Qeveria ka marrë një vendim ditën e djeshme, që ndalon ushtarakët për një sërë gjërash gjatë kohës që janë në detyrë, por edhe jashtë orarit të punës.
Bëhet fjalë për 50 pika.
Mes tyre është edhe publikimi i fotove në Fecabook dhe ngacmimet seksuale.
“Gjatë ose jashtë kryerjes së detyrës/shërbimit, ushtarakut të Forcave të Armatosura i ndalohet: përdorimi i pajisjeve elektronike për regjistrimin dhe/ose filmimin e bisedës me eprorët, vartësit dhe kolegët, për çfarëdolloj arsyeje, pa dijeninë e tyre, kur nuk përbën vepër penale dhe përveç rasteve të parashikuara me ligj; shprehja e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura, në formë shkresore, elektronike apo verbale, që cenojnë imazhin e institucionit apo personalitetin e ushtarakëve të tjerë të Forcave të Armatosura; mbajtja e uniformës ushtarake në lokale nate, kazino, lojëra fati dhe në ambiente të tjera të ngjashme me këto; publikimi në rrjetet sociale të pamjeve personale apo të çdo efektivi të Forcave të Armatosura me armatim ushtarak; ngacmimet seksuale, në formën e orvatjes së padëshiruar seksuale, kërkesë për favore seksuale dhe sjellje të tjera verbale apo fizike të një natyre seksuale, të kryera gjatë ose jashtë orarit të punës”, thuhet në listën e madhe me ndalime për efektivët e Forcave të Armatosura.
Në draft shkeljet do të konsiderohen të lehta, të rënda dhe shumë të rënda, ndërkohë që masat disiplinore do të variojnë nga qortimi deri te largimi nga Forcat e Armatosura.
Projektligji i hartuar nga Ministria e Mbrojtjes parashikon gjithashtu se shefi i shtabit mund të marrë masë disiplinore nga Presidenti me propozim të kryeministrit./b.l
Dmth: me vendimin e djeshem ndalohen ngacmimet seksuale.Po perse,me vendimet para te djeshmes lejoheshin ngacmimet seksuale ?!
Ushtria amerikane ka me dhjetra mijra raste nga keto dhe i fsheh biles dhe meshkuj te perdhunuar nga meshkujt.Vetem ne kihen e Xhaxhit nuk ndodhnin gjera te tilla ne ushtri
po mire ushtaraku jashte orarit te punes me kete ligj nuk mund te zere nje dashnore .duhet te bejne vlore-skele —tirane-petrele gjithe kohen keta .duhet shtuar doza e klorit neper rajonet e policise qe te zbatohet ky ligj.
Ne kohen e ish-Bashkimit Sovjetik,qarkullonte nje anekdode e tille :
Nje te ri e thirren per ta pranuar si anetar i Komsomolit (si biçim anetar i bashkimit te rinise,siç funksiononte tek ne). Por para se ti jepnin teseren e pranimit i bene disa pyetje te tilla ;
Betohesh se nuk do pish alkool,
Betohesh se nuk do besh skandale ne publik,
Betohesh se nuk do pish duhan,
Betohesh se nuk do shkosh me femra,
Betohesh se nuk do luash kumar,
Betohesh edhe per shume privacione te tjera,
I riu natyrisht qe betohej se kishte vendosur te merrte teseren e pranimit.
Pyetja e fundit ishte ne se e jepte jeten per atdheun.
I riu menjehere u pergjigj, po more qysh tani, sepse nuk kam çe dua kete jete, me gjithe keto privime qe po me kerkoni.
Keshtu qenka edhe kjo puna e ketij ligjit lidhur me seksin.
bravo m.m qe keni bere kete nderhyrje….shum te qarte edhe sh te kujdesshem jeni treguar se lloj lloj foto me pistoleta me gjera te nuvelit ushtarak shihnim ne fcb.