Këshilli për Rregulloren miraton lënien e mandatit nga Luiza Xhuvani/ Mira Shehu pritet të hyjë në Kuvend

6 Nëntor 2014, 19:52Politika TEMA

Këshilli për Rregulloren e Mandateve dhe Imunitetin shqyrtoi në mbledhjen e sotme lënien e mandatit të deputetes së Partisë Socialiste Luiza Xhuvani, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen pas vrasjes së 4 –fishtë të ndodhur në një lokal nate në kryeqytet, ku i dyshuar si autor i ngjarjes është djali i saj Kostandin Xhuvani.

Pjesëmarrës në mbledhjen e sotme të Këshillit të Rregullores së Mandateve ishin 4 deputetë dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta, pasi deputetët e opozitës nuk janë të pranishëm për shkak të bojkotit.

Sipas rregullores, Kuvendi do të njoftojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar. Më pas, KQZ do të mblidhet dhe do të bëjë kalimin e mandatit tek kandidati tjetër që është në listën shumë emërore të qarkut Vlorë.

Edhe pse në renditjen e listës së kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit 2013 janë më përpara kandidatët Edmond Leka dhe Shuaip Beqiri, sipas Kodit Zgjedhor, mandati i lënë nga një femër i kalon një kandidateje tjetër femër.

Sipas këtij kriteri, ajo që pritet të marrë mandatin e lënë nga Xhuvani është Mira Shehu, e renditur e 9 në listën e PS-së. Në rast se kandidatja Shehu refuzon të marrë këtë mandat atëherë i kalon femrës tjetër pasardhëse e cila në këtë rast është Neime Gjika.

Kandidatja Mira Shehu që pritet të marrë mandatin e Xhuvanit ka lindur në Çorovodë më 19 Janar 1973, është diplomuar në 1996 në Inxhinieri Mekanike dega Konstruksione në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të UPT. /gj.k/

5 komente në “Këshilli për Rregulloren miraton lënien e mandatit nga Luiza Xhuvani/ Mira Shehu pritet të hyjë në Kuvend”

  1. mirel says:

    ..femrat pasardhese te PS-se .

  2. lili says:

    E pra,doreheqja nuk jepet tek Kryeministria!….
    Pra pse zgodhi Zoja xhuvani me shku tek Kryeministria e me perlyer ne nje affaire kriminale nga ato ma vulgare institutionin e Kryeministrise edhe me dhi fare Institutionet me rend:kryeministrin,parlamentin,policine…

  3. stela says:

    Turini kesaj do i jepte mend popullit. Tru i modh kjo per dy mandate.

    Me kujtohet kur jepte nje interviste pas viteve ’90-te per nje film, qe ia kishte bere ai palla i shoqi dhe ku kishte partner Artur Gorishtin. Gorishti paska hezituar per te puthur kete tyryfylen para burrit, kurse ai palla paska protestuar duke i bertitur Gorishtit “nuk e ben puthjen mire, puthe me mire”. Me demek botekuptim artistesh hollivudi.
    Qe aty veri noten, ca familje ordinere jane dhe detyrimisht do kishin te tille produkti, vrases ordiner. Miqte e kryeministrit.

    edhe kjo mostra, qe nuk edukoi dot pjellen e vet, te jete ligjevenese?!

  4. melo says:

    Tani o Stella familje ordinere nuk jane.Dhimiter Xhuvani ishte shkrimatr i njohur(Vjehrri),vjehrra ishte mesuese e nderuar,vajza Burbuqja po ashtu,femer e edukuar dhe intelektuale po keshtu edhe i biri,Gjergji,Tani se te qellon fati yt i keq qe ke nje djale gango ,mos ti rente as hasmit kjo.Sa e sa femijet te famijlve te rregullta shqiptare jane marre me drogra etj etj pasi ne ato vite shkolla pothuaj nuk eksistonte.Shume veta morren rruget,Luiza mendoj,duke e pare se cfare malli kishte duhej patjeter qe te largonte djalin nga llumi shqiptar dhe ta dergonte diku gjetke edhe ndoshta shkolla korrektimi.Thashe ky “fat” mos i rente as armikut tend,Fatkeqesi dhe sa per ordinere kini familje me kile ordineresh dhe nuk duhet ne asnje menyre familja Xhuvani te cilesohet e tille.Edhe ti moj Lili ne vend ta pershendesesh KM qe per here te pare vuri nje standar te ri,kush ka faj te jape doreheqjen ,me ben komente pa asnje lidhje dhe shume dashakeqese.

  5. stela says:

    Per cfare standarti pretendoni ju zoterinj? Qe dha doreheqjen pas 5 vrasjesh??????

    Hajde-hajde, i therrisni trurit ju, qe po mos te kishte dhene doreheqjen, ose po mos ta kishin shkarkuar brenda dites, do ngrihej i madh e i vogel te nesermen ne bulevard, per te protestuar kundra nje te ashtequajture “ligjvenese”.

    Standart do ishte, po te mos ishte zgjedhur per te rikandiduar heren e dyte dhe i biri te ishte denuar minimumi me 20 vjet burg per vrasjen e pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje