INTERVISTA/ Rama: Me Luiza Xhuvanin bëra gjënë e duhur, do e bëja prapë

5 Nëntor 2014, 21:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka bërë gjënë e duhur duke dalë në konferencë për mediat përkrah deputetes Luiza Xhuvani, e cila dorëzoi mandatin.

Unë besoj që kam gjënë e  duhur dhe do ta bëja prap nëse do të rikthehesh aty ku u nisa dje. Është e domosdoshme që ky opinion publik të ndajë një kriminel nga familja e tij, dhe mbi të gjitha nga nëna e vet, ashtu sikundër është e domosdoshme që ky opinion publik të mësojë ata që duhet gjykuar dhe të mos vazhdojë me kohën e shkuar ku për fajet e djalit apo të babit, e pësonte e gjithë familja”, thekson Rama në emisionin e gazetares Ilva Tare.

Ilva Tare: I keni ndjekur reagimet pas daljes me deputeten Xhuvani?

Edi Rama: Kam bënë gjënë e duhur dhe do ta bëja prapë. Është e domosdoshme që ky opinion publik të mësojë të ndajë një kriminel nga familja e vet dhe nga nëna e vet, është e domosdoshme që ky opinion të mësojë të gjykojë ata që duhen gjykuar dhe të mos vazhdojë në inercinë e kohës së shkuar kur për fajet e djalit apo të babait e pësonte gjithë familja. Por unë jam i bindur që shumica dërmuese e opinionit publik është me mua.

Ilva Tare: A duhet ta kishit kandiduar për deputete përsëri zonjën Xhuvani, pas ngjarjes që ka pasur me të 3 vjet më parë?

Edi Rama: Arsyeja pse Luiza dje vendosi që të tërhiqej është e thënë shumë qartë në të gjitha fjalët e saj.

Ilva Tare: Jo po ju pyes ju pse e vutë në listë për deputete, duke pasur parasysh problemin që ka pasur?

Edi Rama: Unë e dëgjova pyetjen tuaj dhe do kisha dëshirë të dëgjoje edhe përgjigjen time. Arsyeja se pse ajo dha dje dorëheqjen është shumë e qartë në të gjitha ato që tha, ndërkohë që nuk shoh asnjë lidhje mes Luiza Xhuvanit si deputete e opozitës dhe djalit të saj si një person që ka pasur probleme me drejtësinë në rastin e caktuar.

Ilva Tare: Dakord, por rishikoni lidhjen me faktin që drejtësia nuk ka vepruar në rastin e Konstandin Xhuvanit?

Edi Rama: Unë shikoj mosfunksionim të drejtësisë prej shumë kohësh dhe nuk e shikoj mosfunksionimin e drejtësisë sipas interesit, por sipas faktit që kjo drejtësi e korruptuar dhe e inkriminuar ka një rol të posacëm në kriminalizimin e shoqërisë dhe nuk kam pasur nevojë që të ndryshoj mendim në asnjë rast dhe këtë e kam thënë edhe dje.

Në kohën kur është bërë gjykimi i parë për djalin e deputetes ka pasur një përfunduim të caktuar dhe në pushtet ka qenë PD, president ka qenë kandidati i PD dhe prokuroria ka qenë ajo që vazhdon të jetë, pra krejtësisht jashtë ndikimit të PS. Pra nuk shikoj ku qëndron lidhja në këtë rast, ashtu sikundër dëshiroj të vë fort theksin tek fakti se dje ishte një arsye për të qenë krenar për Policinë e Shtetit dhe krenar për Aleancën e Shqipërisë Europiane.

Ilva Tare: Për çfarë të ishit krenarë dhe kujt ja bëni këtë thirrje që të jenë krenarë?

Edi Rama: Unë nuk bëj thirrje për të qenë krenarë, unë shpreh krenari për Policinë e Shtetit dhe për Aleancën e Shqipërisë Europiane.

Ilva Tare: Për policinë që kapi autorin, apo për policinë që duhet ta parandalonte?

Edi Rama: Për policinë që arriti të jetë në vendngjarje dhe të realizojë operacionin në pak minuta, si nuk ka qenë rasti në të shkuarën ndonjëherë dhe për deputeten e Aleancës së Shqipërisë Europiane që dha një shembull shumë dinjitoz duke u tërhequr nga angazhimi politik për të mos lejuar që të ketë asnjë hije mbi procesin gjyqësor dhe duke nënvizuar ajo vetë që drejtësia duhet të bëjë drejtësi dhe për këto jam legjitimisht krenar.

Ilva Tare: Zoti Rama deri kur do të vazhdoni të mateni me të shkuarën e këtij vendi e cila është në opozitë dhe ju jeni kryeministri i Shqipërisë? Cili është standardi juaj dhe me kë mateni se që policia kap autorin e një vrasje, besoj se në vendet europiane, ku ne aspirojmë të jemi pjesë ndodh normalisht? Me kë po e masni ju veten, do vazhdoni të mateni me qeveritë e mëparshme?

Edi Rama: Së pari më duhen katër vjet që të matemi me ambicjen tonë dhe me gjithë zotimet tona dhe kjo është e natyrshme, dhe së dyti është po kështu e natyrshme që këtij opinioni, që sot nën shembullin dhe udhëheqjen e gojëve të ulët të jetës politike vë ulurimën, t’i kujtohen disa gjëra, p.sh që një balerinë 19 vjeç është vrarë live nga nipi i nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, të cilit nuk i hyri asnjë gjemb nën këmbë, as nipit, as nëndrejtorit. Të kujtohet që një kamarier është qëlluar me plumb dhe është plagosur nga truproja i djalit të kryeministrit, dhe nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë truprojës, ndërkohë që kamarieri u kërcënua që të tërheqë dëshminë.

Këto janë gjëra që kanë ndodhur në Shqipërinë tonë të dashur dhe nuk kanë ndodhur 20 vjet më parë, por janë gjëra që kanë ndodhur vetëm pak kohë më parë. Ashtu sikundër, vetëm pak kohë më parë kanë ndodhur dhe shumë gjëra të tjera që sot nuk ndodhin më, apo që sot ndodhin krejt ndryshe dhe sigusisht kjo shënon progres dhe fatmirësisht njerëzit, opinioni publik në shumicë dërmuese ka vetëdijen e plotë të këtij progresi që po shënohet dita ditës.

Ilva Tare: Ka gjëra të reja që po ndodhin, drejtori i Policisë së Shteti shkon në Vlorë për të falenderuar, apo për të dhënë fletë lavdërimi për policët që kapën grabitësit e një banke. Çfarë do të thotë kjo?

Edi Rama: As nuk e di çfarë ështe kjo dhe…

Ilva Tare: Ka qenë sot, Zoti Didi ka qenë në Vlorë për të përgëzuar policët që në fund të fundit bënë detyrën

Edi Rama: Është puna e tij që të përgëzojë policët dhe nëse e ka bërë, ka bërë shumë mirë, sepse fakti që policët bëjnë detyrën është një gjë e re në Shqipëri, nuk është një gjë me të cilën ishim mësuar dhe fakti që policia është në krye të detyrës, nuk është një lajm i vjetër, është një lajm i ri në Shqipëri.

Ilva Tare: Më dolët tamam aty ku doja të mbetesha pak. Ju besoj se i dini detyrat e policisë, por mua mu deshën t’i printoja se më duhej të hapja ligjin, por detyra parësore e policisë është të mbrojë jetën, shëndetin, pronën publike, pronën private, ruan rendin, sigurinë publike. Pse nuk e ruajti policia zotin Xhuvani i cili ka qenë dhe në kërkim në prill të 2014 kur nuk ishte në gjendje ta arrestonte, pse nuk e ruante si kontigjent që mund të bënte dhe një krim të mundshëm, por ai ishte dhe i armatosur, pse nuk bën këto detyra policia?

 

Edi Rama: Arsyeja pse ju bëni këto pyetje sepse parafytyroni dicka që nuk ndodh në asnjë vend të botës, dhe nga ana tjetër sepse…

Ilva Tare: Çfarë nuk ndodh në vend tjetër të botës që policia ruan kontigjentët që i mendon si..të mundshëm për të kryer krime?

Edi Rama: Sepse në çdo vend të botës ndodhin vrasje, edhe me makabre se kaq dhe është njësoj të thuash pse FBI nuk i ruante ata që futen nëpër shkolla dhe vrasin nga 15 veta përnjeherë dhe është njësoj sikur të thuash se si ka mundësi që në këtë vend apo atë vend ndodhin…Krimi është aty dhe lufta me krimin nuk ka përfunduar dhe nuk përfundon kurrë as në Gjermani dhe as në Angli, as në cilindo vend që e ka rendi në shkallë sipërore dhe ligjin në shkallë sipërore dhe jo më të ndodhë në Shqipëri 14 muaj siç thatë ju, pasi krimi jo vetëm bënte çfarë të donte por e drejtonte Policinë e Shtetit. Kështu që thënë të gjitha këto ju keni edhe një gabim tjetër që nuk e dini që policia e shtetit.. dhe nuk është faji juaj që nuk e dini..

Ilva Tare: Jo s’ka problem nuk komleksohem unë nga fajet, por ma sqaroni çfarë është se unë lexova nenin.

Edi Rama: Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim rastin në fjalë.

Ilva Tare:…për një muaj dhe nuk e ka gjetur

Edi Rama: Jo nuk e ka gjetur dot.

Ilva Tare: Po pse nuk e..ndaloj?

Edi Rama: Sepse për të vepruar i duhet masa e Prokurorisë dhe sikundër sot Prokuroria deklaroi nuk e kishte parë të arsyeshme shpalljen në kërkim, sepse sipas hetimit të saj, subjekti nuk kishte qenë aty ku thoshte policia po kishte qenë diku tjetër. Kështu që është shumë e mirëpritur çdo kritikë, por njëkohëshisht duhet të jetë e mirëpritur edhe çdo e vërtetë dhe e vërteta është që koha kur kishte një shtet për disa dhe një shtet për disa të tjerë, kur kishte një polici për disa dhe një polici për disa të tjerë ka marrë fund. Ne nuk shohim kush del përpara, kush del përpara dhe është objekt i policisë së shtetit trajtohet si objekt i policisë së shtetit.

Ilva Tare: Kam dhe një zë tjetër që vitet e fundit nuk ka qënë kritik me ju, është Mero Baze, që flet për klientelizëm në aksionet e qeverisë: “Forcimi i Kodit Rrugor në disa pika është i nevojshëm, – thotë Baze, – por fushatat plaçkitëse me gjoba hanë diskutim. Fjala vjen, fushata për kontrollin e kutive të ndihmës së shpejtës, bie pak erë klientelizmi, pasi policia duket sikur është orientuar tek disa kuti.” A ka klientelizëm në këtë fushatë, z.Rama?

Edi Rama: Jo, nuk ka klientelizëm! Kutinë e ndihmës së shpejtë nuk e kemi vënë ne në ligj. Ne nuk kemi vënë në ligj pothuajse asgjë nga ato që kërkojmë. Ligjet kanë qënë aty, të shkruara, por s’i ka zbatuar kush dhe tani ne kemi përgjegjësinë t’i zbatojmë, por ne nuk mund të marrim fajin psepo i zbatojmë. Kutia e ndihmës së shpejtë është në ligj. Nuk e kemi vënë ne në ligj dhe Policia, e cila ka marrë urdhër të zbatojë me përpikmëri ligjin, ka kërkuar edhe këtë. Jemi tërhequr përkohësisht nga kjo pikërisht për shkak të sensibilitetit, që u krijua dhe për t’i dhënë kohë dhe njerëzve ta mësojnë dhe këtë dhe t’i adaptohen ligjit. Ne jemi kandidatë për në BE. Ne po përpiqemi në një rrugë, ku shumë shpejt do të ketë dhe negociata me BE-në dhe këto gjëra për të cilat ne diskutojmë sot dhe këto çështje për të cilat ne humbasim kohën e njeri – tjetrit, shtet policor, shtet jopolicor, janë elementare. Me sa duket, shumëkush nga minoranca e zhurmshme, se shumica e heshtur është shumë më e qartë, nuk e kanë idenë fare se në çfarë do të përballet Shqipëria në kuptimin e zbatimit të ligjit kur vjen puna tek standartet e BE-së. Këto nuk janë standarte…

Ilva Tare: Njerëzit kanë udhëtuar jashtë, i kanë parë besoj…

Edi Rama: Jo, jo! Kërkesat që ka Bashkimi Europian për të kaluar nga një vend kandidat, në një vend anëtar, se çfarë detajesh; kutia e ndihmës së shpejtë, për shembull, është një element nga më elementarët dhe më qesharakët dhe…

Ilva Tare: Besoj se kërkesa e tyre më e rëndësishme është të luftohet korrupsioni në nivelet më të larta, apo jo?

Edi Rama: Dakord, dakort!

Ilva Tare: Nuk është kjo kërkesa e Bashkimit Europian për të hapur negociatat?! Kutia e ndihmës së shpejtë ka qënë problemi?

Edi Rama: Unë nuk e kuptoj përsëri bisedën! Sinqerisht.

Ilva Tare: Sepse duket sikur merremi me vogëlsira përballë problemeve shumë të mëdha që janë para syve dhe tuajve dhe të shqiptarëve.

Edi Rama: Zonjë, ne merremi me detyrat tona, nga më të mëdhatë deri tek më të voglat dhe…

Ilva Tare: Dakord. Në opinionin publik, jo vetëm në minorancë, lini përshtypjen se ka klientelizëm.

Edi Rama: …dhe ne nuk mund t’i themi Policisë së Shtetit, shiko, gjërat e mëdha janë këto e këto janë ca gjëra të vogla, ju mos i zbatoni. Ndërkohë që, sigurisht, nëse identifikojmë opinionin publik me disa kritikë, që nuk marrin mundimin fare as të lexojnë ligjin, as të verifikojnë sa e vërtetë është kjo që themi ne, sa e vërtetë është ajo që thuhet, atëherë patjetër që duket sikur përplasemi për dy të vërteta. Por nuk ka dy të vërteta, ka një të vërtetë në këtë rast dhe e vëreta në këtë rast është kjo që po ju them unë.

 

41 komente në “INTERVISTA/ Rama: Me Luiza Xhuvanin bëra gjënë e duhur, do e bëja prapë”

  1. Agroni says:

    ashtu te lumte. Ndahet sharpi nga sheqeri

    1. eri says:

      ama nje gje nuk kam per ta kuptuar kurre..sesi skane fytyre dhe angazhohen familja e vrasesve per te bere moral..imagjino per nje cast sikur Rama te mbronte Konstantinin sic beri Berisha me Shkelzenin, apo sic beri me Mediun..po ik ore se late nam

    2. Zaim Avazi says:

      ….ore kjo puna e Luizes u mor vesh….fabula eshte e qarte c te mbjellesh do the korresh ne fund. Mjere ata qe I tret dheu tani se Kostandini ka rruge the gjate per ne shtepi po ne fund kthehet.Shiko car do the besh me kete reformen ne arsim se edhe kjo duket si kronike e nje vdekjeje the paralajmeruar..mos harro se Jane mijra mesues qe po iu pret buken e gojes ,qe kan femije per the ushqyer edhe ata sikurse edhe anetart e kabinetit tend qe shum I ke jasht profilit

    3. Vizioner says:

      Qe kutia e ndihmes se shpejte duhet, kjo besoj se dihet por, pyetja ime eshte se:

      Shiten kudo-ne cdo dyqan qe shesin pjese makinash keto kuti apo jane Monopol i nje njeriu-pike shitje?
      Dhe, sa eshte cmimi i kutise?

      P.S. Ketu ne Gjermani, ku minimumi i ores se punes (sipas ligjit) eshte 8.50 € , kutia kushton 3, 99 € dhe ka nje afat skadence per pese vjet.

    4. HILLBILLY says:

      Ky eshte kulmi! ?
      Ne vend qe te shkonte per ngushellim tek familjet e te vrarve nga djali i deputetes se tij, ky del e luan teater ne TV se me demek Luiza beri gjene e duhur. E cfare duhej te bente më ajo, si mund te rrinte ajo me ne parlament ndersa djali i saj ka vrare 5 veta te pafajshem. Une jam i bindur se ajo u terhoq pas kerkeses tende ne kembim te “nje kthimi te vonuar ne shtepi” te banditit.
      Ku ndryshoni ju nga i biri i Salih Ram Gerdecit?! ? ?
      WTF!

  2. mirel says:

    Nga menyra si eshte pergjigjur Rama, mendoj se i mungonte vetem pistoleta qe te konkludonte si Konstandini i.. madh

    1. Jeni says:

      Ama nga pyetjet qe ben gazetarja duket sikur ajo eshte kryeministre e me larte, sikur ajo i di te gjitha dhe se ato qe thote ajo jane absolute. Si shume ne qejf u ka hyre vetja disa gazetareve, qe hiqen politikane, eksperte policie, diplomate, avokate, gjyqtare e prokurore e ku di une se cfare ka tjeter ne kete planet

  3. HAJDUTI says:

    besoni se vetem me ket mund te ecni perpara dhe te beni dicka per femijet tuaj…..besoni dhe mos u beni zhurmusa sikur i dini te gjitha gjerat vet…

  4. hajdari says:

    Pse te mos jete krenar Edvini? Konstandini kishte goxha nishan. Edhe Rambo i dehur nuk do te vriste dot kater veta me gjashte plumba. Djem per koken e djemve ka rritur Rilindja…

  5. Alma says:

    Besoj se nuk ka pasur ndonjehere ne historine e politikes shqiptare nje rast si i djeshmi ku nga vete familjare te te akuzuarit te denohet vepra dhe te kerkohet drejtesi. Eshte per tu pershendetur veprimi i Luizes dhe pergjigjia e Kryeministrit qe denon vepren pavaresisht mbiemrit te autorit.
    Shpresoj qe koha ku drejtesia nuk vihej ne vend ka marre fund!!

    1. vlora80 says:

      po ishte ashiqare dukej sheshit, plus ka vrare shokun e tij(te dyte se te parin e vvrau para 3 vjetesh) dhe ne tavoline ishte kusheriri i tij i pare ,,,skishte zero mundesi ti shmangej vendngjarjse edhe pse tentoi…pa te ishte per ata lart e per familje e kishin mbuluar…minimumi qe ben cdo familje ta pakten ne shqiperi ne keto raste si e mbylli rastin e vrasjes se pare ta merrnin djalin ta conin jashte shtetit si shum e shum raste …ky kaposhi vrau djalin e botes 22 vjec dhe pas dy vjetesh bredh me revole ne brez rreth e perqark

  6. eli says:

    O rame vure standart..kush sdo le te mos shohi

  7. tani.deutschland says:

    vend i pa shprese per demokraci!

    megjithese shpresa vdes e fundit,
    per mua ajo vdiq qe pas zgjedhjeve te marsit te 1992.

    Edvini i “rilindjes” ben mire te iki nga syte kembet.

    Ramizi jeton akoma ne te gjithe partite politike te Shqiperise.

    Njerez te mire ruani femijet, fati ju ndihmofte.

    1. enter says:

      Pse? Sepse po ben shtet dhe juve shteti nuk ju pelqen?

      Komunistin e fundit e rrezuam ne 23 qershor. Shko e ngushelloje.

    2. nora says:

      Ti Tani Deutchland ti rruash trapin Edvinit se ka nje popull te tere nga mbrapa.
      Eshte i pari qe do shquhet per te bere shtet ligjor . po kjo nuk ju vjen pas oreksit se nuk bini dot drogen nga Deutchlandi ketu. Ju pren krahet mor te ngrate.

  8. Luan says:

    Ore Edvin beje sa here te duash ti me Luizen, se s’na intereson ne ajo pune, por bej ndonje gje per Shqiperine, se po te iken viti I dyte per shalesh, dhe shqiptaret vetem varferohen e jane me te pa sigurte se ishin.
    Me dhumicen e ministrave pedo qe ke ti, se di kur do shohim gje ne drite!!!

  9. edi says:

    ..shoku Ram nuk je mbret ti por je nji Sherbetor Shteti,e ne nji shtet te gjithe shtetasit jane njisoj.Per Xhuvanet nuk na plasi .,eshte puna jote,ata e kane gjalle akoma te birin ,po prinderit e tjere …..Saliut i dhame shuplaka ty po te vjen rrotull shkelmat bythes…Shqiperia nuk eshte “toke e xanun”….

    1. Lili evropiane says:

      Ashtu,
      Nuk besoj se eshte standard evropian te japish doreheqjen si député tek kryeministri e kryeministria:eshte bile nje shemti sepse me kete paraqitje te zojes tek kryeministria u faktu nje gje shume e keqe per demokracine shqiptare’nuk existon ne shqiperi ndarja e Pushtetit Legislativi edhe Exekutivi! U faktu se Legislativi nuk eshte ne Parlament po tek Njeshi!
      Zoja,si députéte qe perfason popullin Shqiptar,do te duaje me dite se doreheqja e nje députéti behet sipas regullave tek Parlamenti e Kryetari i Parlamentit e jo tek kryeministri!
      Zoja na tregoj se respekton ma shume Partine se sa Parlamentin,e kjo nuk i falet ne pikepamje institutionale,sikur nuk i falet kryeministrit tone ky ngaterim i pushteteve-nga pikepamja evropiane!Duhet te zgedhe kryeministri a eshte kryeministri i shqiperise ne kryeministri apo a eshte kryetari i Parties socialiste ,e kur eshte kryetari i Parties socialiste duhet te flase tek Se lia e parties socialiste.
      Une ma shume jam cudit se pse nje parlamentare i shkon ne mènd me dhane doreheqjen tek Kryeministria ,e pse Kryeministri ‘perziehet’ keshtu ne nje sherr aq kriminal e aq vulgaire,qe shemton Irène e shtetit ligjore!ne cdo vend te botes duhet institution i shtetit,réputation,Kurse ketu,per hâter te nje miqesije,shteti behet bashkpjesemarres ne nje ngjarje kriminale po pas ur asnje nevoje!!Nga pikepamja miqesore ndoshta kuptohet ne lutin e albanistani,po kur jo me lutin e evropes ku edhe po ta kesh mikeshe nuk pranohet,se konsiderohet nje ‘nderhyrje’me ndikim shprehja e miqesise per ne en e kriminelit,ndikim qe mundet me pas ur pasoje ne rrjedhen e hulumtimeve e ne gjykimin e rastit. Kjo ne evrope ,se nalbanistan jam e sigurt se pushteti nuk ndikon as te Gjyqesori as tek Policia…..

      Po ne duam qe shteti e institutionet e shtetit te fuksionojne si duhet sikur ne bote -kryeministria eshte nje institution e jo vetem nje klub miqe-
      Po ne populli i Shqiperise duam qe institutionet mos te matet me institucionet e kohes para , qe kemi larguar me voton tone.
      Po ne djal qe deputetet te Shqiperise ,ministrat e shqiperise edhe sherbetoret tone ne keto institutione mos te harrojne pu en per te vlen i kemi votuar’per arsye’ miqesore e te na sherbejne névé,jo krimineleve si dje!

    2. Lili evropiane says:

      Ashtu,
      Nuk besoj se eshte standard evropian te japish doreheqjen si député tek kryeministri e kryeministria:eshte bile nje shemti sepse me kete paraqitje te zojes tek kryeministria u faktu nje gje shume e keqe per demokracine shqiptare’nuk existon ne shqiperi ndarja e Pushtetit Legislativi edhe Exekutivi! U faktu se Legislativi nuk eshte ne Parlament po tek Njeshi!
      Zoja,si députéte qe perfason popullin Shqiptar,do te duaje me dite se doreheqja e nje députéti behet sipas regullave tek Parlamenti e Kryetari i Parlamentit e jo tek kryeministri!
      Zoja na tregoj se respekton ma shume Partine se sa Parlamentin,e kjo nuk i falet ne pikepamje institutionale,sikur nuk i falet kryeministrit tone ky ngaterim i pushteteve-nga pikepamja evropiane!Duhet te zgedhe kryeministri a eshte kryeministri i shqiperise ne kryeministri apo a eshte kryetari i Parties socialiste ,e kur eshte kryetari i Parties socialiste duhet te flase tek Se lia e parties socialiste.
      Une ma shume jam cudit se pse nje parlamentare i shkon ne mènd me dhane doreheqjen tek Kryeministria ,e pse Kryeministri ‘perziehet’ keshtu ne nje sherr aq kriminal e aq vulgaire,qe shemton Irène e shtetit ligjore!ne cdo vend te botes duhet institution i shtetit,réputation,Kurse ketu,per hâter te nje miqesije,shteti behet bashkpjesemarres ne nje ngjarje kriminale po pas ur asnje nevoje!!Nga pikepamja miqesore ndoshta kuptohet ne lutin e albanistani,po kur jo me lutin e evropes ku edhe po ta kesh mikeshe nuk pranohet,se konsiderohet nje ‘nderhyrje’me ndikim shprehja e miqesise per ne en e kriminelit,ndikim qe mundet me pas ur pasoje ne rrjedhen e hulumtimeve e ne gjykimin e rastit. Kjo ne evrope ,se nalbanistan jam e sigurt se pushteti nuk ndikon as te Gjyqesori as tek Policia…..

      Po ne deuam qe shteti e institutionet e shtetit te fuksionojne si duhet sikur ne bote -kryeministria eshte nje institution e jo vetem nje klub miqe-
      Po ne populli i Shqiperise duam qe institutionet mos te matet me institucionet e kohes para , qe kemi larguar me voton tone.
      Po ne djal qe deputetet te Shqiperise ,ministrat e shqiperise edhe sherbetoret tone ne keto institutione mos te harrojne pu en per te vlen i kemi votuar’per arsye’ miqesore e te na sherbejne névé,jo krimineleve si dje!

  10. selman topi says:

    Policia e leshit, jo me larg sw gushti cdo nate i merrja ne tel nga 3-4 here per nje lokal plot me horra made in Konstandin Xbuvani poshte shtepise e asnjehere nuk erdhen. Vazhdo o mbret vazhdo, me mire krahasohue qeverine e Sulejman Delvines ne 1920 se ndoshta te del me mire hesapi.

  11. oj ti says:

    Me pelqyen pyetjet e gazetares por haroi ta pyes kur do filloj me kokat e qelbura qe ram koqia vetem I kujton si reference dallimesh per qeverisjen e tij
    Sa vari leshte jan frikacaket

  12. bobi says:

    He me te lumte!

    O njeri, me vjen keq ti uroj Gregut tend fatin e atyre te katerve, se eshte djale i mire dhe nuk e meriton, por me njerez si ky djali Xhuvani me prinder te “shkelqyer”, asnje nuk do te ndihej i qete per jeten e femijeve te tij.

    uroj qe ky djale i mamit te mire, te rrije sa me gjate ne burg ku e meriton, se po doli para kohe do ta vrasin. Dhe per here te pare kam filluar te mendoj se Leke Dukagjini paska qene njeri modern dhe vizionar….

    1. lili says:

      Po ,do te na duket njeri vizionar Leka ,par comparaison me pushtetaret tone!

  13. E verteta says:

    Kostandin Xhuvani u provua nga Policia qe beri rezistence ne Lazarat,por me pas u hesht,sepse mamaka Luiza u fotografua ose me mire inskenoi me djalin e saj ne Tirane,biles e solli edhe ne Parlament per te na mbushur mendjen qe ai nuk ishte ne Lazarat.Pra konstatimi policeve profesioniste
    u hodh poshte u be i pavlefshem.I vlefshem ishte inskenimi i mamase se kostandinit megjithese familja nuk merret ne konsiderate ne kesisoj rastesh para asaj qe konstaton policia.Qe ai ka qene ne Lazarat dihet nga te gjith Lazaratasit,por kush e nxorri nga andej,kush dha urdher qe per Kostandinin te heshtej?E ka bere kete Tahiri me mendjen e tij apo me urdher?Kur te dali hapur ky mashtrim,kjo perdhosje e ligjit,atehere politikanet tane e kan vendin te gjith ne burg.Perse u la ne heshtje rasti Lazaratit?Po kur Kostandin Xhuvani perdori pistoleten nGjirokaster
    per sherr femrash perse u la ne heshtje.Edhe ne rastin e Gjirokastres u inskenua sikur nuk kishte qene ne Gjrokaster por ne Elbasan megjithese dhjetra njerez e denoncuan se ai ishte djali i Luizes.Shqiperia ka nje shoqeri te semure qe eshte zor te ndreqet,dhe kjo jo se nuk ka njerez te mire dhe intelektuale te zot porse fatet e Shqiperise i kan ne dore politikanet pa moral qe kan bere pakt me gangsterat te mbrojtur me ligj nga gjykatat per te gjitha mekatet qe bejn ne kurriz te qytetareve te thjeshte.

    1. o pallat e edit says:

      vetem nje korrigjim kam per parakomentuesin. Mami vetem aktroi “featuring his son” sepse skenarin e gatoi tjeterkush pas akuzave te hapura qe opozita beri.

  14. genti says:

    O lila! Mbete neper studio televizive duke dhene intervista! Pse nuk co naj vartes apo ke frike se nuk i mbron ashtu sic duhet rrenat?!

    1. stela says:

      mire thote ngeli kryeministri koqe me koqe, neper studio televizive te ketyre televizioneve klanore. Je bo me keq se Sala.

      Ik zoteri ne zyre kerkoi llogari vartesve, sidomos atij Beqes, se shendetesia eshte pertoke.

      edhe ate daljen ne konference me miken tende per cfare e bere, qe te tregoje se ka akoma mbeshtejen tende ajo? Dalja s’te takonte ty, po Gramoz Rucit. E kuptojme qe Gramozi nuk do ta mbronte si ty, se besoj ka qene kunder rikandidimit te asaj fyckes per deputete. Tru i modh Luiza edhe duhej te domososhmerisht te ishte ligjvenese.

  15. rrumpalla says:

    Kjo situate eshte krijuar vetem mbas veprimeve te qeverise per te vendosur rregull.Regulli vendoset qe nga gjerat e vogla dhe deri te me te medhate.Kush shkel rregullin dhe ligjin dhe kapet normal qe do te viktimizohet duke thene se ka klientelizem.Evropa nuk na do rrumpalle.Populli votoi qe te shkoj ne Evrope.

  16. Pelasgian says:

    Hik mor pall ari …i dridhesh pytjeve si burrekurve .

    Ska shpresa ky vend …jo jo . Ktu vetem DORA PUSHTUSIT VEN RREGULL E QETSI !!!

  17. tomorr says:

    Eh me Edi me gjytyrym qe coc patem shprese tek ty por as burre shteti as politikan nuk u bere kurre. Po edhe Ilva e vockel ti humbi celesat mo? O pika qe ste bie o mavri.

  18. lavdosh says:

    Nuk e kam ndjekur rregullisht Taren.
    Kjo e sotmja eshte hera e fundit qe do ta shikoj. Me kujton B Fevziun.
    Sa per E Ramen, No Comment. Eshte Mesiah i Shqiperise dhe i lutem Perendive qe te vazhdojne ti japin energji ne ate qe bene

  19. Shqiperia says:

    Nje Kryeminister qe nuk eshte ne gjendje ti pergjigjet disa pyetjeve
    teper te thjeshta, qe i ben nje gazetare koti ,e them kete pasi ne kete interviste duhesh qe Kryeministrin tone te pashprese ne kete vend ,ta kishte vene me shpatulla ne mure ,duke mos u treguar kaq e meshirshem me te
    Se pari Rama i del ne mbrojtje drogmenit ,zagarit ,kriminelit,felliqesires
    me te madh te Shqiperise ,pjelles se ndyre te Xhuvaneve ,per arsye se Rama eshte vete nje psikopat narkotik dhe shume shpejt per hire te miqesise qe Rama ka me kete familje, do te lirohet me makinacionet e tij duke e nxjerre me raport mjeksor, me probleme mendore, gje e cila e nxjerr te pafajshem.
    Kjo qeveri eshte nje kopje e asaj te kaluar dhe Berisha mbronte njerzit e tij ,duke i nxjerr te pafajshem .Eshte shume e turpeshme te duartrokiten fjalet e Luizes ,qe ka thene qe drejtesia ,duhet te beje punen e saj ,cfare i kishte mbetuar asaj si nje nene ,qe i ka dale femija jashte kontrolli.
    Si nuk mund ti thonte ajo ato fjale perpara nje fakti teper makaber 1+4=5.
    Por nga ana tjeter ato si prind nuk do te lejne gure pa luajtur ,ashtu sic vepruan ne rastin e vrasjes se pare,qe e nxoren pa lagur,te njejten gje do te beje dhe ne kete rast .Luiza eshte per tu pergezuar nqs i kerkon drejtesise, qe kriminelin e saj ta denojne me burgin te perjeteshem ,por kjo nuk eshte nga ato nena .Ajo do te beje te gjitha perpnekjet ta nxjerri me te meta mendore ,por gabim do te beje sepse nje krimenel i shkalles siperore si ai ,ne nje dite te bukur me diell ,mund te vrase dhe prindrit e tij .
    Krimineli mbetet kriminel ,ai do te beje krime gjithmon ,sepse nuk e burgos drejtesia jone e felliqur,per hir te atyre prinderve te dobet .

  20. Vizioner says:

    Qe kutia e ndihmes se shpejte duhet, kjo besoj se dihet por, pyetja ime eshte se:

    Shiten kudo-ne cdo dyqan qe shesin pjese makinash keto kuti apo jane Monopol i nje njeriu-pike shitje?
    Dhe, sa eshte cmimi i kutise?

    P.S. Ketu ne Gjermani, ku minimumi i ores se punes (sipas ligjit) eshte 8.50 € , kutia kushton 3, 99 € dhe ka nje afat skadence per pese vjet.

  21. muli says:

    fodull, arrogant , inacor eshte mesua ne tv e tij qe ja japin pergjigjet gati ,kisha kohe pa par nje km te fliste keshtu!turp turp turp per kete burracak te vogel!

  22. mucoja says:

    turp pergjigjet si me qene mbret i vendit!mos harro se shpejt do e thyesh koken turp na vjeen ne socialisteve me kete fodull!

  23. shuplaka says:

    Jam dakord me nje komentues me lart.
    Qeveria e mepareshme u largua me 1000000 shuplaka por me sa shoh ju do te largoheni me 3000000 shkelma bythes dhe nuk besoj se ka klinike ne bote tjua regulloje perseri bythen.

    Turp! Turp! Turp!

  24. Ilir, Freiburg says:

    Faleminderit Zonja Tare per pyetjet dhe ngulmimin per pergjigjen e drejperdrejte te tyre. Nuk eshte e shpeshte te lexosh apo degjosh nje interviste te tille. Rama del zbuluar kur nuk i pergjigjet pyetjes se perse vendos ne listen e kandidateve persona si L. Xhuvani e cila nuk duhet denuar aspak se eshte nena e nje krimineli (Rama perpiqet te justifikohet me kohen e xhaxhit kur kishte denime familjarisht) por sepse ka perdorur pushtetin dhe miqesite per te mos lejuar qe djali i saj te perfundonte pas vrasjes se pare ne burg apo ndoshta te pakten ne nje spital psikiatrik. Ne keto kushte nuk mund te behet aspak fjale per nje denim familjar por edhe zonja ne fjale eshte e perlyer dhe te pakten pjeserisht fajtore per ato qe kane ndodhur. Mburrja me policine se arrin te kape autoret dhe jo te parandaloje krimet eshte nje paradox qe mund te vleje per vende afrikane por jo per nje vend qe tenton te hyje ne EU. Justifikimi qe edhe ne USA nuk mund te parandalohen krimet qe behen ne shkolla eshte qesharak, pasi keto krime nuk kryhen nga persona te cilet kane kryer me pare krime si pinjolli i xhuvaneve. Mosndalimi i kriminelit pas ngjarjes ne Gjirokaster, dhe justifikimi me nje pseudoalibi nga nje spital ne Elbasan duhet te shoqerohej dhe akoma nuk eshte vone per te bere nje gje te tille, me te pakten marrjen ne pyetje te personelit mjekesor, dhe nese kjo alibi del e falsifikuar me nje rrokade dorheqjesh deri te prokurori i pergjithshem dhe nje denim shembullor per mjekun ne fjale.

  25. Mufka "alla" Vicidolse says:

    E cuditshme se me c’indiferentizem i pergjigjet i intervistuari pyetjeve gjithe spec te gazetares profesioniste. Edhe pse Ilves iu desh t’ia perseriste here pas here e ne forme te prere te njejten pyetje, i intervistuari me fodullekun qe e karakterizon vazhdon t’i bjere ne po te njejten brime fyellit, duke u munduar te hidhet nga njera dege ne tjetren, per te kapercyer sadopak thelbin kryesor te pyetjes se bere. Merreni me mend se sa here i eshte dashur te gelltise perbrenda te qeshuren gazetarja, kur ne vend te asaj qe priste degjonte mbrockulla.

    Qysh ne fillim te intervistes i intervistuari mundohet t’a vere veten ne rolin e “individit perhere te pagabueshem”, i cili nuk ngurron te injoroje, e me keq akoma, t’a percmoje me perbuzje tere opinionin e gjere publik. E ben kete thjeshte per t’u treguar atyre, se gjithshka qe ata mendojne eshte e paperfillshme per te. Se sipas tij, te drejten ekskluzive te te menduarit “thelle” e ka ai, dhe vetem ai. E ben kete per t’u thene atyre, se opinioni dhe qendrimi i tyre kritik nuk i intereson aspak, qofte edhe nese keto kritika do te merrnin permasa te frikshme per te rikandiduar sukseshem si perfaqesues i popullit ne zgjedhjet e ardhshme.

    Ne pergjigjet e tij vihet re nje kadajllek i pashfrenuar, ku argumentit bindes ja ze frymen demagogjia boshe, ku dominon per te krahasuar bemat e femijeve te pushtetareve te djeshem, me keto te pushtetareve te sotem. Behen krahasime per damkosur te katranosurit e “pales kundershtare”, me mendimin e cunguar, se kjo eshte metoda me efikase per t’i deshmuar jo inteligjences vigjilente e te pakte ne numer, por me teper tufes amorfe qe shkon nga te fryje era, se pala qe ai drejton nuk eshte aspak ne rruge te shtrember, prandaj si e tille ka te drejte te krenohet (!?) gjoja per “arritjet e sukseshme” te policise. Permend arritjet e togave te zeza, te cilat ne vend qe te hedhin rrjetat per te zene peshkaqener, dalin e mburren per cironkat e zena ne liqen me kavanoza me spango. Dhe per keto veprime dinjitoze ja vlen te shperndahen dhe dekorata teneqeje per t’i motivuar.

    Behen krahasime qesharake te tipit vicidols me vendet me te zhvilluara te kontinentit, paksa kushdo e di mire, se ne asnje vend tjeter te Botes se Trete te Evropes (dhe jo te EU-se, ku cilido, perfshi ketu edhe politikanet me gjithe sojet e sorollopet e tyre, eshte i barabarte para ligjit).

    Mundohet te minimizohet numri i krimeve te renda, te cilat po te krahasohen per fryme me ato te vendeve superiore qe ky ka marre si shembull, jo vetem qe ia kalon atyre dhjetefish, por mban nje numer rekord ne mbare kontinentin. Sigurisht numer rekord per nga demet qe i shkaktohen shoqerise, dhe pasojat qe lene pas ato. Dhe shkaktare kryesore e te tilla “rekordeve” jane jo vetem krizat e thella e te njepasnjeshme politiko-ekonomike qe kane pllakosur vendin nder vite. por edhe “kaposhat” me konceptimet e tyre te cunguara dhe hipokrite. Konceptime keto sa te panevojshme, aq dhe te demshme per vete keta shpende “qimekuqer”.

    ***

    Keqkonceptimi dhe mosangazhimi ndaj detyres themelore te ngarkuar me 23 qershor prej sovranit, shume pak per te intervistuarin, por me teper per anetaret dhe militantet e partise qe atij “zoti” ia ka bere dhurate t’a drejtoje, do te kete pasoja te paparashikueshme, te cilat do te pasqyrohen dukshem ne zgjedhjet e ardhshme.

    Sovrani i ka provuar dhe sterprovuar prej vitesh te dyja poli-kurvat, qe here mbathin tanga te kuqe dhe here tanga blu. Asnjera prej tyre nuk ka pasur deshiren dhe vullnetin e mire per te konkretizuar vullnetin, deshirat dhe aspiratat e sovranit.

    Shtyrja e qellimshme e reformave per te konkretizuar ndryshimet rrenjesore e te shumepritura behet haptazi per te mbajtur te shtrenguar pushtetin. Pushtet i embel ky, qe sa here ia ka dashur interesi poli-kurvave kuq e blu, e kane percjelle ate sa ne duart e njeres sa ne te tjetres, per t’i minimalizuar keshtu sadopak mundesine e forcave te tjera politike, te cilat fatkeqsisht nuk kane fondet e mjaftueshme per te terhequr sa me shume votues pas vetes, dhe qe dikur edhe ato te gezojne nje mbeshtetje me masive.

    Kembanat per ndryshim kane kohe qe po bien. Bulcimet e tyre po degjohen gjithnje e me me force. Sejcili ka konceptimin dhe botekuptimin e tij. Kush ben zgjedhjen e duhur, vendos ne fund te fundit per fatin dhe te ardhmen e tij.

  26. Edlira says:

    Sipas vendit edhe kuvendi themi ne shqiptaret. Nese Ilva Tare vete pyet e vete pergjigjet me shume pompozitet, Edi Rama nuk iu pergjigj ne menyre tjeter vecse me vendosmeri dhe jo fodullek si po na thuhet ketu. Disa njerezve nuk iu vjen per mbare te degjojne e shohin ato qe Edi Rama po ben per kete vend se bashku e qeverine e tij dhe prandaj flasin me c’u vjen ne goje pa u menduar dhe me inatin dhe nostalgjine e atyre qe iken 1 vit e ca me pare. Ky vend ka njemije e nje probleme ashtu si edhe vete bota i ka, ndoshta ca me te reduktuara po perseri i ka dhe mos kerkoni qe ate qe nuk u be ne 23 vjet tua bej Rama per 1 apo 2 vite. Kush ka krijuar familje nga vete komentuesit e kupton fare mire se nuk besoj qe ata apo prinderit e tyre i kane pajisur shtepite e tyre me te gjitha gjerat brenda viti te pare te marteses. Shqiperia eshte shtepia e madhe e te gjitheve ne.

    1. @Edlira (fare e lire) says:

      Pa na shpjego pak ti moj zocka partise, se me c’xham e shikon ti ate berjen e vendit. Vendi do te behet vetem atehere kur te ndryshoje mentaliteti dhe sjellja e hipokriterve te tu, moj sahanlepirse e dhjere, por krenare.

      Po c’jane ato krahasime me pajisje shtepiake qe na sjell si argument moj tyte e ndryshkur e ripjellsave. E c’lidhje ka ketu pajisja me orendi shtepiake, kur pritshmeria prej pushtetareve te sotem, qe ti gjoja na i paske me shume ne zemer se ne, reh aq larg, sa qe ti dhe frymore te ngjashem me ty, nuk jane ne gjendje as t’a perceptojne dhe jo me t’a kuptojne.

      Pa na thuaj njehere moj qurrashe, eshte faji i vendit te mrekullueshem, apo jane mendjet e “ndritura” te politikanave, ato qe lene shkas te ndodhin pa reshtur gjithe keto skandale e vrasje? Te ndodhin gjithe keto gjema qe edhe ne vitet e diktatures se eger komuniste as nuk ishin pare, e as nuk ishin degjuar. Thiri pak as mendjes driteshkurter te kuptosh se pse asokohe nuk ndodhnin, ato qe ndodhin sot. Hapi pak syte, moj tarallake e partise, te shikosh se me c’rritme te frikshme eshte shtuar, dhe po shtohet perdite e me shume numri i vrasjeve ne ate vend qe ty te duket apo te kane prallitur se po behet. Pa u thare gjaku i njeres vrasje moj kukumjacke, degjohen krismat e vrasjes tjeres. Pas Tiranes, dje ja fershkelleu ne Shkoder, dhe neser kushedi se ku do t’ja degjosh krismen. Nese ti kesaj i thua “berje vendi”, ne qafe pafshi veten.

  27. ilirjana says:

    Z.RAMA BRAVO JU QOFTE. ….BRAVO PER KURAJON QE KENI PER TU PERBALLUR ME NJË POPULL KOMPLET INJORANT DHE PER TI BERE NJEREZ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje