Spartak Ngjela: Adriatik Llalla flet si gjobvënës, për të lidhur “kontratë” me Ramën

8 Nëntor 2014, 15:45Politika TEMA

Avokat Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pas deklaratës së tij, se po hetohen ministra aktualë.

Sipas Ngjelës, Llalla po flet si gjobvënës.

Ai thotë se Llalla nuk ka asgjë serioze për ato që thotë.

Ngjela shprehet se Llalla e ka bërë atë deklaratë për t’i çuar një mesazh kryeministrit Rama për të lidhur një kontratë, ku secili të shohë punën e vet për të abuzuar me shtetin.

Çështë ky prokuror i Përgjithshjëm i cili, atë që duhet ta ketë, pa dyshim, si një nga ndërmarrjet e veta me sekrete, ia shpalos paraprakisht opinoinit bublik, kur deklaron botërisht: “Do të arestohet një ministër i qeverisë aktuale”?

Por kështu e fillon ky pohimin, se pastaj prokurori Llalla nis e tjerr fjale boshe se gjoja hetimi qënka ende ne fazen e parë dhe nuk dihet se si do të dalë..

Kujt ia thotë ky qojle këto? Me kë tallet ky birbo që ka të paktën dy vjet që bashkëpunon me krimin shtetëror?

Por kjo nuk është e thjeshtë. Pse e deklaron këtë sekret botërisht prokurori i Përgjithsëm i Shqipërisë?

Sepse kërkon të lidhë kontratën me kryeministrin aktual Rama. Shumë e thjeshtë, sepse kështu ka qënë kontrata prej dekadash: “ne vjedhim në krahun tonë, dhe ju qeveritarë abuzoni në krahun tuaj”. Dhe kjo është arsyeja e deklarimit prokurorian të Llallës.

Nëse ka kapur vërtet ndonjë nga ministrat e Ramës, dhe kjo s’është çudi, sepse në qeverinë e tij janë nja katër të tillë që abuzojnë përditë me korrupsion, atëhërë, Rama nuk ka më jetëgjatësi si kryeministër.

Por Llallës nuk i intereson kjo, edhe pse ndoshta këtë e do edhe Saliu. Jo. Llalla, derisa e shpall paraprakisht “sekretin” e tij, i thotë indirekt Ramës: ose hiq dorë nga lufta kundër nesh dhe gjykatës, ose unë të kapa ministrin apo ministrat!

Kjo është vetë gjendja jonë: e trishtë por e vërtetë”, thotë Ngjela.

Sipas tij, Rama ka për t’iu nënshtruar presionit të Llallës:

Po Rama çfarë do të bëjë? Për fakti që Rama s’është politikan, do të nënshtrohet, sepse po të ishte politikan nuk do ta kishte lënë gjendjen deri këtu. Tani gjithçka është barazuar: “doje të na kapje ne – tha Lllalla – të kapëm ne ty”.

Dhe unë e dija këtë, sepse ky kryeministër as që e dinte se çfarë kishte marrë bashkë me çelësat e kryeminitrit: asgjë, vetëm rrezikun se do të kapeshin “me presh në duar” ministrate tij.

Por, a do ta nënshkruajë marrëveshjen e heshtur për vazhdimin e krimit shtetëror Rama me Llallën, më devizën: më lësho, të të lëshoj? Kjo duhet parë. Por gjendja do të rëndohet edhe më shumë.

Shteti nuk mund të jetë kurrë ky i cili paraqitet në Shqipëri. Një tufë njërëzish të panjohur që, sapo vijnë në pushtet, krijojnë koorparatat e bzinesit me korruposin dhe abuzim, me vjedhje dhe bashkepunim me krimin.

Të gjithë këta abuzuas kurrë nuk do ta mendojnë se ata do të jënë gjithmonë më të rrezikuarit, sepse shqiptarët duhet të vendosin. Është situate ndërkombëtare që është kundër abuzimit me pushtetin në Shqipëri, por, e kupton dot këtë Llalla; dhe a kupton dot edhe Rama. Të shohim; por gjndja do të ndryshojë edhe nëse Rama e nenshkruan marrëveshjen e turpit me Llallën”./b.l

 

42 komente në “Spartak Ngjela: Adriatik Llalla flet si gjobvënës, për të lidhur “kontratë” me Ramën”

  1. SUDE says:

    JE SHUM I SAKT ADRIATIK LLALLA ESHT NJE HAJDUT ORDINER??

    1. adri says:

      Luiza i ka dale ne krah djalit te saj kriminel kur djali i saj vrau nje djale te ri ne mes te tiranes para tre vjetesh nderhyri ne gjykate e prokurori dhe e la te lire djalin e saj kriminel dhe vrases. Gjithashtu djali i saj kriminel akuzohet dhe per nje ngjarje tjeter te rende, per nje vrasje te trefishte te mbetur ne tentative, ne qytetin e Gjirokastres. Dhe per te gjitha keto ajo eshte pergjegjese po aq sa i biri i saj kriminel per kater vrasjet e ndodhura dy dite me pare ne qender te Tiranes. Ajo luiza xhuvani eshte shume dinake, ajo don tju hedhe hi syve shqipetareve dhe don te punoje fshehurazi qe ta ndihmoje djalin e saj kriminel qe dhe kesaj rradhe te dale nga burgu. Ajo eshte nje tinzare dhe dinake pasi ajo tani kur e pa qe policia i mblodhi te gjitha provat dhe kishte dhe deshmitare te plote dhe te sakte per ngjarjen dhe kur e pa se e arrestuan kriminelin e saj si lepur ne flagrance doli e tha se jap doreheqjen dhe tha drejtesia te veproje. Kush eshte ajo qe i jep urdher drejtesise. Nga vete kjo fjale tregon se ajo e ka penguar deri tani drejtesine. Ngjarja ka tronditur opinionin pasi jane vrare nga dora e djalit kriminel te saj kater persona, ajo eshte njelloj fajtore dhe duhet te mbaje pergjegjesi si djali i saj kriminel.

      1. simpatia says:

        Spartak: Kur flete shume,nuk do te thote
        se Di shume.Fakti qe ne nje analize si kjo
        e juaja,tregone nje Hallakatje te mendimit
        sa as ti vete nuk thua se i vura pikat mbi I.
        pranone ate cka thame.
        Nga na e nxore vartesine e Rames me Llallen?
        Qe ke fantazi hakerryese madje Cmire plote,
        e dime por kaq te pershfaqur nuk i shkone mendja
        njeriut.Je nje person publik,pra je dikushi,atehere
        perse grafikut i jep nje dinamike me ulje dhe ngritje
        te cuditeshme?O sa i madh do te ishe po qe se ne aktivizimin
        tend te paraprinte serioziteti,Fjala e vendosur,pa elokuencat
        qe ti i ke per qejf.Taku ne fund te fundit vlera e Njeriut
        eshte raporti i Opinionit Publik mbi ate Personal,dhe qe
        duhet te jete Nje ose me i madh se Njeshi.Mirepo,
        keshtu si po rrukullise Ti mendimet,ashtu po rrokullis
        edhe Vleren tende.Frenohu.qe te jetosh shume me gjate
        i gjalle ne Jete te Jeteve.Ndryshe eshte e drejta juaj te
        zgjedhesh.Uroj qe te sundoje pergjegjesia dhe pak me shume dashuri.tung.

    2. antispiuni says:

      Bëni komente “kodra mbas bregut” pa patur informacionin e duhur. Zoti Llalla e kishte fjalen per Ministren e Kultures ? e cila ka shperdoruar detyren duke favorizuar ne menyre haptas te paligjshme nje mikeshen e vet. Kaq për sot o koqet e lalës!

    3. fshatari says:

      Ky Llalla eshte si njeri ne lagjen time…Thote gjithmone ate qe te tjeret duan te degjojne…me buzeqeshje
      Por ai tipi i lagjes sime eshte sekser eshte xhambaz dhe diten flet embel ndersa naten vjedh sa te shuan…dhe cuditerisht i ngjan Llalles edhe fizikisht.
      Betohem per gjene me te shtrenjte po genjej.

  2. ligji says:

    i ke ne rregull ca gjera ti ……..

    1. N. Asllani says:

      Ha ha ha ha ha ha ha oh sa kam qeshur me lot!!!!!!!!!!! Dhe ju e besuat ate qe tha Prokurori i pergjithshem? Ne kemi 23 vjet qe qeverite hypin e zbresin, akuzojne njeri tjetrin per vjedhje dhe korrupsion dhe kur marrin pushtetin nuk bejne asgje. Para fushates elektorale demaskojne njeri tjetrin se kane vjedhur dhe premtojne se kur te marrin pushtetin do ti sekuestrojne pasurite e vjedhura dhe do te hyne ne burg per korrupsion por sa marrin pushtetin ata harrojne dhe asnje nuk denohet te gjithe dalin te pafajshem. A u denua Arben Imami? Jo u mbyll dosja e tij, tani thone qe qenka hapur dosja e Erion Velise dhe ju besoni se do denohet. O zoti prokuror ta befte zoti hallall keto 4 vjet qe te kane mbetur dhe bej nje lapidar Sali Berishes se as nuk heton as nuk denon dot njeri ti sepse ty te kane vene aty per te mbrojtur politikanet dhe jo per ti hetuar ata. Doni prova per kete? Prova e gjalle eshte Fullani qe doli pa lagur me gjithe ate abuzim kolosal se I kane lyer thonjte te gjithe te majte e te djathte. Mire thote Ngjela ne fakt keto i ka shantazhe Llalla qe i ben Rames. Tani se kush jane keta 4 ministrat e korruptuar te Rames Rama ben mire ti zbuloje dhe ti detyroje te largohen po qe se ai vet nuk ka zhytur duart gjekundi ndryshe jemi te mbaruar komplet.

  3. Treviso says:

    Zoti Ngjela, te falenderoj per analizen e thelle qe i ben ngjarjeve reale. Sa per firmosjen e marveshjes nese behet apo jo, nuk ka veshtirsi per tu kuptuar nga shqiptaret. Firmosja e marveshjes LLala-Rama do te thote mos arrestimi i kryekriminelit sali dhe kriminelit Basha. Le te mos i permendim mafjozet tjere.

  4. AK-47 says:

    Fjale ne toke nuk te bie o avokat Ngjela!!

  5. Heil H. says:

    Ka te drejte avokati!

    1. socialist i zhgenjyer says:

      Te njejtin gabim,me Llallen bene edhe Ngjela vete kur thote se:Rama i ka nja tre-kater ministra te tille(te korruptuar).Kete deklarat mund ta bej ndonje komentus nga ne qe vrasim kohen me gazetat por jo nje jurist si Ngjela.Akuza do prova, dhe institucione me besueshmeri qe te denoncoj dikush.Ne Shqiperi edhe nje denoncues serioz prokuroria e shet menjehere dhe etiketohet edhe spiun,packa se ka te drejte dhe mund te ndihmoj mbarevajtjen e shtetit.Per fat te keq kjo eshte gjendja.

      1. N. Asllani says:

        Eh na vjen mire apo na vjen keq ky po thote te verteten dhe e verteta eshte se edhe ministrat e Rames kane fillaur me te bere bisnes me korporata, a mortja jo abuzojne me votat tona. Hoqem nje Sali vume nje Sali, s’paska derman per ne.

  6. mali says:

    Dhalla as hajdut ordiner nuk e meriton te thuhet. Ai eshte nje zvarranik qe e kane vene aty te bej ate qe i thone ustallaret e kombit.

    Rama keshtu si po vazhdon.. para do te beje, por po i heq shansin vetes per te hyre ne histori. Do jete thjesht nje hartimshkrues dhe batutaxhi i mire, por sala dhe likja po ja fusin sa krahu…

  7. stela says:

    Avokat, ku ishe ti, kishe humbur?

    NUk n’a u prononcove fare per killerin Xhuvani.

  8. Daja says:

    E sakte dhe i pelqyeshem ky reagim…
    Une nuk e pelqej Ngjelen por kur ka te drejte e respektoj.

  9. titi says:

    TIK TAK TIK TAK.Kjo ishte motoja e nje aktoreje te deshtuar deputete e pdhit,por nuk e kishte as per takun qe ben bla bla e as per tikun qe jep deklarata bombastike cdo 6 muaj.Po rri o Spartak rehat se as ti e as tik bombastiku nuk e keni seriozisht.Tiku nepermjet ketyre deklaratave bombastike ka me shume se nje vit qe po e shtyn duke ja mbushur mendjen trushplareve se ja po punon.Po mos te deklaronte keshtu edhe ti taku nuk do kishe pune qe te beje gam gam dhe te dy beni pare pa punuar.Shqiperia sic ka qene ashtu do te jete.

  10. goni says:

    Ngjela i godet gjerat, kuptohet ka momente qe ja fut, po eshte me kulture e ne kete politik komplet injorante.

  11. elinor,,,, says:

    Ngjela i bie gjithnje ne koke… gozhdes. Me erdhi te qesh kur lexova Llallen qe deklaronte gjithe pompozitet se “do arrestoheshin ministra ish dhe aktuale”! E pse duhet ta thote nje gje te tille publikisht? Kot, sa per shfaqje? Se keto shfaqjet me kryeprokurore e ministra ne emisione patetike si Opinion e me radhe jane bere si mode keto kohet e fundit. Shikon populli teater politik live cdo jave. Nje tufe laskaresh me ne krye kryelaskarin Rama qe kot i mori celesat e kryeministrise ne dore — sa per te rregulluar lulishtet dhe shetitoret. Rilindje e ripjerdhur! E si mund te ndodhte ndryshe kur behet kompromis me ata qe e shkaktuan kete rrenim te shtetit?! Vetem naivet dhe ata qe shpresonin nje vend pune e besonin kete gje. Popull dembel, me metalitet komunist qe, edhe pse kaq kohe ne ekonomi tregu, akoma i mbajne syte nga partia per t’u punesuar.

    1. ortika says:

      Elinor nuk i mbajme syte nga Partia per tu punesuar. Por qeverisja Sali Ilir na mori frymen. E mban si hidheshin njerezit nga ballkoni si kuklla???

      Tani Tirana eshte me e bute, ka plot probleme por malokeria alpina ka ikur.

      1. elinor,,,, says:

        Ndoshta ti vete jo por shumica keshtu mendonte. Te gjithe ata qe mbeshtetnin marreveshjen absurde Rama-Meta te 1 Prillit (jo me kot u zgjodh ajo date) nen preteksin qe “duhet te largojme te keqen e madhe”…”eshte nje supe qe ta shpif por qe duhet ngrene”… dhe me pritshmerine idiote e te pashprese qe “te fusim Saliun brenda njehere se pastaj e ka radhen Meta”, e donin ndryshimin te vinte kollaj, pa shume mundim e perpjekje, duke shpresuar se do te gjenin me ne fund ndonje punesim ne shtet. Ashtu sic po vertetohet cdo muaj qe kalon, “Rilindja” ishte e gjitha nje iluzion. Ishte thjeshte shpresa e fundit e Rames per te qendruar ne krye te PS-se. Per Ramen nuk kishte rendesi fakti qe ai po behej nje kryeminister kukull persa kohe qe ai te quhej kryeminister. Pra per ate karrige, Rama tradhetoi gjithcka qe nisi, cdo princip e vlere morale, la ne harrese te vraret e 21 Janarit dhe tani, ashtu sic me te drejte konstaton edhe Ngjela, ai do bjere pre edhe njehere e ujdive me anen tjeter… gjithcka me nje dem te madh ne kurriz to popullit.
        Rama duhej me kohe te pranonte se eshte bythepambuk dhe se nuk eshte per ate pune. Edhe tani ka mundesi ta beje, te jape doreheqjen ne pamundesi per te realizuar ate per te cilen u zgjodh nga njerezit.

  12. arsen says:

    Avokat Ngjela, ke goditur ne shenje, keto makinacione te ketyre ne karrige jane shume te thjeshta e te lexushme, por vatekeqesia eshte se dhe ai’ qe njerzit shpresonin i pelqejene pazaret. Mashtrimi rradhes per kete popull, sepse ngrihet nje pyetje e thjeshte, me kea drejues institucionesh te ish qeverise te cilen populli i tha 1.000.000 shuplaka do realizoje programin “rilindje”!!!! me zv/ministra qe ka hipotekuar kete poste qe me partine e Punes shokun Mustafaraj do te rindertoje Shqiperin….???? kurre nuk do ndodhe , dhe shenja jane per nje krize me te rende besimi per premtimin e “Rilindjes”. Perderisa nuk realizoje permbusje te atministrates ne menyre rradikale keta tipa dorrine e do shtohen, lere t’ju bije lengun.

  13. titi says:

    Ehe se harrova Taku uro Salen per 8 nendorin formimin e ppsh qe ai ishte antar dhe sekretar pe 25 vjet.Lere tikun te fleje mbi dosje,se po te ishte burrre e fillonte me Sali komunistin se boll krime ka bere edhe kur ishte sekretar partie.

  14. skender says:

    Ju keni te drejte ne arsyetimin tuaj sepse keta e kane ndertuar per vete gjithe pushtetin politik, ekonomik, gjyqesor dhe te institucioneve te tjera te pavarura ligjzbatuese. Zoti Ngjela ne funksionojme alla turka me ndere dhe dallavere, me rryshfete feudi dhe kercenime mafiozesh. Ne dhe si shoqeri jemi te kapur mbasi deri diku ne pergjithesi arsyetojme sic funksionon pushteti ne Shqiperi mbasi shume vete thone se dhe une keshtu do te kisha bere. Pjesa e shendetshme e shoqerise shqiptare duhet te ngrihet kulturalisht per te denuar papergjegjmerite e pozites dhe te opozites se ne si shoqeri nuk dime te mbeshtesim nje pune te mire qe bene qeveria apo opozita ne shohim se cfare na intereson dhe cfare perfitojme nga gabimet e pozites dhe te opozites dhe kjo eshte dhe thembra a Akilit ne Shqiperi sepse palet jane shume larg ndertimit te shtetit ligjor dhe shtetit te se drejtes. Pavaresia e institucioneve eshte bere per te na vrare dhe rrjepur ne menyre te pavarur. Ne sote kemi nje qeveri qe bene sikur punon duke punuar pak dhe duke mbrojtur shume dhe nje opozite qe kenaqet me fatekeqesite qe ndodhin. Shkurt nuk ka seriozitet nga te dyja palet sidomos nga Opozita dhe LSI-ja.

  15. kastriot says:

    Trim i madh ky zotnia. kur e vune ne krye te komisionit per hetimin e 97 brockollisi dhe nuk beri trimin.Tani do te ndaje nderet e bera dhe kur qe minister drejtesie. E po shqiptaret duhet ta kene ne qender te vememdjes se kesaj radhe e ka seriozisht.Ky e din se shqiptaret kane memorie historike te vogel dhe ate institucionale akoma me te vogel.Pastaj kur personi qe zhberi Shqiperine u riciklua si”vartes” i Topit e pastaj Nishanit po une cfar kam mangut apo se smu dha mundesia ta zhbej shqiperine si Saliu.

  16. Mirenjohesi says:

    Bravo Avokat!

    Respect!

  17. Populli says:

    Bravo Avokat!
    Respekt!

  18. tan says:

    in shae Allah ste vrasin apo te helmojn se keshtu eshte dalluar shqiptari o i nderuar avokat paq jet te gjat se gjithmon burrat e kombit o i kan vra o helmuar pushta si keto qe i demaskon. Respekt

  19. Llokma Tortes says:

    Spartak! Po vazhdove me keto “nota muzikore” ne zgjedhjet e ardhshme PLD-se do t’i bjere per risk nje goxha llokme torte. Tung!

  20. korçari says:

    Z Ngjela mendoj se ju keni plotesisht te drejte ,por a ka veshe Kryeministri te degjoje kur te gjithe e dine se me 71 vota mund t’a shkarkoje kete prokuror te zene nga krimi ,ose kryeministri eshte dorezuar para krimit!akoma dhe 2vjet e pak…

  21. gff says:

    Llalla na doli dhalle

  22. sali qeni says:

    Nje analize e mrekullueshme. Ne fakt Rama e ka bere kete marreveshje. Para me se gjashte muajsh kur i thashe kete gje ne fb Zotit Rama, Rama e mbylli faqen per komentet e mija te njejten gje qe ka bere me pare edhe Sali QENI. E habitshme qe ne faqet e QENIT e Rames shkruajne edhe kriminele, kercenuesa e rrugaçe e Mua nuk ma lejon nje mundesi te tille. Edhe Zoti Mere me duket se nuk ja ka qejfi ta sulmoje Ramen per kete nuk mi kalon komentet. Edhe kete koment e bera se me pelqen me te vertete Z. Ngjela me idete e drejta e origjinale. S’na prishni asnje pune, “shqiperi e mjere je e dhjere”.

  23. tironci says:

    llalles po ti japes ndonje kg patate ti shese ashtu po…katnar komplet…madje kur vesh ato kostumet firmato ai vete sja ka idene sa sh i zhvelerron.se pse mduket perheer sikur ka 2 muaj pa la dhemebet…o zot na myti katunari modh….

  24. tani says:

    NGJELA duhet te zgjidhet kryeprokuror I shqiperise,ose minister I drejtesise,,duhet nje fryme e re ne drejtesi na mbyten te korruptuarit.

  25. human says:

    Rama kur ishte ne opozite me patetizem thoshte : “Une kam nje ender”.

    Me sa duket endra e tij, ishte te behej Kryeminister, gje te cilen e realizoje.

    Endra e shqiptarve ishte te ndryshonin Shqiperine nga bemat e Saliut.

    Por nqse vazhdohet keshtu, si deri me tani, ajo çfar shiptaret

    kerkonin do jete thjesht nje zhgenjim i radhes.

    Sepse po rezulton qe si Berisha ashtu edhe Rama diktohet nga e njejta

    force, e cila quhet FORCE E PUSHTETIT TE PARASE.

    Perballe kesaj force edhe Rama me sa duket mund te beje aleanca edhe

    Llallen edhe me kosin e thartuar.

  26. titi says:

    Lalle moj dhalle un hidh uj dhe ti prape e bardhe.

  27. Safeti nga Hekali says:

    Kthjelltesia dhe kurajua jane te pandara tek personaliteti i Spartak Ngjeles.Shqiperise i duhen Spartake. Ai ja heq petet byrekut. Mirenjohje njerezve te tille.

  28. Faja says:

    Bravo avokat Ngjla !

  29. arben says:

    mos u lollni kot me te shkruajtur nuk behet gje vetem me vepra marrin vesh keta derra

  30. niku says:

    I nderuar z. Avokat,
    Je shume i nderuar per artikullin por do te shtoja se Prokurori done qe te forcoj rradhet e veta si me Kryeministrin ashtu edhe me Presidentin sepse ka frik se po e tradhton presidenti. Si qeverit e meparshme edhe kjo qeveri ka te njetin qellim si shume qeveri nga 1990 dhe kjo e sotmja. Po te shikosh ky kryeminister po mundohet qe te ve nendiktat nepermjet arrestimeve te disa viktimave dhe hajdut ordiner qe jane te lyer me pushtetin. Por dicka qe eshte me e rendesishme eshte se te gjithe kjo struktur qe ka zoti Rama eshte nje struktur qe dine shume mire me vjedhur dhe z. Llala as nuk ka ndermend qe te veproj por vetem te hedh ca shashka qe te humbas vemendje e qytetarve te thjeshte qe nuk kan as kafshaten e bukes. po te shikosh ministrin e Ekonomise do te mbushte mendja sesi u ngjite ky person ne pushtet. Ish nje krye taksidar qe u fuqizua dhe sot as nuk done qe t’ja dije per drejtesi. arsya eshte se ke para. po ministrat e tjere qe bene baterdin ne qeverine e meparshme dhe prape sot te njejten gje po bejen. Keshtu qe per mendimin time nuk jane as nje dhe as 4 ministra por te gjithe irarkia e kesaj qeverie qe eshte dhe ajo qe ishte. Cdo drejtor e ka zyrtarin e vete dhe do te shkoj dhe te votoj ne dark tek shefat e tyre. Shiko kyretaksidaren qe eshte sot. Cfare vyrtytesh ka kjo? Sa eshte ulur ekonomia informale? A ka ekonomi informale ne kete vend? Pse vetem 12 perqind paska qene ekonomia informale ne kete vend. jo keta kan si qellim qe te pasurohen me pasurin e popullit dhe e dine shume mire se nese ke ekonomine drejtesia vjen vete. Per keta pushtetar te djeshem dhe keta aktual e kan krijuar dhe tani e dine se nuk ka cfare tu beja as Llala dhe askush tjeter. Tani e dine shume mire se popullin duhet ta prekish tek copa e bukes dhe e ke gjithmone te kateshme per cilido qe eshte ne pushtet. po te shikosh nje tjeter ne drejtorin e shtypshkronjes se pullave fiskale eshte nje person qe nuk ka asnje klase shkolle por dine shume mire qe ta luaj kete direktive. Ai ka qene sekseri tek gjykata e apelit perpare ve te shkonte ne kete vend.

    1. arkeologu says:

      I hetuari eshte Mirela Kumbaro… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje