh edhe ne Bashkine e qyteteve e mos te te japin asnje informacion e te thone qe edhe ata nuk dine gje nga nje shkrese e ardhur per prishnjen e shtepise apo hiqni gardhin!!!!! Zoti ndihmofte keto familje qe ndodhen ne kete situate te veshtire!!!!

  8. lavdosh says:

    Hajde opizite hajde.
    Nje grumbull i maskarenjve, hajduteve dhe atyre qe nuk zbatojne asnje ligj

  9. Askushi says:

    Askush nuk u tha te ndertojne pa leje dhe ne prone te dikujt tjeter, dhe nuk ka rendesi nese jane ne emigracion ose ne Shqiperi, nese jane te pasur ose te varfer (kjo eshte per tu diskutuar sepse shtepija nuk ndertohet me ndihmat sociale). Gjithkush duhet te kuptoje qe veprimet e bera dhe vendimet e marra ne jete kane pasoja. Me pak fjale, askush nuk u a ka fajin pervec vetes se tyre.

    1. shqiptar says:

      idiot ,behet fjale per shtepi e jo per patate
      ,shtepia njehere behet ne jete e atz jeton njeriu e jo mendjelehtet si ti.

      1. askushi says:

        Zoti shpiptar. Faleminderit per komplimentin, por per fat te keq nuk e kam ate fat, ndersa ju me sa duket jeni te lumtur me ate kompliment. Se sa here ndertohet shtepija apo dicka tjeter nuk ka asnje rendesi. Ligji dhe e drejta jane te njejta per te gjithe dhe pavaresisht rrethanave. Fatkeqesisht, ky vend eshte i mbushur me njerez qe e komplimentojne veten me epitetin IDIOT !

      2. Shqiptar says:

        Lejohet 2 komentues me te njejtin emer?!

        Tema!

  10. shvejk says:

    Akt terrorist eshte ndertimi pa leje , sidomos ne pronat e te tjereve. Prishja e ketyre ndertimeve do te ishte akti me i pergjegjshem qe do te kryente shteti . Te shpresojme qe nuk eshte vetem fushate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje