Prokuroria e Krujës bën me dije zhdukjen e 12 mijë kallëpëve tritol.
Tritoli u zhduk nga magazina ushtarake në Nuaj të Krujës.
Sipas prokurorisë, dyshohet se një pjesë e mirë e këtij tritoli i është shitur guroreve të Krujës.
Mësohet se denoncimi për zhdukjen e tritolit është bërë nga Ministria e Mbrojtjes.
Prokuroria ka thënë se tashmë ka arrestuar një person për këtë ngjarje, pas denoncimit të Ministrisë.
Mësohet se vjedhja e tritolit ka nisur shumë vite më parë dhe është e shtrirë në vite.
Për këtë arsye, ministrja Mimi Kodheli kishte urdhëruar një kontroll dhe pas tij, Ministria e Mbrojtjes kishte bërë denoncim në prokurori për zhdukjen e sasisë së konsiderueshme të trotilit.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë po kryen hetime për zhdukjen e një sasie shumë të madhe materiali nga magazinat ushtarake të fshatit Nuaj, në të cilën dyshohet se mungojnë mbi 12 mijë kallëpe tritoli 200 gramësh, si edhe materiale të tjera luftarake, të cilat duhet të ishin në inventar.
Kjo sasi tejet e konsiderueshme lënde plasëse dyshohet që mund të jetë shitur për shpërthimet në guroret e zonës, por edhe për veprime me qëllime terroriste në qytetin e Krujës, si në rajone të tjera të vendit, por edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Për shkak të akteve të shtuara të atentateve me lëndë plasëse në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës, Prokuroria e këtij qyteti ka ndërmarrë hetime të gjithëanshme për të zbuluar origjinën dhe itinerarin e tritolit që është përdorur në shpërthime kundër bizneseve, shtëpive banimi dhe ambjenteve të tjera private.
Në kuadër të këtyre hetimeve, si edhe në bazë të një informacioni të përcjellë nga Policia Ushtarake, Prokuroria e Krujës ka kryer veprimet e nevojshme proceduriale, në vijim të të cilave fillimisht ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Adem Hasani, me gradë tetar, me funksion përgjegjës i magazinat e armatimit në fshatin Nuaj, Krujë. Ky shtetas është i dyshuar fillimisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 70/1 të Kodit Penal Ushtarak. Ai është ndaluar pasditen e sotme nga Policia Ushtarake në qytetin e Krujës.
Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se materiali ushtarak që mungon në magazinat nën përgjegjësinë e shtetasit të ndalur, krahas dyshimit se mund të jetë përdorur për qëllime keqbërëse, i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerë shumë të konsiderueshme, e cila llogaritet në rreth 200 milionë lekë të reja.
Në urdhërin e ndalimit ndaj këtij shtetasi, Prokuroria e Krujës konstaton se municioni që mungon në inventarin e magazinës, si fishekë, kallëpe tritoli, lëndë plasëse, djegore, etj., janë të një karakteri sensitiv, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha dhe paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore nëse bien në duart e personave me precedent penalë apo organizatave me karakter kriminal.
Prokuroria e rrethit gjyqësor Krujë po vijon hetimet për të zbuluar skemën e plotë të zhdukjes së materialit ushtarak, si edhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë situatë”, thuhet në një njoftim të Prokurorisë së Krujës./b.l
…skandali i radhes..!! hahahahahaha…
Shqiperi te kam dhjere / nuk u bere asnjehere…
O zot sa kam qeshur!
Po ne sbejme dot shtet ,ne e duam mejhane si baba.
S’bejme dot shtet ne , ne duam mejhane si ne kohe te babes.
Po ky .oqe me L, paska shitur tere magazinen.
komandanti, shifi perkates dhe magazinieri per topesh dhe me kok poshte se i vjellin vete.
12000mije bomba jane shitur dhe ju merrni me nje tetar??? Kjo i kaluar kompetencat e prokurorise ketu flitet per siguri kombtare ku eshte shish.shiu etjer kjo eshte ushtria e natos??
Pastroni ushtrine nga ushatraket e edukuar ne turqi se te nje pjese e tyre jane islamike te rrezkshem
Te nderuar komentues!
Faleminderit per seriozitetin dhe komentet tuaja!
Une bashkohem me Ju. Ngjarja eshte teper e rend. Te zgjohen te gjithe nga gjume. Parlamenti duhet te mblidhet urgjent dhe te shpalle gjendjen e jashtzakonshme dhe te miratoje ligjin me vdekje per ata qe posedojne eksplozive, arme dhe municione ne menyre te paligjshme.
Ilir Meta duhet te flase, por jo sikur ha gorrica te papjekura!
Ne gjendje alarmi duhet te jene FA, ato te rendit, SHISH, Emergjencat civile, spitalet, urgjencat, shoqata e ushtarakve te shfaqe atdhedashurine dhe patriotizmin e vet, pasi po cenohet siguria kombetare me teper se kurre.
Siguria kombetare por edhe ajo rajonale ne kendveshtrimin tim eshte e rrezikuar.
Pasojat mund te jene te pallogaritshme ne se ajo lende eksplozive dhe municion ka rene ne duart e kriminelve.
Jane ne rezik:
Familjare te thjeshte
Femijet e shkollave
Biznesmene
Politikane
Pozite /opozite
Institucionet e shtetit
Prona dhe banesat e individeve
Objektet e rendesise te vecant, (hidrocentrale, ura, rruge, tunele, vendet e grumbullimt te publikut).Gjithe territori i vendit
Duhet te zgjohen te gjithe nga gjumi
Presidenti (I ashtuquajturi Komandant i pergjithshem I FA te RSH, pavarsisht se nuk I ka konpetencat profesionale dhe kreditet per te qene I till, megjithate kete corbe na la mender Berisha)
Kryeministri
Kryetari I parlamentit
Prokurori I pergjithshem
Organet ligjvense dhe ato ligjzbatuese.
Nuk e kuptoj se cfare pritet me!!
Opozita duhet te shkoje urgjent ne Parlament
Nje falenderim special per median qe ne menyre profesionale dhe te paanshme njofton publikun e vet dhe te ngreje zerin dhe te perfaqsoje te elektoratin, pasi te gjithe jemi te rrezikuar.
Shpresoje qe edhe Astrit Patozi te beje nje shkrim me permbajtje letrare/ pathos me kete rast pasi ate te parin e kishte qare, pavarsisht se ishte treguar i njeanshem.
Faleminderit.
Po pse shqetesoheni kaq shume,shkoni pyesni sali komunistin se e di ai se kush i ka vjedhur.Saluk sekretari partise po organizon revolucionin komunist si antikomunist i flakte qe eshte.Te gjitha rruget te cojne ne qele.Aman saluk mos na hidh shtyllat elektrike ne ere sa te kapim hajdutet e tu te energjise.