Tre kryetarë bashkie të Veriut të vendit, respektivisht të Rrëshenit, Peshkopisë dhe Bajram Currit, përballë tre pyetjeve të “JAVA”, rrëfejnë përballjen e tyre me situatën e re, që po krijohet nga fillimi i aksionit kombëtar për shkëputjen e lidhjeve të shpërdoruesve të energjisë. Sipas ngjyrimeve partiake, dallohen pak edhe përgjigjet e tyre…, por shqetësimi është i njëjtë: varfëria
Nga Ben Andoni, JAVA
Që nga dita, kur kryeministri i vendit Edi Rama ka shpallur aksionin e ri, që lidhet me shkëputjen e lidhjeve të shpërdoruesve të energjisë elektrike, ka pasur reagime të shumta. Por, në një pikë, bashkohen të gjithë. Aksioni do jetë i vështirë, pasi masa që preket është e madhe dhe të mendosh deficitin e shkaktuar në buxhetin e shtetit, për mungesë arkëtimi, atëherë bindesh për të gjithë këtë. Megjithatë, ka qenë vetë kryeministri që ka shpjeguar sidomos pas heqjes së fashës mbrojtëse prej 30kW se qeveria e tij do i rimbursojë shtresantët në nevojë, do të rrisim pensionet dhe do të rrisim dhe ndihmën ekonomike, por ndërkohë do jemi të pamëshirshëm me ata vjedhës të energjisë që kanë mundësi dhe nuk paguajnë, ka thënë ai pak a shumë. Tre kryetarë bashkie, që janë në zonat me jetesën më të vështirë në vend, flasin për përballjet e tyre me këtë fenomen dhe si e shikojnë këtë aksion kombëtar. Për hir të së vërtetës, ata nuk i shkëputen disi përkatësive partiake, por gjithsesi reflektojnë atë që administratat përkatëse përfaqësojnë. Kështu, Ndue Gega, kryetari i bashkisë së Rrëshenit, mendon se: “disiplinimi i qytetarëve në detyrimet që ata kanë ndaj një shteti për shërbime të rëndësishme e të domosdoshme sikurse është energjia elektrike, është një hap i cili ndikon në mirëqenien e drejtpërdrejtë të vendit, në zhvillimin e tij dhe në rritjen e burimeve financiare për përmirësimin e vetë këtij shërbimi”. Ndërsa Agron Demushi, kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, beson se konsiderata si bastion i PD-së, po e penalizon bashkinë e tij: “Ku 80 % nuk sigurojnë dot bukën e gojës dhe jo më të paguajnë energjinë elektrike. Kryeministri Rama nuk po bën dot realitet premtimin elektoral për hapjen e 300 000 vendeve të punës dhe ka gjetur rrugën e gabuar të mbushi burgjet me popull dhe me këtë mënyrë t’ju japë bukë pa lekë”. Dhe, gati në të njëjtën linjë, është edhe kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Z, Ilir Krosi, që thotë se: “do të thosha me bindje se shteti para se të kaloje tek masat ekstreme, sidomos ndaj familjeve debitore që kryesisht janë familjet në nevojë, duhet me parë të bëjë hapa konkretë për zbutjen e papunësisë dhe varfërisë. Përcaktimi i minimumit jetik të familjes shqiptare dhe gjetja e mënyrës së dhënies së tij nga shteti për familjen që e meriton këtë është imperative”. Paçka kundërshtimeve dhe qëndresës, qeveria shqiptare ka nisur përpjekjen e saj, që t’i japë fund, një turpi gati kombëtar, që një vend me potenciale si Shqipëria, të ketë kaq shumë probleme me energjinë. Është vonë, por s’ka ardhur ende fundi.
———————————————–*-
“Ky hap me energjinë, ndikon në mirëqenie”
Flet kryetari i bashkisë së Rrëshenit, Z. Ndue Gega, për situatën në zonën e tij dhe sfidat që presin…
Kryeministri Rama ka anonçuar një aksion kombëtar për kundravajtësit e energjisë. A mendoni se mund të ishte pak më pak radikal në këtë hap?
“Për sa i përket pyetjes nëse Kryeministri duhet të ishte më pak radikal mendojmë se disiplinimi i qytetarëve në detyrimet që ata kanë ndaj një shteti për shërbime të rëndësishme e të domosdoshme sikurse është energjia elektrike, është një hap i cili ndikon në mirëqenien e drejtpërdrejtë të vendit, në zhvillimin e tij dhe në rritjen e burimeve financiare për përmirësimin e vetë këtij shërbimi”.
Cilat janë problemet themelore të popullatës suaj, që nuk e paguajnë? A mund të na jepni disa statistika?
“Në qytetin e Rrëshenit energjia paguhet nga mbi 90% e popullsisë (dhe për këtë muaj ka arritur në afër 100 %) ndërsa në fshatrat e kësaj bashkie paguhet me rreth 65 % (ndërsa për ketë muaj ka arritur në 80 %). Rrethi i Mirditës është një ndër 3 rrethet me përqindjen me të lartë për sa i përket pagesës së energjisë nga banorët.
Për sa i përket problemeve, shqetësimet më të mëdha shihen në zonat rurale. Në fshatra kryesisht ka pasur problem si shkak i shtrirjes së madhe gjeografike (disa fshatra janë shumë larg nga qyteti), një tjetër problem ka qenë se nuk ka pasur arkëtar, dhe një tjetër problem është se në disa zona banorët përdorin gjeneratorë duke qenë se disa rrjete të shpërndarjes së energjisë janë të amortizuara”.
Çfarë do të propozonit për këtë masë popullsie, që të zbutej ky fenomen dhe arkëtimet të ishin më të mëdha?
“Propozojmë, së pari ndërhyrjen në përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike, së dyti, gjetjen e një mënyre që të mos akumulohen shumë muaj pa paguar, si dhe postimin e faturave deri në fshatrat më të largëta”.
———————–*–*-
Kryeministri Rama, të hapë vende pune, jo përndjekje
Kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, Agron Demushi, është i ashpër në përgjigjet e veta. Sipas tij, bashkia e Bajram Currit, është e penalizuar rëndë, pas rënies së PD-së
Kryeministri Rama ka anonçuar një aksion kombëtar për kundravajtësit e energjisë. A mendoni se mund të ishte pak më pak radikal në këtë hap?
“Jemi njohur përmes mediave me nismën që ka marrë kryeministri Rama dhe ajo mendojmë se e ka prekur edhe qytetin tonë dhe bashkinë “Bajram Curri”, madje Bashkia ka më shumë se një vit që përballet me këtë recension të nismave arbitrare të papërgjegjshme të qeverisë dhe kryeministrit Edvin Rama dhe vartësve të tij, duke ia ndërprerë energjinë elektrike në rrugët sheshet, kopshtet, çerdhet e qytetit me arsyetimin për borxhe të prapambetura ndaj OSSHEE. Flitet për periudhën 1992-2010 me një shumë debie sipas atyre, që nuk i kalon të 1 milion lekët e reja në total, e ku vetëm përgjegjësi e OSSHEE-së Tropojë i kanë detyrim kësaj kompanie një vlere afro 800 mijë lekësh të reja, dhe gjithë drejtuesit e tjerë që ka emëruar qeveria Rama kush më pak e kush më shumë se kjo vlerë. I kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet shtetërore me shkresa zyrtare, qe nga kryeministri Rama, Ministrin e Energjetikës, Kryeparlamentarin, Prefektin, Nënprefektin, drejtorinë rajonale të OSSHEE-së dhe nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje. Vlen të theksohet këtu, se me ardhjen e kësaj qeverie, i është hequr menaxhimi i taksës së biznesit të vogël për ta administruar Drejtoria Tatimore, për t’jau deleguar me pas bashkive. Sa i përket Bashkisë tonë, ndër vite kemi vjelur afro 13 milion lekë të reja të ardhura ,ku në bazë të tyre bëhet parashikimi i buxhetit të çdo viti. Por, po mbaron viti 2014 dhe nga kjo taksë ne na është deleguar vetëm 10 % e saj, e shprehur në vlerë me 130 mijë lekë të reja, gjë që do të thotë në dështim buxhetit Bashkisë në disa zëra të tij, përfshirë edhe energjinë elektrike. Gjithashtu, fakti që në buxhetin e Bashkisë për vitin 2014 nuk është parashikuar ky detyrim për likuidim sepse ne s’kemi qenë të njoftuar për këto detyrime dhe për ketë organet shtetërore janë në dijeni dhe janë rivenë në dijeni nga ana jonë, por nuk është marrë parasysh asnjë nga këto detaje të lartpërmendura. Kështu, errësira në qytet vazhdon dhe si rezultat i saj favorizohet krimi, kontrabanda, pasiguria në qytet, pasiguria për punonjësit që shërbejnë në turne në institucione të ndryshme dhe si gjendje e tillë ne dhe qytetarët mendojmë se reçensioni i ushtruar ndaj Bashkisë tonë është i mirëfilltë politik si Bashki e djathtë. Si bastion i Partisë Demokratike ndër vite me afro 80 % pro saj, duket se e kanë të vështirë ta kapërdijnë kryeministri Rama dhe shokët e tij.
Unë, personalisht, mendoj se kjo nuk është rruga e zgjidhjes së problemit sepse nuk zgjidhet problemi duke mbushur burgjet me njerëz nga një shtet policor. Kjo, më kujton, shprehjen e vetë Kryeministrit Rama-dikur si shef i Opozitës kur thoshte se “Populli do marë në dorë vet fatet e veta”.Unë mendoj se me këtë rrugë, që ai po ndjek atë që nuk e realizoj si shef i Opozitës, po ia imponon popullit dhe se shumë shpejt falë arbitraritetit, që po ndjek kërkesa e tij do bëhet realitet”.
Cilat janë problemet themelore të popullatës suaj, që nuk e paguajnë? A mund të na jepni disa statistika?
“Problemet kryesore të popullsisë tonë janë papunësia, varfëria e tejskajshme, si rezultat i papunësisë, ku 80 % nuk sigurojnë dot bukën e gojës dhe jo më të paguajnë energjinë elektrike. Kryeministri Rama nuk po bën dot realitet premtimin elektoral për hapjen e 300 000 vendeve të punës dhe ka gjetur rrugën e gabuar të mbushi burgjet me popull dhe me këtë mënyrë t’ju japë bukë pa lekë. Kjo është Rilindja e famshme e shokut Rama ndaj servilëve të tij, kriminelëve që i ka mbështjellë me pushtet dhe i ka bërë drejtues në qytetin tonë. Rilindja e errësirës, rilindja e kampeve të përqendrimit, rilindja e bandave, rilindja e pasigurisë, rilindja e kriminelëve në qytetin tonë të mbështjellë me pushtet”.
Çfarë do të propozonit për ketë mase popullsie, qe të zbutej ky fenomen dhe arkëtimet të ishin më të mëdha?
“Ne nuk disponojmë statistika për këtë problem. Propozimi ynë konkret është që Kryeministri më mirëtë mundësojë hapjen e 300 mijë vendeve të punës që pat premtuar se sa të mbushë burgjet me 300 mijë apo me më shumë njerëz, na rikujton kohën e diktaturës me kampe përqendrimi dhe në këtë mënyrë sjellje të kësaj qeverie ato 1 milion shuplaka, që mburret me to shumë shpejt do i kthehen në regres”.
Zbutni varfërinë, më mirë!
Ilir Krosi, Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë është i prerë dhe me vizionin e tij për atë që po ndodh. Është faj i vetë strukturave të shtetit që nuk e menaxhojnë. Ndërsa, qeveria duhet të zbusë varfërinë fillimisht…
Kryeministri Rama ka anonçuar një aksion kombëtar për kundravajtësit e energjisë. A mendoni se mund të ishte pak më pak radikal në këtë hap?
“Aksioni i anonçuar ditët e fundit nga Kryeministri Rama ishte në vazhdim të metodologjisë dhe praktikave që kryeministri dhe qeveria po ndjekin që nga ardhja në pushtet, pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013. Në këtë kontekst do të thosha se vërtet ka ardhur apo ndoshta është tejkaluar koha e lënies së gjërave të rrjedhin në paligjshmëri apo arbitraritet, por kjo me shume ka qenë dhe është për faj të mosfunksionimit të institucioneve apo hallkave përkatëse shtetërore sesa nga faji i qytetarëve. Një shprehje thotë: “Nuk ka hajdut të pakapshëm, ka policë të pa zotë” dhe kjo në këtë rast do të thotë: nuk ka vjedhës energjie të pakapshëm, por strukturat që duhet ta kontrollojnë atë janë ose të paafta, ose të kompromentuara…. Dhe për këto arsye, ndërhyrja e shtetit për ndalimin e paligjshmërisë është normale, por kur kjo ndërhyrje bëhet me “dhunë” dhe me policë, kjo nuk është rruga më e mirë. Dhe, më pas, kjo mund të çojë në dëmtime të pronës shtetërore, dhunë dhe konflikte sociale. Pastaj pse kjo ndërhyrje të mos bëhet nga grupet e specialistëve të drejtorive apo njësive të OSSHE-së në rreth, qark apo task forcë kombëtare, apo të krijohet një njësi speciale si-ish policia elektrike apo e ngjashme… Shantazhi dhe presioni policor nëpërmjet mediave nuk është metode e Evropës në të cilën pretendojmë të integrohemi. Ndërhyrja e policisë duhet të jetë në mbështetje të strukturave civile dhe në zbatim të vendimeve të gjykatave për këto raste”.
Cilat janë problemet themelore të popullatës suaj, qe nuk e paguajnë? A mund të na jepni disa statistika?
“Arsyeja kryesore që banorët e qytetit të Peshkopisë dhe rajonit të Dibrës nuk paguajnë është pamundësia e tyre për të paguar. Dhe, kjo për shkak të varfërisë dhe papunësisë në rritje që është prezentë këtu. Konkretisht, bashkia Peshkopi që ka rreth 20 mijë banorë, këto të vendosur në rreth 4 mijë familje, ka rreth 1000 familje që trajtohen me ndihmë sociale, pension invaliditeti, paaftësie etj… Pagesa e ndihmës sociale mesatarisht është rreth 3000 – 5000 leke/muaj/familje. Lind pyetja, me çfarë do të ngrohen këto familje në dimrin e gjatë të maleve të Dibrës/ Korabit ? Drutë e zjarrit nuk kanë me se t’i blejnë, gazin po ashtu, mbetët të përdorin korrentin ! Janë gjithashtu rreth 1000 familje të tjera, që janë pak më mirë se këto 1000 familjet e ndihmës sociale, por që edhe ato kanë një pension pleqërie apo kooperative me rreth 10 mije lekë/muaj që gjithashtu se din se ç’të bësh më parë me të…?! Biznesi në qytetin e Peshkopisë është kryesisht biznes i vogël, i cili vitet e fundit ka shënuar rënie, tkurrje, mbyllje të tij. Janë rreth 450 biznese të vogla në qytet, ndërsa fshatrat dhe komunat përreth kanë nga 1-3 dyqane për fshat…. Emigracioni po sjell çdo vit e më pak të ardhura për familjet këtej…
Do të ishte mirë që shteti më në fund dhe më së pari të përcaktonte dhe deklaronte minimumin jetik, të paguante familjet në nevojë me këtë vlerë të minimumit jetik dhe më pas të kalonte tek penalitetet dhe ndërhyrjet policore. Ka familje që thonë, më mirë të na çojnë me gjithë fëmijë në burg…. ( se të paktën atje ka drita, dhe do kemi buke e uje) se sa të vdesim nga i ftohti. Ka një kontigjent të vogël që nuk e paguajnë, megjithëse kanë të ardhura të mjaftueshme, apo paguajnë pak, pasi kanë lidhje të fshehta nga ku konsumojnë energji për pajisjet e ngrohjes dhe gatimit. Këto mund të jenë familjare dhe biznese të pa ndërgjegjshëm. Pse jo në disa raste kjo vjen edhe si pasojë e ofertave që japin vetë njerëzit e OSSHE-së ( punonjësit shtetërore të OSSHE), të cilët bëhen palë me këto familje apo biznese duke bërë marrëveshje në këmbim të favoreve…. Kjo në jo pak raste vjen edhe për shkak të mendësisë së trashëguar nga shteti monist në degradim, kur të gjithë mundoheshin ta vjedhin dhe ta shkatërrojnë pronën shtetërore… Për këtë kategori duhet ndërhyrja e ashpër, por ligjore e proceduriale.
Edhe rritja e çmimit dhe heqja e fashës mbrojtëse për familjet në nevojë ka ndikuar dhe ndikon në humbjen e shpresës së këtyre shtresave që mund të sigurojnë sado pak leke për të likuiduar detyrimet e prapambetura të energjisë”.
Çfarë do të propozonit për këtë masë popullsie, që të zbutej ky fenomen dhe arkëtimet të ishin më të mëdha?
“Ndoshta duket e tepërt për ndokënd, por do të thosha me bindje se shteti para se të kaloje tek masat ekstreme, sidomos ndaj familjeve debitore që kryesisht janë familjet në nevojë, duhet me parë të bëjë hapa konkretë për zbutjen e papunësisë dhe varfërisë. Përcaktimi i minimumit jetik të familjes shqiptare dhe gjetja e mënyrës së dhënies së tij nga shteti për familjen që e meriton këtë është imperative.
Së dyti, mund të ndiqej një metodë që të çonte në uljen e çmimit për familjet në nevojë, dhënien e ndihmës për to për sigurimin e lëndës djegëse dhe ushqimeve bazë, dhe kjo d.m.th. jo heqjen e fashës mbrojtëse për to, por dublimin dhe garantimin e saj ( me rritje pse jo të kilovatëve në fashën mbrojtëse për këtë kontigjent familjesh). Dhënia nga shteti e kompensimit të energjisë elektrike për këto familje është një zgjidhje e ndërmjetme. Hap tjetër do të ishte konsolidimi i strukturave tashmë shtetërore të OSSHE, detyrimi i tyre për rritjen e efiçenses në punë, për uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve. Ndëshkimi i punonjësve të OSSHE-së që nuk garantojnë në një afat të shkurtër performancë të përmirësuar të punës tyre”.
eh ne fakt keto jane bashkite qe vjedhin shume energjine
normalisht do kene probleme
http://bit.do/gjithcka-po-veshtiresohet-ne-kete-vend
mos i besoni thirrjeve mashtruese te veriorve se gjoja varfnija i pengon me pagu.
nuk jan te varfen ata
ata kan prona ne veri,kan zaptu edhe prona ne tiran durres ..
jan dinak dhe te poshter ata
dhe kan edhe pjestar te familjes neper bote,Londer amerik e gjetke
osht mush londra gjith malok
un njof nji malok qe mburret se ka lidh linjern trefazore ne shtpi,a thu ti se osht kombinat metalurgjik e jo shtpi banimi… dhe mburret se e ka prej 20 vitesh dhe s pagu..
bjeri kres malokut se nuk ka rrug tjeter
Hahahahahhahahah po ti ku e ke trrefazorshin?Ne sumtrice? digji digje lulishten e bothes.
Te tre kryetaret do ishte mire te tregonin se :
Ne listen e debitoreve kryesore dhe hajduteve me te medhenj te energjise jane drejtuesit e pushtetit dhe njerzit e sistemit te energjise.
Ne kete list mund te rrjeshtohen dhye instuticionet shteterore te cilat nuk kane paguar asnje lek deri me sot.
PO te paguanin rregullisht ata qe nuk hyjne ne listat e te varferve atehere nuk ka pse propozohet nje fashe me cmim me te ulet por nje fashe pa pagese per familjet ne nevoje , por pikerisht dhe vetem per ato. Por sa kohe qe familje me ne nevoje jane pushtetare te te gjitha niveleve atehere nuk mbetet gje tjeter per te bere.
Per mua hajdutet me te pare jane vete kryetaret qe paguhen pa bere asgje ose lere pastaj duke bere gjerat keq e me keq.
Per tu pasuruar ne kete vend duhet te behesh KRYETAR BASHKIE.
Po ç’jane keta kryetare bashkie qe po ndertojne kapitalizmin dhe duan te jetojne ne socializmin e Enver Hoxhes? “Qeveria duhet te marre masa qe ti punesoje se nuk kane mundesine ta paguajne, para se tu prese energjine”! Pra , sipas tyre, keta s’duhet te paguajne, por duhet te kene energji elektrike. Po kush e prodhon kete mall dhe a mund te marrish mall ne supermarket pa paguar? Ku jemi? Keta tipa qe shajne Enverin, por mendesite i kane si te atij, nuk i perkasin ketij sistemi dhe jane te pa afte per te drejtuar bashkite dhe jo vetem kaq: ata i mesojne njerezit se o duhet vjedhur, ose duhet te bertasim kunder qeverise. Me keta nuk ndertohet Shqiperia.
Energjia elektrike eshte mall ne treg.
Nese nuk ke lek te hash mish qingji ne hell, do hash leng kockash, pse bar.
Nje gje qendron.
Shteti nuk duhet ti prese dritat fare, por te lere energji sa per ndricim dhe nje TV a radio.
Nese (te varfrit e te papunet) perdorin energjine per ngrofje, lavatrice etj, duhet qe te paguajne gjithe sasine e konsumuar me çmimin e tregut!
te varfer te varfer po nga 2 celulara(edhe me oferte) i mbajne ne xhep maloket,sacin e dixitalbit e kane vene tek mullari,makinen tek porta,se energjine e paguajme ne .
Shih i pergjigjet karaduzi! Jemi njohur permes mediave… Po ti je pjese e shtetit o budalle, o i trashe. Kush t’boni ty kryetar bashkie, qe s’dike me lidh dy fjale. A e hodhe poshte komunizmin e truthar? Tani pse do te jetosh si ne komunizem? Pa pagu dritat, me t’gjet shteti pune ne Fierze, ne Kam, apo ne ndonji miniere tjeter. Mbledhni geshtenja e shitini.
Ndersa ata dy kryetart e tjere duket se jane njerez te qute dhe pergjigjen shume mire. Ky i Tropojes, duket se ka mbete i plagos mbas vrasjeve te shumta qe ka ba Berisha dhe Hajdari ne ate zone.
Skane pune varferia eshte e madhe dimri i ftohte dhe i gjate per te blere dru skane lek keshtu qe perdorin energjin per tu ngrohur,PO pra kjo eshte e keqia se energjia eshte mall qe mund ta marresh pa leke ndersa drute si mer dot pa leke.te tille koncept ka malokeria dhe thone pastaj se jane budallenj.
Komunat e veriut,qe prodhojne rrymen e nuk marrin asgje nga ky prodhim duhet te kerkojne si ne disa vende evropiane qe nje perqindje e prodhimit t’iu ofrohet ‘per t’u ditur,per te ndimuar ata qe nuk pa vuajne apo per investi me di ku tjeter.
Ne veri u shkaterruan tokat pjellore nje here per central et elektrike,nje here per minierat nje here per rrugen e kombit,e nuk u kriju asnje fabrique a vend Pune,pra me cka te rrnojne njerezet qe déri due kishe in mbijetuar me token,.
Ne France kur je ne bregdetin jugor apo ne cdo vend turistik paguash nje taxe turistike ku nje pjese shkon per zhvillimin e vendeve pa resurse turistike si kunderparti per ‘démet’ qe shkakton kalimi i rrugeve apo centraleve per te furnizuar vend et turistike. Pra le te lobojne verioret edhe vendet pa tourisme per nje taxe te tille edhe ne shqiperi!
eh cfare shteti…po votat u morren me ato listat e gjata te papaguara qe ishin vaj ,miell,per te mbajtur frymen gjall….tani kur vjedh dritat..dhe seshte vjedhje se ato jane ndertuar me gjakun tone dhe sua ka bere nena e vete..se per vete vjedhin miliona dhe quhen zoterinj…kurse tani ai qe ska buke te haje duhet ti paguaje dyfish,edhe kamatat..mblidhni mendjen keta jane kelysha bushtrash…nafta nxirret ka dhjete vjet dhe nuk paguajne asnje gje..ne e blejme aspak cilesore dhe me cmimin me te larte ne europe..ushqimet po ashtu…nje lishence celulari ne kosove eshte shitur 80 mil euro,vetem lishencen asgje tjter..kurse keta tanet ia shiten vtes per 120 mil gjith albtelekomin me gjithe pajisjet e sapo sjella nga siemens…banka vidhet..ky shtet i ka bere njerezit te ikin dhe po asimilohen nga greket dhe me rradhe ngaqe eshte i shitur…nuk e vrasine mendjen se jane palaco.