Çudia e taksave/ Rritet akciza e cigareve, por hiqet akciza për pijet energjike

7 Nëntor 2014, 20:03Politika TEMA

Çudirat në lëvizjet e taksave që po bën Ministria e Financave nuk kanë fund.

Edhe pse rritja e tyre në vitin 2015-të do të prekë pa përjashtim çdo qytetar i cili siguron të ardhura, çdo individ i cili ka në përdorim të tij një makinë dhe çdo person i cili konsumon duhan, disa biznese jo vetëm që nuk do të preken, por përkundrazi do të kenë lehtësime të mëdha, raporton Vizion Plus.

Qëndrimi me dy standarde i qeverisë, vjen te rasti kur rrit akcizën e cigareve me argumentin që dëmton shëndetin, por heq akcizën e pijeve energjike.

Edhe pse në përbërje të tyren, pijet energjike kanë kafetinën, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se kjo masë po merret për të stimuluar prodhimin vendas.

Por nga i njëjti institucion, vjen një qëndrim ndryshe për të njëjtën çështje: atë të heqjes së akcizës për pijet energjike.

Zv/ministri i Financave, Ervin Mete tha se kjo masë po merret pasi doganat nuk kanë mundësi ta vjelin këtë taksë.

Ai në bëri këtë koment pa dhënë asnjë sqarim nëse janë marrë penalitete ndaj kompanive të cilat kanë bërë evazion.

Pijet energjike u bënë subjekt akcize për herë të parë në janar të këtij viti, me kërkesë të deputetit Braçe, i cili e bëri këtë ndryshim pa marrë pëlqimin e Ministrisë së Financave.

Tashmë pritet të shihet se si do të votojnë deputetët e kuvendit për heqjen e kësaj takse, e cila në thelb të saj ka lehtësimin nga pagesta të një numri të vogël biznesmenësh./b.l

20 komente në “Çudia e taksave/ Rritet akciza e cigareve, por hiqet akciza për pijet energjike”

  1. anonim says:

    Une votova Edi Ramen me bindjen se do te zbatonte ligjin,perndryshe neni 34 i Kodit Doganor te RSH mbi rastet e aplikimit te referencave doganore…Edi Rama me genjeu njelloj si paraardhesi i tij Sali Berisha…Njelloj dhe me rastin e akcizes se pijeve energjike…Vini re se sa te forte,tashme,jane ne shqiperi lobet e interesit apo monopolet…nderkohe qe gjithe bota e qyteteruar vendos akcize pijeve te gazuara dhe pijeve energjike si demtuese te shendetit te konsumatoreve,ne shqiperi i heqin sepse diku tjeter rreh cekani…!! Vaj medet kush administron ekonomine e shqiperise…secili me hajdut se tjetri..!!
    Vidhni sa te mundeni…!

  2. Selman says:

    A cna kenaqen. Kta s’u merrkan vesh as brenda per brenda nje ministrie imagjino me ministrine komshie. Mjere populli per kta budallenj qe ka ne krye. Nga shiu ne bresher

  3. Na mbyten budallenjte says:

    Ore koordinoni genjeshtrat he te keqen. Vec mos i koordinoni me tender se do rriten me shume taksat. Kta te dy jane njeri me mut se tjetri. Te paafte dhe te liq. Ka gjet tenxherja kapakun

  4. Kapterri says:

    Kerkoni kush fshihet pas RedBull dhe do ta gjeni perse jane hequr akcisat. Shtet ne doren e mafijes

  5. arif says:

    Po dhe keta i bleu gimcia. A legenat e mutit qe bliheni me qeske fara.

  6. Haki Skela (vlore) says:

    A e mbani mend premtimin e Rames: Heqim taksen per mallrat e shportes – buke, veze, qumesht etj?

    A e mbani mend premtimin e Rames: Heqim taksat per biznesin e vogel?

    A e mbani mend premtimin e Rames: Hapim 300.000 vende pune?

    A e mbani mend premtimin e Rames: Heqim TVSH per barnat dhe shendetesia falas?

    Sot Vezes, qumeshtit, bukes jo qe nuk i eshte hequr taksa, por ky ka shtuar akcizen e duhanit, cmimin e karburantit, koston e jeteses duke na renduar pa mase (dhe NUK ka vendosuar akcize mbi pijet energjike fill pas nje marreveshje flash me Gimen e Red Bullit)

    Sot biznesi i vogel paguan po aq taksa sa ne kohe te Berishes, vetem se kjo sasi parash nuk i shkon me bashkive por qeverise (deCENTRALIZIM).

    Sot jane hapur vende pune vetem per dashnoret e ministrave dhe deputeteve, per miqt e Saimirit dhe Taulantit. Edhe socialistet e bazes qe e sollen Ramen ne pushtet jane pa pune aq sa deputetet shkojne neper mbledhje partie me bodygarde sepse kane frike se mos i rrahin. Imagjinoni vete se sa vende pune jane hapur per popullin e thjeshte.

    Sot shteti i eshte borxhli farmacive pasi mallin qe ata e kishin blere me TVSH, me urdher te qeverise e shiten pa TVSH duke ju shkaktuar humbje te konsiderueshme, nderkohe qe shendetesia falas eshte nje enderr qe e shef vetem Rama dhe Beqja (kur flene bashke)

    VOTOJENI PRAP

    1. fshatari says:

      Ketij skelarit nga Vlora ja paska shtyp INUK-u shtepine me buldozer vellaaaaaaaaaa

  7. agim zeqo says:

    bravo gimi red bullit

  8. paradox says:

    Cfare jane keto akciza ne red bull se na cuditet!!! prandaj kushton trefishin ne Shqiperi red bull, madje me shume se vodka qe eshte pije alkolike. Alkohol, duhan dhe karburante e kuptoj, por pije soft nuk e di, ju qofshi. Ketu ne UK do cuditeshin po te vejne takse te vecante red bull-it, ne Shqiperi cuditeni pse u hoq, hahaha.

    1. Klevis says:

      Shtetit i duhet para dhe prandaj krijon taksa te ndryshme. Si thua ti, do ishte me mire ti veje taksa benzines qe ndoshta perdoret per pune pune apo Red Bullit qe eshte gje qejfi?

  9. plasi gallata says:

    E paska kap veten Ervini i Metë me sa duket. Se ka nje vit i shkreti qe ankohet se esht be pishman qe pranoi emrimin si zvminister se atje ku ka qene e paguanin 3 mije euro ne muaj.ja e degjoi perendia dhe ja zgjidhi hallin nepemrmjet pijeve qe te bejne me krahe.te financat degjon histori pa fund per aferat e ktija qe hedh gurin dhe fsheh doren. I afte vetem per pazare. Kta te partive te vogla po dalin te fituarit e medhenj sot.

  10. fredi says:

    Krye artikulli me duket i çudiçem ENERGJITIKE apo ENERGJIKE,ma do mendja se nuk ka lidhje me energjin,ju ka mbetur mendja tek energjia elektrike.

  11. gimjaredbull says:

    Gimi redbull me ndihmen e ministerit ahmetaj alias tigri ja arriti te heqe kete akcize. Tani bracja le te bej llap llap se gimja e pagoi gjoben tek ahmetaj dhe ky i fundit te edi rama. Rrofte rilibdja me gimen tigrin dhe ramen…..perpara

  12. Twicky says:

    ENERGJITIKE????? Jane me rryme elektrike keto pije???

    Tema i keni pas me fillore shkronjesit (se nuk ju them dot gazetare) tani i paskeni rekrutuar te kopeshti pa dreke…

  13. Nje shqiptar says:

    Pijet energjitike jane droga, obeziteti, semundjet e metabolizmit, krijimi i muskujve dhe demtimi i trurit te rinise, femijve tone, te tashmes dhe te ardhmes se popullesise dhe Qeveria “ule aksisen per te stimuluar prodhimin vendas”? Kjo politike shkaterron te ardhmen e kombit, vjen ere korrupsion ose eshte pasoje e presioneve te forta qe pushtetaret nuk mund ti perballojne. Beni politike qe te ulen sa me shume Cmimet e shportes jetike te popullit, te ulet cmimi i makaronave, peshkut, mishit, vajit te ullirit, sheqerit, frutave etj. qe nje pensionist me pension 10000 leke te mund te mbijetoje. Populli yne ka jetuar ne shekuj edhe pa pijet energjitike.

  14. Redbull te ben me krahe.... says:

    Thjesht. Me shume para ne xhepat e gim zeqos! E njifni gim kokeshelliren apo jo? Mikun e samir manes e cili ka mare pjesen me te madhe te kredive nga bankat e ketij vendi!!!
    Mesa duket e paska rregulluar pjesen dhe me rilindasit ky bythepiresi i familjes berisha?!

  15. prokurori says:

    Ai Dhalla tha qe e kishin nje minister te qeverise nen hetim. Per Canin mos e kishte, se kjo pune nuk hahet as me vaj as me pije energjike.

  16. miri says:

    Cosht kjo hata e modhe me politikanet shqiptar, cfare trapin bejne kta a jane ne terezi kta si more hiqet akziza per pijet energjike dhe nuk shohin cmimin e karburantit qe ka shku fucia 77 $ dhe nuk e ulin cmimin gjalle ne bote, per cfare i kemi votuar keta muter per te rrjepur popullin, bojini dalje ketyre muterve , une jetoj ne usa dhe e blej nje gallon benzin me 3$ dhe asnjeher nuk rrin stabel, cmimi hypen dhe ulet sa here luan bursa, kurse legenat e naftes ne shqiperi nuk cajne koken se si nget njeri se ksne politikanet qe i mbrojne,2.5$ eshte nje kanoce e vogel me red bull, ketu ne usa pervec gjerave ushqimore qe te gjitha kane taksa se cigaren dhe pijet i konsiderojne gjera per qejf,prajndaj sdo behet ndonje here shqiperia se jane gjithe hajdutet qe qeverisin ate shtet te vogel, por qe qe ka nje pasuri qe nuk shteron kurre.

  17. Vini says:

    Nuk risin ato qe jan per te rit kjo esht pije qefi dhe jo konsum i domozdoshrm ne fsmilje o robo

  18. Oli says:

    Kujdes me emerimet,jane skandal.Administri fiskal eshte ne duart e injoranteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje