Kryeministri Edi Rama ka thënë në emisionin e mbrëmshëm “Tonight”, se vendi do të shkojë në zgjedhjet vendore me ose pa pjesmarrjen e Partisë Demokratike, nëse gjykata Kushtetuese konfirmon ligjshmërinë e reformës territoriale.
“Është e drejtë e opozitës për të hyrë ose jo në zgjedhje. E ka thënë dhe paraardhësi im. Në këtë pikë jam dakord me të. Zgjedhjet bëhen, kush forcë do të marrë pjesë në zgjedhje merr, kush forcë nuk do të marrë pjesë nuk merr. Çfarë problemi ka këtu?Flasim për një parti njëherë, se ka shumë parti.
Vendos të bojkotojë zgjedhjet, i bojkoton.Çfarë problemi ka këtu? Nëqoftë se gjykata Kushtetuese do të shprehet dhe do të thotë që kjo që ne kemi bërë.. dhe kanë bërë shumë mirë që e kanë çuar në Gjykatë Kushtetuese, se ne do të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Nëse Gjykata Kushtetuese do të thotë ky është vendim antikushtetues, sigurisht që ai vendim do të bjerë. Nëse do të thotë se vendimi është kushtetues, çfarë do të bëjmë, nuk do të hymë në zgjedhje?Nuk ka asnjë vendim të gjykatës Kushtetuese që ne nuk e kemi zbatuar.S’ka nevojë për nëse… Nuk ka mundësi të mos zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese” deklaroi Rama.
Një kandidat për bashkinë e Tiranës nuk e ka ende, duke përgenjështruar kështu edhe sondazhin e bërë publik në mediat. Për shefin e qeverisë, ky është problemi i fundit i PS dhe koalicionit qeverisës PS-LSI.
“Nuk kam menduar emër për bashkinë e Tiranës.Nuk kam menduar dhe nuk kemi menduar konkretisht asgjë për kandidaturat për zgjedhjet vendore. Nuk është problemi ynë, është problemi ynë i fundit t’ju them të drejtën, sepse problemi ynë themelor është si ta bëjmë Shqipërinë të funksionojë shumë më mire, sepse refoRma që kemi bërë është reforma më e rëndësishme besoj unë e këtyre 20 viteve. Ajo reforma territoriale, në të mirë të popullit shqiptar dhe në të mirë të qytetarit shqiptar”.
Shefi i qeverisë ka sqaruar dhe tensionet e ngritura në grupin parlamentar të PS, të cilat kulmuan me krikat ndaj Minsitrave të Gramoz Ruçit në parlament.
“Marrëdhëniet janë shumë të mira.Këto nuk i konsideroj fare si çështje me interes publik dhe nuk i konsideroj fare arsye për të humbur kohën time.Ne këto gjëra i kemi pjesë organike të të qenit tonë në AND e PS. Është Parti Demokratike PS. Është partia ku jo vetëm socialistët, por dhe demokratët kanë të vetmin model demokratik të një partie. Këto nuk janë fare probleme”./b.l
Rrofsh o Kryeministri me i mire i vendit. Te pacim sa malet ty dhe komitetin qendror te partise pa armiqte ate pune kane
Do të luhen të gjithë gurët që Gjykata kushtetuese t’i thotë jo reformës tënde more zotëri. Sepse jemi në kapitalizëm ku djalli vërtit në harbim tërë gjindjen ndërsa engjëjt (në vend të yjeve) rrijnë e vështrojnë nga lart. Kështu që do të shtyhen zgjedhjet derisa të ribëhet ndarja sipas vulnetit të opozitës dhe ty si gjithnjë do të ngelen çelsat e kashtës në dorë. Sepse kryereforma, qysh në krye të herës duhet të ishte ‘amendimet kushtetuese’ duke shfrytëzuar shumicën e kartonave.
@andromeda.Gjykata Kushtetuese e ka te pamundur ti thote jo Reformes Territoriale.Kushtetuta eshte shume e qarte ne kete pike dhe nuk le hapsira per interpretim.Reforma Territoriale miratohet ne Parlament me jo me pak se 84 vota.Kaq e thjeshte eshte.Reforma mori 88 vota dhe naten e mire dhe mirupafshim te gjitheve.
Sa per sot mund t’i thuash “naten e mire” te gjitheve. Se ju leberit jeni si puna e atyre palloshave, qe sapo kalojne lumin u thone nevojtareve, ju dhjefshim kalin!
Tani gjithkush duhet t’a kuptoje se sa e rendesishme eshte t’i thuhet “JO” reformes territoriale nga ana e Gjykates Kushtetuese.
Neser do zbardh nje dite e re, dhe ato 84 vota qe po shtrengon sot, neser mund te kthehen me koke poshte, e te tkurren ne me pak se 48.
Hajt njatjeta per sot o 88-ç, a 99-ç! se neser per dite me diell do shihemi serisht…
E ndoqa mbreme intervisten te plote. Kryeministri me pelqeu shume ne çdo çeshtje qe shtjelloi per te gjithe teleshikueit, por me pelqeu me shume per menyren elegante, prej nje politikani modern, perendimor, se si e menaxhoi atmosferen qe gazetarja Ilva Tare e “kontaminonte” sa here hapte gojen me folë… sikur i hidhte tortes uthull ne vend te sherbetit; haptazi fare, deri ne arrogance, e njeanshme politikisht, dhe cinike e e hidhur deri ne bezdisje, ne çdo pyetje e nderhyrje. U çudita shume, sepse mbaj mend nje kronike qe pat shkruar disa vite me pare per “Gedecin”, me nota shume te forta proteste e kritikash nga me te rendat ndaj kryeministrit te atehershem…
E ndoqa mbreme intervisten te plote. Kryeministri me pelqeu shume ne çdo çeshtje qe shtjelloi per te gjithe teleshikueit, por me pelqeu me shume per menyren elegante, prej nje politikani modern, perendimor, se si e menaxhoi atmosferen qe gazetarja Ilva Tare e “kontaminonte” sa here hapte gojen me folë… sikur i hidhte tortes uthull ne vend te sherbetit; haptazi fare, deri ne arrogance, e njeanshme politikisht, dhe cinike e e hidhur deri ne bezdisje, ne çdo pyetje e nderhyrje. U çudita shume, sepse mbaj mend nje kronike qe pat shkruar disa vite me pare per “Gedecin”, me nota shume te forta proteste e kritikash nga me te rendat ndaj kryeministrit te atehershem…
Edo jepi drejtim punes duhet rregulluar ky vend