Partia Demokratike denoncoi uzurpimin me forcë që Bashkia e Gjirokastrës po u bën pronave të Cabejve. Koordinatori Ervin Salianji dhe kreu i degës së PD-së Roland Bejko kërkojnë zbatimin e ligjit
“Bashkia e Gjirokastrës ka zaptuar në kundërshtim me ligjin një pronë private prej 11.500 metrash, dhe trashëgimtarët e familjes Cabej që e zotërojnë të drejtën mbi këtë territor, nuk po gjejnë zgjidhje në asnjë institucion”, u shprehën përmes një deklarate Bejko e Salianji.
Sipas një deklarate të bërë publike nga PD, trashëgimtari i famijles Cabej thotë se është ankuar në shumë instance por nuk ka arritur asgjë deri tani.
“Jam nga trashëgimtarët e familjes Çabej dhe zotërojmë në bazë të gjithë dokumentacioneve ligjore pronësinë në zonën që ndodhet pas nesh. Deri në këtë moment, këtu po zhvillohet një projekt për të cilin nuk kemi marrë, për muaj me rradhë, asnjë përgjigje, asnjë vendim shpronësimi, siç kërkon ligji, asnjë partneritet siç na ishte premtuar verbalisht për palën tonë. Kemi marrë kontakte me një sërë organesh shtetërore dhe deri më sot nuk po gjejmë zgjidhje”, shprehet ai.
Koordinatori Salianji u shpreh se kjo është dëshmi e arbitraritetit të qeverisë dhe nëpërkëmbjes së të drejtave të qytetarit.
“Kjo qeveri që u tund prangat dhe i çon buldozierët dhe fadromat qytetarëve të varfër, qytetarëve të pamundur, të cilët nuk kanë mundësi që të ndërrojnë çatitë e tyre apo të suvatojnë muret rrethues, i grabit në mes të ditës nëpërmjet oligarkut të saj lokal, kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës.
I grabit trashëgimtarve të familjes Çabej 11.500 m pa asnjë dokument dhe në mes të ditës. As duke i lajmëruar, as duke i kthyer përgjigje por duke i sorollatur.
I bëjmë thirrje Prokurorisë që të marrë denoncimin e qytetarëve që kanë 4 muaj që i janë drejtuar Prokurorisë për të nisur hetimet dhe për të çuar para përgjegjësisë penale kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, sepse prona e qytetarëve mund të shpronësohet vetëm për dy raste”, tha Salianji.
Kryetari i Partisë Demokratike të Sarandës, Roland Bejko kërkon respektimin e ligjit pa asnjë lëshim.
“Partia Demokratike e Gjirokastrës, në fakt është pro investimit. Shumë mirë që u bë ky investim. Shumë mirë që janë dhënë disa fonde për të bërë një restaurim, i vonuar natyrisht sepse qeverisja lokale ka gati 14 vjet pa ndërprerje që drejtohet nga kryebashkiakët socialistë, por ne jemi për respektimin e ligjit. Të bëhen investimet publike por jo në dëm të interesave të qytetarëve.
Ligji e ka parashikaur qartë. Në momentin që kryen investime publike, për interesa publike, me vendim të këshillit të Bashkisë kryhet shpronësimi ose hyhet në negociata për të bërë një investim të përbashkët.
Sipas fjalëve që janë në qytetin tonë, që është një qytet i vogël, kemi të dhëna që këtu do të ketë dhe interesa klienteliste të vetë drejtuesve të Bashkisë Gjirokastër, megjithatë këtu jemi dhe le ta shikojmë më mbrapa si do të veje menaxhimi i këtij kompleksi argëtimi, lojrash, sportiv e kështu me rradhë.
Gjithsesi, ne kërkojmë të respektohet ligji sa më parë, ashtu si shteti kërkon që qytetarët të respektojnë të drejtat e tyre dhe ne duam që shteti mos të jetë pushtues dhe sundues në dëm të interesave të qytetarve të Gjirokastrës”, thotë Bejko. /gj.k/
Gjirokastren tone te bukur e kane m(b)ytur leber te felliqur qe nga koha e Flamur kokemadh Canit dhe Bimja si rudiment fundor i tyre vazhdon fshatarizimin e qytetit tone me konseguence marksiste-leniniste.Kenaqem qe ish mesuesi im Bejko mgjs nga Lazarati ngre dicka qe qendron.Roland mos ndro me parti se humbet seriozitetin dhe zhvlereson studimet e tua ne Evrope.Me respekt KOLAQI nga Palortoja e siperme
o kolaqi,
e gjithe krahina aty eshte laberi, nuk di cfare je ti, nese je grek, kalo kufirin e shko tek sotiraqi t´i kruash sumen, nese e ndjen vehten si grek.sa per mesuesin tend Bejko eshte duke u kruajtur kot, thjesht per t´i bere vetes reklame, per t´u njohur ne publike. (sa per dijeni ka qene edhe mesuesi im, nuk ka ndryshuar fare, si atehere sahanlepires ka ngele…
te fala petraqi
une i nderuar petro qe te hyn tel dhe te del metro jam GJIROKASTRIT qe nuk i ka kolisur balte ne kepuce apo ne opinga si i thone ne kohen e sotme ketu e 7 breza.Ta mbeshtes deri ne mes opinionin tend por mos u mer me prejardhjen time he gas se do dalec i dhier deri ne grike.Sot mesova nga ti qe une qenkam lab dhe qenkam me “fat” qe qitetin tim po e drejton nje bashkekatunari jot.te fala kolaqi
une i nderuar petro qe te hyn tel dhe te del metro jam GJIROKASTRIT qe nuk i ka kolisur balte ne kepuce apo ne opinga si i thone ne kohen e sotme ketu e 7 breza.Ta mbeshtes deri ne mes opinionin tend por mos u mer me prejardhjen time he gas se do dalec i dhier deri ne grike.
O zoti kolaq !
Deri sa flet kunder fshatareve te Gjirokastres dhe flamureve si rudemente te fshatarizimit, duke ulur Canin e Bimen e duke ngritur Bejkon, u kuptua se c’je. Respektin per mesuesin ta kesh, por mor e mbivlereso se e njoh edhe une.
Ty nuk je kolaq-kolaq, por duhet te jesh nga Lazarati, se lazarati ka edhe burrra te mire e te fisem. Ne mos qofsh nga Kordhoca.
Une qe te shkruaj jam lunxhot dhe s’me lidh gje me mashkulloritet, por te rrime shtrember e te flasim drejte, vezen e Flamur Canit nuk e ka bere dot askush pas vieteve ’90. I pame te gjithe me radhe te leshtet e te dhirtet, qe nga Baci, Ylli, Pupi e deri te Bimia. Xhepin e tyre mbushen se per popullin dhe gjirokastren askush nuk mendoi.
2015 eshte vit zgjedhjesh lokale dhe mandati i fundit i Bimes ishte mynxyre, gje qe ul shanset e te majtes. Por nje gje uroj me shpirt: “Ta ruaj zoti gjirokastren tone nga nje kryetar bashkie prej Lazarati, se atehere c’kemi per te pare e degjuar. O Zot ruaju mendjen e jepu urtesine gjirokastriteve te mos hane genjeshtrat”.
sa xheloza ju gjirokastritet!! njeri eshte dhe fLAMURI.i duheshin keto 11500 metra qe ti bente 119060 metra.23 pallatet qe ka ndertuar me 7 vellezirit e tij,tokat ne liqenin e viroit,ne kerculle ne gerhot sa per te mbajtur frymen gjalle jane.
O Bejko legeni,kujt i thua OLIGARK ??
Eshte nje turp i madh per gjirokastritet te quash nje dhiar te ndyre
te Kakodhiqit OLIGARK.
Ja te te mesoj une Tartufi si ti flasesh ketij dhiari apo stanari te
shperngulur nga kakodhiqi apo Kardhiqi ne kohe te hershme ,per te kryer
detyren e zagarit te rrugeve,pas deges se puneve te brendeshme.
Ki lloi llumi nuk eshte OLIGARK,por nje zagar i pa vlere.
PD-ja qe shqetesohet per Gjirokastren eshte njesoj sikur Serbia te shqetesohet per Shqiptaret e Kosoves.
un jam gjinokastrit nga lagjia dunavat,trimeria e ergjerise.gjirokastra po degradon cdo vit e me shum.shqetesimi im eshte e ardhmja e qitetit tim,ekonomia qe po renohet.duhet te mendojme cilat jane mundesite qe duhet te shfrytezojme per ta ringritur gjirokastren tone,ne menyre te tille qe mos katandisemi ne qytet fantazem.partite politike e pushtetaret e vendosur prej ture e treguan se kane interes personal e klanesh te tyre.prandaj mos u zini jo demokrat e jo socialist lsi ist.jo lab kolaq e jo grek.jetojme te gjithe ne ate qytet e te aspirojme per ta pasur jetesen sa me te mire.sa per ata qe i quajne gjirokastritet kolaq jane vertet legena dhe ne ndergjegje e tyre e kuptojne fare mire qe ja fusin kot ose jane injorant e sdine cjane vlerat.sa per ata qe bejne hamendesime jemi lab apo sjemi ta dine mire qe si qytet perfshihemi ne zonen gjeografike te quajtur laberi.kush eshte vertet gjirokastrit i vjeter nga lagjet e eperme e kam fjalen.sepse termin lab gjitokastra e hoqi nga perdorimi per veten e saj qe nga fudni i shek te 19.pasi ne qytet depertoi nje rryme e madhe shumekturore edhe shume perparimetare dhe ishte nder te parat qyetete ne shqiperi ne kete aspekt.ndaj duke u vetecilesuar me termin sojlinj e hoqem termin laberi nga qyteti.por ama te rrime shtrember e te flasim drejt :vete gjirokastriti eqrem cabej,mendje e ndritur e shqiptarizmes e ka thene qe jemi leber si rrac pasardhes te kaoneve legjendar.kendojme kengen labe,flasim laberisht,te paret tane kane hedhur vallen pleqerishte-laberishte,disa ritiale te jetes se perditshme i kemi te aferta me laberin,te veshurit e te pareve tane ishin laberisht,bejme phese ne kaonine ne te majte te lumit drinos,etj etj.jua thashe faktet por jemi qytetare permbi te gjitha edhe ndaj ne se permendim termin lab por me ate term cilesojme fshatrat ne te majte te lumit.