Prokuroria e Gjirokastrës rihap hetimin për ngjarjen e 25 prillit

7 Nëntor 2014, 16:30Politika TEMA

Prokuroria e Gjirokastrës rihap hetimin për ngjarjen e 25 prillit, ku u qëllua me armë në mes të qytetit dhe u kërcënuan tre persona.

Ne ate kohe i dyshuar i incidentit ishte Konstandin Xhuvani, djali i ish deputetes socialiste Luiza Xhuvani.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burime te akuzës, raporton ABC News, qe sqarojne se prokuroria do të kryeje ekspertimin balistik dhe krahasues të tre gëzhojave dhe predhës së gjetur në vendin e ngjarjes, pranë lokalit “Lithiumit” në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Sipas burimeve, prokurorët do të krahasojnë gëzhojat dhe predhën e gjetur në makinë me gëzhojat dhe pistoletën, me te cilat Konstandin Xhuvani vrau 4 personat në lokalin “Ante Grand” në rrugën e Elbasanit kete te marte ne kryeqytet.

Këto predha do t’i nënshtrohen ekzaminimit nga laboratori I policisë shkencore, për të pare nëse kane dale nga e njejta armë.

Hetuesit thonë se, nëse këto gëzhoja rezultojnë te se njejtes armë qe iu gjet Xhuvanit, atehere kjo mund te provoje se ngjarja e prillit u manipulua nga policia dhe prokuroria, për të favorizuar djalin e te zgjedhures socialiste.

Në vendimin e prokurorise per pushimin çeshtjes, thuhet se Konstandin Xhuvani në atë kohë nuk kishte në përdorim nje aparat celular, për të saktesuar vendndodhjen e tij ne momentin e incidentit, ndersa shkruhet gjithashtu, se lokali ku ndodhi ngjarja, nuk kishte kamera sigurie.

Ne kete menyre prokuroria mori të mirëqenë pohimin e mjekut roje të Spitalit Psikiatrik në Elbasan, i cili tha se në orën kur ka ndodhur ngjarja në Gjirokastër, shtetasi Konstandin Xhuvani ndodhej i shtruar ne këtë qendër mjekësore, në gjendje të rënduar nga alkooli.

Por, edhe dëshmite e personave të kanosur, u ndryshuan një muaj pas ngjarjes.

Diten e incidentit, ata identifikuan Konstandin Xhuvanin, si personi, që qëlloi me armë në drejtim të tyre, ndërsa pas 30 ditesh e mohuan këtë pretendim.

Ky ndryshim qëndrimi, dyshohet, se ka ardhur pas nje marreveshjeje, për të mbyllur dosjen e hapur në Prokurorine e Gjirokastrës.

Me rihapjen e hetimit, të gjitha këto dyshime, do të verifikohen edhe njëherë nga prokuroria./b.l

6 komente në “Prokuroria e Gjirokastrës rihap hetimin për ngjarjen e 25 prillit”

  1. hajdari says:

    Normal qe mjeku i Elbasanit mashtron! Nje tip si ky Xhuvani i tmerrshem, nuk shtrohet ne spital psikiatrik per shkak te “intoksikimit nga alkooli”. Ndonje kushuri i gjyshit apo stergjyshit i ka bere nje nder te vockel ketij gangsterit kaubojs…

  2. Ai says:

    Nuk kishte cel me vete? Ketu prokuroria duhet te rihapi dosjen.

  3. MAJAKOVSKI says:

    DHE PER RRJEDHOJE DUHET TE DENOHEN TE GJITHE MANIPULUESIT ME SHUME SE K XHUVANI SI PASOJE ERDHI KRIMI I MEVONSHEM ME ME SHUME SE KATER TE VRARE. DUHET DENUAR EDHE LUIZA QE U PERPOQ TA MBULONTE NGJARJEN DUKE E SJELLE TE BIRIN PARA PARLAMENTIT!

    1. kot says:

      MAJAKOVSKI,
      Jam shume dakort me ty, te gjithe manipuluesit duhen denuar perfshi ketu edhe Luizen, por nese provohet qe plumbat kane dale nga e njejta arme dhe jane bere manipulime ne te kundert duhe te kerkohen shkaqet perse tre personat identifikuen K.XH. dhe me pas kand ndryshuar qendrim, dhe nga kush jane shtyre.
      Deri sa kjo te provohet Luiza ska bere asgje gabim si prind por ne rast te kundert ajo ka mashtruar publikisht dhe duhe te vuaj dhe denime penale pervech denimit moral qe tani eshte i pashmangshem qofte edhe nese ska asnje faj.

  4. lili says:

    Une do kerkoj denimin e mjekut qe la nje intoksikim alkoolik me dall prej spitalit pas as nje gjysme ore spitali,sepse dinamika e desalkoolizimit nuk lejone kete gje!

  5. Daja says:

    Sikur e dija …
    Sapo bera nje koment tek shkrimi I Patozit…
    Ne kete ceshtje tashme do dalin shume gjera por dhe do kete nderhyrje nga te gjitha anet… Do mundohen te ndrrojne gezhojat, e deri ne pohimin se armen e krimit Xhuvani e ka gjetur nje dite me pare ne rruge.. Keshtu eshte kur njerezit ne vend qe ta luftojne mbrojne ne menyren e tyre krimin e k/ vajtjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje