Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi nga Qeveria që të mos rrisë në asnjë mënyrë çmimin e energjisë elektrike si dhe të amnistojë faturat që CEZ u ka vendosur qytetarëve në mënyrë abusive.
Këto kërksa iu parashtruan Qeverisë gjatë një tryeze të organizuar nga PD me grupet e interesit dhe ekspertët në lidhje me energjinë elektrike.
Basha akuzoi Kreun e Qeverisë Edi Rama se po u faturon qytetarëve çmimin e dështimeve të tij në këto 15 muaj qeverisje.
Sipas Bashës, qeveria ka ndërmarrë aksionin policor kundër vjedhjes së energjisë, vetëm për të larguar vëmendjen nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.
“Qeveria ka ndërmarrë këto ditë aksionin e famshëm policor me goditje të përqëndruar kundër disa vjedhësve të energjisë elektrike.
Me revoltë qytetarët po pyesin ç’është kjo qeveri që kujtohet ta zbatojë ligjin me fushata dhe duke goditur kundërshtarët e qeverisë. Ligji zbatohet njëlloj për të gjithë. Fukarenjtë më të varfrit që s’kanë me çfarë të paguajnë janë ata që goditen të parët dhe pa mëshirë.
Por lepuri fle tek çmimi i energjisë elektrike. Kjo zhurmë bëhet për të hequr vëmendjen nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.
Sepse kështu kryeministri mendon se mund të hidhet lumi matanë pa marrë përsipër dështimin e turpshëm me menaxhimin e energjisë, skandalin e marrëveshjes me CEZ-in”, tha Basha.
Kreu demokrat u shpreh se Qytetarët janë të revoltuar nga rritja e çmimit të energjisë elektrike e sipas tij kryeministri Edi Rama po e fsheh këtë fakt.
“Pse kryeministri nuk e tregon se sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë? Qytetarët janë në ankth se qeveria ka paralajmëruar rritjen e çmimit të energjisë.
Ky aksion që ka nisur është një tymnajë për të larguar vëmendjen nga rritja e çmimit të energjisë . Populli po trajtohet si hajdut, ndërsa hajdutë janë ata që mbifaturojnë prej një viti”, deklaroi Basha.
Sipas tij, rritja e çmimit të energjisë është çmimi i dështimit të kësaj qeverisë. Basha tha se duke rritur investimet në këtë sektor nuk do të rritet çmimi i energjisë.
“Kryeministri pret të dalë nga gropa duke bërë gabime që e futën vendin në gropë. Interesi publik na sugjeron tjetër qëndrim.
Qëndrimi ynë është kërkesa ndaj qeverisë që të mos rrisë në asnjë mënyrë çmimin e energjisë por të marrë masa drastike për miradministrimin e OSHEE-së, për investime në sistem.
Kërkojmë sot amnistimin e faturave abuzive të vendosura nga CEZ ndaj të gjitha familjeve shqiptare. Rama në fushatë u qante hallin fukarenjve dhe sot u çon policinë në derë”, u shpreh Basha. /gj.k/
Gjynah qe opozita drejtohet nga nje i pafytyre si Luli. Populli tashme e ka kuptuar se sistemi anarkik qe mbolli Saliu ne shqiperi, ishte e keqja me e madhe per shqiptaret dhe mjegulla qe mbuloi, per mbi 20 vjet, vjedhjen e pasurise kombetare nga familja Berisha e sherbetoret e saj. Tani ka ardhur koha e sundimit te ligjit dhe e kalbjes ne burg te hajdutve e krimineleve. Ja pse trembet Luli. I ka te dyja: hajdut
(220 million euro) dhe kriminel (4 te vrare ne bulevard).